HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Pavarėsia qė humb sovranitetin

-- nga Bekim Rexhepi

Bekim REXHEPI Pavarėsia e Kosovės po humb sovranitetin duke heshtur para zgjedhjeve te reja serbe dhe bisedimeve te mundshme me Serbin!

Ardhjet serbe nėpėr Kosovė!...

Nėpėr Kosovė bredhjet e politikanėve serb janė bėrė lejues apo mė mirė tė themi pak edhe me realisht, ato kurrė nuk kanė qenė ndaluese. Sa herė qė kanė ndodhur ardhje tė politikanėve serb nėpėr Kosovė, ato kanė qenė sa tė befasishme, aq edhe tė pritshme, sepse me vete sillnin fushata antishqiptare. Ardhjet apo bredhjet serbe nė(pėr) Kosovė ishin tė qėllimta, e qė gjithsesi lidheshin me nacionalizmin dhe me forcimin e mitit serb (pėr Kosovėn). Ato ardhje dhe bredhje nėpėr Kosovė shpeshtoheshin, sidomos kur regjimi serb nė dukje po humbte trenin manovrues tė politikės shtypėse, qėllimet e kėsaj politike pėr ti mbajtur gjithnjė dhe gjithmonė tė shtypur shqiptaret sipas dėshirės dhe ėndrrės serbe.

Dimensioni i politike serbe synonte tė shkatėrronte gjithēka shqiptare. Nė raste tė tjera, kjo politikė funksionale tentonte tė mbulonte edhe krizat e saja, tė brendshme apo edhe pėr tė ngritur karizma politike nė favorin serb e mbi fatkeqėsinė e shqiptarėve gjithsesi. Ardhjet apo bredhjet serbe, ēoftė si zyrtare apo edhe si private, kanė ngjallur gjithnjė emocionet mė tė forta nacionaliste tek secili serb, i cili ka hasur mėnyrėn dhe ashpėrsinė vulgare tė politikės serbe ndaj shqiptarve.

Nėse dikur N. Qoviēi, na bezdite me planet e tij pėr Kosovėn, mė marrėveshjen e tij me Hakerup-in, na mbetet nė kujtesė si akti mė tinėzar i politikės konstante antishqiptare, qe militarizohej jo vetėm nga Serbia. Sot sikur po tentohet prapė tė ripėrsėritet skenari i njėjtė, i marrėveshjeve tinėzare, mė po atė alibia tė marrėveshje Qoviq-Hakerup. Sido ēoftė njė marrėveshje e re, e kėti lloji, me akter tė tjerė si: S. Samarxhiqi dhe shefi i UNMIKU-tė, Joachim Ruecker.

Akti i zgjedhjeve serbe (nė Kosovė) minon dhe vret sovranitetin e Kosovės

Nėse Serbia arrin prapė ti organizoj arbitrarisht zgjedhjet e saja nė territorin e Kosovės, ēoftė edhe me njė marrėveshje tė papėrshtatshme, dhe sado intriguese te jetė marrėveshja brenda, ajo nė esencė e minon dhe e vret sovranitetin e Kosovės tė krijuar pak muaj mė parė. Nėse me njohjen e shtetėsisė dhe sovranitetit tė Kosovės u bė botėrisht humbja serbe pėr Kosovėn, atėherė ka diēka qe nuk shkon si duhet. Shqiptaret e Kosovės duhet tė dalin mė hapur dhe me fuqishėm kundėr zgjedhjeve serbe ne Kosovė. Duhet parė nė kėtė raste se si funksionon institucioni i shtetit, kundrejt pėrpjekjeve te jashtme pėr ta minuar politikėn dhe pėr ta vrarė sovranitetin e Kosovės.

Duam ta kuptojmė se Serbia pėrfundimisht luan kartėn e fundit me Kosovėn, e kjo kartė ėshtė organizimi i zgjedhjeve serbe. E rėndėsishmja (pėr Serbin) e kėtyre zgjedhjeve nuk ėshtė rezultati i tyre, por ėshtė legalizimi i tyre, me tendencė qė edhe pėr kohė tė tjera, tė mund tė pėrsėriten ato, si zgjedhje serbe nė Kosovė. Ardhja e politikanėve serb siē jemi mėsuar ti shohim, me strajcėn politik kundėr pavarėsisė dhe sovranitetit tė Kosovės, pėrbėn kulmin e politikės aversive serbe. Ditė mė parė si “me leje te Bajram Currit”, hyri nė Kosovė radikali T. Nikoliq, shpalosi strajcėn dhe nuk ngurroi tė pėllet pa pra kundėr Kosovės.

Zgjedhjet e Serbisė nė Kosovė mund ta ndezin emocionin e shqiptarėve tė cilėt dita ditės, sikur po e kapėrcejnė manin e pavarėsisė. Zgjedhjet serbe nė Kosovė dhe zhurma pėr bisedime te reja mes Kosovės dhe Serbisė, sa i pėrket Statusit tė Kosovės, vėrtet pėrbėn rrezikun e tensionimit tė gjendjes drejtė njė konflikti, i cili nuk duket aq i lehtė dhe aq i pa interes qe i tejkalon te konfliktuarit e drejtpėrdrejt. Pavarėsia e Kosovės po humb sovranitetin duke heshtur para zgjedhjeve te reja serbe dhe bisedimeve te mundshme me Serbin. Kėtu duhet edhe Shqipėria tė reagoj ndaj tendencave destabilizuese te Serbisė nė Kosovė.

13-04-2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara