HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Njė spot i vjedhur pėr luftėn kundėr korrupsionit

-- nga Mero Baze, TemA - shtator 2008

Mero Baze Kryeministri, Sali Berisha, ka vjedhur tekstin dhe dizajnin e njė spoti tė pėrdorur nga njė kandidat pėr president nė Argjentinė, Ricardo López Murphy, nė zgjedhjet e fundit presidenciale, nė tetor tė vitit 2007, pėr ta pėrdorur si bazė tė njė spoti propagandistik pėr luftėn kundėr korrupsionit nė Shqipėri. Teksti thuajse i njėjtė, pėrjashto shifrat e implementuara nga Berisha, dhe dizajni i kopjuar prej tij nuk janė ndonjė mėkat i madh, por janė nė vendin e paduhur, nė tekstin e paduhur dhe momentin e paduhur pėr kryeministrin tonė. Ėshtė ters i madh tė nisėsh fushatėn antikorrupsion me njė spot tė vjedhur dhe kjo rrezaton mbi tė gjitha ngutjen dhe mėnyrėn joligjore se si kryeministri po pėrpiqet ta organizojė kėtė fushatė.

Por duke lėnė mėnjanė ata qė ia kanė ideuar dhe ia kanė shitur mallin e vjedhur si prodhim tė tyre, dua tė ndalem sė pari tek aspekti etik dhe moral i pėrmbajtjes themelore tė kėtij spoti. Pika kulmore e tij ėshtė fakti se kryeministri iu bėn thirrje qytetarėve tė denoncojnė korrupsionin nė telefonin e tij. Kjo ėshtė njė ide e gabuar, kundėr shtetit ligjor, qė rrezaton njė mentalitet parademokratik dhe qė pėrpiqet tė grumbullojė rreth kryeministrit njė autoritet fals. Kultura e njė shoqėrie demokratike na detyron tė gjithė ne qytetarėve tė saj tė ndajmė pushtetet dhe tė dimė se ku tė adresohemi pėr probleme tė ndryshme. Pėr shkelje tė ēdo ligji qytetarėt e njė vendi tė lirė drejtohen nė gjykatė apo prokurori dhe jo te kryeministri. Kjo ėshtė njė kulturė autoritariste dhe antiligjore. Ideja qė zot i luftės kundėr korrupsionit ėshtė kryeministri dhe se ai mund tė ndihmojė luftėn kundėr korrupsionit duke marrė informacion pėr ata qė vjedhin nė administratėn e tij ėshtė shumė konspirative, e vjetėr dhe imitim qesharak i strukturės sė Sigurimit tė Shtetit apo bashkėpunėtorėve vullnetarė tė saj.

Qytetarėt duhet t’i denoncojnė hajdutėt dhe kriminelėt nė prokuroi. Kjo ėshtė njė ide qesharake vulgare dhe qė dėshmon njė degradim kulturor tė tij. Ėshtė e papėrfytyrueshme qė nė njė shtet ligjor njė kryeministėr t’iu kėrkojė qytetarėve tė drejtohen tek ai dhe jo tek institucionet e drejtėsisė. Ėshtė absurde qė tė marrėsh kompetencat e prokurorit, gjykatėsit dhe kujtdo tjetėr, vetėm pse kėrkon t’i dobėsosh ata nė opinion publik, pėr t’i bėrė tė pabesueshėm, nėse njė ditė ata ngrenė akuza pėr ty si kryeministėr. Ky kryeministėr, qė bėri betejė dymujore pėr tė mos dorėzuar Fatmir Mediun nė prokurori, ky kryeministėr, qė e quante politike heqjen e imunitetit tė Lulėzim Bashės, ky iu kėrkon qytetarėve tė denoncojnė hajdutėt e xhepave. Shqipėria nuk ėshtė e zhytur nė korrupsion prej hajdutėve tė xhepave, por prej kapjes sė shtetit. Dhe shteti kapet, kur garat e mėdha, siē ėshtė rruga e Veriut, apo koncesionet e mėdha, siē janė ato pėr hidrocentrale mbi Devoll apo Vjosė, pėr privatizimet e mėdha, siē ėshtė ai skandalozi i ARMO-s, gara qė janė komanduar nga klientela e kryeministrit. Kjo ėshtė kapje e shtetit dhe jo 50 mijė lekėshat qė merr ndonjė hajdut nėpėr zyra. Hajdutėt e xhepave janė pjesė e kulturės sonė shoqėrore, kulturė e ushqyer nga kryeministra si ky qė i edukon njerėzit mos tė shkojnė tė denoncojnė te drejtėsia, por te qeveria apo partia, e cila pastaj di se ē’bėn me denoncimet e tyre.

Ky mendoj se ėshtė defekti thelbėsor i atij spoti. Gėnjeshtrat qė vijojnė nė tė pastaj janė mė tė lehta dhe mė tė verifikueshme si qesharake. Shikoni disa prej tyre. Kryeministri thotė se ka kursyer mbi 280 milionė dollarė nė prokurimet publike. Pėr ta kuptuar sa qesharake ėshtė kjo shifėr, mjafton tė kujtojmė se rruga Durrės-Kukės, 53 kilometra, kushton njė miliard dollarė, me njė kosto afėrsisht 20 milionė dollarė pėr kilometėr, nga njė kosto prej 2 milionė dollarėsh pėr kilometėr qė i kanė pas bėrė rrugėt paraardhėsit e tij. Pra, ky njeri qė ka bėrė njė rrugė dhjetė herė mė tė shtrenjtė se paraardhėsit, shpik qė ka fituar 280 milionė dollarė nga prokurimet publike, kur vetėm nė kėtė rrugė ka njė diferencė prej 800 milionė dollarėsh. Dhe duhet t’i kujtojmė se ėshtė njė rrugė e prokuruar me procedurė ekstra, me kosto pėr kilometėr dhe ende nuk dimė sa do tė shkojė pėrfundimisht, por thjesht urojmė tė bėhet dhe tė pėrdoret pėr interes tė Shqipėrisė. Por budallenj nuk ka pse na bėn.

Po ashtu, duhet t’i kujtojmė se shifrat prej 2 miliardė dollarėsh qė pėrmend pėr kursime nga taksat dhe tatimet, janė lojėra fjalėsh. E vėrteta ėshtė se buxheti ėshtė rritur me 2 miliardė dollarė, dhe ato kanė ardhur nga rritja e ēmimeve tė referencės, nga rritja taksave thuajse tri herė pėr buxhetet lidhur me referencat e pagave dhe shpenzimeve, si dhe nga rritja e ēmimeve nė botė tė lėndės djegėse, kryesisht naftės, akcizėn e sė cilės e mbledh qeveria. Kjo rritje nuk ka ardhur nga perfeksionimi i sistemit, por nga brutaliteti i sistemit, nga rritja e gjobave ndaj biznesit, nga arbitrariteti nė sulmet ndaj tij, duke rritur po kaq shumė sa tė ardhurat e shtetit dhe pjesėn qė fitojnė hajdutėt. E vetmja gjė qė mund tė thuhet ėshtė se hajdutėt e vitit 2008 fitojnė mė shumė se hajdutėt e vitit 2005 pėr tė njėjtin vend pune. Po kėshtu, janė fiktive gjithė shifrat pėr 100 zyrtarė tė ēuar para ligjit apo suksese tė tjera tė vetėshpallura.

Problemi i kėsaj qeverie ėshtė se nuk ka mbajtur premtimet e saj kryesore. Ajo ka dėshtuar nė ēėshtjen e pronave dhe e ka zhytur atė ēėshtje nė njė gropė tė thellė korrupsioni, nga e cila zor se do dalė ndonjėherė. Kjo qeveri u tall nė mėnyrė kriminale me tė persekutuarit politikė. Kjo qeveri dėshtoi nė reformat nė arsim, shėndetėsi dhe tatime. Kėtyre dėshtimeve qeveria duhet t’iu japė pėrgjigje, po tė dojė dhe me spote publicitare, por me shifra reale.

Fakti qė kryeministri ėshtė detyruar tė vjedhė njė spot pėr ta pėrdorur si spot kundėr korrupsionit, dėshmon se nga ē’njerėz rrethohet, nga ēfarė idesh udhėhiqet dhe ēfarė vizioni ka. Duke vjedhur, ėshtė vėshtirė t’u mbushėsh mendjen se po lufton vjedhjen. Duke gėnjyer, ėshtė vėshtirė t’u mbushėsh mendjen njerėzve se nuk gėnjen. Dhe duke kėrcėnuar ata qė tė hedhin poshtė gėnjeshtrat e tua, e ke tė vėshtirė t’u mbushėsh mendjen qytetarėve se nuk ke frikė konkurrencėn dhe zgjedhjet qė po vijnė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara