HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Politikė me FMN nė Tiranė

-- nga Mero Baze, TemA - shtator 2008

Mero Baze Misioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar nė Tiranė po bėhet objekt debatesh tė parakohshme nga opozita dhe media, pėr shkak tė pėrfundimit tė pritshėm tė mandatit tė tij nė fund tė kėtij viti. Me tone tė larta opozita po paralajmėron qeverinė tė mos prekė misionin e FMN, kurse kjo e fundit la tė kuptojė nė mėnyrė korrekte se ėshtė duke pritur vendimin e qeverisė. Problemi ėshtė se programi i FMN me qeverinė shqiptare nuk ka aq shumė rėndėsi pėr vlerėn qė ka qėndrimi i FMN ndaj qeverisė shqiptare nė opinionin publik ndėrkombėtar. FMN ėshtė kartė besimi pėr qeverisjen dhe pėrmes saj blihet besimi nė arenėn ndėrkombėtare pėr reformat financiare dhe aftėsinė e menaxhimit tė buxhetit. Ėshtė e vėrtetė se ėshtė shumė bezdi ta kesh nėpėr kėmbė FMN, kur je nė qeveri. Ke shumė kufizime pėr kreditė tregtare, shumė kufizime pėr reforma popullore, pėr ngritje rrogash apo ulje taksash. Por ėshtė po aq e vėrtetė se prej saj ke shumė pėrfitime lidhur me besimin qė kanė investitorėt e huaj rreth zhvillimeve nė vend apo situatės financiare.

Qeveria shqiptare gjendet nė njė fazė euforike lidhur me buxhetin e saj. Ajo ka tejkaluar shifrėn 4 miliardė euro dhe ka arritur tė marrė deri nė 700 milionė euro kredi tregtare nga bankat e nivelit tė dytė me leje tė FMN. Pas vitit 2009, ajo do tė ketė nevojė pėr mė shumė kredi, pėr shkak tė kolapsit ku mund tė futet pėrfundimi i rrugės Rrėshen-Kalimash, vonesat e pritshme nė pėrfundimin e saj deri nė qershor tė vitit 2009, si dhe viti elektoral qė do tė duhet tė rritė shpenzimet pėr tė zbutur pakėnaqėsitė e disa shtresave. Pėr kėtė arsye qeveria ka menduar realisht pėr tė mos e ripėrtėrirė kontratėn me FMN, duke e konsideruar vendin tė mėkėmbur financiarisht dhe buxhetin tė arsyeshėm dhe funksional. Por nė tė gjitha rastet ky ėshtė njė vendim qė do tė merret nga politika dhe jo nga arsyet teknike pse FMN ėshtė nė Shqipėri.

FMN i shėrben qeverisė mė shumė politikisht sesa teknikisht. Teknikisht, ne, mund dhe besoj, ia dalim ta vetėqeverisim buxhetin dhe skemėn financiare, por mbėshtetja politike e FMN ėshtė njė garanci e padukshme, qė ndjehet vetėm kur nuk e ke. Ėshtė pak a shumė si prania e oksigjenit nė njė vend tė izoluar, qė ndjehet vetėm kur mungon dhe nuk shikohet kur ekziston. Nėse ne nuk e pėrtėrijmė kontratėn me FMN pėr arsye politike dhe nėse FMN e shikon kėtė si njė gjest armiqėsor, qeveria do tė ndėshkohet rėndė prej saj. Askush nuk e ndal dot FMN tė bėjė deklarata politike, shpesh dhe tė argumentuara me skandale tė brendshme dhe nė prag tė zgjedhjeve kjo do t’i kushtonte shtrenjtė qeverisė. Pėr kėtė arsye zhurma e opozitės pėr largimin e mundshėm tė OSBE ėshtė e tepėrt, pasi thjesht do ta bėjė qeverinė tė mendohet mirė nė kėtė pikė. Ėshtė e rėndėsishme qė tė verifikohet vullneti i qėndrimit tė qeverisė ndaj FMN nė mėnyrė natyrale. Pra, ėshtė e rėndėsishme tė lėmė qeverinė tė shprehet pėr kėtė gjė. Duke u shprehur vetėm opozita dhe FMN, duket se jemi duke vėnė qeverinė para njė presioni, pėr tė cilin ajo fare papritur mund tė thotė se ėshtė fals, pasi s’ka ndėrmend tė largojė FMN.

Fakti qė opozita thotė se FMN duhet tė qėndrojė, ka rėndėsi vetėm pėr faktin se ajo ėshtė njė kandidate e mundshme pėr pushtet dhe nė njė vit elektoral ajo po e kthen nė alternativė tė kundėrt me qeverinė qėndrimin ndaj FMN. Pra, nėse qeveria dhe FMN nuk e rinėnshkruajnė kontratėn nė janar, dhe opozita vjen nė pushtet nė qershor, do tė thotė qė nė shtator ne tė rishkruajmė marrėveshjen me FMN, ēka e bėn shumė politik problemin dhe shumė tendencioz qėndrimin e qeverisė ndaj saj. Nė kėtė mėnyrė prezenca e FMN kthehet nė objektiv elektoral tė dy kampeve dhe besoj se qeveria nuk do ta dėshirojė kėtė gjė.

Tendenca e saj pėr ta larguar misionin ėshtė nė tė njėjtėn frymė me tendencėn pėr tė larguar OSBE dhe justifikimi qėndron nė faktin se vendi ėshtė i stabilizuar dhe nuk ka nevojė pėr prezencė ndėrkombėtare. Ata dhe mund tė kenė tė drejtė parimisht, por koha kur kėrkojnė ta bėjnė kėtė ėshtė kundėr saj. Ato janė misione qė kanė ardhur me konsensus dhe do tė largohen me konsensus. Ato nuk janė misione, pėr tė cilat mund tė vendosė vetėm Berisha apo vetėm Rama. Dhe pikėrisht pse Berisha po tenton tė vendosė i vetėm pėr to, mund t’i kthehet nė njė problem tė rėndė politik, qė mund ta dėmtojė mė rėndė nė zgjedhje sa gjithė problemet e tjera qė ka prodhuar pėr katėr vite.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara