HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shembulli i ndėshkimit qė vjen nga Fazlliēėt

-- nga Mero Baze, TemA, dhjetor 2008

Mero Baze Dje avokatėt e ēėshtjeve penale tė Damir Fazlliēit shpėrndanė njė letėr nė Tiranė ku thuhej se avokatėt londinezė tė Fazlliēit (ky njeri ka avokat nė ēdo vend qė shkel), do tė nisin njė procedurė nė Gjykatėn e Lartė angleze kundėr asaj qė avokatėt e Fazlliēit nė Tiranė e quajnė fushatė denigruese ndaj tij dhe familjes sė tij. Komunikata e avokatėve tė tij nė Tiranė, qė u referohej avokatėve tė tij nė Londėr, u shpėrnda njė ditė pasi prokuroria njoftoi se do tė marrė nė pyetje pjesėtarė tė studios sė Argita Berishės dhe vetė Damir Fazlliēin, pėr shkak tė fakteve tė reja tė hetuara pas nisjes sė hetimit pėr Damir Fazlliēin. E lexova dhe s’kam shumė gjėra pėr tė thėnė pėr Fazlliēin, pasi shihej qartė qė teksti ishte shkruar nga avokatja dhe avokati i tij nė Tiranė.

Fillimisht dua tė them se ndryshe nga Lulzim Basha nuk do tė kėrkoj procedurė pėr tė mos u hetuar pėr ato qė kam shkruar. Pėrkundrazi, kam kėrkuar dhe vazhdoj tė kėrkoj qė prokuroria tė hetojė mbi ato ēfarė kam shkruar rreth Damir Fazlliēit dhe tė na ndihmojė me faktet e reja qė zbulon, tė cilat me siguri i pėrngjajnė njė ajsbergu nėn ujė nė raport me ato pak gjėra qė unė kam thėnė publikisht.

Do tė isha i kėnaqur qė veē prokurorisė shqiptare pėr Fazlliēin tė hetohej dhe nė Londėr apo dhe Hagė, nėse ka mundėsi. Ai personazh i nėntokės ballkanase nuk ka lėnė histori tė pistė pa futur hundėt dhe pėr kėtė shkak angazhimi i sa mė shumė institucioneve nė hetimin e tij do tė ishte njė ndihmė e vėrtetė pėr mua dhe gjithė kolegėt e mi gazetarė nė gjithė Ballkanin, qė kanė shkruar pėr tė.

Por dua tė merrem veēanėrisht me dy paragrafė nga ajo deklaratė qė ngjanin si dy pika uji me njė intervistė tė Argita Berishės para njė viti, e cila nė tė njėjtin stil kėrcėnonte mediat se do t’ua mbyllte gojėn, nėse vazhdonin tė aludonin pėr tė si e korruptuar. Deklarata e avokatėve tė Fazlliēit nė Tiranė e pėrmbante kėtė shantazh ndaj shtypit, duke theksuar se po nisnin njė betejė gjyqėsore, me qėllim qė tė mė bėnin shembull pėr tė tjerėt dhe se unė isha tashmė gazetar jashtė kontrollit. Kėto vlerėsime, tė cilat burojnė nga koshienca e njė grupi mafioz, janė vizatimi perfekt i arrogancės dhe njėkohėsisht habisė qė kjo vėllazėri mafioze ka pėr median qė e denoncon. Tė ēuditur pėr ata qė u prishin qetėsinė dhe natyrisht mirėnjohės pa kufi pėr ata qė u bėjnė fresk duke u kthyer nė avokatė publikė tė tyre, kjo racė tashmė po pėrpiqet tė tregojė dhėmbėt. Ndaj meje s’kanė lėnė gjė pa bėrė. Mė kanė ēuar fadromat tė mė prishin banesat e prindėrve dhe motrave, po tentojnė tė bllokojnė biznesin e gazetės, po vėnė gjoba dhe gėrmojnė nė dosjet e bizneseve me njė axhendė tė ngjeshur hakmarrjeje, qė nuk dihet ku e ka fundin.

Ėshtė tipike ulėrima e njė mafiozi tė plagosur pėr vdekje qė komandon kryeministrin dhe familjen e tij. Por hungėrimat e tij nuk mė shqetėsojnė. Ajo qė mė shqetėson ėshtė se ata duan njė shembull pėr median. Duan njė viktimė qė t’u tregojnė fatin gjithė gazetarėve qė ngrenė zėrin kundėr tyre. Duan njė model ndėshkimi pėr ata qė u prishin qetėsinė. Dhe mė kanė zgjedhur mua, me bekimin dhe ndihmėn direkte tė kryeministrit dhe gjithė skuadroneve tė Fazlliēit nė shtėpi tė tij, pėrfshi vajzėn, djalin dhe Lulzimin. Duan mes tė tjerash edhe njė standard ndėshkimi dhe pėr kėtė kanė nisur ndaj meje njė betejė kombėtare dhe ndėrkombėtare. Lulzim Basha ka thirrur nė zyrė ambasadorin e OSBE nė Tiranė dhe, siē e pranoi ai vetė publikisht nė njė tryezė para dy javėsh, i ka premtuar se ėshtė gati ta rikthejė planin pėr dėbimin e OSBE nga Shqipėria, nėse ajo angazhohet nė njė projekt pėr disiplinimin e medias.

Jo formalisht, ai i ėshtė referuar gazetės “TemA” si model i keq i mungesės sė disiplinės dhe etikės. Duan doemos qė media tė vėrė mend nga mėnyra si po mė sulmojnė mua. Qesharakė deri nė fund. Dhe mbi tė gjitha qesharakė kur kujton qė kėtė e bėjnė se ėshtė mėrzitur Damir Fazlliēi. Media shqiptare nuk ka nevojė tė mėsojė as nga standardi im profesional dhe as nga ndėshkimet e pushtetit ndaj meje. Nė mos pastė botues, media shqiptare ka gazetarė kurajozė dhe personalitete qė sė paku nuk impresionohen nga kjo fushatė shtazarake e njė grupi mafioz nė panik. Ky grup nuk mė bėn dot as heroin e tyre dhe as armikun e tyre, pasi unė jam thjesht njė nga ata. Pėrpjekja pėr tė prodhuar modele ndėshkimi ėshtė njė turp qė na vjen nga miqėsia familjare e kryeministrit.

Problemi i dytė qė desha tė theksoj ėshtė shqetėsimi i avokates dhe avokatit tė Fazlliēit nė Tiranė qė unė jam njė gazetar i dalė jashtė kontrollit. Jam i prirur ta marrė si kompliment kėtė vlerėsim, por jam i shqetėsuar nga koncepti i kryeministrit qė reflektohet te miqtė e familjes sė tij pėr tė mbajtur nėn kontroll gazetarėt. Koncepti i tij pėr gazetarė tė dalė jashtė kontrollit ėshtė i vjetėr, dėshpėrues dhe mbi tė gjitha kėrcėnues pėr projektin e tij politik.

Unė po pres qė prokuroria tė pėrfundojė hetimet mbi veprimtarinė e Damir Fazlliēit nė Tiranė. Deri mė sot shkurtimisht mund tė them, duke u bazuar nė deklaratat e tij, se ai ėshtė pronar i njė kompanie qipriote, dega e sė cilės nė Shqipėri ka blerė toka nė Porto Romano, nė vendin ku do tė bėhet njė Park Energjitik dhe dega e kėsaj kompanie nė Zagreb na ka shitur prej vitit 2007 energji elektrike nė shumicėn e rasteve jo me tender tė hapur. Di tė them se ky spekulant ka transferuar parį nga Zvicra nė llogaritė e tij private nė Tiranė dhe ato parį i ka tėrhequr studioja “Kola & Malltezi”. Di tė them se ky spekulant ėshtė i pėrfshirė dhe nė biznesin e armėve nė Ballkan dhe ėshtė njė biznesmen qė qėndron me makthe nė Sarajevė, ku ka atdheun e tij dhe nė Beograd, ku ka Mėmėdheun e tij, pasi nė tė dy kėto kryeqytete ėshtė ndaluar disa herė si njeri problematik. Ky njeri ndihet mirė vetėm nė Pallatin e Sali Berishės, i cili i ka mundėsuar qė pėr tri vite tė bėjė njė pasuri prej 50 milionė eurosh.

Nė fund pashė se Fazlliē zotohej qė paratė qė do t’i fitonte nga gjyqi me mua, do t’ia falte fondacionit “Fėmijėt e Srebrenicės” (Djeca Srebrenice)”. S’di pse dhembshuria e tij pėr t’u marrė me fondacione fėmijėsh, mė kujton dikė tjetėr nė Tiranė, qė pas ngjarjes sė tmerrshme tė Gėrdecit, ku dhjetėra fėmijė mbetėn pa prindėr dhe disa prindėr mbetėn pa fėmijė, gruaja e kryeministrit shkoi nė kampingun e tyre nė Durrės dhe iu premtonte internet dhe parukeri. Ata fėmijė nuk e dinė ē’ėshtė interneti dhe as ato gra nuk shkojnė mė shumė se dy-tri herė nė jetė te parukierja, por ato do tė ishin tė lumtura tė shkonin ēdo natė pranė fėmijėve tė tyre qė s’i kanė mė dhe ata fėmijė do tė ishin tė lumtur tė loznin ēdo natė me prindėrit e tyre nė vend tė internetit. Pėrgjegjėsit e atij krimi janė njerėzit qė ndėrtuan atė biznes dhe kryeministri qė u hapi rrugė nėn presionin e lobingut tė djalit tė tij. Pėrpjekja pėr t’u dukur i dhembshur, pas krimit, dhe dorėlėshuar, pas vjedhjes, na kujton gjithmonė se “Djeca Srebrenice” dhe “Djeca Gėrdeci” janė i njėjti model. Dovidjenja u Londonu, gospod Fazlliē! Shpresoj se kaq serbisht di dhe familja jote kėtu.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara