HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ahmadinexhadi nė Romė: nji verė e nxehtė pėr Iranin!

Ardian Ndreca -- nga Dr. Ardian Ndreca, 04.06.2008

Irani shit dhe jo-arab ka pėsue nji shndrrim tė madh qysh prej fitores sė revolucionit khomeinist, por mbi tė gjitha ka fitue nji status tė veēantė nė Lindjen e Mesme, statusin e udhėheqsit dhe tė mbrojtėsit tė atyne qė shtypen dhe nepėrkamben. Por Teherani sot jo vetėm shtypė dhe mbytė ēdo za tė lirė, kufizon liritė edhe ma elementare dhe tjetėrson traditėn e Persisė sė shahėve dhe tė poetėve hedonista, por edhe kėrcėnon nji shtet sovran: Izraelin. Asht paradoksal fakti se nė Iran jetojnė hebrenj tash sa shekuj e atje kanė gjetė nji tolerancė tė pėlqyeshme dhe i janė pėrshtatė rrethanave tė jetės, e keqja ka lindė me politikat antisioniste nė Lindjen e Mesme e tė Afėrt.

Tė gjithė ata qė ndoqėn konferencėn qė u zhvillue tash sė fundit nė Tiranė rreth kontributit tė shqiptarėve nė shpėtimin e hebrenjve, vunė re fjalėt e pazakonta tė kryeministrit shqiptar ndaj politikės sė Iranit dhe nevojės sė ndalimit tė revanshit dhe tė rrezikut qė paraqet regjimi i Teheranit pėr Izraelin.

Fjalėt e kryeministrit Berisha vinin vetėm pak ditė mbas intervistes sė presidentit Bush dhanė rrjetit televiziv Nbc, ku udhėheqėsi amerikan theksonte nevojėn dhe urgjencėn e nji blitz-i ushtarak kundėr Iranit, i cili po pėrshpejton veprimet pėr pajisjen me armė bėrthamore dhe vijon me mohue tė drejtėn e Izraelit me ekzistue si shtet.

Konferenca e FAO-s rreth “Sigurisė ushqimore” po mbahet nė Romė (3-5 qershor 2008) dhe nė tė merr pjesė edhe udhėheqėsi iranian Ahmadinexhad, i cili viziton kėshtu zyrtarisht tė parin kryeqytet europian. Ministri i jashtėm italian Frattini dhe kryeministri Berlusconi nuk do tė kenė kohė me e pritė veēmas mikun iranian. Gjithashtu G. Fini nuk do tė takojė ambasadorin iranian nė Romė. Fitorja e sė djathtės nė Itali ka ba qė kursi i politikės sė jashtme tė ndryshojė, tue u afrue kah SHBA-ja. Nė lidhje me qėndrimin ndaj Iranit edhe politika e jashtme britanike dhe franceze asht shprehė ashpėr, por edhe Angela Merkel-i anon nga linja e fortė.

Mohimi i holokaustit si fakt historik, mohimi i sė drejtė sė Izraelit pėr me ekzistue ndopak - bajnė qė udhėheqja e Iranit tė shihet me mosbesim tė madh nė tė gjitha kancelaritė e vendeve perėndimore.

Mungesa e takimeve tė randėsishme nė Romė, me sa duket ka shty Ahmadinexhadin me i kėrkue nji udiencė Papės Ratzinger, tė cilit - saktėsojnė burime diplomatike tė citueme prej shtypit italian kėto ditė - udhėheqsi iranian dėshiron t’i ilustrojė linjėn dhe vizionin e tij politik.

Flitet se ambasadori iranian nė Romė Zohrevand asht nė lėvizje tė ethshme pėr me organizue diēka tė denjė pėr kryetarin e vet. Nė anėn tjetėr Irani asht izolue tej maset nė arenėn ndėrkombtare, mbėshtetja e personazheve si Hugo Chavez ka diēka folkloristike por nė themel mund tė shumzohet me zero.

Kurse Rusia sheh interesat e veta dhe mbron nė Iran investimet qė ka ba dhe jo drejtpėrdrejt regjimin e Ahmadinexhadit, prandaj nė qoftė se dikush do ta siguronte se ato investime nuk do tė prekeshin atėherė ka mundėsi qė Rusia do tė bante sakrificėn mos me folė me za tė naltė pėr disa ditė.

Kėrcėnimi i Bushit mund tė jetė i vėrtetė kėsaj here. Nji bombardim i shpejtė prej anijeve luftarake dhe nėndetseve amerikane nė rajon i stabilimenteve tė pasunimit tė uranit nė Iran nuk mund tė pėrjashtohet kategorikisht nė javėt e ardhshme. Por ēka mund tė sillte nji “bombardim selektiv” nė Iran? Nji pėrforcim tė pozitave tė Ahmadinexhadit apo nji rritje tė tensionit tė mbrendshėm dhe nji pėrforcim tė opozitės demokratike?

Shumė herė aktet e ndėrhymjes prej jashtė kanė sjellė kompaktėsime mes anmiqve tė mbrendshėm e kjo gja do tė ishte fatale pėr destabilizimin e gjendjes nė rajon. SHBA-ja pėrpara se me ndėrhye me siguri do tė sigurohet mirė qė nji bombardim i mundshėm nuk do ta keqsonte gjendjen aktuale.

Ka shumė gjasa qė t’i jemi afrue pėrtej pikės sė kthimit nji raid-i tė shpejtė ajror, i cili, thotė tash sa muej Washingtoni, asht gati nė ēdo detaj.

Le tė shpresojmė nė nji zgjidhje paqsore tė ēėshtjes, edhe pse vullneti i Teherani deri tashti ka mungue krejtsisht. Ndėrkaq Bush do tė vizitojė Romėn javėn e dytė tė qershorit, me rastin e tubimit tė Lubjanės mes BE dhe SHBA-sė, e posė Berlusconi-t do tė takojė edhe Papėn.

Pra, mundėsia pėr dialog nuk do tė mungojė, ēka mungon deri tashti asht vullneti i mirė prej palės iraniane qė vijon me kėrcėnue, kur e din se dikush mund t’i marrin pėrnjimend ato kėrcėnime dhe mund tė pėrsėrisė bombardimin e Osirakut tė 7 qershorit 1981, kur tetė F16 izraelianė bombarduen bazėn bėrthamore tue e ndalė pėr disa dekada andrrėn iraniane me u ba superfuqi bėrthamore.

Nė konferencėn e shtypit tė 3 qershorit nė Romė, Ahmadinexhadi sulmoi Perėndimin, SHBA-nė e deri edhe OKB, e cila simbas tij shumė shpesh ban nji politikė diabolike. Ai kujtoi pėrvjetorin e vdekjes sė Khomeinit dhe e krahasoi atė me Jezu Krishtin, mbasi edhe Krishti tha ai ka qenė kundėr agresioneve dhe kundėr tiranisė, kundėr luftės dhe padrejtėsive. Drejtėsia dhe dashunia, vijoi ai, kanė qenė idealet e profetit tė madh Jezu Krishtit dhe tė Khomeinit, ndėrsa problemi ma i madh i njerzimit sot asht padrejtėsia dhe dhunimi i tė drejtave tė njeriut.

Fjalė tė bukura qė do tė mund tė bindnin ndokend, po qe se jo ma larg se nji ditė pėrpara po ai njeri i mohonte pėr tė satėn herė publikisht Izraelit tė drejtėn me ekzistue si shtet – tue thanė se nji ditė do tė fshihet prej hartės sė botės. Nė konferencė e shtypit Ahmadinexhadi iu pėrgjegj pyetjeve tė gazetarėve tue thanė se ai kishte ba vetėm nji parashikim dhe jo nji kėrcėnim.

Dikush-dikush duket se ka nisė me i besue ma fort Ahmadinexhadit si parashikues hartash gjeografike sesa si paraqitės tė mėsimeve tė profetėve tė vjetėr, prandaj ka shumė mundėsi qė vera qė po afron tė jetė nji verė e nxehtė pėr tė dhe pėr rojet e revolucionit qė e mbajnė nė kambė.

Gjithsesi le tė shpresojmė nė nji zgjidhje qė tė mos i sjellin vuejtje dhe damtime popullit fisnik iranian, i cili me sa duket nuk asht aq kompakt nė mbėshtetjen e rezultateve tė revolucionit khomeinist dhe nė aventurėn bėrthamore tė Ahmadinexhadit me shokė.

-- dėrguar nga P. Tedeschini

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara