HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Emrat e pėrvetshėm nė lustrėn kosovare

-- nga Baton Haxhiu

Baton Haxhiu XHAVIT KUQIN e takoj shumė shpesh nė qytet. la zgjas dorėn dhe e pyes gjithmonė pėr familjen. Por asnjėherė nuk e kam pyetur pėr burgosjen e babait tim dhe arrestimin e shkurtėr timin nė njė kohė shumė tė largėt. Xhavit Kuqi ėshtė njeriu qė ka mbetur nė mbamendjen e familjes sime. Pėr tė dyja rastet, e kam shembull tė njė periudhe tė sunduar nga kosovarėt. Nuk do ta kisha pėrmendur kurrė emrin e tij sikur tė mos linte njė pėrshtypje te fėmijėria ime.

Nė prill tė vitit 1981 ėshtė njeriu qė ka burgosur babėn tim dhe e ka dėrguar nė izolim politik nė njė nga burgjet e Kosovės. Me detyrėn zyrtare qė kishte, njė vit e gjysmė mė vonė, mė kishte arrestuar mua pėr njė parullė, "Kosova Republikė", tė bėrtitur nė klasėn time. Ishte pėrvjetori i demonstratave tė vitit 1981. Nė tė dyja rastet ishim viktima tė planifikuara tė njė situate tė rėndė qė pėrfshinte vitin 1981 e pastaj. Kur mė kujtohen detajet e asaj kohe, e kam tė qartė se nuk ishte edhe aq e rėndė burgosja e babait tim, sa ishte e rėndė koha e lėēitjes sė familjes - kur asnjė njeri nuk merrte guximin ta vizitonte familjen time.

I vetmi qė kishte pas guxim pėr tė sjellė ushqim ishte daja im, me emrin Nasuf Ahmeti, i cili pėr tre mua j ishte kujdesur pėr tė gjithė ne. Asnjė njeri i vetėm nuk kishte guxuar tė pėrshėndeste familjen time pėr faktin se Xheladin Sahiti, kryetar i komunės sė Gllogovcit, njėri ndėr anėtarėt e grupit qė kishin pėrpiluar listėn pėr personat e rrezikshėm tė Kosovės, pas ngjarjeve tė vitit 1981, kishte vendosur qė nė burgun e Lipjanit tė ishin dhjetėra intelektualė me dosje nacionaliste tė kohės.

Nė shikim tė parė, kur shkruhet me kėtė gjuhė, del se fajtor pėr burgosjen e babait tim ka qenė Xhavit Kuqi. Por e vėrteta ėshtė krejt ndryshe. Kur filluam tė kėrkonim kujdesshėm se ku ishte babai, sepse askush nuk tregonte vendin e burgimit, po i njėjti person kishte ardhur kujdesshėm pėr tė treguar vendndodhjen, kurse mua mė kishte liruar pas njė kėrcėnimi tė matur qė mė kishte bėrė. Nuk e harroj Xhavitin qė si imazh kishte njeriun qė punonte pėr policinė, kurse nė tė njėjtėn kohė kishte njė kujdes pėr qytetarin shqiptar tė Kosovės.

Nuk ėshtė detyrė e jona tė burgosim, e kemi urdhėr qė ta bėjmė kėtė. Kėshtu ishte deklaruar Xhaviti para derės sė shtėpisė sonė, duke na treguar se koha pėr Kosovėn po ndryshonte. Nė tė dyja rastet Xhavit Kuqi nuk ishte fajtor. Nė tė dyja rastet fajtorė ishin ata qė kishin spiunuar dhe adresuar dosjet nė policinė e Kosovės. Nė fund e kuptova se dosjet nuk ishin kosovare, por kishin referencė kohėn kur Rankoviēi ishte ministėr Policie dhe po aplikonte dorėn e fortė nė Kosovė dhe kishte vendosur nė arkiva, lista qė hapeshin, sa herė qė kishte ndonjė krizė.

Lustrimi pėr Xhavitin dhe njerėzit si ai duhet shikuar me kujdes. Sepse nė njėrėn anė kishin kryer punėn e tyre zyrtare qė pas vitit 1968 kishin filluar tė ndėrtonin njė Kosovė me shqiptarėt dhe pėr shqiptarėt, kurse nė anėn tjetėr tregonin dhe informonin se sa vėshtirė ishte tė sundohej Kosova pas 11 marsit tė vitit 1981. Dhe dosja e vitit 1981 duket shumė e koklavitur. Tepėr madje. 25 vite mė vonė po lexoja dosjet komuniste. Njė arkiv, prej vitit 1956 e kėtej. Me mijėra faqe kam lexuar gjatė vitit 2008 pėr tė parė se ēfarė kanė qenė shqiptarėt e pushtetshėm tė kohės sė komunizmit. Atė qė tjetėrkund e bėjnė shumė pak kohė. Kurse viti 1981 ka qartėsuar gjithēka.

Vitet 1968-1981 kanė ndėrtuar njė Kosovė me bazė tė fortė tė pavarėsisė politike dhe mė vonė u pa se njerėzit e Kosovės kishin merita tė3 mėdha pėr ngritjen e tė gjitha institucioneve tė Kosovės. Njė idealizėm i asaj kohe i dha Kosovės bazat e shtetėsisė, tė cilat kanė qenė vėshtirė tė depėrtueshme, pėr faktin se kishim njė Serbi tė fortė dhe njė Jugosllavi tė pėrkėdhelur nga bota. Kuvendi i Kosovės, Akademia e Shkencave dhe Arteve, Instituti i Historisė, Instituti Albanologjik, Universiteti i Prishtinės, Fakulteti i Mjekėsisė, spitale dhe ēerdhe fėmijėsh, institute..., pastaj duhet pėrmendur Kushtetuta e vitit 1974, e cila i dha bazėn shtetit tė ardhshėm tė Kosovės, janė produkte tė kėsaj klase politike.

Politika e lustrimit ndoshta duhet filluar pas vitit 1981. Thelbi i saj ishte i qartė. T'i ndante shqiptarėt nė dysh. Kush bashkėpunonte me pushtetin serb, mund tė vazhdonte tė gėzonte privilegjet, por, kush refuzonte ta bėnte kėtė, do tė pėrjashtohej nga puna dhe ndoshta edhe tė burgosej. Kjo politikė shihet qartė se ishte ushtruar mbi profesorė universiteti, akademikė dhe gazetarė. Viktimė tė kėsaj politike kishin rėnė edhe tė gjithė ata komunistė, qė kishin ndėrtuar njė Kosovė tjetėr qė Ilir Mirena nė njė shkrim tė tij nė faqen dy tė "Express"-it kishte vendosur emra tė pėrvetshėm pėr lustrim. Ata unė nuk i lexova si tė tillė nė dosjet komuniste.

Madje, disa prej tyre, si Agim Zatriēi, do humbin nė peshė, pėr faktin se dosjet nuk do hapen dhe tė shihet qartė fuqia e tyre idealiste e viteve shtatėdhjetė. Pėr disa tė tjerė, Iliri as qė gjeti kohė tė mendohej. Ai ka harruar se nė dosjet e lustrimit, tė parėt qė duhen tė gjenden janė deputetėt e vitit 1989, tė cilėt votuan pro dryshimeve kushtetuese. Dikush mund tė thotė se ata ishin tė kėrcėnuar! Fakti se ata ishin pėrfaqėsuestė popullit dhe vendosnin pėr tė ardhmen tonė, nuk i arsyeton pėr pro-nė e tyre kundėr Kushtetutės sė vitit 1974. Pėr Kosovėn e viteve shtatėdhjetė duhet tė kihet shumė kujdes, sepse kemi gjeneratėn e parė tė njerėzve qė formėsuan idenė e shtetit tė Kosovės, mbi tė cilėn u arrit edhe dokumenti i Ahtisaarit pėr pavarėsinė e mbikėqyrur tė Kosovės. Ēdo emėr i vendosur nė kėtė moment pa prekur thelbin e veprimit mund tė pėrgėnjeshtrohet nė ēdo kohė dhe nė ēdo moment.

Ideja e lustrimit nė Kosovė ka tjetėr pikė reference. Nuk mund tė bėhen ato nė emėr tė komunizmit, por nė emėr tė bashkėpunimit me Serbinė. Pėr dijeninė e atyre qė shkruajnė nė kėtė temė, mund tė thuhet lirisht se Kosova ėshtė e pavarur, pėr faktin se Serbia nuk gjeti asnjė njeri pėr bashkėpunėtor tė vetin gjatė gjithė kohės sė jetės paralele nė Kosovė. Qofshin ata komunistė apo demokratė. Qofshin ata nacionalistė apo njerėz tė Bllacės. Nė njė mėnyrė a tjetėr, njė komb i tėrė u gjend nė njė pikė kundėr Serbisė. Pra, ishte dhuna ku nuk kishin vendin e tyre vetėm disa njerėz tė burgosur dhe grupet ilegale, por aty u pėrfshinė tė gjithė, edhe drejtoret, edhe ish-shefat e policisė, edhe tė burgosurit politikė, edhe prokurorėt e deridjeshėm.

Pra, Serbia pėrmes dhunės institucionale kundėr njė populli tė tėrė arriti qė nė njėfarė mėnyre t'i amnistojė tė gjithė brenda njė territori, duke i kthyer kundėr vetes dhe duke i futur nė njė rezistencė kombėtare.

Prandaj, lustrimi i dosjeve nė Kosovė s'ka kurrfarė kuptimi. Sepse s'ka kurrfarė kuptimi tė vėsh komunizmin titist dhe enverizmin marksist si referencė pėr shqiptarėt e Kosovės. Edhe njėra, edhe tjetra kanė shėrbyer si qėllim i dytė. Parėsore ka qenė diēka tjetėr. Tė gjithė nė njė mėnyrė a tjetėr kishin qėllim betejėn kundėr Serbisė dhe pėr Kosovėn. Natyrisht qė krimet eventuale duhet tė penalizohen, sepse krimet kundėr jetės sė njeriut nuk vjetrohen, kurse njerėzit qė kanė ndėrtuar dhe punuar nė institucione publike duhet tė lihen tė qetė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara