HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nuset shqiptare nė Serbi

-- nga Bashkim Shala, Shekulli, 20-01-2008

Vajzat nga Shqipėria gjejnė "fatin" nė fshatrat serbe. Rėnia e ndjeshme e lindjeve nėpėr fshatrat e Rashkės nė Serbi po "shėrohet" me ndihmėn e vajzave shqiptare. Martesa tė tilla dėshmojnė se interesi etnik nuk shikohet, kur ėshtė nė pyetje interesi ekonomik.

Nuse shqiptare nė Serbi Pesėdhjetė djem nga komuna e Sjenicės dhe e Pazarit tė Ri ne Serbinė Veriore,pėr njė vit kanė sjellė nuse nga rrethinat e Shkodrės. Vajzat e Shqipėrisė kanė arritur edhe nė Beograd. Disa prej dhėndurėve tė shqiptarėve janė policė, inspektorė, ose punėtorė. Kur nuset arrijnė nė kryeqytetin serb, ndėrrojnė emrin dhe nuk duan tė deklarohen nga janė.

A janė nisur djemtė e fshatit rrėzė Golisė dhe Jadovikut dhe nga Peshteri gjurmėve tė car Dushanit serb, qė pėr nuse tė shkojnė, siē shkruan gazeta "Politika" e Beogradit, deri nė "shtetet latine". Pesėdhjetė djem nga komuna e Sjenicės dhe e Pazarit tė Ri nė Serbinė Veriore, pėr pak mė shumė se njė vit, i kanė sjellė nuset e veta nga Shqipėria, kryesisht nga rrethina e Shkodrės. Disa i takojnė grupmoshės sė djemve tė rinj, e disa, siē e pranojnė vetė, janė afėr kufirit tė rrezikshėm qė tė mbeten pėrgjithmonė beqarė. Nė fund tė vitit qė sapo lamė pas, janė mbledhur rreth 40 ēifte bashkėshortore nga martesat e pėrziera shqiptaro-serbe nė fshatin Bugjevė nė Peshter me ftesėn e organizatės humanitare siē e quajnė ata, "Rashka e vjetėr".

Rrėfimet e shumicės sė dhėndurėve edhe pse janė tė ndryshme, megjithatė e kanė njė ngjashmėri. Pėr ata qė rininė e kanė kaluar nėpėr kafene dhe fabrika nėpėr Shumadi prej nga janė kthyer pėr shkak tė tranzicionit, vajza nė Peshter nuk kanė mbetur, po edhe nėse gjendet ndonjė ndokund, ato nuk duan tė martohen me fshatarėt e Rashkės. Prindėrit e tyre tė rraskapitur ose tė moshuar kanė vetėm njė dėshirė: tė shohin nipėr me nėna shqiptare. Pėr mė shumė se tri dekada, familja Matiq, nė fshatin Buxhevė tė veriut tė Serbisė nuk i ishte gėzuar lindjes sė ndonjė trashgimtari. Mirėpo, vitin e kaluar nė kėtė shtėpi kishte hyrė Vera, nusja nga rrethi i Pukės. Pa u mbushur viti, kishte lindur Milosh Matiqi, trashėgimtari i parė pas shumė kohėsh i Matiqėve. Babai, Vujadini, ėshtė pakėz mė i vjetėr se njė baba mesatar, por ėshtė njėsoj i lumtur pėr fėmijėn e tij. Vera, e cila fatin e jetės e ka gjetur nė fshatin serb, ėshtė e qeshur dhe e gėzuar prej natyre, tėrė fshati e lavdėron. Pėr tė thuhet se ėshtė e vyeshme (nikoqire), dhe qė i di tė gjitha punėt e shtėpisė, dhe tė bagėtive nė fushė. "Vjehrra mė do si vajzėn e vet", thotė Vera duke pėrkundur djepin pėr tė vėnė nė gjumė Miloshin.

Fshati Buxhevė, ėshtė njė nga fshatrat e Serbisė qė ka mbetur pothuajse bosh. Tė rinjtė ikin. Pleqtė rrinė duke pritur fundin tė qetė dhe tė ngadalshėm. Mirėpo, nė dy-tri vitet e fundit, gjėrat kanė nisur tė ndryshojnė nė disa prej fshatrave. Ata pak beqarė, kryesisht burra qė u ka kaluar mosha mesatare e martesės, fatin e martesės e gjejnė nė Shqipėri. Nuk ėshtė i vogėl numri i nuseve nga Shqipėria qė kanė vendosur tė kalojnė jetėn nė fshatrat gati tė braktisura serbe. Vera nga Puka, gruaja e Vujadin Matiqit dhe nėna e Miloshit, ėshtė vetėm njėra nga shumė nuset shqiptare nė Serbi.

Foshnjėn e porsalindur janė duke e pritur edhe Vukoman Maslaku nga fshati Cėrsko dhe Bardha e tij. Bashkėshorten Bardha, ai e quan Boki, por shpjegon se emri i saj mund tė pėrkthehet si "Snezhana".

Radisha Saviq nga Sopoqani gjashtė vjet ka jetuar me tė atin plak dhe siē thotė vetė, qėkur ėshtė martuar me Pranverėn, ēdo gjė ėshtė mė ndryshe. Stanisha Janiqieviq dhe Grado Radosavleviq nga fshati Zhunjeviq i Pazarit tė Ri, i kanė mbushur tė 40-tat dhe tani janė martuar me bashkėshorte nga Shqipėria.
Nė fshatin e Tutinit Dobrinje, Sėrgjan Popoviqi ka sjellė Linditėn, kurse para dhjetė ditėsh si dhėndėr shqiptar ėshtė regjisturar edhe Mirosllav Saviqi i martuar me Lizėn.

"Siē thuhet, kur martohesh e humb lirinė, kurse ne jemi liruar nga punėt e grave, nga mjelja e lopėve, gatimi i bukės dhe larja e rrobave, qė kur jemi bėrė dhėndurė shqiptarė", thonė Sėrgjani dhe Mirosllavi.

Mirosllav Mėrleshi nga Osaonica ka sjellė nė shtėpi Gofilen. Para pak kohe nė fshatin fqinj Guberev ka ardhur edhe motra e saj Lumja. Ėshtė martuar me Radisav Miliqeviqin. Nė shtėpi, nė Shqipėri, ato thonė se kanė edhe katėr motra, e ndoshta edhe ato do tė kenė fatin tė martohen kėndej.

Rafail Vukashinoviq jeton nė qendėr tė Pazarit tė Ri. Ai para pak kohe ėshtė martuar me Angjelėn, e cila siē thuhet e ka vijuar rrugėn e motrės sė vet Mirelės, e martuar me Nebojsha Vasoviqin nga Shtitari. Angjela pret qė sapo tė rritet edhe motra mė e vogėl, ndoshta edhe ajo do tė vijė kėtej. "Me rėndėsi ėshtė tė martohen djemtė, tė lindin fėmijė, dhe tė tė mos mbyllen shtėpitė", thotė plaka Stanica Rakoqeviq nga Buxheva, kurse mėsuesja Zorica Novēiq thotė se kunati dhe kunata e saj Lulja janė duke pritur foshnjen. "Ėshtė dėm qė kėta djem nuk janė martuar mė herėt, sepse do tė kishte mė shumė fėmijė nė Buxhjevė dhe shkolla nuk do tė mbyllej, mirėpo mėsuesja Zorica nuk ka thėnė me kėtė rast se ndoshta sė shpejti do tė nevojitet edhe ndonjė mėsues i gjuhės shiqpe, kush e di!
"Kemi ardhur qė t'u urojmė fat tė porsamartuarėve" ka thėnė kryetari i Organizatės "Stara Rashka", Vojin Vuēiqeviq. Ēdo ēifti bashkėshortėsh ai i ka dhuruar nga 500 euro nė zarfė "qė tė hollat t'i ruajnė pėr fėmijė". Monaku i Sjenicės Mirosllav Vraniqi tanimė i ka kurorėzuar disa ēifte, siē thotė me pėlqimin e prindėrve tė nuseve. Nuset edhe pse janė nga Shqipėria janė tė krishtera. Pėrveē stolive, dhėndri kur shkon tė kėrkojė dorėn e nuses, duhet tė blejė unazėn, byzylukun, por patjetėr edhe orėn e artė me kryq tė artė.
Prindėrit e vajzave tė Shqipėrisė zakonisht vijnė "tė shikojnė" se ku po i japin vajzat.

Siē shkruan gazeta "Politika"e Beogradit, pėr ta me rėndėsi ėshtė qė vajzat t'i martojnė me njerėz tė ndershėm dhe me tė krishterė. Nuset e Shqipėrisė nė Serbi arrijnė pėrmes shtigjeve tanimė tė rrahura, tė cilat i dinė ata qė e kanė kaluar kėtė rrugė. Vajzat e Shqipėrisė kanė arritur edhe nė Beograd. Disa prej dhėndurėve tė shqiptareve janė policė, inspektorė ose punėtorė. Shumica e kėtyre nuseve sapo arrijnė nė kryeqytetin serb ndėrrojnė emrin dhe nuk duan tė deklarohen nga janė. Numri i atyre qė kanė arritur nė Beograd ėshtė ende i vogėl nė krahasim me nuset e Rashkės.

Martesat e pėrziera edhe nė kohėn e "Vėllazėrim Bashkimit"
Edhe mė pėrpara ka pasur martesa tė pėrziera, por atėherė kryesisht djemtė shqiptarė janė martuar me vajzat serbe. Anton Ēeta ka qenė i martuar me njė serbe (i biri Lazari, jeton nė Beograd), po ashtu Mark Krasniqi (e bija Drita, jeton ne Beograd), Hasan Kaleshi (dy djem, Eroli dhe Damiri), Hilmi Thaēi (e bija Valbona), aktori Bekim Fehmiu (dy djem, Uliksi dhe Hedoni, jetojnė nė Amerikė). Edhe i ndjeri Faruk Begolli ka qenė i martuar me njė serbe, piktori Matej Rodiqi (i biri Kola), Adem Bllaca, ndihmėsdrejtor i Bibliotekės Popullore tė Beogradit (nė fund tė viteve tė 70-ta ka kaluar nė Prishtinė) etj. Motra e historianit Dimitrije Bogdanoviqit, autorit tė "Librit pėr Kosovėn", ka qenė e martuar me Martin Camajn, emigrant nga Shqipėria, shkrimtar, ka studiuar sllavistikė nė Beograd dhe me tė cilin emigroi nė Itali nė vitin 1956, i urdhėruar qė ta braktisė Jugosllavinė. (Kanė jetuar nė Mynih, ku Camaj ka qenė profesor i gjuhės shqipe nė universitet. Ēifti u nda nė fund tė viteve 70-tė).

Diplomati Elhami Nimani ka qenė i martuar Sonjėn, tė bijėn e mitropolitit tė Sremit dhe Karlovcit Rajiēin, e cila ka shkuar nė Kosovė nė vitin 1945 me divizionin e 46-te LNĒ nė repartin e Agitropit. Disa politikanė shqiptarė, tė cilėt kanė jetuar nė Beograd, kanė qenė tė martuar me serbe si Ali Shukria me Dushankėn, (dy djem Zeqirin dhe Luanin), Sinan Hasani me Stanen (dy fėmijė Ilirin dhe Dijanėn), Kol Shiroka (Lekėn dhe Jugosllavėn), Alush Gashi me Lejlėn (tre djem Agimin, Skėnderin dhe Fatmirin), diplomati Mesud Besniku me Momirėn (vajzėn Meritėn e cila vdiq nė moshėn 17-vjeēare), Halil Fejzullahu me Danicėn, (vajzėn Kaqushen (Jashari), politikane e njohur, si dhe djemtė Korabin, i ndarė nga jeta dhe Petriti hendbollist nė ekipin e "Crvena Zvezdės" sė Beogradit. etj. Nje numėr shumė i vogėl i martesave ėshtė bėrė midis shqiptareve dhe serbėve. Njė nga rastet e rralla ėshtė ai i Eleonorės, e bija e politikanit Mehmet Hoxha dhe Boshko Jovanoviqit (kanė dy djem). Sė fundi ka pak mė shumė raste ku edhe vajzat shqiptare tė Beogradit po lidhin martesa me djemtė serbė.

Shkaku i migrimeve
Kėtė dukuri tė martesave ndėrmjet djemve serbė dhe vajzave shqiptare, profesori i Sociologjisė sė Migrimeve nė Universitetin e Prishtinės, Anton Berisha, e shpjegon me faktin se pas viteve '90-tė, djemtė e fshatrave nė veri tė Shqipėrisė kanė emigruar, kurse vajzat nė mungesė tė njė bashkėshorti tė nacionalitetit tė vet, fatin e jetės janė detyruar ta kėrkojnė jashtė kufijve tė shtetit tė tyre. Sipas socilogut Berisha, kushtet e njėjta ekonomike dhe sociale nė tė dyja anėt e kufirit, kanė ndikuar qė me shumė lehtėsi vajzat shqiptare tė shkrihen nė kulturėn e fshatrave serbe. "Kėto migrime kanė shkaktuar njė pabarazi gjinore nė kuptimin e mangėsisė sė djemve nė krahasim me numrin e femrave, tė cilat nuk kanė parė ndonjė perspektive pėr martesė", ėshtė shprehur ai.
Berisha thotė se martesa tė tilla dėshmojnė qė interesi etnik nuk ėshtė mė nė plan tė parė kur vihet nė pikėpyetje interesi ekonomik dhe interesa tė tjera pėr tė pėrmbushur nevojat personale. "Pjesėt veriore tė Shqipėrisė, nuk kanė pasur pėrvojė tė keqe, dhe janė farė pak tė informuar pėr luftrat qė kanė ndodhur mes shqiptarėve dhe serbėve", shpjegon Berisha, pėr mėnyrėn e lehtė tė martesave nė tė dyja anėt e kufirit. Sipas tij, ambjenti i njėjtė, kushtet ekonomike dhe mentaliteti kanė krijuar rrethana pėr lidhje martesore ndėrmjet vajzave shqiptare dhe djemve serbė. Shkak kryesor pėr gjithė kėto martesa ėshtė largimi i meshkujve, burrave nga malėsia e Shqipėrisė nė vende tė tjera ku ka pasur pabarazi gjinore dhe janė krijuar kushte qė femrat nė pamundėsi qė tė gjenin fatin tek bashkėkombasit e tyre, e kanė gjetur nė vendet fqinje.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara