HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Uisner dorė pėr dore nė vallen Shqiptare

Pavarėsia e Kosovės, momenti kur ėndrra bėhet realitet

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina

Ambasadori Uisner flet eksluzivisht pėr HermesNews, nė lidhje me sfidat e ardhshme tė Kosovės, nė njė mbremje tė organizuar me rastin e pavarėsisė sė Kosovės

25 Shkurt 2008 - Ish te derguarit te posaēem SHBA-ve, per ēeshtjen e Kosoves, ambasadorit amerikan Frank G.Wisner, Jr. iu rezervua mbreme ne restorantin Lumi, te pronares kosovare Lumi Hadri, dhe bashkeshortit te saj Patrik Devine, nje pritje shume e ngrohte, mirenjohese, e shoqeruar kjo me nje duk falenderimesh dhe plote respekt, per ate dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per gjithēka ate kane bere per pavaresine e Kosoves. Ai ishte mbreme ne kete lokal - jo per te biseduar, e debatuar si heret e tjera ne takimet me komunitetin shqiptaret, por kishte ardhur si i ftuar special, se bashku me bashkeshorten e tij, vellane e tij me te fejuaren, ne nje dark mbreselenese, karakteristike shqiptare, me kenge e valle popullore shqiptare, e cila, iu shtua festimeve madheshtore mbare shqiptare per pavaresine se Kosoves.

Mes mysafireve te nderuar, te kesaj mbremje ndodhej, edhe nje pjese e stafit te ambasades amerikane, prane OKB-sė, zevendes shefja e misionit te Britanise se Madhe ne OKB, Karen Pierce, ambasadori i Shqiperise ne OKB-e, Adrian Neritani, me bashkeshorten, ambasadori Lublin Dilja, me bashkeshorten, presidentja Paula M. Shugart, e spektaklit te bukurise, Miss Universe ne Bote. Miss Universi 2007, bukuroshja japoneze Riyo Mori, biznesmene, artiste dhe lider te komunitetit Raif Hyseni, fizarmonikist, kompozitor, muzikant, i mirenjohur ne SHBA-se, dhe kengetarja e mirenjohur tiranase Merita Halili i dhuruan ambasadorit amerikan Frank G.Wisner, Jr. dhe bashkeshortes se tij nje Plis te kostumeve popullore kosovare dhe nje kapele te qendisur grash te kostumeve popullore te grave nga Shqiperia e Mesme.

Veprimtarja e komunitetit, znj. Lumi Hadri, dhe bashkeshorti i saj Patrik Devine ftoi te ndaje kete gezim te perbashket edhe perfaqesues te komunitetit, z. Agim Karagjozi, kryetari i Federates PanShqiptare VATRA, z. Avni Mustafaj, Agim Rexhaj, Harry Bajraktari, Leke Gojēaj, Marijan Cubi Fadil Berisha, Majlinda Myrto, Sejdi Hysenaj, Shkumbin Teta, Ilir Ruci, Xhim Xhema, Ilir Hysa, vellezerit Fundo. Mbremja festive vazhdoi me pas nen tingujt e mrekullueshem te muzikes popullore shqiptare, e shoqeruara nga orkestra, e drejtuar nga Raif Hyseni, fiz-harmonikist, kompozitor, muzikant, i mirenjohur ne SHBA-se, dhe kengetarja e mirenjohur e kenges popullore te Shqiperise se Mesme, tiranasja Merita Halili dhe kengetari nga Kosova Mit'hat Saliu-Kino Gara.

Gjate kesaj mbremje festive gazeta jone pati rastin te bisedoje me ish te derguarin e posaēem SHBA-ve, per ēeshtjen e Kosoves, ambasadorin amerikan Frank G. Wisner, Jr.

Zoti ambasador Wisner, te gjithe ju falenderojne per ate cfare bete, qe shqiptaret te shihnin kete dite. Ne disa gazeta, emri juaj cilesohet si ‘pjese e atyre lidereve qe shqiptaret i shohin si heronj, si miq te medhenj. A mund te na thoni si ndjeheni ju sot?

Ambasadori Frank Wisner: Oh! Oh! O Zot ! tė lutem! me duket se eshte shume per mua kjo, une nuk kam bere aq shume, krahasuar, kjo pune me ate qe kane bere ata qe udhehoqen kete ēeshtje prej nga viti 1999. Ata qe luftuan e punuan per Kosoven. Sinqerisht, qe une e te gjithe ata lidere, "thuajse" nuk kemi bere asgje - kur puna jone do te "matej" me ate ēka kane bere ata qe u flijuan per kete dite, e kam fjalen per ata qe dhane edhe jeten, per ata qe sakrifikuan dhe punuan e perkushtuan per me se 17 vjet. Te lutem! eshte shume - ju faleminderit. Megjithate, une mendoje se une punova per nje diēka te cilen une e quaj te drejte, dhe jam krenare qe ajo fitoi.

Zoti Ambasador, kur e mėsuat se Kosova shpalli Pavarėsinė dhe si e pėrcollėt ju aktin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės?

Ambasadori Frank Wisner: E ndoqa gjithēka me vemendje te madhe, nepermjet lajmeve kur u mor vendimi i Parlamentit te Kosoves per shpalljen e pavaresise. Dhe kur e shohe me punen time, dhe tonen natyrisht, me te vertet qe jam i kenaqur qe Parlamenti i Kosoves e nenvizoi angazhimin e Kosoves se re, per plotesimin e te gjitha atyre te cilave edhe jane rekomandimet e Planit Ahtisaari. Kjo, pra eshte nje shenje e mire, pasi Kosova tani po tregon se ka me te vertete, sinqeritetin, vullnetin, per te ndertuar nje shtet shume etnik gje qe eshte shume e rendesishme. Jam gjithashtu shume i kenaqur, qe ky veprim u ndermor ne paqe, ēfare me siguri dhe qe forcat e NATO-s jane ne terren per te mbrojtur te gjitha komunitetet dhe per te ruajtur rendin.

Zoti Ambasador Wisner, pas deklarimit zyrtar te presidentit Bush, se SHBA e njohin zyrtarisht pavaresine e Kosoves, (Tirane 10 qershor 2007 Bush "Nese marreveshja nuk arrihet ne do te themi mjaft dhe Kosova do te marre pavaresine") ēfare duhet te bejne SHBA per te ndihmuar Kosoven?

Ambasadori Frank Wisner: E para i besoj shume presidentit Bush se po e tha nje gje ai me ēdo lloj ēmimi e ben. Une mendoj ne radhe te pare vete, se Kosova tani me duket se ka shume per te bere. Vete njohja e pavaresise nga SHBA dhe shume shtete te tjera sot eshte nje sfide e madhe e cila kerkon me shume pune, me shume angazhim. Une jam mjaft optimist dhe e kam nga eksperienca ime, kur SHBA-ja, te njejten gje e ka bere edhe me vende te tjera, se ēfare ndihme i kane dhene atyre qe te bejne shtetin e tyre. Keshtu duke i pergjigjur pyetjes suaj - mendoj se edhe Kosoven, SHBA do ta ndihmojne se bashku me komunitetin nderkombetar, per ndertimin e institucioneve, shoqerise dhe nje ekonomie te suksesshme. Gje qe me sa di une edhe ka filluar.

Zoti Ambasador Wisner, A mendoni se qendrimet diametralisht te kunderta per zgjidhjen e ēeshtjes se Kosoves me Shteteve te Bashkuara dhe Rusise, jane te njejta me ato qe kane SHBA dhe Rusia per ēeshtje e dislokimit te raketave ne Poloni e Ēeki?

Ambasadori Frank Wisner: Ju lutem! nuk dua te beje komente per kete as te spekulloje. Por, sinqerisht qe me vjen keq per qendrimin e Rusise per kete zgjidhje. Ende nuk jam ne gjendje ta kuptoj se ku qendron interesi i tyre ne kete rast, por, tani kryesorja eshte qe tani te gjithe ne, perfshire Rusine te garantojme qe ky kalim te jete paqesor dhe pa shkaktuar ndonje dhimbje.

Cili ėshtė mesazhi juaj i kėsaj dite?

Ambasadori Frank Wisner: Eshte koha per shqiptaret te jene te gatshem per te pare drejt te ardhmes se tyre. Mendoje se e ardhmja e tyre ne Kosove, tash pas shpalljes se pavaresise eshte qe te shikojne sesi ndertohet shteti i tyre ne paqe. Pasi per Kosoven erdhi dhe momenti, kur endrra behet realitet. Te gjithe se bashku te ndertojne kete vend te bukur. Qe t'u japin qe te gjitheve qytetareve te Kosoves, pa dallim serb, turq, anashkalinj, boshnjak e te tjere, me shume besim per te ardhmen e tyre dhe me shume mireqenie e prosperitet. Kosova t'i thote botes, se ja ne jemi tani te gatshem te behemi edhe pjese e Europes dhe e te gjithe strukturave nderkombetare.

Kjo, duhet te jete edhe motivi i jetes se kosovareve, per te sotmen dhe te ardhmen e Kosoves. Dhe kjo eshte deshira e ime dhe e te gjitheve neve qe punuam per kete dite. Zoti i bekofte shqiptaret. Ju faleminderit ju te gjitheve, per ēfare ju keni bere per kete dite dhe ne veēanti biznesmenen e suksesshme znj. Lumi Hadri, e cila hapi deren sa here qe nevojitej. Ketu ishte vendi ku une gjithmone thashe te verteten se nje dite Kosova, do te behej e pavarur, edhe nje here Zoti e bekofte Kosoven. Tani eshte koha qe te gjithe te shohin mire drejt se ardhmes se tyre, te merren masat qe vijne pas pavaresise dhe te ndertohet nje shoqeri e re dhe e drejte.

© 2008 HermesNews

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara