HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Luftė shtetit nė emėr tė pushtetit tė Fazlliēit

-- nga Mero Baze, TemA - 8 tetor 2008

Mero Baze Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka shpallur dje ofensivėn e tij kundėr Prokurorisė nė shenjė hakmarrje pėr nisjen e procedimit penal ndaj Damir Fazlliē. Me njė hakėrrimė tė pazakontė, ai kaloi nė gatishmėri numėr 1 grupin e gatshėm kundėr kryeprokurores, Ina Rama, qė pėrbėhet nga ministrat Nishani dhe Alibeaj. Tė dy nė njė kohė, me njė zė, dhe me tė njėjtin pėrkushtim, kėrkojnė ndėshkim tė prokurorėve qė kėrkuan tė thėrrisnin nė bisedė Damir Fazlliēin, edhe pse ky i fundit ka thėnė me gjysmė zėri tek intervista nė TV “Klan” se ėshtė i gatshėm tė pėrballet me prokurorinė, edhe pse vetė zoti Berisha ka premtuar qė do tė na e sjellė, sa herė i duhet atij, nė Kuvend apo gjetkė.

I vetmi vend ku na duhet nė kėto momente Damir Fazlliē ėshtė Prokuroria dhe kryeministri ynė, si kryeministėr i fjalės sė mbajtur, duhet ta ēojė atje. Por ai jo vetėm qė s’ka ndėrmend ta bėjė, por ėshtė gati t’i vėrė flakėn Shqipėrisė pėr njė serbo-boshnjak, mik tė shtėpisė sė tij, mik dhe ortak tė fėmijėve tė tij, dhe Lulėzim Bashės. Tėrbimi ėshtė mė i madh se nė rastin e hetimeve pėr Gėrdecin dhe akoma mė i madh se nė rastin e hetimeve pėr rrugėn Durrės-Kukės. Shkaku ėshtė i lexueshėm. Hetimet pėr Damir Fazlliē tė ēojnė nė zemėr tė njė historie mafioze tė kapjes sė shtetit prej familjes sė kryeministrit. Kėtij tė fundit do t’i duhen shumė prova tė mbrojė njė mafioz qė ka bėrė krim ekonomik nė ēdo veprim nė Shqipėri.

Qė shqiptarėt tė besojnė se Parku Energjitik nė Porto Romano nuk ėshtė pronė e Argita Berishės, Fazlliēit, dhe ndonjė shefi tė tij, duhet qė Sali Berisha tė marrė njė vendim tė thjeshtė, tė mos e ndėrtojė Parkun Energjitik aty, ose tė shpronėsojė pronarėt, sipas ligjit tė shpronėsimeve pėr interes publik, me ēmimin e tokės sė kėnetės, 100 lekė metri katror dhe ta bėjė qeverinė pronare tė Parkut tė ardhshėm. Mėnyra si ka vepruar familja Berisha pėr t’u bėrė pronare e Parkut Energjitik, ėshtė diletante dhe arrogante. Dy kompani qipriote, secila pėr hesap tė vet, me avokate tė njėjtė, qė ėshtė bashkėpronare e studios sė vajzės sė tij, shėrbejnė si mbulesė e familjes nė pushtet qė ka blerė tokėn.

Toka e blerė me parapremtimin e kryeministrit pėr Park Energjitik, ėshtė kapje e pastėr shteti nga familja e kryeministrit dhe miqve tė saj. Ai nuk i ikėn dot kėtij hetimi. Fazlliē duhet tė dėshmojė para prokurorėve ē’ėshtė bėrė mė 1.750 milionė euro, pėr tė cilat ai ka dhėnė deri mė sot tri versione: 1. “Nuk e kam shitur, por e ka sajuar Mero Baze” (“Top Channel”). 2. “Po, e kam shitur, po kam pas asete” (“Panorama”). 3. “Ia kam shitur vetvetes” (B. Fevziu). Ai duhet tė dėshmojė pėr pėrfaqėsitė e firmave qipriote fantazmė, me tė cilat Berisha shpiku mėnyrėn e re tė tė bėrit biznes nė Shqipėri. Nėse ai nuk vjen dhe bėhet i pabindur, prokuroria duhet tė thėrrasė avokaten e tij, Kola, dhe tė shpjegojė ajo realisht, se kush ėshtė pronari i kėsaj toke. Kjo natyrisht e lė pa gjumė kryeministrin Berisha, por qė njė ditė ta zėrė gjumi rehat, duhet tė lėrė drejtėsinė tė hetojė.

Ėshtė hera e tretė qė shteti i hakėrrehet prokurorisė brenda dy muajsh. Fillimisht iu hakėrryen pse po kėrkonte imunitetin e Fatmir Mediut, mė pas nė rastin ‘Trebicka’ dhe tashmė nė dosjen ‘Fazlliē’. Akuzat ndaj saj janė tė njėjta dhe personazhet tė njėjtė. Nishani pėrdoret si xhandar, media e qeverisė si qendėr zėri, kurse Alibeaj si grup i gatshėm pėr ata qė i prishin gjumin kryeministrit nė prokurori. Kjo ilustron mė sė miri dyshimet perėndimore se prokuroria ėshtė nėn presion pėr shkak tė tentimit tė saj pėr tė hetuar dosje qė tronditin qeverinė. Dosja ‘Fazlliē’ ėshtė njė Gėrdec i paplasur, qė s’ka vrarė njerėz, por ka vrarė pėrfundimisht shpresėn e shqiptarėve pėr njė kryeministėr me duar tė pastra. Kėsaj dosjeje i duhet shkuar deri nė fund, pėr vite tė tėra, derisa tė sqarohet origjina e parave, me tė cilat janė blerė dhjetėra hektarė tokė, dhe konspiracioni i shėmtuar me firmat anonime qipriote. Shteti duhet tė dėshmojė dinjitetin e vet pėrballė Pushtetit tė Fazlliēit. Pushteti i Fazlliēit ėshtė i pėrkohshėm. Ai nis dhe mbaron me Sali Berishėn. Shteti do tė jetojė gjatė dhe kjo ėshtė beteja qė ai duhet tė fitojė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara