HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


SHTATORJA E NĖNĖ TEREZĖS DO TĖ NGRIHET EDHE NĖ OHIO

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina

Shqiptaro amerikanėt, do tė kenė pjesėn e tyre nė parkun Rockfeller Park, parkun mė tė njohur tė qytetit Cleveland - Ohaio, pėr tė ngritur nė qendėr tė tij statujėn e Nėnė Terezes

CLEVELAND - OHIO: Komiteti Kultural i Zbukurimit tė Qytetit, e ka aprovuar mė heret kėtė kėrkesė tė komunitetit shqiptarė, nė qytetin Cleveland, tė shtetit federal Ohaio. Janė disa komunitete, thuhet nė njė njoftim tė bashkisė sė qytetit Cleveland, me 478.000 banorė, nė veri tė SHBA-sė, tė cilat i kanė simbolet e tyre kombėtare, nė parkun mė tė madh tė qytetit - Rockefeller Park.

Statujė e Nėnė Terezės nė maqedonisht

Pėr tė promovuar krenarinė e tyre kombėtare, ēdo komunitet, ka arritur tė sjellė nga origjina e tyre diēka, ka ngritur diēka, ka viziatuar diēka, ose ka ofruar diēka nga vendi i tyre, pėr tė treguar sesi ruhet dinjiteti dhe indetiteti i tyre kombėtarė, edhe kėtu pėrtej oqeanit, prej nga ata kanė ardhur. Dy zyrtare tė larta tė kėtij qyteti, pėrfaqėsuesja e kėshillit tė bashkisė tė qytetit Cleveland, Dona Brady dhe Anila Nicklos, anėtare e bordit tė marrėdhėnieve komunitare, ishin tė parat, qė e pranuan kėrkesėn e komunitetit shqiptarė.

Lek Pash Gojcaj me Dr. Rugovėn, 2006

Anila Nicklos, ish editorja e gazetės komunitare "Shqipja", gazetė periodike, kjo, qė pasqyron jetėn, aktivitetin dhe veprimtarinė e komunitetit shqiptarė, ka thėnė se nė pjesėn perendimore tė qytetit, Cleveland's West Side, dhe nė Lakewood, e rreth tij jeton njė numėr i madh shqiptarėsh, emigrantė tė periudhave tė ndyshme. Duhet theksuar se shumica e shqiptarėve tė ardhur, Amerikė, janė nga ata tė mbas viteve 1990. At'here kur ndryshimet e mėdha demokratike, nė kampin komunistė tė Europės juglindore, pėrfshinė edhe Shqipėrinė, e cila mė e fundit u ēlirua nga sundimi diktatorial i Enver Hoxhės, qė e sundoi me dorė tė hekurt Shqipėrinė,pėr mė shumė se 50 vjetė. Rreth 5.000 emigrantė shqiptarė, veēse dekadėn e fundit, mendohet se janė tė vendosur nė qytetin Cleveland tė Ohaios. Pjesa mė e madhe tyre, janė nga Fieri, qytet ky qė ėshtė binjakizuar me qytetin e Ohaios - Cleveland.

Lek Pash Gojcaj 2002

Ndėrsa, Dona Brady, anėtare e kėshillit bashkiak, tė qytetit Cleveland, ka theksuar se nė jemi tė lumtur qė edhe komuniteti shqiptarė, erdhi me njė kėrkesė tė tillė. Kėrkesė,tė cilėn ne e kemi pritur prej vitesh, pasi e dimė sesa krenarė janė shqiptarėt, ashtu si edhe komunitetet e tjera, tė kenė njė simbol tė tyre nė parkun multi - kultural. Brady, tha se ėshtė edhe nė nderin e qytetit, qė edhe komuniteti shqiptarė tė ketė nė mes tė qytetit, statujėn e Nėnė Terezes, icionės shqiptare, nobelistes dhe bamirėses, humanistes me famė botėrore.

Lek Pash Gojcaj me miqtė e tij, 2004

Ajo ka caktur edhe vendin se ku do tė vendoset statuja e Nėnė Terezes, aprovuar nga kėshilli bashkiak i qytetit. Statuja e Nėnė Terezes, tha ajo do tė vendoset nė sheshin Rockefeller Park Greenhouse, afėr me statujėn e Martin Luther King, nė bulevardin nė mes tė rrugės St. Clair Avenue dhe I-90. Autoritet e qytetit ofruan njė shumė parashė, pėr pėrgatitjen e vendit ku do tė vendoset statuja, si bazamentin e sheshit dhe pastrimin e vendit. Por, kėto para nuk janė tė mjaftueshme pėr ngritjen e shtatores. Kėshtu qė. theksoi ajo duhen mė shumė tė holla, pasi duhet tė paguhet artitekti, dhe skulptori i veprės. Nadj kush dėshorin tė jap kontributin e tij dhe tė pėrfshihet nė kėtė fushat, le tė thėrras nė kėtė numėr telefoni (216) 961-4999 ose tė kontaktojė me zyrtarėt e Rockefeller Park Greenhouse.

Lek Pash Gojcaj duke shkruar, 2005

Anila Nicklos, ish editorja e gazetės komunitare "Shqipja", gazetė periodike, e cila me temat e saja pasqyron jetėn, aktivitetin dhe veprimtarinė e komunitetit shqiptarė, thotė sė ketu kemi njė komunitet tė integruar plotėsishtė ne jetėn amerikane. Shqiptaro amerikanėt, janė nė zyrat e qytetit, inxhinier, biznesmen, doktorė, studentė, dhe punonjės tė mirė. Kudo i gjenė shqiptarėt, nė kėtė qytet. Ndaj dhe vendosja e statusjės sė Nėnė Terezes, nė mes tė qytetit, bulevardin multi kultural Rockefeller Park, do ta rrisė edhe mė shumė krenarinė e tyre shqiptare, shprehet ajo.

Lekė dhe Pashkė Gojēaj "bartėsit" e shtatores sė Nėnė Terezes nė Amerikė

Ishin dy bij tė Hotit historik, Hotit tė Ded Gjo Lulit, e Prek Calit, e sa e sa figurave tė kėtyre malėsorėve, ata qė tė parėt e sollėn nė mėrgatėn shqiptare, nė SHBA-sė, idenė fisnike dhe bujarinė qė tė sponsorizonin lartėsimin nė statuja bronxi, rrugėve dhe shesheve tė Amerikės, ikonėn tė kėsaj bije shqiptare, qė pasi e sponsorizuan nė sheshet e Tuzit e tė Prishtinės, pa pritur qė tė shejtėrohet, duke u kujtuar e sjellė ndėrmend mbarė njerėzimit qė po pėrgjėrohet pėr kėtė nėnė tė madhe, se ajo ėshtė bijė e popullit shqiptar, e vendosėn statujėn e saj nė New York (Harstdale). Vėllezerit Lek e Pashk Gojēaj edhe pse biznesmene, kanė bėrė investimin mė tė shkėlqyer nė jetėn e tyre nė njė fushė ku pėrfitimi ėshtė veēse moral, dinjitet e krenari kombėtare, e shumė mė i ēmuar e i pavdekshėm se ēdo lloj kapitali tjetėr.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara