HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dashuri e dhunshme e kryeministrit me median

-- nga Mero Baze, TemA - 2 korrik 2008

Mero Baze Kryeministri Berisha po bėn njė pėrpjekje tė sforcuar dhe tė panevojshme pėr tė harruar fushatėn e tij agresive dhe disa herė perverse kundėr medias, qė pas tragjedisė sė Gėrdecit. Nė njė takim tė mbajtur dje nė katedrėn e Gazetarisė nė universitetin e Tiranės, kryeministri u pėrpoq tė flasė pėr gazetarėt, sikur ata tė mos e dėgjonin dhe pėr qytetarėt, sikur ata tė mos e shikonin si ėshtė e vėrteta. Nė disa pika tė fjalimit tė tij konfuz, ai pėrsėriti disa teza spekulative, tė cilat duhen sqaruar njėherė e mirė pėr opinionin publik.

Sė pari, duhet tė sqarojmė tezėn e standardit tė “lartė” qė ka vendosur qeveria e tij. “Shqipėria ėshtė i vetmi vend nė Evropė dhe mė gjerė, ku nuk ekziston asnjė padi civile e penale ndaj asnjė gazetari, ēfarėdo qė ai ka shkruar, pėr ēdo zyrtar, nga kryeministri deri te punonjėsi mė i thjeshtė. Kjo solli njė erė tė re, erėn e fundit tė njė farse tė turpshme gjyqėsore, ku objekt ishin gazetarėt”, - tha Berisha.

Nuk kam ndėrmend ta kujtoj formalisht kryeministrin, por unė nesėr jam nė gjykatėn e Tiranės, ku gjyqtarja Zegjine Sollaku kėrkon njė dėnim prej rreth 300 mijė eurosh prej meje. Shkak ėshtė bėrė protesta jonė pėr arrestimin e gazetarit Ēelo Hoxha njė vit mė parė. Nė atė kohė gjithė redaksia e gazetės firmosi njė letėr tė pėrbashkėt, ku akuzonte zotin Sollaku, se po hakmerrej ndaj redaksisė sė gazetės pėr shkak tė qėndrimeve tė saj ndaj alibive tė dyshimta tė gruas sė tij nė gjyqin e bandės “Hakmarrja pėr Drejtėsi”. Ēėshtja u mbyll njė herė nė gjykatė dhe zonja Sollaku, ende gjyqtare, e hapi sėrish.

Njė vit mė pas e drejta ėshtė me ne, pasi gazetari i akuzuar pėr hakmarrje nga Dhori Sollaku ėshtė i lirė dhe i shpallur i pafajshėm tėrėsisht nga gjykata, ēka vėrtetoi tezėn tonė se ne kishim tė drejtė, kur e akuzonim familjen Sollaku pėr hakmarrje. Por gjyqi ndaj meje vazhdon. Natyrisht, nuk jam duke kėrkuar ndihmė pėr gjyqin, por jam duke thėnė se kryeministri tallet publikisht pa pikė turpi dhe thotė se nuk ekziston asnjė padi civile apo penale ndaj gazetarėve. Ato ekzistojnė dhe do tė ekzistojnė, pasi Shqipėria nuk komandohet nga deklarata pėr shtyp tė kryeministrit, por nga ligjet e shtetit shqiptar. Dhe kryeministri nuk ka bėrė ndonjė ndryshim ligjor pėr kėtė ēėshtje. Ai e ka shumicėn nė Kuvend dhe, nėse do, mund ta bėjė kėtė ndryshim dhe s’ka nevojė tė bėjė deklarata. Gjykata nuk i njeh pėr ligje deklaratat e kryeministrit dhe nuk ka arsye tė ndjehemi tė gėzuar ose tė lehtėsuar prej tyre. Mjafton qė tė mos tallet publikisht dhe tė gėnjejė para gazetarėve tė rinj, pasi ata nuk e njohin dhe mund ta marrin seriozisht.

Sė dyti, duhet tė sqaroj zotin kryeministėr pėr njė dėshirė tė tij tė fshehtė pėr njė ligj qė ai e quan kundėr pronarėve dhe pro gazetarėve. Megjithėse ideja e tij dhe e kėshilltarėve tė tij ėshtė krejt kaotike, pasi buron nga urrejtja ndaj ndonjė pronari qė s’ėshtė mė, unė jam shumė i interesuar ta shikoj se si do tė jetė ky ligj lejfenist. Nė qoftė ashtu siē thotė kryeministri, na shpėtoi, pasi do tė kemi mundėsi tė kemi njė shtyp (natyrisht pėr disa kohė, sa tė shfuqizohet kjo marrėzi), nė tė cilin gazetarėt mund tė shkruajnė lirshėm kundėr kryeministrit, dhe pse pronarėt kryesorė tė medias janė ushtarė tė tij. Keqkuptimi i madh qė ka kryeministri, ėshtė se ai mendon se gazetarėt janė pro tij dhe pronarėt kundėr. Nė tė vėrtetė, nė kėtė vend Berisha ka pas tij vetėm disa pronarė dhe gjithė gazetarėt kundėr. Njė peticion i para disa javėve, i firmosur nga shumica e gazetarėve mė tė njohur shqiptarė, tregoi qartė se firmėn mbi tė e refuzuan vetėm disa pronarė tė lidhur me interesa ekonomike me Berishėn dhe asnjė gazetar i njohur. Kjo do tė thotė se gazetarėt mezi presin tė shpėtojnė dhe nga kėta pak pronarė, pėr tė dėshmuar lirinė e tyre kundrejt kryeministrit. Jam vėrtet nė pritje tė njė ligji tė tillė, i cili do t’i lehtėsonte dhe ata pak pronarė qė janė me Sali Berishėn, qė kur ai t’iu kujtojė rrugėt qė iu ka dhėnė me tendera, privatizimet, lejet e ndėrtimit, leje universitetesh e gjithēka tjetėr, ata t’i thonė: “Na fal Doktor, po s’kemi ē’tė bėjmė, se ai ligji jot nuk na lejon t’i pengojmė gazetarėt tė tė shajnė”.

Pavarėsisht kėsaj, kjo paranojė duhet tė marrė fund dhe kryeministri nuk ka pse sforcohet tė duket doemos mik i gazetarėve. Dhe kėshtu, Ermal Dibra, pseudonimi i tij nė gazetėn RD kundėr gazetarėve, do tė vazhdojė tė shkruajė pa pyetur pėr kryeredaktorin formal tė RD. Nuk ka nevojė pėr ligj pėr ta lehtėsuar Bledi Kasmin nga ky hall. Ia qajmė hallin tė gjithė dhe pa ligj. Nėse e do vėrtet lirinė e shtypit, Berisha mund tė japė njė ndihmė modeste, tė mos shajė dhe fyejė gazetarėt. Tė tjerat vetėrregullohen nga komuniteti i gazetarėve.

Dhe, sė treti, Berisha duhet tė jetė mė i pėrmbajtur nė ndėrhyrjet e dhunshme qė bėn nė favor ose nė dėm tė pronarėve tė shtypit. Lajmi i keq ėshtė qė bėn sulme ndaj tyre, por dhe mė i keqi ėshtė se bėn ndere duke rrezikuar konkurrencėn ndaj tė tjerėve qė i shėrbejnė atij. Ka prej tyre qė kanė marrė tendera prej miliona eurosh dhe janė kthyer nga botues gazetash nė ndėrtues rrugėsh, ka tė tjerė qė privatizojnė, marrin leje shumėkatėshe, shkėmbejnė pasuri private me prona publike, etj. Ka patur vetėm dy ekrane tė varfra pro tij gjatė tetė viteve nė opozitė, TV Shijak dhe ATN1. TV Shijak ėshtė sot mė i persekutuar se atėherė. KKRT po vazhdon ta gjobisė dhe nėpunės tė saj i thonė me ironi: “Le tė tė mbrojė PD tani”. Por ATN1 ka fat tjetėr. Pasi e ka rrėmbyer Elvana Hana, njė nga zyrtaret mė tė korruptuara tė shtetit shqiptar, qė ėshtė e provuar se ka kapur shtetin, ka ndėrtuar njė administratė nepotike dhe ka abuzuar me ligjet e kėtij vendi, iu ka marrė ekranin e vetėm atyre pak militantėve tė PD qė e ngritėn, kush duke dhėnė tavolina, kush duke bėrė dyert e kush duke blerė antenėn. Tashmė ATN1 ėshtė televizion i pasur, me makina luksoze, me zyra tė ofruara me koncesione, se ėshtė pronė e familjes biologjike Berisha. Dje ishte i varfėr, se ishte pronė e familjes politike Berisha. Dhe ky njeri e ka ndarė tashmė familjen politike nga ajo biologjike. Pėrparėsi ka e dyta.

Pėr kėtė arsye nuk kėrkojmė shumė gjėra nga kryeministri. Le tė shikojė punėt e veta dhe familjen e vet. Le ta lėrė tė lirė median, se i zgjidh vetė hallet e veta. Nuk duam tė na gjejė reklama, por nuk ka pse na prish me dhunė kontratat e reklamave, vetėm nga urrejtja qė krijon pėr njė gazetė. Vetėpėrmbajtja ėshtė diēka qė ai e ka nė dorė dhe mund ta ndreqė. Ėshtė diēka qė mund t’ia bėjė dhuratė vėrtet lirisė sė shtypit nė Shqipėri. Ta lėrė atė tė lirė, as mos ta dojė, por as mos ta urrejė. Pėrpjekja e tij pėr ta na dashur me zor, na shqetėson mė shumė se lufta e tij. Ai e ka mė tė dhunshme dhe tė dėmshme dashurinė sesa luftėn. Kjo na qetėson shumė herė mė tepėr se fjalimi i tij pėrēart ditėn e djeshme nė katedrėn e Gazetarisė. Gazetaria shqiptare ėshtė ende larg rrugės pėr tė qenė e pavarur, e fortė dhe e vėrtetė, por ėshtė nė rrugė tė drejtė. Kryeministri ėshtė nė drejtim tė kundėrt me tė. Nuk jemi bashkė nė njė udhė. Fati i tij i madh ėshtė qė ne jemi ende larg standardeve tė gazetarisė perėndimore, sė cilės do t’i mjaftonte rasti i Gėrdecit pėr tė ndriēuar ēdo skutė tė lidhjeve tė tij familjare me kėtė tragjedi dhe ēdo pėrgjegjėsi tė tij zyrtare dhe ta pėrcillte nė pension me turp. Dhe pastaj tė shihte gjithė ditėn ATN1, se tė tjerėt shkojnė me kryeministrin e ri.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara