HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tema ndėrintelektuale

TĖ QENĖT SPONZOR ĖSHTĖ NDER DHE AKT I LARTĖ KULTUROR

-- nga Ali R. Berisha

Ali R. Berisha (Roli i krijuesve ėshtė pėrzgjedhja e vlerave, roli i sponzorėve ėshtė ndihma pėr t'i publikuar ato, kurse roli i shtetit ėshtė ndihma institucionale)

Sponzirizimi si akt i kulturės sė intelektualitetit tė njė populli, ka filluar tė praktikohet edhe te ne sheshazi kėto vitet e fundit. Kuptimi dhe domethėnia e kėtij veprimi ka filluar tė kuptohet e tė zgjėrohet, por, ma merr mendja se ka edhe mė tej moskuptime. Nė vendet me traditė nė lėmin e biznesit, tė reklamės dhe tė ndihmėdhėnies pėr veprimtari kulturore, pra, tė qenėt sponzor, ėshtė njė nder i madh. Nė ato vende njeriu qė ka nevojė pėr mbeshtetjen e njė sponzori nuk i afrohet kujtdo e gjithkujt, nga shkaku se ka edhe tė tillė qė sponzorizimin e keqpėrdorin pėr spastrim parash a dic tjeter. Ata qė kanė njolla apo duhmė nė biznesin e tyre mezi presin t'u afrohet ndonjė poet, shkrimtar, muziktar, shkencėtar, skenarist a diē tjetėr. Mirėpo, edhe shtresa e ndihmėkėrkuesve ka kujdes tė madh se kujt i afrohet Te ne, ndėrkaq, matje-ēmatjet nė kėtė punė nuk bėhen sa duhet. Mbase pėr shkak se veprimtaria sponzorizuese ėshtė akoma e re, e jo pse i marrim me mend sherret e dikujdikujt. Sidoqoftė nė kėtė qark punėsh te ne ka pamaturi, pavendosmėri e paqartėsi e mė sė tepėrmi pakuptueshmėri.

Do tė duhej, pra, qė edhe te ne njė sponzorizues ta ndjej veten krenar pse ka ndihmuar daljen nė dritė tė njė pune a krijimtarie kulturore a artistike. Autorėt e krjimeve tė tilla, pėr ta bėrė atė publike duhet tė kėrkojnė ndihmėn e atij qė ka mjete financiare. Ndonjė njeri ka aftėsinė tė bėhet biznesmen, menaxher a tregtar i zoti, por nuk ka aftėsi tė krijojė vepra arti, mesa ky, tė bėjė punėt e atij tė parit. Pėr kėtė shkak kėrkohet, ėshtė e arsyeshme, natyrisht edhe shenjė e kulturės, ndihma e njėri tjetrit.

Ta themi lakuriq, por lakuriq nuk do tė duhej tė kuptoheshin kėto gjėra; ai qė ka mundėsi tė jep para, jep, kurse ky i dyti gjithė atė mirėsi a e shpėrblen vetėm me atė fjalinė falėnderuese nė fund tė veprės apo me njė paraqitje me rastin e pėrurimit a nė media? Nėse dikush kėtė punė e shikon lakuriq do tė mund tė thoshte "jep para pėr njė falenderim", por nuk ėshtė ashtu. Nuk ėshtė pėr shumėēka, por edhe pse: me njė veprim tė tillė sponzorizuesi dėshmon se ėshtė parafitues i ndershėm, se ka rerspekt edhe pėr aktivitete tė tjera brenda popullit tė vet, se nė familjen e tij frymojnė e gjejnė nderim edhe veprat artistike dhe, ē'ėshtė mė e rėndėsishme, nė kėtė mėnyrė edhe ai bėhet pjesėtar i domosdoshėm nė ēėshtjet kulturore tė kombit tė vet.

Jemi dėshmitarė edhe tė njė dukurie tjetėr, jo tė mirė, tė publikimit tė krijimieve artistike (sidomos tė shtypjes sė librave) nga ana e fėmijėve. Ėshtė shumė mirė qė nė rastet e tilla biznismenėt veprojnė me kujdes tė madh, prandaj kėtė barrė e bartin prindėrit, familjarėt, ndonjė dajė, kumbarė apo dikush tjetėr. Nuk mund tė thuhet se ėshtė e keqe njė punė e tillė, pėrkundrazi. Ajo nxit fėmijėt pėr diēka tė mirė. Fundi i fundit mė mirė ėshtė tė shtypet njė libėr, edhe pse i vlerės sė kufizuar, se sa tė "shtypet" tek fėmija njė ves apo dukuri e keqe. Madje edhe nuk dihet se vlera e nesėrme ku e ka zanafillėn sot.

Ja njė rast: Nė njėrėn nga komunat tona, nė sallėn e Kuvendit Komunal, u bė pėrurimi i librit tė njė nxėnėseje tė klasės sė katėrt te shkolles fillore. Salla ishte mbushur pėrplot tė ftuar, qenė aty edhe udhėheqės komunalė, gazetarė, profesorė, intelektualė, udhėheqės tė shkollės dhe mė shumė familjarė. Mbase nuk mund tė thuhet se me ate rast pati diēka tė keqe, aq mė pak nga se mbulesat harxhimore bėheshin nga familjarėt e autores. Pėrshtypja mė e madhe e asaj "feste" qe fjala pėrshėndetėse e autores, e cila, pa i pėshpėritė njeri, pa e lexuar kund, si bilbil, mahniti tė pranishmit me ato goxha do fjalė tė saj tė thėna mirė e bukur. Dhe po e them prapė se s'pati gjė tė keqe nė atė pėrurim, por ka gjasa se do tė duhej tė kishte. Do tė duhej tė kishte madje nė disa aspekte. Nė radhė tė parė se, derisa bėhen pėrurime tė tilla me aq pompozitet, nė anėn tjetėr vepra tė shumė autorėve, bile edhe tė autorėve veteranė, pėr mungesė mjetesh nuk mund tė botohen.

Edhepse krijuesit e vlerave tė qėndrueshme nuk do tė duhej tė kishin nevojė pėr sponsorė, kjo nuk vlen pėr periudhat tranzitore, siē ėshtė kjo jona. Pastaj krijimet e tilla nuk kanė nevojė vazhdimisht pėr sponsorė. Por edhe kėtu ka njė por… Vepra me vlerė, nė kohėn e ekonomisė sė tregut, ndonėse krijimtaria artistike nuk do tė duhej tė kishte varėsi nga ajo, shndėrrohet nė mbulesė aspektesh materiale pėr veprat nė vijim. Kėshtu ėshtė nė botėn e qytetėruar e me tradita tė lashta kulture dhe arsimimi. Te ne ende nuk ėshtė kėshtu, prandaj fajet e ngecjeve tona duhet kėrkuar edhe te subjekti shoqėri. Pra atje ku gėrshetohen mentaliteti, tradita, shkalla e ngritjeve tė gjithanshme si dhe ndonjė ngulfatje sė jashtmi.
Po ta krahasonim punėn e sponsorizimit me punėn e njė tavoline tregu, sponsori do tė duhej tė kishte disa vepra si ofertė, ku do tė mund tė zgjedhte edhe ai vetė, duke vu nė veprim edhe aftėsitė e tija vlerėsuese. Kur nuk po ndodh kėshtu, atėherė ndonjė krijues a autor po i vė nė veprim aftėsitė e tija bindėse tė gojtarisė.

Nė kėto vitet vlimtare e pritėtare pėr ne kosovarėt, kemi qenė tė ballafaquar me krijues vlerash tė llojllojshme. Motivet dhe temat e tyre kryesore kanė qenė lufta e UĒK-sė, rimarrja nė shqyrtim e dative dhe personaliteteve tė sė kaluarės dhe Statusi i Kosovės. Motivi tjetėr ka vazhduar tė jetė erotica, por njė erotikė ekstreme, kinse moderne. Veprat e kėtij grupimi kohor, tuk qė kanė pasė tejfryrje nė ēdo aspekt, e rrallta prej tyre ka pasė nevoje pėr sponsorė. Tek ato ka dominuar nxitja, ngutia, euforia, dėshira pėr tė thėnė ēdo gjė a pėr t'u ekspozuar tėrėsisht, gjė qė ka ndikuar nė vlerėn artistike. Po gjinden sponsorė (mjete) pėr gazeta tė reja, pėr revista tė reja e nuk po gjenden pėr "Jetėn e re"! Po gjenden pėr ekspozita piktorėsh tė rinjė e jo pėe ata kulmorė a pėr ndonjė koncert pėr tė qenė. Po gjenden mjete pėr llojlloj monografish, por mungojnė pėr veprat e shkrimtarėve tanė qė janė tė depėrtuar nė botė. Dhe ja rikthimi i fenomenit tė vjetė, tė cilin e patėm sharė e pėrsharė: Disa parti politike, duke mos u besuar sponsorėve, se, sa u pėrket krijuesve, thanė; "ata kanė liri tė plotė krijuese", filluan t'i marrin mbi vete punėt e tyre.

Po ta kundrojmė kėtė dobėsi tonėn nga kėndi i tė gjeturit tė fajtorit, kėtu sponsorėt e pasherr, do tė ndaheshin mė sė lehti.
Le tė mirėkuptojnė me kėtė rast ata qė e meritojnė emėrtimin sponsorė a donatorė, dhe patjetėr tė mirėkuptojnė se tė qenit sponsor nuk ėshtė keqpėrdorim i ndonjė njohjeje tė ndėrsjellė por ėshtė nder, madje nder shumė i lartė kur bėhet fjalė pėr vlerė, kurse mirėkuptueshmėria nga ana e tyre ėshtė edhe solidaritet, humanitet, bile bile edhe akt patriotik. Subjektėt pėrkatės nė kėto ēėshtje kanė, por do tė duhej ta ndjenin peshėn e rolit tė tyre me nuanca tė larta pėrgjegjėsie.
Fundimisht, nė kėtė botėn tonė, e cila nuk ėshtė bash krejt e pėrēudtė, siē do ta thoshte ndonjė poet, mund tė bėjmė edhe mė shumė pėr tė qenė mė tė mira punėt tona pėr ne e akoma mė tė mira pėr fėmijėt tanė dhe fėmijėt e fėmijėve tanė, duke mos e kursyer mundin tonė e duke mos e parakeqsuar nijetin tonė.

[email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara