HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Heronj qė u heshtėn

-- nga Astrit Lulushi*, ShBA

Astrit Lulushi Shqiptarėt kanė pėrvojė pėrpjekjesh duke filluar nga ajo pėr pavarėsi e deri pėr sistem shumė partiak e demokraci. Herė-herė kjo pėrvojė mund tė quhet e hidhur, jo sepse pėrpjekjet nuk ishin tė mjaftueshme apo sepse nuk u derdh shumė gjak, pasi u derdh; liria nuk falet. Kjo pėrvojė quhet e keqe, sepse gjaku ishte vendas; tė dyja palėt qė luftonin ishin tė njė kombi, prandaj prindėrit humbėn bijė e bija, familjet humbėn tė afėrmit, miqtė e shokėt humbėn tė dashurit. Por ajo qe ėshtė mė e keqja, nga kėto pėrpjekje kombi humbi heronjtė e vet.

Marie Shllaku nga Tomė Mrijaj Sot shumė njerėz tė thyer nė moshė kthejnė kokėn pas dhe me tė drejtė thonė, "Kemi bėrė gjithė atė rrugė". Megjithatė shumė nga ata qė e filluan udhėtimin, nuk mbėrritėn deri kėtu. Dhe kjo jo sepse u vranė, pasi ideja nuk vdes, por sepse emrat e tyre u mbuluan, u fshinė, u bėnė tė harrohen.

Sot mund tė kuptohet, se fitorja, qoftė ajo kundėr komunizmit, apo pavarėsia e Kosovės, janė nė fakt frutet e punės sė kėtyre heronjėve qė u heshtėn me dhunė nga njė regjim qė nuk ėshtė mė. Shumė u kapėn e u ekzekutuan, tė tjerė u burgosėn, u internuan, morėn rrugėt e mėrgimit, dhe emrat e disa prej tyre ndoshta kurrė nuk do tė mėsohen.

Prandaj nxjerrja nė dritė, duket se ėshtė kthyer nė mission pėr studiuesin shqiptaro amerikan Tomė Mrijaj. Duke mbledhur pohimet e dėshmitarėve, nė librin e tij "Marie Shllaku; Bijė e Shkodrės, martire e Kosovės" historiani Mrijaj tregon se kur Shaban Polluzhės i thanė se po ndiqej jo vetėm nga forca serbe por edhe nga ato shqiptare (komuniste), megjithėse natė e erret, ata qė ishin pranė, panė t'i rrėshqisnin pika loti. Dhe ky plak kosovar, me farėn qė mbolli, ishte njė nga ideatorėt e asaj qė sot njihet si shtet i Kosovės. Po ashtu, Marie Shllaku, qė pak vetė e kanė dėgjuar emrin e saj, ishte femra e vetme pjestare mes mbi 50 ēetave patriotike nė vitet 1944 - 45 - 46, qė luftonin kundėr komunizmit pėr njė Shqipėri e Kosovė tė pavarur nga Jugosllavia. Dhe kur pėr t'a nderuar e thėrrisnin Shotė e Galicės, Marie Shllaku me krenari thoshtė se ishte Shotė e Shkodrės. Mė 1946, nė moshėn 24 vjeēare, Marie Shllaku qė luftonte pėr shqiptarė, Kosovė e Shqipėri u kap, u gjykua e u pushkatua po nga shqiptarė me pushtet nė atė kohė.

Nė librin e Mrijajt ndeshen edhe shumė emra tė tjerė, tė panjohur, tė harruar ose tė pėrbaltur, qė tė gjithė heronj qė u heshtėn. Nėn regjimin komunist, kudo, brenda a jashtė kufirit tė shtetit shqiptar, vetėm pėrmendja e emrave tė tyre cilėsohej krim. Dhe gjithashtu ėshtė fakt, se ata qė ishin kundėr lirisė; shtypėsit e kundėrshtarėt e kėtyre heronjėve a heroinave tė harruar, sot i gėzohen tė njėjtės liri qė mė parė e kishin dėnuar.

Kur Martin Luter Kingu, i Riu, thoshte se "nuk do tė kujtoheshin fjalėt e armiqve, por heshtja e miqve", ai u drejtohej atyre qė nuk kishin ngritur zėrin sa duhet pėr tė drejtat dhe liritė civile. Por kur lexon librin biografik mbi Marie Shllakun, mbushur me kaq heronj tė heshtur, tė shpėrndarė, tė mohuar, tė pėrbaltur e thuajse tė harruar, fjalėt e doktor Kingut marrin kuptim krejt ndryshe, sepse me shkrime, dėshmi, tregime, pohime tė ndryshme shqiptarėt po pėrpiqen tė kujtojnė pikėrisht ata qė u heshtėn. Nė kėtė kategori librash bėn pjesė edhe monografia "Marie Shllaku; Bijė e Shkodrės, martire e Kosovės" Nju Jork 2004, me autor Tomė Mrijaj.

*Autori ėshtė gazetar i radios “Zėri i Amerikės” (Voice of America) nė Washington D.C., seksioni shqip

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara