HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NGA SHTYPI I KOSOVĖS

Rinia e Arsimit

-- nga Bardh Rugova*, 05 Shkurt 2008

Bardh Rugova Arsimi ėshtė njė djalosh i ri kosovar. I ka mbushur tė nėntėmbėdhjetat dhe i ka regjistruar studimet. I ka shkuar mendja edhe tė fejohet me njėrėn nga koleget e tij tė fakultetit. Mirėpo, Arsimi ka edhe njė hall, qė as vetė nuk e di se e ka. Ndonėse i ka mbaruar 13-vjet shkollimi tė rregullt, ai nuk di as tė shumėzojė e as tė pjesėtojė. Po ta pyesėsh a e di alfabetin e gjuhės shqipe ai qesh me ironi, por kur ia fillon, ngatėrrohet menjėherė atje pas P-ės. Nuk ka lexuar asnjė roman deri nė fund... Notat i ka marrė "paj", ashtu si jo rrallė i marrin nxėnėsit nė Kosovė. Nuk di tė t'i pėrmendė as 5-6 aktorė tė Holliėudit dhe nuk e ka dėgjuar asnjėherė ndonjė grup muzikor. Bile, nuk ka dėgjuar as muzikė popullorė shqiptare. Arsimi nuk di tė luajė as futboll, as basketboll.

Vėrtet luan ndonjėherė nė bastore, por ky ėshtė aktiviteti i tij i vetėm sportiv nė jetė. Nė shkollė asnjėherė nuk e kanė stimuluar pėr tė luajtur, por nė lagje thotė se me shokėt e tij kryesisht kanė ndjekur pėllumba e qen. Megjithatė, asnjėherė nuk ka ditur tė t'i thotė tre fjalė pėr karakteristikat e pėllumbave ose qenve. Nuk di tė vizatojė, ose mė mirė tė them, nuk e di a di tė vizatojė. Asnjėherė nuk ėshtė lodhur pėr tė provuar. Nuk di tė rregullojė pllakat e dėmtuara tė banjės, as t'ia ndėrrojė akumulatorin e veturės sė babait. Ka mėsuar ta ngasė veturėn por kurrė nuk i ka mėsuar vėrtetė shenjat e trafikut.

Nė tė vėrtetė, Arsimi nuk di asgjė. Nuk ėshtė budalla. Po t'ia japėsh njė problem logjik ai do tė dijė t'ia gjejė fillin. Mirėpo, thjesht ėshtė i padijshėm. Ndonjė psikolog do tė mund ta pėrkufizonte edhe si dembel. Tėrė ditėn e kalon duke u endur rrugėve dhe nė mbrėmje duke shikuar ndonjė serial latino-amerikan. Pikėrisht ky Arsim ėshtė mostra e njė pjese tė rinisė kosovare, i padijshėm, i paaftė, dembel. Dhe mbi tė gjitha i rritur mjaft sa pėr tė studiuar, punuar, martuar dhe sė shpejti, rritur dhe edukuar fėmijė. Me pak investim tė shoqėrisė ai do tė mund tė ishte shumė i ditur, shumė i aftė dhe shumė punėtor.

Megjithatė, Arsimi i gjorė nuk e ka asnjė nga kėto shtytje, por nuk ėshtė fajtor. Ai ėshtė vetėm pėrfaqėsues i rinisė sė njė vendi, nė tė cilin nuk ėshtė investuar aspak nė rininė. Secili politikan, ashtu si refren dhe pothuaj pa e kuptuar fare se ēfarė ėshtė duke thėnė, pėrsėrit se rinia ėshtė aseti mė i rėndėsishėm i shtetit tė ardhshėm tė Kosovės. Secili syresh mburret me moshėn e re tė popullatės, me kapacitetet qė mund tė dalin qė aty. Mirėpo, asnjėrit prej tyre nuk i shkon ndėrmend qė tė investojė nė kėtė rini. (Kjo ėshtė sikur tė mburresh se e ke nėntokėn plot me naftė por asnjėherė nuk investon pėr ta nxjerrė kėtė naftė). Pjesa mė e madhe e rinisė kosovare ėshtė e talentuar, e bukur, e aftė dhe do tė mundte tė mbartte mbi supe barrėn e njė transformimi europian tė shoqėrisė kosovare. Mirėpo, kėto virtyte lihen tė pashfrytėzuara dhe gjithmonė tė pėrbaltura me veset e Arsimit.

Pėr tetė vjet nė Kosovė nuk kemi qenė nė gjendje tė krijojmė kushte pėr zhvillimin fizik dhe rekreacionin e tė rinjve kosovarė. Kosova ka dhėnė kampionė bote, medalistė olimpikė dikur. Sot, kampionėt e dikurshėm humbin nė garat e ēoroditura pėr kolltukė dhe pushtet. Tok me ta humb edhe perspektiva e njė rinie tė tėrė. Kėsaj rinie i ofrohet njė sistem i rrejshėm vlerash. I lavdėrohen vetėm mediokritet dhe i lihen nė margjina vlerat e mirėfillta.

*Artikull i botuar edhe nė gazetėn "Koha Ditore" nė Prishtinė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara