HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Anekdota negative tė sė djathtės shqiptare

-- nga Agron TUFA, Panorama, 21.09.2008

Agron TUFA

Disa nga problemet mė tė mprehta e mė thelbėsore, qė pėrbėjnė statusin e identi-tetit, dhe prej kėndej - vetėrealizimin dhe vazhdimėsinė e individit nė shoqėrinė shqiptare tė postkomurtizmit, mbeten ende tė pazgjidhura. Zgjatja, stanjacioni dhe mungesa e perspektivės nė zgjidhjen e kėtyre problemeve lidhet mė sė pari me paaftėsinė dhe krizėn e pėrgjithshme, nė radhė tė parė, tė klasės tonė intelektuale, e cila, fill pas rėrties sė komunizmit u kap gafil, e papėrvojė, me njė bankrot kulturor, e topitur nga ndikimi i propagandės dhe me njė shkallė tė ulėt reflektimi pėr tė rikuptimėsuar tė kaluarėn komuniste. Por akoma mė negativisht nė konstruktin intelektual ka ndikuar shkalla e ulėt, apo mė saktė, mungesa e refleksit pėr tė kundėrshtuar format tipike tė sjelljes dhe drejtimit ultramajtist tė pushteteve politike.

Ne nuk e kishim njė klasė intelektuale, e cila tė ishte e aftė tė pėrpunonte ide, tė kishte ndjenjėn e perspektivės dhe tė shihte se si pas ēdo kryqėzate elektorale mėnjanoheshin problemet e mėdha dhe mbetej e pandryshuar vetėm babėzia pėr pushtet. Raste e qėndrime tepėr tė veēuara kanė patur rol tė papėrfillshėm dhe kanė humbur nė angazhimin propagandist tė medias pro pushteteve, ose ndryshe, tė mercenarizmit tipik qė ka shoqėruar gjenealogjinė shekullore tė inteligjencies sonė.

Mazhoranca e Djathtė

Pėrse e theksoj kėtu dėshtimin e klasės intelektuale dhe pse mendoj se ajo ka mė shumė faj se klasa politike? Sepse, e para, duke patur rolin parėsor tė sensihilizimit tė shoqėrisė, duke qenė se ajo duhet ta mbajė tė esėllt dhe aktive vetėdijen qytetare (jo vetėm pėr mungesėn e ujit dhe dritave), duke qenė e vetmja gjeneruese e ideve dhe diskurseve tė nxehta publike, klasa intelektuale duhej tė kishte provokuar njė situatė zgjimi nė rikuptimėsimin e tė kaluarės sonė, tė ballafaqonte shoqėrinė me gjenocidin qė kishte kaluar dhe me ata qė i kishin shkaktuar aq shumė fatkeqėsi. Ėshtė inteligjencia ajo qė provokon horizontin e vetėdijshėm pėr njė klasė mė tė pėrgjegjshme politike, qė evidenton problemet e mėdha morale, shpirtėrore e materiale dhe jo e kundėrta.

Politika nuk mund tė emancipojė politikėn. Sė paku tek ne. Mjafton t'i hedhėsh njė sy pėrbėrjes sė Parlamentit tonė nė aq legjislatura sa kanė kaluar, qė kjo pyetje tė mos ngrihet mė. Por duke e lėnė tė palėvizshme dhe inerte kėnetėn e shoqėrisė shqiptare, duke e braktisur atė nė gjendje natyrore, nė tėrė kėto vite tė gjata tė postkomunizmit, statusi individual dhe shoqėror degradoi nė njė garė arbitrariteti, fyerje, abuzimi dhe nėpėrkėmbje tė interesave, lirive dhe dinjitetit. Nė njė vend tė inkriminuar pėr gjysmė shekulli si Shqipėria, askush nuk kėrkoi llogari, askush nuk dha llogari, askush nuk mundi tė rifitojė ēka kishte humbur, pėrveē shpresave tė rrejshme, qė janė pėrsėritur nė forma tė pamoralshme nė prag zgjedhjesh.

Nė Gjermaninė e shkatėrruar nga tragjedia naziste dhe Lufta e Dytė, inteligjencia gjermane apeloi fuqishėm pėr ndjenjėn e fajėsisė dhe dhėnies llogari (kujtojmė ciklet e leksioneve dhe mandej librin e Karl Jaspersit "Mbi ndjenjėn e fajėsisė"); pėrkundrazi, nė Shqipėrinė e dalė nga ploja staliniste u bė krejtėsisht e kundėrta dhe rezultati nuk vonoi me sjelljet harbute e agresive tė persekutorėve e censorėve tė djeshėm, me ringritjen e recidiveve komuniste, me rikthimin e tyre apo tė bijve tė tyre nė pushtetet politike e administrative, nė institute, tė arsimit, shkencės dhe kulturės, tashmė tė sigurtė e fuqishėm ekonomikisht. Restaurim i neokuminizmit nė demokraci! - ja njė pėrkufizim qė i shkon pėrshtat gjendjes sonė! E habitshme ėshtė se edhe ndonjė modernizim i vagullt i politikės shqiptare nuk ka ardhur organikisht, se brendshmi, si meritė e rolit aktiv tė inteligjencies tonė, por vetėm me kushtet, detyrimet dhe presionet nga jashtė, tė institucioneve europiane.

Por tjetėr gjė ėshtė roli i papėrmbushur i inteligjencies tonė, dhe krejt tjetėr - roli i programeve dhe praktikave tė politikės shqiptare. Kur flasim pėr programet dhe qėndrimet e klasės sonė politike, tė bie nė sy ēorientimi, konfuzioni, kontradiksioni, nė orientimin e tyre ideologjik. Ėshtė gėnjeshtėr e trashė ajo qė thonė se, me rėnien e sistemeve komuniste jetojmė epokėn e rėnies sė ideologjive; ato nuk janė zhdukur asfare, pėrkundrazi janė mė tė gjalla se kurrė. Pema e ideologjive, siē thotė Norberto Bobbio, mbetet kurdoherė e bleruar dhe se vetė pohimi i krizės sė ideologjive ėshtė mė se ideologjik. Mirėpo tek ne edhe ndarja e madhe ideologjike "e majtė" dhe "e djathtė" ka humbur orientimin, anipse e djathta dhe e majta nuk kanė tė bėjnė vetėm me ideologjitė, pasi kėshtu i hyjmė njė thjeshtimi tė papėrligjur. Ky orientim ėshtė mė sė pari, ēėshtje e botėvėshtrimit individual, e formimit, ideve dhe ndjesive, edhe pse pėr triumfin e tyre shoqėror lypset aksioni politik. Tek ne "e majta" dhe "e "djathta" nė pėrkatėsinė e vet janė shndėrruar nė fjalor tė paverifikueshėm politik.

Ajo qė sipas meje pėrbėn tragjiken e dėshtimit tė idealeve nė shoqėrinė shqiptare, ka tė bėjė me dėshtimin e tė djathtės shqiptare: njė dėshtim i ngadaltė e i sigurt, i zgjatur tejskajshėm e torturueshėm, si njė anekdotė banale dhe ja ku jemi tani: me plagė tė pambyllura, tė cilėt vetėm se acarohen nga ata qė i kanė shkaktuar, pa pronė, pa traditė, pa rehabilitim, pa respektin e tė martirizuarit, tė braktisur nė shkallėn mė tė fundit sociale, tė tėhuajėsuar nga idealet pėr tė cilat luftuam. Ja pra ēfarė bilanci kemi pas tetėmbėdhjetė vjetėsh nga rėnia e komunizmit: karikaturėn e sė djathtės!

Pse e vė theksin pikėrisht mbi fatin e sė djathtės? Sepse pėf mbarėsinė e njė shoqėrie tė shėndoshė ėshtė po kaq e rėndėsishme dhe e majta. Dhe sigurisht! Kėtė pjesė dialektike tė dikotomisė apo diadės, populli ynė e ka dhėnė figurativisht nė njė shprehje idiomatike: "E majta lan tė djathtėn dhe tė dyja sė bashku - fytyrėn". Porse tek ne ato lajnė diē shumė mė prozaike se fytyra!

Fati i sė djathtės duhet tė na shqetėsojė pak mė posaēėm, pėr disa arsye qė do t'i shtjelloj shkurt.
E para, sepse pas njė diktature gjysmėshekullore, ekstremisht tė majtė, njeriu shqiptar kaloi disa stade tė zombizimit, duke u shndėrruar nė njė robot dhe duke krijuar raporte tė thella tėhuajėsuese me rolin e tij nė shoqėri, me traditėn, historinė, kulturėn, religjionin, pronėn, atdheun - me njė fjalė - raportet e vetėdijes sė tij qenė pėrfundimisht tė shkatėrruara lidhur me nocionin themelor tė sė Mirės dhe sė Keqes. E dyta, sepse shoqėria shqiptare, vetėdija individuale dhe ajo masive, kishin humbur ekuilibrin pėr gjysmė shekulli paranojė tė majtė dhe, kėsodore, do ta humbitnin pakthyeshėm rivendosjen e kėtij ekuilibri, pa u ballafaquar me sistemin e vlerave tė sė djathtės. E treta, sepse, pas gjysmė shekulli stalinizėm shqiptar, vetėm njė e djathtė e shėndoshė mund dhe duhej tė pėrmbushte njė mision historik e shoqėror, pėr ta nxjerrė atė nga katastrofa morale, shpirtėrore e materiale dhe, e katėrta, sepse vetėm njė e djathtė e shėndoshė mund tė krijonte premisat e pajtimit, rinjohjes dhe rivlerėsimit tė njeriut tonė me qenien e tij tė fragmentarizuar, tė gjymtuar, tė ndėrprerė e tė izoluar nga koha, historia, tradita, religjioni, ideali iluminist dhe interesi nacional.

Por pėr fat tė keq, kjo nuk ndodhi, pasi spektri i sė djathtės shqiptare, i strukturuar me elementin tradicional tė paraluftės sė Dytė, i pasuruar fuqishėm gjatė gjysmė shekulli persekucion e gjenocid komunist (diktatura ka meritė pėr kėtė), dhe e mbėshtetur nga rinia studentore dhe inteligjencia e re e paskomunizmit, dėshtoi fill pas fitores sė bujshme nė mars 1992.

Gjithė periudha tjetėr flet pėr denatyrimin e saj, largimin nga idealet, sabotimin e shpeshtė tė misionit tė saj, aq sa sot nuk mund tė quhet mė e djathtė, as nga pėrbėrja, as nga prejardhja, as nga filozofia, as nga utopia. Ngelet vetėm se premtimi dhe riciklimi i rrethit vicioz, qė vėrtitet dhe kthehet nė pikėnisjen fillestare. Tė persekutuarit, tė pushkatuarit, tė internuarit, tė privuarit nuk e gjetėn drejtėsinė, nuk e zunė vendin e tyre qė u takon, nuk iu kėrkua falje, edhe pse pėr kėtė, pėrsėri, nuk ushtron presion klasa jonė intelektuale, por sėrish presioni vjen nga Europa; prokurorėt, hetuesit; torturuesit, xhelatėt dhe spiunėt e djeshėm janė nė majė tė pushtetit politik e administrativ, nė Parlament e nė institucione drejtuese publike; ata sėrish e kanė pushtetin e dosjeve dhe informacionin pėr gjithēka ngjet (kėqyrni gjithė rrjetin e avokatėve - pjesėn dėrrmuese tė emrave do t'i gjeni si torturues nė librat e memuareve tė ish-tė burgosurve politikė!), madje, nė kulmin e pushtetit kinse tė djathtė, ky establishment - dekorohet, shpallet heroi ynė i vetėdijes qytetare! Prona nuk u rikthye, trashėgimia komuniste nė shkencė, arsim, kulturė e politikė vazhdon restaurimin dhe e mban tė pacenuar monopolin. Nė majė tė pushtetit janė bijtė, tė cilėve, pak t'u kruash koren, janė aq tė kuq, sa nė tė mund tė ndezėsh cigaren - skuq e kaluara e tyre familjare - kupola e djeshme komuniste.

Po unė nuk ju ftoj tė shihni me lupė kaq tė imtėsishme.
Thjeshtė merreni kėtė tablo si njė anekdotė tė zgjatur e bajate, si njė anekdotė negative pėr moralin e punės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara