HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


E djathta e rrezikuar

-- nga Mero Baze, Tema - 17.03.2008

Mero Baze Zhvillimet e reja nė tė majtėn shqiptare pas shfaqjes nė horizont tė ligjit tė ri elektoral po krijojnė njė problem real pėr shumicėn nė pushtet dhe spektrin e djathtė nė pėrgjithėsi. Ndarja e qartė e LSI dhe disa aleatėve tė tjerė tė sė majtės dhe bashkimi i PSD me PS krijojnė de facto dy pole tė forta tė sė majtės, njėri dhe mė kryesori Partia Socialiste me PSD dhe e dyta, LSI me aleatėt e tjerė. Ky konfiguracion i ri nė tė majtėn shqiptare duket se ėshtė i pakthyeshėm pėr momentin dhe i jep asaj shanse tė grumbullojė maksimumin e votave tė opozitės shqiptare. LSI dhe aleatėt e saj kanė shansin tė marrin votat e gjithė socialistėve tė pakėnaqur nga Edi Rama dhe reformat qė ai po bėn nė PS, ndėrsa Partia Socialiste e Ramės ka shans tė marrė gjithė votat e socialistėve qė besojnė tek ai dhe njė pjesė tė re qė ai ka aktivizuar nė parti. Me kėtė konfigurim e majta shkon e qartė nė zgjedhje dhe ka shansin tė mos lėrė asnjė votė tė ikė dėm. Natyrisht, LSI dhe aleatėt e saj tė rinj do tė kenė mundėsinė tė diktojnė shumė pėr njė shumicė tė mundshme pas zgjedhjeve, nėse gjithēka shkon mirė pėr tė majtėn.

Por e djathta ėshtė tėrėsisht e papėrgatitur para kėtyre zhvillimeve. Aleatėt qaramanė tė Sali Berishės kanė nisur tė vajtojnė qė kryetari i PD nuk do dalė mė tribunave tė bėjė thirrje tė votohet pėr partitė e tyre dhe po bėjnė zhurmė rrugėve. Nė pozicionin mė qesharak natyrisht qė gjendet Fatmir Mediu, i cili duket se ka besuar vėrtet se votat e taktizuara tė 2005 janė vota tė tij. Bilé, me sa shikoj, mė duket se dhe Arian Madhi ka besuar se i ka marrė vėrtet aq vota nė Kamėz. Ky kryetar partie, i cili teorikisht ka patur shansin tė ishte njėfarė lideri i partive tė vogla tė sė djathtės, nė tė vėrtetė, po ta vėsh re, ka referencė ose Milon, ose Cekėn dhe kurrė Ilir Metėn nga kampi pėrballė. Ai ka ulur profilin e partisė sė tij deri nė banalitet, ka humbur identitetin politik dhe e ka kthyer atė nė njė kioskė pėr ndere personale dhe shoqėrore. Po tė vėsh re, dhe shqetėsimet e tij politike mė shumė lidhen me “grupe” brenda PD sesa me PR. Mė tej akoma ėshtė bėrė qesharak duke zbuluar armiq tė Berishės dhe Topit nė PD, qė ata nuk i ditkėrkan. Pasi nuk na solli dot president kushėririn e kunatit tė vet, njė oficer mediokėr nga Skrapari, ka nisur tė vajtojė se dikush ka votuar kundėr Bamir Topit. Ky njeri qė, me sa mbaj mend, ato ditė turfullonte se do ikte nga qeveria, po tė mos bėhej oficeri i tij president, tani paska zbuluar se dikush nga PD ka dashur zgjedhje tė parakohshme. Njė figurė e tillė qesharake, qė vetėm reciton pa pushim fjali pa asnjė kuptim dhe pa asnjė ide, tani nuk mund tė prodhojė dot mė asnjė vlerė politike. Tė njėjtėn gjė natyrisht ka bėrė dhe Pollo, dhe Ndoka. Dhe ata i kanė kioskėzuar partitė e tyre, i kanė kthyer nė privilegje pėr kunetėr, kushėrinj, farefis e sponsora tė tyre tė vjetėr. Pėr kėtė arsye ata nuk kanė mė asnjė shans tė prodhojnė njė pol nė tė djathtėn shqiptare, aq tė nevojshėm nė kėto momente. Rruga e tyre e vetme ėshtė t’i rifusė Berisha nė listat e PD dhe tė marrin rrogėn si deputetė dhe njė mandat. Disa prej tyre dhe mund tė bėjnė karrierė nė PD.

Shansi i vetėm pėr njė pol tė ri tė sė djathtės ėshtė rigrupimi i partive historike qė nuk kanė qenė nė parlament, kombinuar me ndonjė element tė ri pėr tė qenė garantė tė mbledhjes sė votave tė dėshpėruara nga e djathta, tė cilat nuk janė pak. Ballistėt dhe legalistėt pėrfshi dhe lėvizjen e zotit Shehi, me ndonjė fasadė mė tė pėrtėrirė, mund tė jenė fillesa e njė alternative krah shumicės nė pushtet pėr tė marrė votat e njerėzve tė dėshpėruar qė nuk duan tė shkojnė te PS. Natyrisht, para se tė shkojnė deri te kjo ide, ata duhet tė heqin dorė nga rivalitetet meskine qė kanė dhe figurat qesharake nė krye tė tyre. Janė sė paku dy kategori sociale tė sė djathtės qė nuk kanė mė pėr kė tė votojnė, pronarėt dhe ish-tė persekutuarit. Po fakti qė nuk kanė pėr kė tė votojnė, nuk do tė thotė qė tė rifyejnė veten dhe tė votojnė pėr njerėz kot.

Tashmė, thirrjet qė Partia Republikane ėshtė parti e pronarėve vlejnė vetėm pėr tek emisioni i “Portokallisė”. Ministri i Mbrojtjes dhe kryetari i republikanėve ėshtė njėkohėsisht dhe penguesi mė i madh i kthimit tė pronave shtetėrore, kryesisht reparteve ushtarake pa asnjė vlerė, te pronarėt e tokave. Ish-tė persekutuarit po rropaten zyrė mė zyrė tė marrin njė vėrtetim pėr tė aplikuar qė tė quhen ose jo tė persekutuar nė vitin 2008, pa asnjė shpresė se mund tė marrin ndonjė lek dhe atė shpesh duhet ta marrin tek ish-persekutorėt e tyre qė nuk i ka lėvizur njeri nga puna. Kėto kategori natyrisht nuk kanė ndėrmend tė votojnė pėr tė majtėn, por mund tė abstenojnė. Fuqizimi i njė poli tė ri tė sė djathtės jashtė partive qė kanė bėrė batėrdinė nė qeveri do tė ishte njė balancim serioz i spektrit politik shqiptar dhe mund t’i jepte shanse reale tė djathtės tė arrinte sėrish njė shumicė nė zgjedhjet e 2009. Nė kėtė mėnyrė si po bie pingul autoriteti i qeverisė, tė gjitha partitė e vogla tė sė djathtės vetėm sa i ngrenė qimet pėrpjetė elektoratit tė djathtė. Ata kanė vetėm njė shans tė jenė nė parlament, nėse futen nė listat e PD prej Berishės, duke bėrė atė qė bėri dje Skėnder Gjinushi. Shans tjetėr tė prodhojnė politikė jashtė kazanit ku kanė ngrėnė kėto tre vjet nuk kanė. Nėse e djathta nuk gjen dot fuqi tė organizohet, natyrisht, jo me me figurina tė ndryshkura, por me njerėz tė besueshėm, pėr tė prodhuar njė alternativė modeste ndaj PD, votat e saj tė dėshpėruara do tė humbasin nė gropėn e zezė qė prodhon ligji elektoral dhe do tė ndahen mes PS, PD dhe LSI. Kjo natyrisht qė do tė ulė shumė shanset pėr njė fitore tė sė djathtės mė 2009 dhe do t’i hapė rrugė njė sundimi afatgjatė tė sė majtės nė politikėn shqiptare, e cila, njė ditė pas zgjedhjeve, nėse ėshtė shumicė, di t’i ndajė menjėherė pjesėt e pushtetit mes vetes.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara