HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pse nuk dėgjohet diaspora?

-- nga Ali Podrimja

Ali Podrimja Duhet pranuar publikisht se nė kohė robėrie diaspora e ka mbajtur gjallė Kosovėn, nuk ka lejuar tė shuhet shkolla shqipe as ca segmente tė tjera tė shtetėsisė, po ashtu kontributi i saj ėshtė i pamohueshėm nė organizimin e lėvizjeve politike dhe kulturore. Si tė harrohen marshimet e saj shesheve tė metropoleve tė Evropės e Amerikės. Fatkeqėsisht ka vite qė diaspora nuk dėgjohet e as nuk ėshtė e organizuar. Fajtor pėr heshtjen e saj jemi ne, sepse e hodhėm margjinave, e fyem dhe ca e vodhėn nė emėr tė patriotizmit. Propaganda serbe veproj ndryshe.

Themeloi qerthuj kulturorė, hapi katedra tė sllavistikės nėpėr metropolet mė tė njohura, angazhoi trurin. Te ne ndodhi diēka tjetėr, pėrmes bajraqeve filluam marshimin. Nuk bėn tė harrohet, po ashtu se askush nuk e shuan diasporėn e vet. Shikojeni atė kroate, mbet vendimtare nė krijimin e shtetit tė vet. Diaspora jonė rrėshqiti kah fundi, pra shteti ynė duhet ta ngjallė atė. Tek e fundit, nga gjitha ato klube qė i patėm bėn t’i formojmė tri-katėr qendra kulturore midis Evropės e pse jo edhe Amerikės. Dikush duhet t’i kundėrvihet propagandės sė egėr serbe, mbasi shtetin e kemi ende tė ri.

Mendonim se pas pavarėsisė Serbinė do ta mbajmė te hoduti, por realiteti ėshtė ndryshe. Ėshtė te hoduti kjo ndoshta, por harrojmė se nėpėr metropole e qendra tė vendosjes propaganda serbe kurrė nuk ka qenė mė e madhe se tani. Me dhjetėra libra pamfletesh linēohen pėrmes autorėve serbė e tė huaj, duke rrėnuar imazhin e Kosovės dhe shqiptarisė. Se propaganda e saj forcohet, e dėshmon shtangia e shteteve rreth pranimit tė pavarėsisė sė shtetit tonė. Besonim se shtetet myslimane do na pranojnė njė zėri, por harruam se ato ishin dhe mbeten vasalė tė pansllavizmit, nuk mundėn qė tė lirohen nga kthetrat e tyre dhe askush nuk i moli mė mirė sa ish-regjimi jugosllav.

E ledhatuara e Evropės vazhdon tė dėgjohet mė shumė se ne, ndėrsa ne merremi me do gjėra triviale duke ia plotėsuar qejfin vetes. Besonim se bota nuk na harron dhe do tė frymojė pranė nesh. Por ēfarė u ofruam miqve tanė? Njė doracak pėr tė vėrtetėn mbi Kosovėn dhe shqiptarėt nuk mundėn ta botonin dhe t’ua shpėrndanim qendrave tė vendosjes jo pėr hirin tonė, por pėr tė zhveshur shpifjet serbe rreth Kosovės dhe lashtėsisė sonė. Mungonin financat ndoshta, por jo truri.

Tani pėr tani diasporės i duhet organizim kualitativ, pėrndryshe ne mund tė humbasim njė forcė qė e patėm krah nė momente mė tė vėshtira. Atė duhet ta kemi pranė dhe tė frymojmė e mendojmė bashkėrisht rreth ēėshtjeve tė ndryshme qenėsisė tonė. Diaspora e tanishme nuk ėshtė e viteve tė gjashtėdhjeta, shtatėdhjeta: e krahut tė punės e Hauptbahnhof-ave, e qajxhihaneve e ēibritave; kemi njė diasporė krejt tjetėr: e intelektualėve, e krijuesve tė tė gjitha rrafsheve, ku kontributi i tė cilėve mund tė jetė i madh. Shteti ynė duhet t’i ofrojė ata, tė cilėt mund tė bartin ca pėrgjegjėsi tek udhėheqin qendrat kulturore po qe se themelohen. Kėrkohet pra organizimi e pėrkrahja nga Shteti. Nuk bėn ta lėshojmė shansin ton jetik. Pėr shqiptarėt, pa e marrė parasysh se nga janė, kontributi i tyre ėshtė i mirėseardhur.

Nė vitin 1993 Serbia kishte rrėnuar thuajse tėrė institucionet tona, duke bėrė ēmos qė tė pėrdhosnin edhe “Abetaren” e gjuhės sonė. Tė rebeluarit e gazetės “Rilindja”, me nė krye z. Adem Demaēi, u ngujuan nė katin e shtatė tė “Pallatit tė Shtypit”. Kishim qėndruar nė grevė urie plotė 11 ditė. Unė nuk do ta harroj kurrė takimin letrar me njė klub tė diasporės nga Kopenhaga. Plot njė gjysmė ore kishte zgjatur takimi ynė pėrmes telefonit: duke lexuar poezi unė, e duke shtruar pyetje ata, qė ishin tubuar nė njė sallė tė kryeqendrės sė Danimarkės, megjithėse ishim tė rrethuar nga bandat e Arkanit dhe dinim ē’na priste.

Mandela ynė ishte ai qė na jepte kuraje; na kishte urdhėruar po qe se na sulmojnė paramilitarėt tė mos u biem nė dorė. Ne nuk kėrkonim asgjė tjetėr pos tė mbronim librin dhe gjuhėn shqipe. Mė 27 maj 1993, sapo e kishim lėshuar fortifikatėn tonė, kisha deklaruar: Greva jonė kishte vetėm njė qėllim, tė zgjojė ndėrgjegjen e njeriut pėr njė dinjitet dhe qė dhunėn tė mos e pranojmė si fat tė fundit tė shekullit XX. Ne bėmė grevėn, jo pėr tė frikėsuar ndokėnd, por pėr tė dėshmuar se edhe ne kemi tė drejtė pėr tė jetuar. Brenda mundėsive ishim pėrpjekur tė mbrojmė identitetin, gjuhėn dhe kulturėn, pa cenuar lirinė dhe qetėsinė e tė tjerėve. Ky ishte edhe mesazhi ndaj shumė miqve tanė nga Diaspora, qė nuk pranin tė pyetnin rreth fatit tonė. Mendoj se pėr atė duhet ofruar dhe besuar nė potencialin e saj njerėzor e intelektual. Ėshtė koha prapė tė dėgjohet marshimi i saj. Tė mos harrojmė se diaspora jonė nuk ėshtė ajo e viteve ‘60.

-- dėrguar nga Shefqet Dibrani

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara