HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


28 Nėntori dhe e drejta shqiptare pėr vetėvendosje

-- nga Albin Kurti, 28 nėntor 2008

Albin Kurti Pėrbrenda Federatės Jugosllave, shqiptarėt ishin pa dėshirėn e tyre. Mirėpo, as Federata Jugosllave nuk i dėshironte

Pėrbrenda Federatės Jugosllave, shqiptarėt ishin pa dėshirėn e tyre. Mirėpo, as Federata Jugosllave nuk i dėshironte shqiptarėt. Ajo e dėshironte tokėn e shqiptarėve pa shqiptarėt. 24 programe tė ndryshme gjithsej, janė hartuar e zbatuar pėr dėbimin e shqiptarėve, pėr asimilimin e tyre dhe pėr kolonizimin e trevave tė tyre me serbė e malazezė. Nė mesin e kėtyre programeve, ndodhet edhe Marrėveshja Xhentėlmene, Tito-Kyprili, nga viti 1953, pėr shpėrnguljen e shqiptarėve nė Turqi. Nuk mund tė ishte ndryshe. Ishte Partia Komuniste e Jugosllavisė ajo qė, nė mbledhjen e dytė tė AVNOJ-it, tė pėrfunduar me 29 nėntor 1943, nė Jajce tė Bosnjes, i ndau shqiptarėt qė kishin mbetur jashtė Shqipėrisė nėpėr republika tė ndryshme tė sllavėve tė jugut: Mė shumė shqiptarė nė Serbi, sepse ajo ishte mė e fuqishme, mesatarisht shqiptarė nė Maqedoni, meqė ajo ishte mesatarisht e fuqishme, dhe mė sė paku shqiptarė nė Mal tė Zi, meqė ai ishte mė i dobėt. Dhe jo vetėm kaq. Kufijtė aktualė tė Kosovės janė pėrcaktuar nė vitin 1947, me ē’rast ėshtė nxjerrur Lugina e Preshevės jashtė Kosovės, nė mėnyrė qė edhe mė tej tė ndahen shqiptarėt, edhe ashtu tė ndarė.

Shqiptarėt dhe Kosova kishin njė status tė pabarabartė nė ish-Jugosllavi. Madje, edhe pas Kushtetutės sė vitit 1974, shqiptarėt emėrtoheshin si kombėsi dhe jo komb, anipse ishin populli i tretė pas serbėve dhe kroatėve. Ndėrkaq, Kosova nuk ishte republikė dhe asisoj nuk ishte e barabartė me 6 njėsitė e tjera federative, anipse ajo kishte homogjenitetin mė tė lartė etnik pas Sllovenisė. Kosova dhe nė Kosovė, vazhdimisht, kishte mė sė paku liri nga tė gjitha viset nė ish-Jugosllavi. Pėr pasojė, ajo ishte mė e pazhvilluara dhe mė e varfra, por edhe numri mė i madh i tė burgosurve politikė, tradicionalisht, ishin shqiptarė. Rezistenca dhe pėrpjekjet e pareshtura pėr liri tė shqiptarėve, ishin tė organizuara kryesisht nga lėvizjet e ndryshme ilegale. Pushteti jugosllav lėshonte pe nga pak, pikėrisht qė tė mos plotėsoheshin kėrkesat e drejta tė shqiptarėve.

Pėrmirėsoheshin kushtet jetėsore qė tė mos realizoheshin qėllimet. Pėrmirėsimi ishte zėvendėsim i imponuar pėr fitoren dhe suksesin. Pushteti legal kosovar e paraqiste avancimin e pozitės sė shqiptarėve si rezultat tė vetin, por e vėrteta ėshtė qė ai ishte rezultat i trysnisė qė bėnin organizatat ilegale. Nė mėnyrė qė veprimit ilegal t’i merrej terreni, bėheshin koncesione nga regjimi i Titos nė sferėn legale. Mirėpo, duke ofruar pėrmirėsime nė variante tė ndryshme tė gjysmėlirisė, Titoja pėrpiqej qė Kosovėn ta shndėrronte, nga njė koloni klasike siē ishte, nė njė koloni tė brendshme tė ish-Jugosllavisė. Ēdo gjė funksionalizohej nė kuadėr tė mbetjes sė tij nė pushtet: Sa mė shumė pushtet dhe sa mė gjatė nė pushtet.

Rezistenca ndaj pushtetit, i paraprin pushtetit nė mėnyrė tė dyfishtė: 1) Rezistenca e bėn shtypjen atė qė ėshtė – pra, shtypje. Pa rezistencė ndaj shtypjes, shtypja nuk duket e tillė. Sepse, pa rezistencė shtypja nuk duket. 2) Rezistenca e modifikon pushtetin dhe shtypjen e tij, e detyron atė tė pėrshtatet, e transformon shtypjen, duke e detyruar atė tė zbutet. Gilles Deleuze, kur po interpretonte Michel Foucault, me tė drejtė thoshte se fjala pėrfundimtare qė mund tė thuhet pėr pushtetin, ėshtė se rezistenca vjen e para.

Nė pėrgjithėsi, ngjashmėritė ndėrmjet kėrkesės pėr vetėvendosje, sot dhe para 40 vjetėve, janė nė dy rrafshe: 1) Rrafshi i parimit tė njėjtė si parim i sė drejtės; 2) Rrafshi i organizimit politik. Nė fund tė tė ’60-tave, por edhe nė fillim tė kėtij shekulli, ėshtė kėrkuar e njėjta vetėvendosje, i njėjti koncept i vetėvendosjes, i cili ėshtė zhvilluar teorikisht dhe ėshtė afirmuar praktikisht pėrgjatė luftėrave Nacionalēlirimtare dhe anti-kolonialiste. Vetėvendosja ėshtė vetėvendosje e popujve tė shtypur nė territoret e okupuara, e njerėzve qė pėrdoren si fuqi e lirė punėtore pėr t’ua eksploatuar pasuritė natyrore tė tyre.

Nė vitin 1968, sikurse edhe nė kėto vitet e fundit, ėshtė kėrkuar vetėvendosja, pra qėllimi politik ishte njė parim i sė drejtės, realizimi i sė cilės do tė thoshte drejtėsi pėr njė kolektivitet tė nėpėrkėmbur. Atėherė, sikurse edhe sot, kėrkohej vetėvendosja e plotė me aspektin e saj tė brendshėm e tė jashtėm. Kėrkohej republika, por kėrkohej edhe shkėputja e saj. Sepse, vetėvendosja e brendshme nuk ėshtė e qėndrueshme, nėse ajo nuk shoqėrohet me vetėvendosjen e jashtme. Por, edhe anasjelltas.

Vetėvendosja e jashtme, pa atė tė brendshmen, mbetet veēse njė formė pa pėrmbajtje. Pėrderisa vetėvendosjen e brendshme e afirmoi ish-presidenti amerikan Wilson, vetėvendosjen e jashtme – pra, atė deri nė shkėputje – e afirmoi Lenini.

Nga fjalimi 14 pikėsh i Woodrow Wilsonit, shohim se ai pėrpiqet pėr t’ia afruar politikėn e jashtme moralit dhe pėr shuarjen e sundimeve tė padrejta; pėr trajtimin e kėrkesave tė tė kolonizuarve dhe pėr njė bashkim tė kombeve, qė duhet tė bėhet sipas konventave tė veēanta pėr tė mundėsuar garanci reciproke pėr pavarėsi politike dhe integritet territorial tė shteteve tė vogla e tė mėdha. Ndėrkaq V. I. Lenin nė librin e tij Mbi tė drejtėn e kombeve pėr vetėvendosje, thotė: Tė akuzosh pėrkrahėsit e lirisė sė vetėvendosjes, domethėnė tė lirisė sė shkėputjes, se inkurajojnė separatizmin, ėshtė po aq absurde dhe po aq hipokrite, si tė akuzosh pėrkrahėsit e lirisė sė shkurorėzimit se inkurajojnė shkatėrrimin e lidhjeve familjare. (...) Mohimi qė i bėhet nė njė shtet kapitalist lirisė sė vetėvendosjes, domethėnė lirisė sė shkėputjes sė kombeve, s’ėshtė veēse mbrojtje e privilegjeve tė kombit sundues dhe e metodave policore tė qeverisjes nė dėm tė metodave demokratike.

Qė prej 14 dhjetorit tė vitit 1960, vetėvendosja, fuqishėm ėshtė kodifikuar te Deklarata pėr Dhėnien e Pavarėsisė Vendeve dhe Popujve tė Kolonizuar si njė Rezolutė kjo e Asamblesė sė Pėrgjithshme, me numėr 1514 (XV). Aty shprehen tri qėndrime tė rėndėsishme nė pjesėn hyrėse dhe njė konstatim edhe mė i rėndėsishėm:

- Duke njohur dėshirėn e pasionuar pėr liri tė tė gjithė popujve tė varur dhe rolin ve­n­di­m­tar tė kėtyre popujve nė rrugėn pėr pavarėsi, [Pra, popujt kanė rolin vendimtar pėr fatin e vet, e jo fuqitė e jashtme]
- E vetėdijshme pėr konfliktet nė rritje qė sjell mospranimi, apo pengesat qė ushtrohen ndaj lirisė sė kėtyre popujve, gjė qė pėrbėn njė kėrcėnim serioz pėr paqen botė­rore, [Pra, s’ka paqe tė qėndrueshme pa liri e drejtėsi, pėr ata qė kanė mė sė shumti nevojė – popujt e shtypur dhe me tė drejta tė shkelura]
- E bindur se procesi i ēlirimit ėshtė i pandalshėm dhe i pakthyeshėm dhe se, pėr tė shma­ngur krizat e mėdha, i duhet dhėnė fund kolonializmit dhe tėrė praktikave dalluese e diskriminuese qė e shoqėrojnė, [Pra, nuk ėshtė e mundur qė tė mos ēlirohesh, andaj ėshtė absurd debati se, kush, kė e ēliroi, dhe nė ēfarė mase]

3. Mungesa e pėrgatitjes nė fushat politike, ekonomike, shoqėrore, apo nė atė tė ar­si­mit, kurrė nuk duhet tė merret si pretekst pėr tė vonuar pavarėsinė. [Pra, pavarėsinė nuk duhet ta meritosh, ajo tė takon. Vonesat kanė qenė krim.]
Janė tri argumente themelore pse na takonte e drejta pėr vetėvendosje nė vitin 1968, por tė cilėn nuk e kemi as nė vitin 2008:

1. Argumenti i pushtimit me forcė: Kosova dhe viset e tjera tė banuar me shqiptarė, janė pushtuar ushtarakisht nga Serbia nė vitin 1912. Ky pushtim i Kosovės do tė rikonfirmohet – pėrveē pas Luftės sė Parė Botėrore, me Paqen e Versajės tė vitit 1919 – edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, duke u shkelur kėshtu vullneti i popullit, i shprehur nė ndėrrimin e viteve 1943-1944, nė Bujan.

2. Argumenti i represionit shtetėror ndaj tėrė njė populli: Qė prej kohės sė Milosh Obrenoviqit, ndaj shqiptarėve ėshtė kryer gjenocid i karakterizuar me vrasje, dėbime dhe asimilime, pėr tė cilat ka pafund fakte dhe dėshmi.

3. Argumenti i vullnetit tė popullit: Asnjėherė nuk ishte i diskutueshėm vullneti i popullit pėr t’u shkėputur nga shteti serbo-jugosllav, por edhe asnjėherė nuk u respektua ai. Ky vullnet, pėrherė u mohua nga sisteme politike tė padrejta dhe u shkel nga regjime jodemokratike.

Duke mos u paraprirė nga vetėvendosja, pavarėsia e Kosovės nuk u pasua nga sovraniteti. Hurst Hannum Kombet dhe popujt vendas, mund tė angazhohen nė vetėmbrojtje kundėr aksioneve tė shteteve nė konflikt me tė drejtėn e tyre pėr vetėvendosje. Pavarėsia jonė pa vetėvendosje, ėshtė pavarėsi pa vetėmbrojtje, andaj edhe nuk kemi ushtri tonėn. Nė vitin 1968, stabiliteti i federatės konsiderohej mė i rėndėsishėm sesa drejtėsia dhe liria pėr popullin shqiptar. Sot, stabiliteti rajonal konsiderohet mė i rėndėsishėm sesa drejtėsia dhe liria pėr popullin shqiptar.

Nė vitet e ’60, Tito konsideronte qė duhej t’ia bėnte qejfin Serbisė agresive e nganjėherė, nga pak, edhe shqiptarėve, ashtu qė ata tė mos shpėrthenin kolektivisht. Katėr dekada mė vonė, kėshtu vepron Javier Solana. Ai i ngjan aq shumė Titos: Merret vesh me Beogradin pėr ēėshtjen e Kosovės, dhe e bėn BE-nė tė duket pėr neve sikur njė model tė ringjallur tė Jugosllavisė. Kurrfarė demokratizimi i Serbisė nuk solli liri pėr Kosovėn. Madje, kurrfarė demokratizimi i Serbisė, asnjėherė nuk ishte demokratizim, pikėrisht pėr shkak se Kosova nuk ishte e lirė. Mirėpo, vazhdon investimi nė demokratizimin e Serbisė, njė gjė kjo thellėsisht e gabueshme, pėrderisa ajo shtyp popuj tė tjerė dhe ngėrthen territore tė marra e tė mbajtura me dhunė brenda vetes. Mungesa e vetėvendosjes pėr popullin shqiptar, i ka mirėmbajtur dhe vazhdon t’i mirėmbajė regjimet shoviniste nė Beograd.

Kur them pavarėsi pa vetėvendosje, e kam parasysh mungesėn edhe tė vetėvendosjes sė brendshme, por edhe tė vetėvendosjes sė jashtme. Sė pari, vetėvendosja e brendshme mungon, meqė nuk kemi ushtri dhe as Ministri tė Mbrojtjes, ndėrkohė qė Ministria e Rendit nuk e kontrollon policinė qė e financon buxheti i Kosovės. Nuk kemi as kontroll tė resurseve natyrore dhe tė territorit qė e popullojmė; e, aq mė pak tė kufijve tė kėtij territori. Nuk kemi sovranitet, pėr shkak se autoritet suprem, instancė e fundit vendimmarrėse, mbesin PSSP-ja dhe ZCN-ja. Nė anėn tjetėr, nuk e kemi as vetėvendosjen e jashtme. Rezoluta 1244 mbetet nė fuqi, ajo figuron nė Deklaratėn e Pavarėsisė dhe nė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės, duke i mirėmbajtur ca penj qė e lidhin Kosovėn me Serbinė, e tė cilėt do tė mund tė trashen. Po ashtu, nuk kemi vetėvendosje tė jashtme, sepse nuk kemi tė drejtė tė bashkohemi me Shqipėrinė. Neni 1, pika 3, e Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės, kushtetutė kjo qė ėshtė pranuar nga tė gjithė deputetėt aktualė, na e pengon bashkimin me Shqipėrinė. Dėshmi pėr pavarėsi tė vėrtetė tė Kosovės, pra pėr pavarėsi me vetėvendosje, do tė ishte pikėrisht e drejta e Kosovės pėr t’u bashkuar me Shqipėrinė. Kjo e drejtė mund edhe tė mos shfrytėzohet, mirėpo pėrderisa ajo nuk ekziston, nuk mund tė themi se kemi vetėvendosje tė jashtme.

Pavarėsia pa vetėvendosje paraqet gabim nė hapa: Vetėvendosja do tė duhej tė paraprijė pavarėsinė, e jo ta pasojė atė. Nėse vetėvendosja lihet pas pavarėsisė, ajo bėhet shumė e vėshtirė pėr t’u bėrė. Ky gabim nė hapa po reprodukohet: Sot kemi prioritetin e decentralizimit, para sovranitetit dhe prioritetin e privatizimit, para dekolonizimit. Nė vitin 1989, nė Kosovė ishte vetėm njė komunė me shumicė serbe: Leposaviqi. Milosheviqi i bėri 5 komuna serbe. Grupi Negociator i Kosovės, i bėri 10 komuna serbe, plus e trefishoi Novo Bėrdėn. Plani 6 pikėsh i Ban Ki-moon-it, praktikisht e bėn edhe mė shumė se komunė secilėn lagje a fshat serb nė Kosovė. Komuna si njėsi mė parė territoriale sesa administrative, e bazuar etnikisht dhe nėn kontrollin e strukturave paralele, po e rrėnon unitetin e brendshėm territorial dhe institucional tė Kosovės. Decentralizimi para sovranitetit po e mbyll mundėsinė pėr sovranitet. Nė anėn tjetėr, fondi i privatizimit nė Kosovė (rreth 400 milionė euro), duket qė do t’iu shkojė kreditorėve tė huaj gjatė kohės sė Milosheviqit.

Ai nuk iu bashkua buxhetit tė Kosovės pėr tė shėrbyer pėr zhvillimin e Kosovės dhe as 20%-shi nuk iu dha punėtorėve; pėr mė tepėr, edhe punėtorė serbė qė u punėsuan nė kohėn e masave tė dhunshme, nė vitet e ’90, hynė nė listėn e 20%-shit. Sipas Planit tė Ahtisaarit, Serbia jo vetėm qė s’do t’ia paguajė asnjė cent Kosovės pėr dėmet e luftės dhe ekploatimin e egėr tė Kosovės, por ėshtė Kosova ajo qė duhet tė marrė pjesė nė borxhin e jashtėm tė Serbisė. Preambula e Kartės Afrikane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Popujve, shėnon se ėshtė ‘esenciale qė t’i kushtohet vėmendje e veēantė tė drejtės pėr zhvillim dhe se tė drejtat civile dhe politike nuk mund tė ndahen nga tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, nė konceptin dhe universalitetin e tyre’. Nė Rezolutėn 1803 (XVII) tė Asamblesė sė Pėrgjithshme, Kombet e Bashkuara kanė deklaruar “tė drejtėn e popujve dhe kombeve pėr sovranitet tė pėrhershėm mbi pasuritė dhe resurset natyrore”. Siē dihet, ne s’e kontrollojmė dot Trepēėn. Gjithashtu, shumė shqiptarė u dėbuan nga shtėpitė e tyre nga Agjensioni Kosovar i Pronave (dikur Habitati) dhe ato prona i rifituan serbėt, tė cilėt po kėtyre shqiptarėve ua kishin marrė ato nė kohėn e Rankoviqit a Milosheviqit. Qė tė gjitha kėto, po ndodhin, sepse nuk e kemi tė drejtėn pėr vetėvendosje, nė zemėr tė sė cilės ndodhet dekolonizimi si korrigjim historik pėr padrejtėsitė nga e kaluara. Qė tė gjitha kėto, po ndodhin, sepse privatizimi dhe e drejta e pronės, nuk ėshtė paraprirė nga dekolonizimi.

Nė vitin 1968 parulla kryesore ishte “Vetėvendosje”. Qė prej vitit 2005, parulla kryesore nė Kosovė, ėshtė po kjo: “Vetėvendosje”. Lėvizja qė sot e mban kėtė emėr, nuk ka shpikur diēka tė re; ajo vetėm sa ka riaktualizuar diēka tė braktisur nga politikanėt. Vetėvendosja, edhe atėherė, edhe sot, ėshtė emri i lirisė si e drejtė. Ajo do tė thotė vullnet i popullit, i popullit tonė, nė kėtė rast, pa dėmtuar popujt e tjerė, nė ēfarėdo rasti. Pėrmes lirisė do tė barazoheshim me popujt e tjerė. Pėrmes barazisė do tė bėheshim tė lirė sikur popujt e tjerė. Koncepti egaliberte, para se tė emėrtohej nga Etienne Balibar, nė Kosovė ishte bėrė praktikė shoqėrore dhe projekt politik qysh nė vitin 1968. Ishte bėrė kėshtu nė demonstrata, mu ashtu siē u ribė katėr dekada mė vonė.

Vetėvendosja ishte dhe ėshtė kėrkesė e popullit pėr popullin. Vetėvendosja ėshtė mėnyrė sesi populli vetėrealizohet. Ajo i kishte dhe i ka nė fokus njerėzit pėrkundrejt regjimit qė e kishte, sikundėr e ka, nė fokus rendin juridik e kushtetues, i cili burokratėt i mban lart, kurse popullin e shtyp poshtė.

Policia, edhe atėherė, sikurse pas 40 vjetėve, nuk mbronte tė drejtat e qytetarėve, por i luftonte qytetarėt qė luftonin pėr tė drejtat e tyre. Murat Mehmeti u vra nė demonstratat e vitit 1968. Katėr dekada mė pas u vranė Arben Xheladini e Mon Balaj. Pėr tė njėjtėn kėrkesė: Pėr vetėvendosje. Politika zyrtare e dėnoi atėherė demonstratėn, por e dėnoi edhe katėr dekada mė pas. Edhe ata qė i dėnuan demonstruesit e 1968-s edhe ata qė i dėnuan demonstruesit e 2007-s, sot janė kryetarė partish e mbajnė edhe poste qeveritare. Mbase, nuk ėshtė e rastėsishme qė ende s’e kemi arritur e realizuar vetėvendosjen, apo jo?

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara