HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ēmimi Ndėrkombėtar pėr Gra tė Guximshme, e fiton edhe njė kosovare Valdete Idrizi

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina

Ēmimi Ndėrkombėtar pėr Gra tė Guximshme ėshtė i vetmi vlerėsim qė jep Departamenti i Shtetit pėr gra qė kanė marrė role udhėheqėse nė botė. Ky vlerėsim shihet si njė mundėsi unike pėr diplomacinė transformuese pėr ēėshtjet e gruas.

WASHINGTON D.C: Nė njė ceremoni zhvilluar nė mjediset e Departamentit tė Shtetit, Sekretarja amerikane e Shtetit Kondolisa Rajs dhe Nėnsekretarja e Shtetit pėr Demokraci dhe Ēėshtje Globale, Paula Dobriansky, shėnuan dy ditė mė pasė datės, 8 mars Ditėn Ndėrkombėtare tė Gruas pėr vitin 2008 me ndarjen e Ēmimit, tė 11-tė Ndėrkombėtar pėr Gra tė Guximshme. Ēmimi Ndėrkombėtar pėr Gra tė Guximshme ėshtė i vetmi vlerėsim qė jep Departamenti i Shtetit pėr gra qė kanė marrė role udhėheqėse nė botė. Ky vlerėsim shihet si njė mundėsi unike pėr diplomacinė transformuese pėr ēėshtjet e gruas.

Ēmimi Ndėrkombėtar pėr Gra tė Guximshme

Ky ēmim prestigjoz ndahet ēdo vitė nė tė njėjtėn ditė, dhe ka njė pėrzgjedhje selektive e cila bėhet nga ambasadat amerikane kryq e tėrthorė botės. Kėtė vitė kandidate u zgjodhėn 97 gra nga e gjithė bota. Me Ēmimin Ndėrkombėtar pėr Gra tė Guximshme, kėtė vitė u nderuan gra nga Kosova, Afganistani, Fixhi, Iraku, Pakistani, Autoriteti Palestinez, Paraguai dhe Somalia, pėr rolin qė kanė luajtur pėr transformimin e shoqėrive tė tyre dhe ndikimin frymėzues nė komunitetin ndėrkombėtar. Gratė fituese pėr kėtė vitė janė: Valdete Idrizi (Kosova),Suraya Pakzad (Afghanistan), Virisila Buadromo (Fiji),Dr. Eaman Al-Gobory (Irak), Nibal Thawabteh (Palestinian Authority), Dr. Begum Jan (Pakistan), Cynthia Bendlin (Paraguay),Farhiyo Farah Ibrahim (Somalia)

Ēmimi Ndėrkombėtar pėr Gra tė Guximshme

Pėr herė tė parė kėtė ēmim e fitojė edhe Valdete Idrizi, grua shqiptare nga Kosova. Ajo ėshtė njė nga gratė qė u nderuan sot me kėtė ēmim, vetė e shpėrngulur nga konflikti, ėshtė aktive nė zonat me banorė serbė nė Kosovėn veriore ku drejton projekte pėr gra dhe tė rinj me synimin pėr tė ripajtuar dhe pėr tė sjellė paqen ndėrmjet komuniteteve tė ndryshme etnike. Valdete Idrizi, kryetare e organizatės CBM nga Mitrovica, ka prezantuar nė Prishtinė aktivitetet e kėsaj organizate, pėr tė cilėn ajo thotė se ka fituar respektin dhe besueshmėrinė e komuniteteve duke punuar nė fusha tė ndryshme. Valdete Idrizi, ėshtė njėra nga liderėt e organizatės joqeveritare “Community Building Mitrovica - CBM”, nė njė intervistė tė sajė (2 qershorė 2005) pėr Portalin e OneWorld-Evropa Juglindore, ajo ka treguar pėr mundėsitė qė kanė OJQ-tė nė kėtė rajon pėrderisa pėr situatėn nė Mitrovicė, ajo nė mes tjerash thotė ėshtė duke u pėrmirėsuar dhe normalizuar.

Ēmimi Ndėrkombėtar pėr Gra tė Guximshme

Valdete Idrizi, citohet tė ketė thėnė:" Duhet shumė tė mundohemi dhe tė jemi kėmbėngulės nėse me tė vėrtetė dėshirojmė pėrkrahje nga autoritetet lokale dhe ndėrkombėtare, por edhe nga qytetarėt. Ėshtė me tė vėrtetė vėshtirė dhe mund tė them se edhe sfida mė e madhe pėr ne si shoqėri civile qė t’i stimulojmė qytetarėt tė nxisin ndonjė iniciativė qė ka tė bėjė me lagjen apo qytetin e tyre. Ndoshta, kjo ėshtė pasojė e tė kaluarės, qė gjithmonė jemi mėsuar qė “dikush” tė vendosė pėr fatin e lagjes apo qytetit tonė. Ndoshta, ėshtė edhe se njerėzit janė lodhur nga manipulimet qė bėhen me ta, veē mund tė them se gjatė punės sonė nė terren, po ballafaqohemi me kėtė problematikė.

Ēmimi Ndėrkombėtar pėr Gra tė Guximshme

Lidhur me pyetjen se Ēfarė duhet bėrė shoqėria civile kosovare pėr tė qenė sa mė afėr nevojave tė pėrfituesve? fituesja e ēmimit Ēmimi Ndėrkombėtar pėr Gra tė Guximshme, pėr vitin 2008, gruaja nga Kosova, Valdete Idrizi, ka thėnė se" Duhet tė jetė shumė afėr pėrfituesve, duhet t’i dėgjojė ata, t’i informojė ata pėr zhvillimet nėse ėshtė nevoja, tė fitojė besimin e duhur, ta nxisė bashkėpunimin mes tyre dhe komuniteteve tjera, bashkėpunimin me autoritet lokale, pėrkrahjen e tyre nė forma te ndryshme, nė mėnyrė qė mos tė jenė pastaj “tė papėrgatitur dhe tė befasuar”. Nėse jemi afėr tyre dhe me ta, atėherė do tė dimė edhe nė ēfarė gjendje janė dhe nė ēfarė kahje mund tė rrjedhin gjėrat.

Ēmimi Ndėrkombėtar pėr Gra tė Guximshme

Ndėrsa jep edhe disa shembuj kur thotė se nė mars tė vitit 2004, ESI (European Stability Initiative) ka pėrgatitur njė projekt propozim pėr qytetin e Mitrovicės, qė quhej “Njerėzit apo territori”, propozim ky qė nuk u pėlqye nga shumica e njerėzve, apo mė mirė tė them, s’e ka pėlqyer askush. Pasi qė pėr mua si dhe pėr disa pėrfaqėsues tė organizatave tjera nė Mitrovicė, ky propozim ishte i papranueshėm, ne vendosėm qė t’i organizojmė disa takime e tryeza me qytetarė tė ndryshėm tė Mitrovicės, me qėllim qė tė marrim njė opinion nga qytetarėt dhe t’ia dėrgojmė reagimet e tyre/tona kėsaj organizate, e duke i mos anashkaluar edhe disa intelektualė qė nuk ishin tė kyēur nė jetėn politike aspak. Pėr ēudi, tė gjithė ishin kundėr kėtij propozimi, mirėpo tė gjithė mendonin “pse tė mundohemi t’i dėrgojmė reagimet tona, kur veē ėshtė vendosur se do tė pranohet”!. Pėr tė gjithė ky ishte veē projekt i aprovuar e jo propozim i hapur.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara