HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Aristidh Kola: “Pak njerėz nė Greqi nuk e kanė gjyshen apo gjyshin arvanitas”

-- nga ARBEN LLALLA

U mbushėn tetė vite qė nga 11 tetori i vitit 2000 ku nė spitalin Evangjelizmos nė Athinė vdiq arvanitasi i shquar Aristidh Kola i cili rėnkonte prej njė muaj. Aristidh Kola ishte studiues, shkrimtar, publicist dhe ka botuar disa libra pėr ēėshtjen e arvanitasve dhe tė Kosovės. Ai gjatė viteve 1995-2000 ishte njėri nga zėrat mė tė fuqishėm nė Greqi qė mbronte ēėshtjen e Kosovės duke denoncuar masakrat serbe nė shtypin grek.

Aristidh dhe Nansi Kola, gusht 2000
Aristidh dhe Nansi Kola, gusht 2000

Vdekja e Aristidh Kolės goditi zemrat e mijėra emigrantėve shqiptarė qė punojnė e jetojnė nė Greqi. Ajo vdekje preku shpirtrat e arbėreshėve kudo qė ndodhen. Njė vdekje e parakohshme qė mori jetėn e historianit dhe studiuesit arvanitas, kėtij avokati tė ēėshtjes shqiptare, qė punoi pėr miqėsinė dhe bashkėpunimin e popujve tė Ballkanit. Pak ditė para se tė vdiste kishte pėrfunduar nė dorėshkrim librin “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”. Nė kėtė libėr tė fundit tė tij, ai na sjell shumė tė dhėna tė rėndėsishme, pėr periudhėn parahistorike dhe kryesisht pėr paraardhėsit e shqiptarėve, pellazgėve.

Aristidh Kola dhe Arben Llalla, 25 maj 2000
Aristidh Kola dhe Arben Llalla, 25 maj 2000 - nė spital, nė Athinė

Pėr punėn e tij nė fushėn e historisė dhe kulturės arvanitase, Aristidh Kola nė vitin 1995 ėshtė dekoruar nga Kryetari i atėhershėm i shtetit shqiptar Sali Berisha me ēmimin “Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes, ish-Kryetari i shtetit shqiptar Rexhep Mejdani e nderoi me dekoratėn e klasit tė parė “Naim Frashėri”.

Nė vitin 2004, Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi e nderon me ccertifikatė “Mirėnjohje”, ndėrsa Bashkia e qytetit tė Skenderajt e shpalli “Qytetar Nderi”.

Nansi Kola duke marrė titullin 'qytetar nderi' nė Bashkinė Skėnderaj, Kosovė - shtator 2004 Kush ėshtė Aristidh Kola
Aristidh Kola lindi mė 8 korrik tė vitit 1944, nė njė fshat tė banuar me arvanitas, Kaskaveli (sot Leondari) tė rrethit tė Tebės nė Greqi. Fėmijėrinė e kaloi nė fshatin e lindjes sė tij pranė gjyshit dhe gjyshes qė i mėsuan gjuhėn e vatrės, arvanitika (shqipen). Nė vitin 1968, mbaron Fakultetin Juridik, duke vazhduar mė vonė punėn si avokat nė Athinė. Mbas disa vitesh do tė njihej me Nansin, e cila u bė gruaja e tij dhe do t’i dhuron dy fėmijė tė mrekullueshėm, Poliksenin dhe Panajotin.

Nė vitet 1980 Aristidhi e braktis profesionin e tij tė avokatit pėr t’u marrė me studimet historike, folklorike dhe gjuhėsore, tė arvanitasve tė Greqisė. Nė vitin 1983 do tė anėtarėsohej nė shoqatėn “Lidhja e Arvanitasve tė Greqisė” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) dhe do tė zgjidhet disa herė kryetar i saj. Nė vitin 1983 do botonte librin e tij tė parė me titull “Arvanitasit dhe origjina e grekėve”, njė libėr i ringjalljes sė vetėdijes pėr arvanitasit nė Greqi, qė do tė ribotohej edhe nėntė herė tė tjera nė gjuhėn greke.

Libri i A. Llallės pėr Aristidh Kolėn Nė vitin 1985, ishte organizatori kryesor i koncertit tė parė nė Greqi me kėngė arvanitase, ku me Dhimitėr Lekėn dhe kėngėtarin Thanasi Moraitin, bėnė tė mundur nxjerrjen e diskut CD me kėngė arvanitase. Nė vitin 1989, boton librin “Gjuha e Perėndive”, dhe mė 1995, Aristidhi themelon shtėpinė botuese “Thamiras”, me qėllim qė tė botojė veprat e autorėve arvanitas, por edhe tė autorėve tė tjerė shqiptar. Po atė vit do tė botonte librin mė tė suksesshėm nė gjuhėn greke dhe shqipe “Greqia nė kurthin e serbėve tė Millosheviēit”. Njė libėr qė tregon pėr komplotet dhe masakrat ē’njerėzore serbe kundėr kombeve tė ish- Federatės Jugosllave dhe kryesisht tė shqiptarėve. Nė kėtė libėr Aristidh Kola do tė paralajmėronte pėr masakrėn qė po pėrgatiste Millosheviēi dhe bashkėpunėtorėt e tij kundėr popullit shqiptar tė Kosovės. Nė vitin 1996, Aristidhi do jepte dorėheqjen si kryetar i “Lidhjes Arvanitase tė Greqisė” pėr tu marrė vetėm me studimet pellazgjike, dhe nė vitin 1997, do botonte i vetėm revistėn tre mujore “Arvanon”. Ku nė kėtė revistė, ai merrte pjesė bashkė me shqiptarėt e Kosovės nė luftėn e drejtė tė tyre.

Me punėn e tij tė palodhshme, nė ndihmė tė ēėshtjes shqiptare tė Kosovės, ai informonte publikun e painformuar drejt grek, pėr dramėn e dhimbshme qė po kalonin shqiptarėt nė Kosovė. Pėr kėtė shkak, akuza dhe “shigjeta me helm” do tė hidheshin kundėr tij.

Mė 24 maj 2000, njė ditė pėrpara prezantimit tė librit tė tij, kushtuar arbėreshit tė njohur uratė Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditės popullore”, Aristidh Kola do tė shtrohet urgjentisht nė njė spital tė Athinės i sėmurė rėndė. Veprimtaria pėr prezantimin e librit tė tij u bė pa tė, pa frymėzuesin e atij takimi. Kujtime me Aristidhin Me Aristidh Kolėn jam njohur nga afėr nė vitin 1998, nė kohėn e vėshtirė qė po kalonte populli shqiptar i Kosovės. Mė parė e njihja nga shkrimet e botuara nėpėr faqet e shtypit shqiptar nė fillimet e viteve 1990, rreth ēėshtjeve tė arvanitasve tė Greqisė. Nė vitin 1998 botohet libri i tij i parė nė gjuhėn shqipe “Greqia nė kurthin e serbėve tė Millosheviēit”.

Me kėto njohuri, pėr kėtė studiues dhe mbrojtės tė ēėshtjes shqiptare kisha shumė dėshirė tė njihesha edhe nga afėr. Disa miqve tė mi qė jetonin dhe punonin nė Athinė u kėrkova tė mė gjenin numrin e tij tė telefonit. Dhe mbas njė jave kisha numrin e Aristidhit. Mė kujtohet ajo telefonata e parė, kur e mora dhe i fola nė greqishten e ēalė qė e flisja unė atė vit, ndėrsa ai mė tha: “Shqiptar je ti? Mė flit nė gjuhėn e mėmės”! Kėshtu midis nesh qė nga ajo kohė do tė lindte njė miqėsi. Do tė shkėmbenim mendime tė ndryshme pėr ngjarjet historike, pėr tė shkuarėn dhe tė tanishmen qė kishin lidhje me kombin e arbėrit.

Me fillimin e bombardimeve tė NATO-s, mbi ish-Jugosllavinė, nėpėr kanalet televizive greke filluan emisionet debatet pėr luftėn nė Kosovė. Atė, dhe shumė arvanitas tė tjerė i shikonim tė dilnin nėpėr kanalet kryesore greke, pėr tė informuar opinionin qytetar grek pėr tė vėrtetėn e asaj qė po ndodhte me popullin shqiptar tė Kosovės. Nė kėto debate televizive ishin tė ftuar deputetė, gazetarė, analistė, profesorė universiteti etj., grekė tė cilėt ishin rreshtuar pėr tė mbrojtur Millosheviēin dhe regjimin e tij racist.

Pėrballė kėtyre intelektualėve grekė ishin emigrantė, studentėt shqiptar, si dhe shumė intelektualė arvanitas tė cilėt mbronin tė drejtat e shqiptarėve tė Kosovės. Nė mesin e kėtyre intelektualėve arvanitas ishte rreshtuar edhe Aristidh Kola i cili nė ēdo mbrėmje mbronte nėpėr kanalet televizive ēėshtjen madhore tė Kosovės. Kėshtu nė kėtė mėnyrė, Aristidhi jepte ndihmėn e tij pėr luftėn e drejtė tė Kosovės. Shpeshherė ai brutalisht sulmohej me fjalė nga deputetėt grekė, deri nė akuza si “agjent i Shqipėrisė, Amerikės dhe NATO-s”. U hodh shumė baltė mbi personalitetin e tij, por ai i gėlltiti tė gjitha, pėr hir tė sė vėrtetės. Duke ndjekur kėto emisione dhe duke i njohur mirė skenarėt greke u shqetėsova shumė dhe e kėshilloja Aristidhin qė tė mos shkonte mė nė ato emisione televizive sepse po rrezikonte shumė dhe se ēėshtja e Kosovės tashmė ishte nė duart e SHBA-ve. Por ai mė butėsi mė tha: “dikush duhet tė informojė opinionin grek pėr tė vėrtetėn e Kosovės dhe dikush prej nesh duhet ta bėjė, qė tė dalė e vėrteta, pėr tragjedinė qė po ndodh pėrpara syve tė botės”. Ai ishte i vetėdijshėm, se kur shkruante nėpėr gazeta dhe dilte nė TV shkonte nė shtigje me rreziqe tė mėdha, por i kishte marrė parasysh tė gjitha dhe gjėnė mė tė keqe...!

Me mbarimin e bombardimeve tė NATOs, Aristidhi mė shprehu dėshirėn se donte tė vizitonte Kosovėn e lirė. Donte tė takonte miqtė e tij tė vjetėr, qė dikur i kishte takuar nė Kosovėn e robėruar. I premtova se do tė shkonim bashkė, por dėshira e tij nuk u plotėsua. Kosova e lirė mbeti ėndėrr nė zemrėn e Aristidhit. Mė 25 maj 2000, Aristidhi mė ftoi pėr tė marrė pjesė nė prezantimin e librit tė tij kushtuar arbėreshit tė shquar papa Antonio Bellushit, libėr ky nė gjuhėn greke, me titull “Antonio Bellushi dhe magjia e kulturės popullore”. Pavarėsisht se unė jetoja larg Athinės, e kisha vendosur qė nė prezantimin e librit tė mikut tim tė isha i pranishėm. Mė 22 maj mė telefonon kushėriri i Aristidhit, Babis Malesis dhe mė thotė: Aristidhi ėshtė shtruar urgjentisht nė njė nga Spitalet e Athinės. Ky lajm mė preku shumė. Me tė mbėrritur mė 25 maj nė Athinė, shkova nė spital pėr tė parė Aristidhin. Nė katin e gjashtė, nė sallonin kryesor tė spitalit ishte i shtrirė nė krevat i rrethuar nga tė afėrmit e familjes dhe miqtė e tij. Nė korridor njerėzit qarkullonin rrėmujshėm, dera e ashensorit hapej e mbyllej dhe nė kėtė rrėmujė njerėzish ishte vendosur krevati i tė sėmurit Aristidh Kola. A thua kaq i “vogėl” ishte ky spital sa qė nuk kishte dhomė ku tė shtrihej pacienti?! Nė ato ēaste mė kapi njė ndjenjė trishtimi duke parė njė ambient tė tillė, ku i sėmuri ishte nėpėr kėmbėt e njerėzve qė lėviznin. Sa mė pa buzėqeshi, dhe mė bėri shenjė qė tė afrohesha. Ishte takimi ynė i parė nga afėr, dhe ky takim bėhej nė sallonin e spitalit, ku miku im dhe i gjithė shqiptarėve vuante nė shtrat. U pėrqafuam dhe mė tha: “Mė vjen keq, qė po takohemi kėtu”... Folėm gjatė, por mė shumė mė pyeti pėr Kosovėn dhe gjendjen atje.

Aristidhi u thoshte njerėzve tė familjes qė tė merrte pjesė nė prezantimin e librit tė tij, por grupi i mjekėve qė ndiqnin shėndetin e tij kishin thėnė nė asnjė mėnyrė tė mos tė dilte nga spitali. Kėshtu mbrėmja kulturore e librit tė Aristidhit u bė pa autorin. Nė atė mbrėmje kishin ardhur shumė njerėz tė kulturės greke, italiane dhe shqiptare. Tė gjithė i kishte mbledhur atė mbrėmje Aristidhi dhe tė gjithė kėta kishin midis tyre njė gjė tė pėrbashkėt. Se rridhnin nga njė fis, nga njė gjak, nga gjaku i Skėnderbeut, nga gjaku i Arbėrisė.

Pas dy muajsh u takuam pėrsėri nė qytetin e Selanikut, ku unė punoja dhe jetoja. Ai bashkė me gruan dhe djalin Panon, kishin ardhur pėr tė bėrė kaluar pushimet verore nė Kalkidhiki. Me tė mbrritur nė Selanik, Aristidhi mė kėrkoj tė takoheshim. U takuam nė hotel FILIPI dhe nė pamje tė parė vėrejta qė pėrpara kisha njė Aristidh tė dobėt, sėmundja e kishte rėnduar shumė.

Kuvendojmė pėr shėndetin e tij dhe nė pėrgjithėsi. Ishte shumė i sėmurė, nė fytyrėn e tij nuk vėrehej mė ėmbėltia e njė njeriu tė mirė dhe tė dashur. Ai vetė e ndjente qė nuk ishte mirė dhe nuk i kishte mbetur shumė jetė nė kėtė botė. Mundohej qė tė buzėqeshte, por buzėqeshja e tij ngrinte nė mes nga dhimbjet qė ndjente nė trup. Pasi kuvenduam pėr dy orė, na ftoi tė gjithėve si ishim pėr darkė. Na ftoi nė njė tavernė tė bukur nė lartėsinė e Kalasė sė Selanikut. Gjatė darkės kuvendonim pėr historinė, pėr Kosovėn. Nė njė ēast mė thotė: “Kėtė Selanik nė vitin 1912 Pashai i ushtrisė turke qė ja dhuroi grekėve, ishte shqiptar dhe varri i tij ndodhej dikur nė varrezat e shqiptarėve qė tashmė janė prishur nga Qeveria greke nė vitin 1976”. Pasi hėngrėm darkė Aristidhi mė thotė: “Eja tė mė takosh nė Kalkidhiki se tė kam sjellė disa gjėra tė bukura”.

Mbas tri ditėve, ditė e shtunė, mė 19 gusht, marr rrugėn pėr nė qytetin bregdetar tė Kalkidhikis. Shkoj nė Hotelin ku pushonte miku im. Duke pirė kafe i them qė do tė dėshiroja tė incizoja njė bisedė tė lirė me tė. Ai pranoi me gjithė kėnaqėsi. Mė pas Aristidhi mė sjell nė sallonin e pritjes sė hotelit njė ēantė tė madhe me libra, revista, kalendarė, kaseta me kėngė arvanitase. Ishte njė arkiv e mirė me botime tė arvanitasve tė Greqisė qė nga viti 1983 e deri nė vitin 2000. U gėzova shumė. Nuk dija se si ta falėnderoj. Ishte njė arkiv i tėri origjinal dhe kėto miku im Aristidh Kola mi besoi mua. Nuk e di se ē’e shtyu tė mė dhuronte kėto gjėra me vlera historike pėr kombin shqiptar. Tė nesėrmen, e diel 20 gusht, Aristidhi mė fton pėr darkė bashkė me konsullin e pėrgjithshėm tė atėhershėm shqiptar nė Selanik Prof. Dr. Nikolla Dhamo.

Ishte darka e fundit qė haja me mikun tim, me njeriun qė do mė jepte forca pėr tė vazhduar qė tė merrem me studimet historike pėr arvanitasit. Mbas tri ditėsh mė 23 gusht, Aristidhi mė njofton se nga ora 17.20 do nisej me tren pėr nė Athinė dhe dėshironte tė takoheshim. Nuk e lėshova kėtė rast. Ulemi nė njė kafene pranė stacionit tė trenit pėr tė pritur orėn e nisjes. Bėmė rreth dy orė bisedė tė kėndshme. Pasi treni jep sinjalin e nisjes ndahem me mikun tim dhe familjen e tij. Ai hipi nė tren dhe unė e shoqėroja me sy deri sa u ul nė kabinė. Ishte takimi i fundit, ishte ndarja nga njeriu i mirė, qė punoi pėr bashkėjetesėn e tė gjithė popujve tė Ballkanit.

Me Aristidhin flisnim nė telefon shpesh herė. Njė ditė tetori mė thotė se ishte shumė i sėmurė, dhe i paralizuar i tėri. Kur mė tha kėto fjalė mė kapi njė trishtim i thellė, mbeta i hutuar me telefonin nė dorė. Nuk mund tė besoja qė po dėgjoja fjalėt nga vetė ai se po shuhej. Mė 12 tetor rreth orės 11 paradite mė telefonon sekretarja e Aristidhit, Albana dhe mė thotė: “Aristidhi vdiq mbrėmjen e 11 tetorit nė orėn 22.30 minuta”. Njerėzit e afėrt tė Aristidhit e prisnin qė ai do vdiste. Sepse ai vuante nga njė sėmundje qė nuk kishte shėrim. Pėr arsye tė punės time nuk munda tė isha nė varrimin e miku tim, atė ditė tė zezė tetori tė vitit 2000, nuk munda atė ditė t’i jepja pėrshėndetjen e fundit vėllait tonė arvanitas. Kėshtu Aristidh Kola mbeti nė kujtesėn time i gjallė si atė ditė qė biseduam nė Selanik dhe u pėrshėndetėm nė stacionin e trenit, ai pėr nė Athinė e unė pėr tė vazhduar rrugėn pėr studimet historike tė shqiptarėve tė Greqisė, arvanitasit.

Kosova nderon Aristidh Kolėn
Nė Kosovė nga data 6 deri mė 11 shator 2004 u zhvillua pėr herė tė parė njė Simpozium Shkencor me temė “Java e Kulturės Arvanite”. Ky aktivitet u projektua nga Ministria e Kulturės, Departamenti i Ēėshtjeve Jorezidente, e cila ėshtė pėrpjekur qė brenda njė jave t’iu afrojė publikut shqiptar nė Kosovė sa mė shumė fakte e vlera kulturore tė arvanitasve. Nė kėtė Simpozium ishin tė ftuar studiues nga Shqipėria, Greqia, Gjermania, Kosova, Turqia, pėr tė diskutuar rreth kulturės arvanitase. Hapjen e akademisė pėrkujtimore, nė katėr vjetorin e vdekjes sė Aristidh Kolės e bėri Ismet Hajrullahu, zyrtar i Departamentit tė Ēėshtjes Jorezidence nė Kosovė, i cili tha se: “Aristidh Kola ishte njėri nga ideologėt dhe frymėzuesit, qė ngjalli arvanitėt dhe me veprat e tij si “Greqia nė kurthin serbėve tė Milosheviēit”, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve”, “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”, etj., bėnė qė arvanitasit tė kuptojnė se janė tė njė trungu shumė tė lashtė, madje mė tė lashtė se grekėt”.

Nė kėtė akademi u mbajt njė minutė heshtje pėr tė nderuar njeriun e madh, i cili punoi shumė pėr kulturėn arvanitase, ndėrsa mė pas u shfaq filmi dokumentar “Rrėnjėt e mija janė tek Arbėria” pėrgatitur nga Lirio Nushi, kushtuar jetės dhe veprės sė studiuesit Aristidh Kola, qė ngjalli emocione te tė pranishmit. Filmi flet pėr guximin e madh tė kėtij heroi i cili pėrkrahu me guxim dhe kurajo pėrpara mediave greke, luftėn e drejtė tė shqiptarėve tė Kosovės, pėr liri, demokraci dhe ngriti lart moralin dhe figurėn e emigrantėve shqiptarė nė Greqi, duke propaganduar tė vėrtetėn, duke thėnė se “ARVANITĖT DHE SHQIPTARĖT JANĖ VĖLLEZĖR”. Studiuesi arbėresh Antonio Belushi nė kėtė akademi u shpreh: “I madhi Kola ėshtė i pavdekshėm. Ai ndodhet shumė lart nė pavdekėsi. Aristidh Kola njė hero bashkėkohor nuk ėshtė njė fjalė e rastit si njė kompliment, por do tė mbetet hero i vėrtetė”. Mė tej at Bellushi tha: Ministria e Kulturės ishte e detyruar pėr t’i shprehur publikisht kėtė mirėnjohje dhe zonja e tij Nansi qė ėshtė e pranishme nė Akademi gėzohet, sepse heroizmi i tij nuk ishte i mjerė”. Nė fund tė akademisė pėrkujtimore tė Aristidh Kolės foli edhe zonja Kola e cila tha “Personaliteti i Aristidhit ka qenė i udhėrrėfyesit dhe guximtarit, deri nė fund tė jetės. Ai iku nga jeta kur retė e zeza kishin filluar tė iknin”.

Letra e parė Letra e parė
Athinė 26/11/86

I dashur vėlla i madh Papa Andoni, Mora sonde “Lidhjen”, dhe kėngėn “I bukuri Stringar”, qe do pėrfshij nė konsertin qė do bėhet kėtu nė Athinė mė 12/12/1986 dhe do jetė gėzimi im tė pėrmend atje emrin tėnd dhe pėrpjekjet e mėdha qė ke bėnė pėr shpėtimin e kulturės populore Arvanite.
“Lidhja” e re ėshtė shumė e bukur si kurdoherė dhe sot mentohesha sa e rėndėsishme ėshtė pėr Arvanitėt e tėrė botės kurse bėrdha ga faqet e saja takohen e njohen. Besoj se roli kėsaj reviste, si dhe tuaji ėshtė historik dhe kėtė do ta vėrtetojė koha.
Konserti qė ju shkruaj mė lartė ėshtė diēka qė pėr herė tė parė bėhet nė Greqi do me thėnė pėr tė parė do dėgjohen kėshtu publikisht e solemnisht kėngė nė gljuhėnė tė Marko Boēarit dhe tė Bubulinės, nė gjuhėn e perėndive dhe heroive Grek. Kam blejdhur kėngė ga shekulli 14 n ter mė 20 qė do kėndonjė Th. Moraiti, Fot. Sofu edhe horodhi ga 40 vet, me 15 meli orkestra.
Paraqitjen historike-folkloristike do te bėnjė un. Njė artiste e njohur kėtu M. Hronopulu, do thot pėrkthetur nė greqishte kėngėt. Mė sa mė pėrket mua personalisht, mėso se hoqa dorė ga Kryetaria i Shoqėrisė para njė javė. Mos ke me gjithė kėtė as njė shqetėsim, sepse kjo nuk ėshtė njė tėrheqje nga pėrpjekja pėr Arvanitianė, njė qė di se ne Arvanitet tej ...

Letra e dytė Letra e dytė
Athinė 12-7.1988

Papa Anton vėlla i dashur, tė tėrgonjė diskun me kėngė Arvanite nga konserti i par qe tėrteuam kėtu nė Athinė. Atje kemi edhe 2-3 kėngė nga Kalabria qe ty mė keshe nteftuar edhe kėnduar kaqė bukur. Kėte punė e kemi bėnė me shumė meraq edhe dashuri edhe pėlqen shumė kudo gjigjet. E na dėftuan edhe Radiotelevizioni i Greqis edhe ja njohur shumė. Falem tė tė pėlqenjė edhe ty. Notet que kemi shkruar, Miki Theodoraki, D.Leka, Moraiti, edhe nga sa sheh janė edhe Frengishte edhe Anglishte, si edhe kėngėt. Por metasis ime nė Greqishte drėshon ca pak. Fėlto t’e lizoshė, ka interesė pėr ty edhe do shohėsh atje nga pse u helmuam rernet qė na shkoj me ata Europianėt, qė erdhėn kėtu pa pijer ata njerėzit qė din qė jan Arvanitet...
Letrat qė Aristidh i ka dėrguar nė gjuhėn shqipe arbėreshit Urat Antonio Bellushi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara