HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kriza ekonomike amerikane. Vetėm amerikane?!

-- nga Ajet Nuro*, Tribuna Shqiptare

Ajet Nuro Padyshim, kriza amerikane pak nga pak po zė vendin kryesor nė gazeta, revista, edicione lajmesh etj etj. Besimi qorras i para disa muajve se ekonomia amerikane ėshtė ekonomia mė solide dhe nuk mund tė bjer nė krizė, besim qė e ka burimin veē tė tjerash tek mungesa e krizave serioze si ajo e vitit 1929 i ka lėnė vendin shqetsimit dhe ajo qė pritet mund tėj etė mė e keqja: njė krizė ekonomike botėrore. Nga ana tjetėr jo tė gjithė e njohin ekonominė amerikane. Por edhe ata qė e njohin, kriza e ditėve tė fundit i ka befasuar.

Njė vėshtim historik

Nė ekonomi njihen fazat e ngadalėsimit ekonomik dhe ato qe quhen ekspansion ekonomik. Tė gjitha ekonomitė kalojnė nėpėr kėto faza uljeje e ngritjeje. Por krizat janė mė tė rralla dhe zbulojnė difekte tė vetė sistemit ekomik apo financiar tė njė vendi. Kriza mė e madhe nė historinė amerikane ndodhi nė vitin 1929 dhe njihet si "Great Depression" ose depresioni i madh. Kulmi u arrit mė 29 tetor 1929 kur bursa e Nju Jorkut njohu atė qė quhet "e marta e zezė" kur bursa ra pėr tė shėnuar kėshtu fillimin e njė krize tė paparė nė Botėn e Re. Rėnia e bursės s'ėshtė gjė tjetėr veē rėnies sė menjėherėshme tė ēmimeve tė aksioneve qė do tė thotė edhe humbje e kursimeve apo gjithshka ka investuar dikush nė bursė. Renia e bursės sė New Yorkut zgjati rreth njė muaj por pėr tu rikthyer nė gjendjen e para krizės bursės sė Nju Jorkut iu deshėn vite e vite tė tėra.

Arsyet e krizės ekonomike tė viteve '30 tė shekullit tė kaluar janė tė shumta por kryesorja ėshtė zhytja nė borxhe e prodhuesve amerikanė. Kėshtu, shumė industrialistė huajtėn para pėr blerje makinash, shumė bujq blenė traktorė dhe vėrtet qė pati njė bum ekonomik nė vitet 20. Por gjithė ky prodhim, ngritja e ēmimeve, rėnia e kėrkesės blerėse e shoqėruar me rėnie tė eksporteve bėnė qė prodhuesit tė mos jenė nė gjendje tė rikthejnė huan dhe kėshtu filloi kolapsi ekonomik. Duhet theksuar se nė Amerikė nė atė kohė egzistonte koncepti i "laisser-faire" qė do tė thotė qė shteti nuk ndėrhynte nė ekonomi dhe e linte atė tė zhvillohej pa ndėrhyrje nga ana e shtetit. Dalja nga kriza e viteve 30 u bė nė bazė tė asaj qė njohet me emrin "New Deal" qė nė shqip do tė ishte "marrveshja e re".

Per te mos u hallakatur nė gjithė historine e kėsaj marrveshje duhet thėnė se programi nė fjalė kishte si qėllim daljen nga kriza dhe stabilitetin ekonomik. Ndėr tė tjera New Deal kishte qėllim reformimin e sistemit bankar, krijimin e vendeve tė punės, strategji ekonomike per industrinė, mbėshtetje pėr bujqėsinė etj etj. Fal kėtij programi, Amerika mundi tė hyjė nė luftėn e Dytė botėrore si njė fuqi ekonomike dhe tė dal fituese dhe tė bėhet ajo qė ne njohim sot, superfuqia e vetme botėrore. Ndonėse, nė vitet 1930 Amerika ende nuk njihej si fuqi ekonomike ose tė paktėn nuk ishte ajo ė ėshtė sot, ndikimi i krizės amerikane qe nė shkallė botėrore. Pėr tė evituar kriza si ajo e viteve 30 me nismėn e amerikanėve u krijuan institucione si banka botėrore, Fondi Monetar Internacional etj etj.

Kriza e vitit 2008

Do tė duhen analiza tė specializuara pėr tė shpjeguar me detaje krizėn e fundit nė ekonominė amerikane. Sidoqoftė kriza, qė fillimisht u shfaq nė sektorin imobilier (ndėrtimet, shit-blerjet e pronave tė patundshme) e ka bazėn nė systemin finacier amerikan si dhe nė mėnyrėn e finacimit tė ekonomisė amerikane. Ekonomia amerikane ėshtė ekonomia e vetme qė si burim kryesor financimi ka bursėn. E pa konsoliduar siē duhet, financimi bursier ka difektet e veta. E shkaktuar nė kulmin e fushatės presidenciale, kriza po shfrytėzohet nga tė dyja partitė kryesore nė Amerikė pėr tė fituar kapital politik. Bile edhe votimi kundėr nga ana e Kongresit amerikanė shpjegohet me faktin qė njė pjesė e kongresit amerikanė do tė rinovohet nė nėntor dhe kongresistėt mė shumė se pėr tė dal nga kriza mendojnė rizgjedhjen e tyre.

Kriza amerikane, jo vetėm amerikane

Falimentimi i njė banke siē ishte rasti i Lehman Brothers, njė bankė 158 vjeēare tė bėnė tė mendosh se sistemi bankar nė Amerikė, ndonėse ka mundur tė krijoj e mbėshtes njė ekonomi se ajo e Amerikės nuk ėshtė pa difekte. Falimentimi i njė banke nuk ėshtė fundi i botės, mė e keqa ėshtė falimentimi i sistemit bankar. Kėshtu nėse nė fillim tė krizės politikanėt amerikanė nuk donin tė pėrziheshin nė ēėshtjet e bakave pėr tė respektuar njė parim tė ekonomisė sė tregut sips sė cilit shteti nuk ndėrhynė nė ekonomi sidomos pėr tė shpėtuar banka apo kompani, sė fundi duke parė se realiteti ishte edhe mė keq nga ē'dukej nė fillim, ata dolėn me njė plan pėr tė shpėtuar sistemin amerikanė finaciar. Plani i shpėtimit pėrbėnė njė paketė prej 700 miliardė dollarėsh qė do tė dalin nga xhepat e taksapaguesve amerikanė. Sigurisht qė plani nuk pėrmėnd unanimitetin e tė gjithėve sidomos nga amerikanėt e thjesht qė mendojnė qė qeveria dėshiron tė shpėtoj ata qė e ēuan ekonominė amerikane nė kėtė ditė.

Nė vėshtrimin e parė, mund tė duket e drejtė sidomos nė kushtet kur qeveria amerikane ndodhet e zhytur nė borxhe (deficiti i brendėshėm) por gjėrat janė e dhe mė tė komplikuara. Nėse do tė lihet sistemi financiar nė fatin e vetė, njė rėnie e sistemit do tė kompromentoj jo vetėm brezin e sotėm por e dhe tė nesėrm nė Amerikė. Dhe e keqa ėshtė se njė krizė nė Amerikė do tė thotė njė krizė ekomike nė nė shkallė botėrore. Dhe kjo pėr shkak tė ndikimit direkt ose indirekt nė ekomisė ameikane mbi atė botėrore. Nėse kriza e 1929 pati ndikim nė gjithė botėn, cila do tė shte fjala qė mund tė shprehte lidhjen e ekonomisė botėrore me atė amerikane sot ? Mjafton tė pėrmendim se pėr shkak tė globalizimit, shumė kompani kanė investuar nė ekonominė amerikane, shumė individė kanė blerė nė bursė aksione tė kompanive amerikane, shumė individė kanė depozuar kursimet e tyre nė devizė amerikane, shumė vende llogarisin tė ardhura nga eksportet nė Shtete e Bashkuara. Kėshtu, Kanadaja 80 % tė ekporteve i realizon nė Shtetet e Bashkuar. Ndonėse nė Kanada trumpetohet me tė madhe se sistemi financiar ėshtė i ndryshėm nga ai nė Amerikė, tė gjithė luten qė kriza amerikane tė marr fund sepse askush nuk mund ta parashikoj se ē'mund tė ndodh nėse kriza zgjat.

Ajet Nuro,
Montreal, tetor 2008
[email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara