HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vizita e padėshiruar e njė antishqiptari

-- nga Anila Dushi, nėntor 2008

"Kemi ardhur pėr tė vizituar varrezat e ushtareve serbė tė rėnė gjatė luftės ballkanike, tė cilėt luftuan kundėr pushtuesit osman. Kėta ushtarė sė bashku me tė tjerė, kanė sakrifikuar veten pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Kėtu nė Bardhaj, kanė rėnė mbi 10 mijė ushtarė serb. Unė do doja tė thoja edhe diēka tjetėr, se ata kanė rėnė nė kohėn kur Shqipėria shpalli pavarėsinė, nė atė moment vendimtar historik pėr kėtė vend. Mali i Zi, duhet tė kujdeset pėr tė rėnėt e vet, qė u flijuan pėr lirinė dhe jetėn e Shqipėrisė dhe shqiptarėve". Kėto janė disa nga deklaratat e metropolitit tė kishės orthodokse serbe nė Mal te Zi, Amfillohije Radoviē bėrė nė Shkodėr tė shtunden e kaluar, tė cilave po t'u shtosh vetėm disa nga deklarimet e tij tė mėparshme, tashmė tė njohura, se Kosova ėshtė Serbi dhe se nė rajon do tė nisė njė luftė ballkanike, mjaftojnė pėr tė krijuar njė mendim tė qartė pėr ato qė nuk e njohin se kush ėshtė ky metropoliti, qė sė shpejti pritet tė bėhet patriak i kishės ortodokse serbe.

Nuk e besoj se ka ndonjė shqiptar, qė pasi tė ketė dėgjuar apo lexuar kėto deklarata, tė mos ndihen keq, kur mendon se disa prej tyre bėhen nė njė territor shqiptar, brenda kufirit shtetėror dhe ku antishqiptari i flaktė vjen pa asnjė problem dhe thotė ē'tė dojė madje i shoqėruar nga "shqiptarė". Mes dilemės sė bėrjes sė detyrės sime si korrospondente lokale e njė mediaje qendrore, pėr tė informuar realisht lexuesin pėr atė qė ndodh dhe ndjenjės sė urrejtjes pėr kėtė antishqiptar, qė vjen nė Shkodėr e flet pėr serbė, qė paskan rėnė pėr tė ēliruar Shqipėrinė, kur dihet e vėrtetuar me fakte se ato ishin ushtarė pushtues, kuptohet qė e para, pra ndjenja e pėrgjegjshmėria e detyrės, e mposht tė dytėn, por pa e ulur aspak urrjetjen pėr njeriun, qė thuajse ēdo ditė flet kundėr shqiptarėve. Por ndėrsa metropoliti serb i Malit tė Zi, ėshtė logjike qė nuk mund tė ndalohet tė flasė e pinojė kundėr shqiptare, paradoksi qėndron nė faktin se ai, i mbėshtetur nga disa "shqiptarė" e bėn kėtė duke sfiduar gjithė shqiptarėt e veēanarisht shtetin e tyre.

Si qytetar, kuptohet se ai nuk mund tė ndalohej nė kufi, qė tė hynte nė Shqipėri, pėrderisa ky shtet nuk e ka tė pėrfshirė nė listėn e personave tė padėshiruar, qė nuk lejohen tė hyjnė nė territorin e tij, dhe qė unė nuk e kuptoj se ēfarė duhet tė bėjė mė shumė Amfillohije Radoviēi, qė ta meritojė stusin e tė padėshiruarit. Ėshtė fakt qė ky antishqiptar i flaktė ka ardhur dhe herė tė tjera nė Shqipėri, nė Shkodėr, por ato qė e kanė pritur janė kujdesuar qė vizitat e tij tė mos bėheshin publike. Por kėtė herė ėshtė ndryshe. Kur vetėm tre javė mė parė nė Podgoricė tė Malit tė Zi, ky person vidhte tėtė vrerin e mundur ndaj shqiptarėve e Kosovės, kur vetėm pak ditė mė parė shteti grek vė si kusht pėr nėnshkrimin e marrėveshjes sė MSA dhe ratifikimin e protokollit pėr pranimin e Shqipėrisė nė NATO, varrezat e ushtarėve grekė tė luftės sė dytė botėrore, ardhja e Radoviēit nė Shkodėr, "pelegrinazhi" i tij nėpėr vendet ku kanė rėnė ushtrėt serbė e malazezė (sikur kėta tė kishin rėnė vetėm pak kohė mė parė dhe jo prej gati njė shekulli ), kujdesi dhe kėrkesa e tij pėr t'i trajtuar si heronj pushtuesit e njė vendi, marrin njė tjetėr kuptim.

E ndėrsa pėr faktin se pse ky antishqiptar aktiv vazhdon tė jetė i lirė tė vijė nė territorin tonė e tė nxjerrė nga goja gjithēka qė do, pa u penguar nga ato qė e drejtojnė kėtė vend, pėrgjigjja duhet tė jepet prej kėtyre tė fundit, ajo qė tė bėn tė ndihesh keq ėshtė fakti i pritjes e shoqėrimit tė tij nga shtetas shqiptarė. Ndonėse shoqata "Moraēa - Rozafa" ėshtė pėrfaqėsuesja e mbrojtėsja e komunitetit serbo-malazez nė Shqipėri, drejtuesit e saj kanė marrė pėrsipėr tė thonė se kanė qenė ftuesit e organizatorėt e ardhjes sė Amfillohije Radoviēit nė Shkodėr, janė shqiptarė tė lindur e tė rritur nė breza nė kėtė vend, qė janė shkolluar e punėsuar kėtu, madje nė kohė tė ndryshme kanė gėzuar dhe poste drejtuese, jo tė votuara nga minoriteti serbo-malazez por tė dhėna nga shqiptarėt nė kohė tė ndryshme tė ekzistencės sė shtetit tė tyre, jo dhe aq pėr vlerat qė ato pėrfaqėsonin se sa nė respekt tė komunitetit nga e kishin origjinėn.

Po kėshtu, antishqiptari metropolit serb, pritet dhe nga tė tjerė shiptarė, qė pėrfaqėsojnė kishėn ortodokse autoqefale nė Shkodėr, tė cilėt dhe pse e pranojnė se nuk dijnė tė flasin serbisht, shprehen se kanė bėrė detyrėn, duke e shoqėruar metropolitin serb antishqiptar. Por si tė mos mjaftonin vetėm kėto fakte, qė mendoj se janė mė sė tė mjaftueshme pėr tė krijuar njė mendim pėr "shqiptarėt" qė e bėnė kėtė, janė pikėrisht kėto persona qė me njė cinizėm qė tė nervozon arrijnė ta mbrojnė mikun e tyre tė zemrės, duke reaguar ndaj mediave qė e kanė etiketuar Radoviēin antishqiptar. Madje shkojnė dhe mė tej, kur deklarojnė se do i drejtohen organizmave ndėrkombėtarė, pasi mediat po prishin ekuilibrat fetarė nė Shkodėr, pasi ato e etiketojnė atė qė lufton ēdo ditė kundėr shqiptarėve, antishqiptar.

Zelli i tyre pėr tė mbrojtur njė person si Amfillohije Radoviē, e kalon ēdo cak, dhe pėrpjekjet pėr t'u justifikuar nėn petkun e ekulibrave ndėrfetarė qė nuk duhen prishur, nuk u shėrben. Pėr ēdo shqiptar, ėshtė e qartė se ekuilibrat ndėrfetarė nė kėtė vend qė quhet Shqipėri, janė ruajtur e ruhen nga vetė shqiptarėt, e jo nga ato qė pėr interesa nga mė tė ndryshmet janė gati tė sakrifikojnė fenė e atdhenė. E ndėrsa kėto persona do etiketohen shepjet nga vetė shqiptarėt mes tė cilėve jetojnė e punojnė, i pėrket shtetit shqiptar politikės qė ēuditėrisht vetėm hesht, shoqėrisė civile nė emėr tė sė cilės flitet shpesh dhe institucioneve tė sigurisė kombėtare tė reagojnė e tė bėjnė tė mundur, qė Radoviēi e tė tjerė si ai tė mos shkelin mė tokėn shqiptare. Kėtė herė metropoliti serb, i mbėshtetur dhe nga disa "shqiptarė", fatmirėsisht tė paktė, ia arriti qėllimit tė sfidojė njė shtet me emrin Republika e Shqipėrisė, por kjo nuk duhet tė ndodhė mė. Jo, nė rast ndėr venat e politikanėve qė ne vetė i vendosim nė krye, rrjedh akoma gjak shqiptari.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara