HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Imperializmi serb

-- nga Ali Dvorani

(Botuar nė Shqipėri e Re, Konstancė, 29 Nėntor 1922)

Ish nevojė tė gjendej nė botė njė shtet sėrb, qė tė hapet lufta e zezė e shekullit tonė, e cila solli prishjen, vdekjen dhe pocaqinė nė tė katėr anėt e horizontit. Atėherė fqinjėt tanė, sėrbėt, lypnin pėrkrahjen e botės sė qytetėruar, kundėr imperializmit austroungar. Bota u dha pėrkrahje dhe i shpėtoi prej rrezikut tė robėrisė. Pėr hatrin e tyre u vranė dhjetra milionė veta, pėr hatrin e tyre si lumė rrodhi gjaku.

Gazeta shqiptare Bukuresht

Legjenda: Disa nga 30 gazetat dhe revistat shqipe tė botuara
nė Bukurtesht e Konstancė gjatė periudhės sė demokracisė (1887-1938)

Kush besonte se populli i cili pardje lypte pėrkrahjen e botės pėr tė shpėtuar nga rreziku i imperializmit tė huaj, do tė aplikonte sot gjithė atė imperializėm? Kush besonte se hordhitė e Karagjorgjeviqėve, tė cilėt kėtu e disa vjet mė parė gjetėn nėpėr malet dhe nėpėr pyjet tona refugjimet e ndjekura prej armikut, sot do tė kėrkojnė tė tregojnė virtyte dhe trimėri kundėr nesh? Kush besonte se populli i pocaqisur i cili kėtu dha disa vite gjeti tek ne mbrojtje dhe mbėshtetje, sot do tė kėrkojė tė na paguajė mirėsinė tonė duke na djegur katundet dhe duke terrorizuar bashkėkombėtarėt tanė qė patnė fatkeqėsinė tė mbeten nėnė zgjedhėn e tyre?

Me ē'paturpėsi politikanėt e beligradit kėrkojnė tė kaptojnė viset thjesht shqiptare, vepėr kjo thjesht imperialiste dhe egoiste kundėr imperializmit dhe egoizmit tė austriakėvet? "E drejta e tė fuqishmit". Janė tė fuqishėm sot. Kjo ėshtė e vėrteta e vetme. Dhe nėse kjo gjė ėshtė e drejtė, atėherė drejtėsia ėshtė padrejtėsi. Bota e qytetėruar kuptoi imperializmin beogradian. Kėtė na e tregojnė intervenimet e shteteve evropiane pėr tė pėrkrahur atdheun tonė nga thonjtė e tyre. Kjo gjė na gėzon. E drejta ėshtė me ne dhe e drejta do tė triumfojė njė ditė. (E gjeti dhe riprodhoi nė Bukuresht: Baki Ymeri)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara