HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fatmir Mediu dhe “faktet e reja” rreth Gėrdecit

-- nga Mero Baze, TemA - nėntor 2008

Mero Baze Faktet e fundit tė bėra publike rreth pėrfshirjes sė administratės nė njė sėrė veprimesh klienteliste rreth Gėrdecit, duket se kanė nisur qė kur prokuroria ka thirrur pėr t’u marrė nė pyetje njė ish-kėshilltar tė zotit Mediu. Kėshilltari, i cili ka shpjeguar procedurat e hartimit tė VKM apo projektvendimit 550, rezulton se ėshtė njė jurist, i cili i ėshtė ofruar Mediut nga kunati i tij, Ilirian Celibashi. Pra, ky ėshtė konsideruar njė njeri shumė konfidencial i zotit Mediu. Prokuroria duket se ndjehet e kėnaqur nga deponimet e tij dhe pas atyre gjithnjė e mė shumė nė media po dalin fakte qė bashkojnė Berishėn me ngjarjen. Kėshtu, e-mail-et e Enkelejd Alibeajt ishin dėshmia e parė qė provoi se Berisha kishte angazhuar struktura speciale pėr tė ndihmuar nė kuadrin ligjor.

Ai normalisht mund tė ngarkonte kėshilltarin Juridik apo ministrin e Drejtėsisė, Bumēi, por realisht ka ngarkuar kėshilltarin Antikorrupsion, i cili nuk ka asnjė lidhje dhe asnjė pėrgjegjėsi pėr tė hartuar kuadrin ligjor pėr njė ēėshtje qė nė mėnyrė banale pėrfundoi korruptive deri nė vdekje njerėzish. Publikimi i e-mail-eve dhe nga gazeta jonė dhe media tė tjera erdhi, pasi ato filluan tė qarkullojnė nėpėr kompjuterėt tanė, pasi kėshilltari i Mediut u mor nė pyetje. Zyra avokatore e Mediut dhe avokati i tij ri, njė ish-prokuror i superakuzuar prej Berishės, duket se kanė bėrė kujdes qė nė opinion publik tė dalin fakte qė tregojnė se gjithēka ėshtė bėrė me dijeni tė Berishės, madje me njerėz specialė tė ngarkuar prej tij. Rasti “Alibeaj” ėshtė shumė ilustrativ.

Po e njėjta histori ndodh dhe me faksin e Aldo Bumēit. Redaksia jonė ka kohė qė e ka pasur atė mes morish tė tjera tė provave tė pėrfshirjes sė njerėzve tė kryeministrit nė atė histori makabre korrupsioni, por nuk e ka bėrė publike, pasi thjesht tregon se kujt i raportonte qeveria. Po ashtu, kėtė faks besoj e ka pas nė cilėsinė e provės prokuroria qė javėn e parė tė hetimeve. Por ai nisi tė qarkullojė pikėrisht pas thirrjes nė prokurori tė kėshilltarit tė Mediut. Kėto dhe fakte tė tjera po tregojnė se dita-ditės Mediu po pėrpiqet tė ngushtojė rrethin e fajėsisė zyrtare rrotull kryeministrit. Po tė vini re detaje tė tjera tė daljeve publike tė Mediut, ato fokusohen rrotull bashkėpunimit tė ngushtė me Berishėn nė ēdo hap tė kėtij procesi.

Ai ka qarkulluar thuajse publikisht gjithė hyrje-daljet e djalit tė kryeministrit nė njė periudhė tė ngushtė kohore nė ministrinė e tij duke fotokopjuar regjistrin e hyrje-daljeve dhe duke lėnė pa censurė kamerat e sigurisė. Detaje tė tilla, qė tregojnė se djali i kryeministrit hyn 50 herė nė muaj nė zyrėn e ministrit tė Mbrojtjes nė njė periudhė tė caktuar dhe, pasi kryen punė, nuk shkel mė aty, tė bėjnė tė besosh qartė se ka qenė pjesė e njė bashkėpunimi tė hapur pa doreza pėr kėtė ēėshtje. Mediu nuk ka pranuar asgjė nga kėto publikisht, por mbrojtėsit e tij jo vetėm qė e kanė kthyer nė objektiv tė punės sė tyre kėtė gjė, por po furnizojnė median dhe opozitėn me fakte tė tilla, qė s’ka pas kush t’i ketė pasur veē Fatmir Mediut dhe njerėzve tė besuar tė tij. Kjo tregon se realisht Mediu ėshtė duke kėrcėnuar me takt Berishėn, nėse ai e lėshon, kur situata tė bėhet mė e nxehtė dhe prokuroria tė kėrkojė ēuarjen e tij pėr gjykim pėr vepėr penale.

Megjithėse ėshtė njė lojė e pasinqertė dhe parimisht Berisha dhe Mediu nuk kanė interes tė shesin njėri-tjetrin, shihet qartė qė Mediu po bėn nė njėfarė mėnyre njė pėrbaltje publike tė Berishės jo nė emėr tė tij, por pėrmes medias qė tė shkojnė tė dy bashkėfajtorė dhe bashkėvuajtės para procesit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara