HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Joseph Biden, fati i minutės sė fundit pėr shqiptarėt

-- nga Mero Baze, TemA - gusht 2008

Mero Baze - Natėn e 24 marsit 1999 pas mesnate, ndėrsa isha duke fjetur, mė telefonoi presidenti Clinton: “Z. senator Biden, tė thirra tė tė lajmėroj se forcat ajrore amerikane i kam urdhėruar qė tė nisen nė sulme bombarduese ndaj pozicioneve ushtarake nė Jugosllavi. Tani forcat tona janė nė veprim”. Ishte njė lajm qė e prisja, por dhe qė mė kapi nė befasi. Pyetja ime e parė pėr presidentin Clinton ishte:

- Z. president, si thua, francezėt si do tė reagojnė?

- Kush ėshtė duke i pyetur francezėt! Ne kemi filluar sulmet kundėr Jugosllavisė dhe francezėt e tė tjerė do tė na bashkėngjiten!

Ky ishte njė nga paragrafėt mė entuziastė nga rrėfimi i Joseph Biden, mė 28 prill 2002, nė hotel “Sheraton” nė Manhattan, nė njė takim organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e drejtuar nga ish-kongresmeni Diogard.

Mero Baze & Joseph Biden

Me njė oratori mahnitėse, me njė njohje deri nė detaje tė ēėshtjes shqiptare, me njė pėrgjegjshmėri prej burri shteti dhe thjeshtėsi tė paarritshme nga askush, Joseph Biden ka folur pėr rreth njė orė mbi pėrvojat e tij si kryetar i Komitetit pėr Marrėdhėniet me Jashtė nė Senat rreth konfliktit nė Kosovė dhe rrugės sė Kosovės drejt pavarėsisė. Takimi, i cili provonte themelimin 12 vjet mė parė tė organizimit tė Lobit shqiptar nė SHBA, kishte bashkuar pėrfaqėsues tė politikės shqiptare dhe shoqėrisė civile nga Kosova, Maqedonia, Shqipėria dhe Mali i Zi. Isha ftuar aty bashkė me tė ndjerin Pjetėr Arbnori, tė cilin e ulėn nė krah tė senatorit Biden dhe Ramush Haradinajt, i cili ishte pėrfshirė ndėrkohė nė politikėn e Kosovės si kryetar i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės.

Biden ishte i ftuari kryesor i atij takimi prej politikanėve amerikanė. Ishin ndėrkohė dhe Tom Lantos dhe Ben Gilman, si dhe kryetari i ri i Bashkisė sė qytetit tė Nju-Jorkut, Michael Blumberg.

Fjalimi i Biden mposhti sallėn dhe padurimin shqiptar pėr tė heshtur. Duke ditur se ēfarė auditori kishte pėrpara dhe ēfarė mesazhi duhet tė pėrcillte, Biden nisi tė tregojė disa detaje mbresėlėnėse nga misioni i tij sekret nė Kosovė. Tregoi se si javėn e parė tė lirisė sė Kosovės shkoi nė njė mision jopublik nė Beograd dhe pastaj nė Kosovė. Kishte takuar pėr herė tė fundit udhėheqėsin serb, Millosheviē, me tė cilin normal qė nuk ishte marrė vesh dhe pastaj kishte zbritur nė Kosovė.

- Aty takova njė njeri me rroba ushtarake, - tha, - tepėr energjik dhe nervoz, qė dukej se e pėrjetonte si arritje tė lirisė ēlirimin e Kosovės. I thashė, duhet t’i heqėsh kėto rroba dhe duhet tė rrish civil. Ky vend, i thashė, ka nevojė pėr demokraci dhe jo pėr luftė.

- Unė nuk di tė bėj politikė. Mbledhjet mė mėrzisin dhe nuk i duroj dot.

- Pėrpiqu ta bėsh, i thashė. - Ndryshe SHBA nuk do t’ju mbėshtesė.

Ika nga Kosova nė pritje tė lajmeve tė mira atje. Dhe lajmi i parė i mirė erdhi shpejt. Njeriu me rroba ushtarake ishte veshur civil dhe kishte themeluar njė parti. Ai ėshtė zoti Haradinaj, ky qė kam kėtu nė krah, - tha duke qeshur.

Ky ishte dhe stili i tij pėr tė komunikuar me tė ftuarit dhe sallėn. I drejtpėrdrejtė, shpesh ironik me banalitetin dhe shumė i informuar pėr ēdo detaj qė pėrshkruante nga problemet shqiptare.

Haradinaj u skuq i gjithi dhe nuk reagoi. Tundi kokėn pėr tė inkurajuar entuziazmin e sallės. Pas kėsaj salla u bė rob i fjalėve tė senatorit. Ai nisi tė tregojė detaje tė tjera nga debatet e tij me Shtėpinė e Bardhė, gjeneralėt dhe median pėr Kosovėn.

“Kosovės, popullit tė Kosovės, politikanėve tė saj e institucioneve tė sapongritura iu duhet patjetėr nė radhė tė parė tė respektojnė tė drejtat e tė gjithė etniteteve, pa patur qėllime tė mbrapshta e emocionale ndaj minoriteteve tė tjera. Kosova, - tha ai, - duke ndėrtuar institucionet e veta, i ka hapur rrugėn e drejtė Pavarėsisė. Por, kur Kosova tė japė prova ndaj komunitetit ndėrkombėtar, se e meriton atė.. Kosova, - tha, - Biden, kaloi njėrėn prej periudhave mė tė vėshtira nėn sundim e Millosheviēit, prandaj ajo kurrė nuk duhet tė bjerė viktimė e ekstremizmave tė ēfarėdo lloji e tė ēdo ane qofshin ato, shqiptare apo kushdo qoftė. Unė mendoj se pėr Kosovėn ėshtė e rėndėsishme mėnyra se si do ta arrijė Pavarėsinė. Nga kjo do tė varen mė pas dhe raportet e saj me komunitetin ndėrkombėtar, ndihmat dhe mbėshtetja politike-ekonomike qė ajo do tė marrė nė tė ardhmen. Ky ėshtė njė mesazh i qartė pėr ju shqiptarėt. Ju duhet tė njihni dhe respektoni vetėm format demokratike tė zgjidhjes sė problemeve, dhe asnjėherė atė tė armėve e konflikteve tė armatosura”.

I qartė dhe urdhėrues nė tonin e tij ai tha: “Ndėrtoni demokracinė! Ndėrtojeni Kosovėn! Ne do tė qėndrojmė nė Kosovė, deri atėherė kur me tė vėrtetė Kosova do tė jetė demokratike dhe e parrezikuar nga fqinjėt. Edhe nė takimet me presidentin Bush kam kėrkuar dhe do tė kėrkoj qė trupat amerikane mos tė reduktohen nė Kosovė. Pa komandėn dhe prezencėn amerikane, Evropa nuk ėshtė nė gjendje tė mbajė paqen nė Kosovė”.

Mė pas erdhi radha tė fliste pėr Shqipėrinė. Iu drejtua zotit Arbnori dhe iu referua vuajtjeve tė tij nė burgje.

“Shqipėria nuk ka ndryshuar shumė dhe asaj, si shumė vende nė rajon, tė cilat janė nga mė problematiket nė Evropė, i mbetet shumė pėr tė bėrė. Edhe ato duhet tė futen nė gjirin e familjes evropiane. Shqipėria duhet qė tė zhvillojė pikėsėpari zgjedhje tė lira e tė ndershme, tė cilat janė nė rrugė dhe duhet tė japė prova pėr njė demokraci tė vėrtetė. Tė krijojė kushtet nė rrugėn e asocimit tė saj nė Evropė. Qeveria shqiptare duhet tė sjellė nė Shqipėri demokracinė, pėr tė dėshmuar kėshtu para komunitetit ndėrkombėtar se edhe ajo dėshiron me tė vėrtetė t’i bashkėngjitet institucioneve demokratike evropiane. Vetėm demokracia, vetėm demokracia, demokracia e vėrtetė, respektimi i tė drejtave tė njeriut, lufta kundėr korrupsionit, kriminalitetit do tė jenė e ardhmja e Ballkanit, Ballkanit, i cili nė fjalorin amerikan ka hyrė si fjala “problem”. Prandaj, dhe kur flasim pėr Ballkanin, ēmojmė edhe prezencėn tonė nė Ballkan, rolin dhe punėn qė kemi bėrė. Ajo pėr mendimin tim, - tha ai, - duhet tė jetė afatgjatė, duke e konkretizuar me atė se ēfarė rreziku vjen pas saj. Megjithatė, edhe disa vende evropiane nuk duhet ta lėshojnė Ballkanin, dhe ato duhet tė marrin mė shumė pėrgjegjėsi nė Ballkan. Unė personalisht kam insistuar, deri te presidenti, qė ne nuk duhet tė largohemi nga Ballkani.”

Pas takimit Biden u takua me secilin prej tė ftuarve. Organizatorėt kishin pėrgatitur nga dy rreshta pėr t’u prezantuar me secilin. Diogard mė prezantoi me tė, duke i theksuar se “ėshtė njė gazetar qė qeveria do tė ishte e lumtur tė mos ishte”. Senatori qeshi dhe mė ftoi tė bėnim njė foto. Pastaj iu drejtua kamerave qė u fokusuan. Dhe pėrsėriti shqetėsimin pėr deformimet e demokracisė nė Shqipėri, nevojėn pėr zgjedhje tė lira dhe lirinė e shtypit. Kėshtu bėri thuajse me tė gjithė tė ftuarit nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia dhe Mal i Zi.

Lajmi se Joseph Biden ėshtė emėruar kandidat pėr zėvendėspresident, ėshtė ndoshta lajmi mė i mirė pėr shqiptarėt nė kėto momente, kur problemi i Kosovės po ballafaqohet me njė krizė tė raporteve ndėrkombėtare dhe frikės se kandidati favorit pėr president, Barack Obama, ėshtė njė politikan shumė larg njohjes sė problemit shqiptar. Tani shqiptarėt kanė qetėsinė e duhur nga Uashingtoni, edhe pse Hillary Clinton ka ikur nga gara. Secili kandidat fitues ka garantin e vet pėr ēėshtjen shqiptare. Joseph Biden, por dhe McCain janė tėrėsisht tė qartė dhe tė vendosur pėr ta ēuar deri nė fund misionin amerikan nė Ballkan dhe veēanėrisht tė jenė avokatėt e mėdhenj tė Kosovės nė Uashington. Ai i jep shumė motive shqiptare entuziazmit qė ka ngjallur karizma e senatorit Obama te brezi i ri shqiptar pėr ta mbėshtetur. Hezitimi se Obama nė Shtėpinė e Bardhė do tė harronte Kosovėn, merr fund tani qė aty do tė hyjė njė njohės i madh i ēėshtjes shqiptare. Ai ėshtė fati i minutės sė fundit pėr shqiptarėt nė kėtė garė presidenciale nė SHBA.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara