HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shpresat e humbura te reflektimi

-- nga Mero Baze, TemA - 19 tetor 2008

Mero Baze Kryeministri, Sali Berisha, ka hyrė nė njė spirale tė pakthyeshme konflikti me institucionet e drejtėsisė nė vend dhe diplomatėt perėndimorė pėr shkak tė dosjes “Fazlliē”. I ngarkuar emocionalisht ndaj kryeprokurores, pse kjo e fundit lejoi tė hapej proces penal ndaj tij, ai hodhi nė betejė gjithė ushtarėt e tij, ministra, drejtues partie, gazetarė, deputetė dhe nė fund veten e vet. Kostoja politike e Damir Fazlliēit arriti kėshtu njė rekord historik nė politikėn shqiptare. Ai ėshtė praktikisht targeti i drejtėsisė shqiptare, por nė tė njėjtėn kohė dhe “Kėshtjella” qė nuk braktiset prej Berishės. Pėr shkak tė kėtij vendimi Berisha tashmė ka njė problem tė madh justifikimin e kėsaj beteje nė opinionin publik.

Demokratėt e thjeshtė pyesin pėrditė se, ē’ėshtė ky Damir Fazlliē, qė nuk e paskėshin njohur mė parė dhe qė pėr tė kryeministri i tyre ėshtė gati tė dorėzojė pushtetin? Zyrtarėt normalė tė shtetit ngrenė supet dhe pyesin, kush ėshtė ky Damir Fazlliē, qė ata duhet tė kyēin sirtarėt dhe tė mos japin asnjė letėr qė ka lidhje me tė? Deputetėt normalė tė shumicės rrinė me gjak tė ngrirė mos thirren ushtarė nė betejė pėr tė mbrojtur Damir Fazlliēin. Ministrat struken pas tavolinės, kur u bie zilja e kryeministrit, nga frika se mos i thėrret pėr tė mbrojtur Fazlliēin. Vetėm mediat e Aleksandėr Frangajt e bėjnė me qejf kėtė detyrė. Ato sulmojnė pėrditė gjithkėnd qė prek Fazlliēin dhe janė nė dispozicion tė tij, deri dhe duke ēuar gazetarėt e TV “Klan”-it si pėrkthyes tė avokatėve tė tij nė prokurori.

Por problemi nuk ėshtė te mėnyra se si e pėrjeton shumica dramėn “Fazlliē”, por si e pėrjetojnė diplomatėt perėndimorė reflektimin e kryeministrit. Gjėja e parė qė ata mbajnė shėnim, ėshtė se kryeministri ka hedhur shtetin nė betejė pėr tė mbrojtur njė serbo-boshnjak tė pėrfolur pėr afera korruptive nė gjithė Ballkanin. Gjėja e parė qė duhet tė bėnte kryeministri, ishte e kundėrta. Ai duhet tė vinte shtetin nė dispozicion tė hetimit tė tij, ngaqė e ka mik, pėr tė dėshmuar se ka miq tė pastėr. Destabilizimi i tij psikologjik dhe politik qė pas nisjes sė hetimeve ėshtė njė akuzė e fortė pėr tė.

Gjėja e dytė qė mbahet shėnim nė gjithė kėtė betejė me kosto tė lartė pėr shumicėn, ėshtė keqpėrdorimi i njerėzve tė Berishės. Ai hodhi nė betejė Alibeajn, Nishanin, Patozin, median dhe tani nuk mund t’i ndėshkojė ata qė tė bindė diplomatė si Withers se ishte faji i tyre. Nuk mund ta bėjė kėtė dhe pėr njė arsye banale, pasi tė gjithė e dinė se ata kanė folur dhe kanė vepruar me gjuhėn dhe dorėn e tij. Ēdo gjė tė bėjė ai me personat qė u lakuan sė paku dje publikisht nga ambasadori amerikan, e ka keq. Nėse i flak, ėshtė krejt i pabesueshėm, nėse i mbron, ėshtė krejt i dėnueshėm. Spiralja, nė tė cilėn ka hyrė, nuk ka kthim mbrapa, dhe ai ka pak shanse tė korrigjojė ēfarė ka ndodhur.

Sė treti, ai tashmė do tė pėrpiqet tė ndėrmarrė ndonjė aksion antikorrupsion apo diēka tė pėrafėrt pėr tė prodhuar lajm tė ri, pasi mendon se kėshtu harrohen kėto probleme tė hapura. Ėshtė e pritshme qė kėtė javė ose javėn tjetėr tė dėgjojmė ndonjė arrestim. Nuk dua tė bėj fallxhorin, por ndonjė nėpunės mund tė bėhet kokė turku pėr tė prodhuar zhurmė. Kjo nuk ėshtė se do tė zgjidhė ndonjė gjė, por ai nuk ka me sa tė mbulojė shijen e hidhur tė ceremonisė sė djeshme nė “Sheraton”.

Por, pavarėsisht kėsaj, problemet mbeten tė hapura dhe ai ka njė tokė tė minuar pėrpara vetes, ku ėshtė paralajmėruar qartė tė mos shkelė. Nuk duhet tė ngrejė mė komision pėr Ina Ramėn, nuk duhet ta miratojė kėshtu siē ėshtė ligjin pėr administratėn gjyqėsore, nuk duhet tė shmangė hetimet pėr Fazlliēin, nuk duhet tė bėjė presion pėr Gėrdecin, nuk duhet tė mbėshtesė qėndrimet e Nishanit dhe Alibeajt, nuk duhet tė fyejė diplomatėt perėndimorė duke i konsideruar vėrejtjet e tyre keqkuptim. Asnjė nga kėto detyra ai nuk e bėn dot. As do e as mund. Ėshtė njė thirrje qė ai tė dorėzojė pushtetin qė mezi ka grumbulluar rreth vetes. Thellė-thellė ai dhe mund tė jetė gati ta dorėzojė, por ata qė ka pėrballė duan ta detyrojnė ta bėjė kėtė publikisht. Kėtė nuk e bėn dhe mund t’i humbasė tė gjitha. Dhe kur mendon se shkak i fundit i kėsaj ėshtė njė njeri i super-pėrfolur si Damir Fazlliē, dyshimet pėr lirinė e kryeministrit shtohen shumė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara