HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kryeministri nuk i flet mė shumicės

-- nga Mero Baze, TemA - tetor 2008

Mero Baze Kryeministri, Sali Berisha, po kultivon njė mėnyrė tė re tė komunikimit tė tij me publikun, duke imponuar propagandė nė vend tė informacionit dhe duke shmangur gazetarėt nga debati me tė. Dalja e tij e fundit publike ishte njė shembull pėr kėtė metodė tė re.

Nė vitin e parė dhe tė dytė tė tij si kryeministėr, Sali Berisha ishte shumė i hapur. Konferencat e tij tė shtypit ishin tė mbushura me gazetarė tė njohur dhe ai mund tė debatonte me ta gjatė pyetje-pėrgjigjeve. Pak nga pak numri i gazetarėve u reduktua dhe numri i zyrtarėve u shtua. Tashmė, konferencat e tij tė shtypit janė si mbledhje qeverie, ku mund tė dėgjosh, por s’mund tė pyesėsh pėr t’u sqaruar.

Po pėrse ndodh kjo?

Shkaku i parė i besueshėm ėshtė mungesa e pėrgjigjeve. Le ta ilustrojmė me konferencėn e tij tė fundit. Ai foli rreth 15 minuta pėr raportin e “Transparency International”, duke keqpėrdorur raportin dhe duke anashkaluar thelbin e tij. Ai foli pėr 224 zyrtarė tė penalizuar, njė shifėr e gėnjeshtėrt, qė ka parasysh shkarkime nga puna pėr qėllime shpesh shumė larg korrupsionit dhe pėr 53 zyrtarė tė arrestuar, tė cilėt tashmė qė flasim janė tė gjithė tė lirė.

Propagandė e qartė ishte dhe bilanci i reformave antikorrupsion. Ai tha se ka bėrė tri reforma: ka ngritur Task Forcėn Antikorrupsion, ka reformuar ekipin Antikorrupsion pranė kryeministrit dhe ka rritur shpejtėsinė e pėrgjigjeve ndaj medias dhe qytetarėve. Siē dihet, Task Forca Antikorrupsion ka ekzistuar nė tė gjitha qeveritė dhe ka qenė kot, ekipi i reformuar Antikorrupsion pranė qeverisė deri mė sot nuk ka asnjė impakt publik, kurse pėrgjigjet ndaj medias dhe qytetarėve janė shumė tė verifikueshme qė janė propagandė. Shtypi ka njė muaj qė kėrkon thjesht dy pėrgjigje, kush e ka vjedhur spotin antikorrupsion dhe si ėshtė prokuruar, dhe kryeministri nuk jep ende pėrgjigje, por fyen kėdo qė pyet pėr kėtė gjė.

Gėrdeci ishte po ashtu njė pėrpjekje e qartė pėr tė devijuar pyetjet. Nė kėtė emision ne kemi dėshmuar bashkimin e dy historive, tė trafikut tė armėve nė Rinas me demontimin nė Gėrdec. Historitė i bashkon Mihal Delijorgji dhe njerėzit e afėrt tė kryeministrit qė bashkėpunuan me tė. Kryeministri si njė avokat i papėrmbajtur i fajtorėve tė Gėrdecit deklaroi se nuk ka asnjė provė zyrtare ta provojė kėtė. Nxitimi pėr tė marrė pėrsipėr ndikimin nė hetim kaq brutalisht nuk ėshtė transparencė, por implikim.

Kryeministri ka pakėsuar ndjeshėm fjalorin dhe pėr monopolet ekonomike. Tha se e kemi gjetur Shqipėrinė nėn kthetrat e Klanit tė Zemunit dhe tani e kemi ēliruar. Nė fakt, njė nga kėshilltarėt kryesorė tė zotit Berisha, lobisti serbo-boshnjak Damir Fazlliē, i superpaguar prej tij, ka akuza tė qarta qė ėshtė pjesėtar i Klanit tė Zemunit dhe qė ka biznese shumė tė dyshimta me rrethin mė tė afėrt politik dhe familjar tė kryeministrit. Ne mund t’ia faktojmė kėtė. Kryeministri harroi tė ripėrmendė ata qė ka akuzuar pėr trafikantė nafte dhe armėsh para vitit 2005. Nuk i pėrmend dot, se tashmė i ka klientė tė pushteti tė tij. Asnjė proces nuk ėshtė iniciuar nga qeveria kundėr atyre qė ai quan klane kriminale nė ekonomi, pėrveē arrestimit tė disa kriminelėve ordinerė.

Dhe sė fundi ka njė rritje tė agresivitetit tė tij ndaj gjithkujt qė mendon se nuk e ka nėn kontroll. Ēdo media qė nuk e quan tė vetėn, e fyen, ēdo institucion qė mendon se nuk e ka nėn kontroll, e sulmon, ēdo faktor politik qė i prodhon opozitė, e denigron. Ėshtė njė situatė tipike e njeriut qė nuk lufton mė pėr shumicėn, por pėr njė pakicė qė e ndjek pas. Nė koshiencėn e vet duket se e ka humbur atė dhe lufton tė bindė tė vetėt, tė cilėt dhe kėshtu tė bindur ngjajnė.

Marrė nga “Faktor Plus”

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara