HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Rreth zgjedhjeve nė Itali

-- nga Alban Kraja

Alban Kraja: Rreth zgjedhjeve nė Itali

Mes rreth 47 milion qytetareve italian me te drejte vote, votuan kete radhe nė zgjedhjet legjislative ne Itali dhe rreth 30 mije shqiptar me banim ne kete vend te cilet gezojne te drejten e dynenshtetesise, shqiptare dhe italiane njekohesisht. Sipas te dhenave qe "Lidhja nazionale shqiptaro-arberesh" disponon, rezulton qe magjoranca e tyre te kete votuar me 13/14 Prill per " Il Popolo della Liberta' " dhe leader-in e saje Silvio Berlusconi.

Peshen qe duhet te kene pasur votat e shqiptareve kete radhe, do e shohim ne perfundim te numerimit te votave.
Gjithesesi, ne kete kontest vlen te kujtohet diferenca minimale mes dy grupimeve ne zgjedhjet e meparshme ne Itali qe nxorren fitimtar Prodin i cili atehere fitoi vetem 26 mije vota me shume se rivali i tij Berlusconi.

Ja pra pse ne nje vend tejet te polarizuar politikisht siē eshte Italia "nje grusht" 30 mije votash te shqiptareve me dynenshtetesi (numer ky ne rritje progresive mes gjysem milioni shqiptar qe jetojne ne gadishullin Apenin) mund te rezultoje perhere e me shume i rendesishem per fatet e dy poleve te politikes italiane.

Zyra e shtypit dhe informacionit te Lidhjes Shqiptaro-Arberesh ne Itali
www.legaalbanese.com

PS. Foto nga Manuel Migliorini (Riminipress), fotografon per shtypin italian Presidentin Alban Kraja ne momentin e votimit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara