HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


“Beautiful Amerika” – Shqipėria nė NATO

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina

Reagimi i disa personaliteteve dhe liderve te komunitetit shqiptar ne Amerikė, pėr marrjen e fetsesės sė Shqpėrisė nė NATO

NEW YORK CITY: Marrja e fteses per NATO, eshte nje detyrim me shume per Shqiperine, e cila duhet te realizoje te gjitha reformat per te qene pjese e saj. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s, Schefer, ja beri kete te qarte krereve te shtetit shqiptar, te pranishem ne samit qe diten e djeshme. Ai theksoi se ftesa per anetaresimin e Shqiperise ne Aleance nuk eshte fundi i nje procesi, por fillimi i nje faze te re zhvillimi. "Marrja e fteses per te hyre ne NATO ka shenuar kalimin e nje pragu te rendesishem drejt rruges se Shqiperise per t'u bere pjese e institucioneve euroatlantike. Por, kjo ftese nuk duhet te shikohet si fundi i nje procesi. Ajo shenon fillimin e nje faze te re ne zhvillimin e Shqiperise", tha Schefer. Ndersa Presidenti i SHBA, Bush, duke vleresuar hapat e dy vendeve qe do te zgjerojne radhet e NATO-s, tha se me bindje se si Shqiperia dhe Kroacia do te jene te afta te perballojne reformat e kerkuara. "Tani e tutje duhet te punohet per nje Evrope te sigurt e stabel. Duhet te punohet edhe ne vazhdim per te siguruar nje Evrope te sigurt, pasi zgjerimi i Aleances do te vazhdoje vetem ne te mire te paqes. Kjo aleance do te jete e bashkuar per te realizuar lirine", tha Bush.

Ajo ēka prej shumė vitesh pritej nga vendi ynė, dhe mė sė shumti nga shqiptarėt e Amerikės, sot u bė realitet. Pas shumė pėrpjekjesh dhe angazhimesh nė rrugėn drejt anėtarėsimit, ku detyrimi pėr pėrmbushjen e reformave dhe realizimi i standardeve ka mbizotėruar, Shqipėria e mori dje ftesėn pėr t'u anėtarėsuar nė NATO. Nė kėtė mėnyrė, 3 Prilli do tė jetė njė ditė historike pėr shqiptarėt dhe Shqipėrinė, pasi mė 3 prill 2008 vendet anėtare tė Aleancės vendosėn qė vendi ynė tė marrė ftesėn pėr t'u anėtarėsuar nė tė. Pjesa e cila ka patjetėr njė rol dhe kontribut tė very nė kėtė arritje, ėshtė disapora shqiptare nė SHBA. Janė ata qė morėn rrugėn e kurbetit dhe u vendosėn nė vendin kampion tė lirisė e demokracisė nė Botė, SHBA. Ata qė mbi shpatullat e tyre, dhe nė shpritin e tyre fisnik, vujatėn mėsė shumti nga rregjimi dhe diktatura komuniste, atyre qė me padrejtėsi iu ngjitė edhe damaka "armiq tė popullit".

Vendimi u mor pas konsultimeve tė kryetarėve tė shteve dhe tė qeverive tė vendeve anėtare nė samitin e Bukureshtit 26 vendet anėtare tė NATO-s duhet ta ratifikojnė antarėsimin e Shqipėrisė dhe tė Kroacisė, procedurė kjo qė pritet tė pėrfundojė deri nė samitin e ardhshėm nė pranverė tė 2009. Ndėrsa Maqedonisė i duhet tė presė. Shtyrja e vendimit pėr Maqedoninė u bė pėr shkak tė vetos sė Greqisė lidhur me konfliktin pėr emrin e vendit.
Sekretari i pėrgjithshėm i aleancės Jap de Hopp Sheffer tha: "Do tė bėhen pėrpjekje pėr gjetjen sa mė shpejt tė njė zgjidhjeje." Ftesa pėr Maqedoninė duhet tė kushtėzohet me zgjidhjen e konfliktit me Greqinė. Kėsisoj Shkupi mbetet i zhgėnjyer nga ēasti i shumėpritur qė nė Bukuresht do tė ftoheshin tė tria vendet e Kartės sė Adriatikut.

Takimi nė Bukuresht ėshtė samiti mė i madh i tė gjitha kohrave pėr NATO-n. Gazeta jonė bisedojė me personalitete e lider tė komunitetit.
Zoti Dritan Mishto Sekretar i Pare Politik per Ceshtjet e Integrimit ne NATO, prane Ambasades Shqiptare ne Washington shprehet se: "Natyrisht, 3 Prilli i kėtij viti ėshtė njė datė historike, tė cilėn shpirti properėndimor i shqiptarėve, e pėrjeton me njė gėzim tė vecantė, aq sa dhe me njė pėrgjegjėsi dhe pėrgjegjshmėri pėr atė c’ka na pret nė tė ardhmen.Vendimi i dhėnies sė ftesės Shqipėrisė ėshtė pa as mė tė voglin dyshim kurorėzim i mbėshtetjes sė pakursyer qė kemi nga SHBA, politika e sė cilit ka qenė dhe mbetet nė mbėshtetje tė aspitarave euroatlantike tė Shqipėrisė. Vlerėsimi dhe besimi i demostruar nga vendet anėtare tė NATO-s, se Shqipėria ėshtė njė aleat i mirė, dėshmon jo vetėm pėr suksesin e reformave tė ndėrmarra nga qeveria shqiptare, por edhe pėr pritshmėrinė pėr thellimin e tyre nė tė ardhmen, me synim konsolidimin e shtetit te se drejtes. "

N/kryetari i Akademis Shqiptaro - Amerikane e Shkencave Prof. Dr. Agron F. Fico albanolog e studiues i njohur shqiptaro - amerikan, e ka titulluar mesazhin e tij. “Beautiful Amerika” –Shqipėria nė NATO.
Ai thotė se "Historia jonė ėshtė mbushur me luftra kundėr armiqve tė pafund. Kemi luftuar vetėm. Nuk kemi pasur miq tė vėrtetė. Madje edhe qeveritė qė erdhėn pas Shpallje sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė mė 28 Nėntor 1912 u mbėshtetėn, pėr fat tė keq nė miq tė rremė. Zogu erdhi ne pushtet me ndihmėn e Jugosllavisė, Enver Hoxha po me ndihmen e jugosllavėve. Aleancat dhe traktatet me Jugoslavinė e Titos, Bashkimin Sovjetik tė Stalinit me Kinėn ishin hallka vartėsie e pabesie.

Bunkerėt e shumtė ndėrtuar nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhės ishin barrė e rėndė nė jetėn e popullit dhe njė iluzion djallėzor se me to do tė mbroheshim nga agresioni i armiqve tė ndryshėm. Vendosja e pluralizmit dhe e rendit demokratik pas vitit 1990 hapi dritėn jeshile tė lidhjes dhe bashkėpunimit me shtetet demokratike dhe, nė radhė ta parė me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ideologjia komuniste kishte deformuar edhe historine. Mohohej roli i Presidentit Wilson nė Konferencėn e Paqes (Paris, 1919-1920), qė e shpėtoi Shqipėrinė nga synimet e fqinjėve pėr tė marrė edhe ato territore qe kishin mbetur nga Traktati i Londrės mė 1913.

NATO ėshte siguri, paqe dhe stabilitet pėr Shqipėrine. Eshte dėshmi e rritjes sė dinjitetit kombėtar dhe demokratik i popullit tone. Ky gėzim vjen menjėherė pas atij gėzimi historik, Shpalljes sė Pavrėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt 2008. Kosova e pavarur dhe Ftesa e Shqipėrisė pėr Nato janė dhurata bujare e Shteteve te Bashkuara tė Amerikės pėr kombin shqiptar. Kam shkurar dikur njė artikull me titullin “Beautiful Amerika”. Bukuria e Amerikės ėshte ne idealet e saj demokratike, nė garancinė e lirisė dhe paqes, mbi tė gjitha ėshtė Shqipėria nė NATO." pėrfundon Prof. Dr. Agron F. Fico.

Kryetari i degės sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, z. Ramadan Gashi, kėtu nė New York, thotė: "Ftesa e NATO's per Shqiperine, pa dyshim eshte evinimenti me i madh koheve te fundit.Une mandje do te thoja: Gezuar festa gjithe shqipetare. Bashkesia nderkombetare serisht shtriu doren Shqiperise, ftesa per anetaresim ne NATO eshte stimul dhe inkurajim per te gjithe shqipetaret e sidomos per Kosoven. Tani edhe ne jemi pjese e proceseve intergruese euro-atlantike dhe ndihme e drejtepersedrejti afirmimit te metutejeshem shtetit te ri te Kosoves.

Shqiperia po hyn ne fazen e re te zhvillimit politik, ushtarak dhe socio-ekonomik. Anetaresimi i Shqiperis ne NATO do te sjell siguri ekonomike, politike, konformitet me standardet evropiane.Anetaresimi ne NATO do te krijoj dhe inkurajoj unvestimet e huaja per te cilat populli i jone ka aqe nevoje. Bashkesia nderkombetare me ne fund rikonfirmoj Shqiperise vendin e vet te natyreshem ate te Evropes ate te Perendimit qe per shume dekada ja mohuan komunistet Enver Hoxhes. Shqiperise po i kethehet imazhi, ngadale po i largohet konotacioni negativ qe bartem per shume kohe. Pa dyshim se merite te madhe ka kryeministri Berisha dhe qeveria e aktuale qe me aqe perkushtim, vendosmeri dhe dedikim punuan ne realizimin e ketij projekti te madh historik." - ka pėrfunduar kryetari i degės sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, z. Ramadan Gashi, kėtu nė New York.

Njė zėdhės nga Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA, ka pohuar se "Ju falenderojme per kerkesen tuaj. Federata PanShqiptare e Amerikes VATRA do te prononcohet menjehere rreth fteses zyrtare qe iu be Shqiperise per te hyre ne NATO, dhe vijon se:" Ky eshte nje moment vendimtar historik per Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe ndodhen."

Uk Lushi punon ne Wall Street dhe eshte ish ushtar i Batalionit Atlantiku te UCK-se. Ai tha se "Ftesa Shqiperise per te hyre ne aleancen ushtarake te NATO-s eshte vleresim i kontributit te shqiptareve per paqen dhe stabilitetin si dhe percaktimit tone te qarte te behemi pjese e pandashme e botes se lire dhe demokratike. Kjo ftese vjen ne nje moment kthese kur kombi shqiptar eshte duke nisur kendelljen historike dhe eshte ne rruge te mbare te ngjizet si faktor shume i rendesishem strategjik ne Ballkan. Ne vigjile te kesaj ftese, bashkimi i vendit tone ame me NATO-n do te duhej te finalizonte modernizimin e forcave te armatosura shqiptare dhe te forcoje aftesine mbrojtese te faktorit ushtarak shqiptar. Tash ne shqiptaret duhet te jemi te mencur dhe te vazhdojme me shpejtesi edhe integrimet tjera euro-atlantike dhe te koncentrohemi ne zhvillimin ekonomik, edukativ dhe ushtarak te tokave tona."

Avni Mustafaj, drejtor egzekutivė i Kėshillit Kombėtarė Shqiptaro Amerikanė, na tha se: "Dėshirojė sė pari tė pėrgėzojė popullin, qeverinė, dhe tė gjitha institucionet, tė cilat punuan aq shumė tė ndihmojnė Shqipėrinė, pėr tė marrė ftesėn e anėtarėsimit nė NATO. Si shqiptaro amerikan kam njė falmnderim special pėr SHBA-sė, dhe Qeverinė amerikane, pėr mbėshtetjen e vazhdueshme tė gjithėshfarshme pėr tė ndidhmuar Shqipėrinė, dhe popullin shqiptarė nė Ballkan"

Bashkėngjitja e Shqipėrisė nė NATO, ėshtė me tė vėrtet njė ditė historike. Duke qėnė anėtare e NATO-s, pėr Shqipėrinė ka mė shumė siguri, ka njė rastė tė zhvillmit tė madh ekonomik, njė ndryshim tė jashtėzakonėshėm cilėsorė, e cila evntualisht i hap rrugėn Shqipėrisė edhe pėr nė Bashkimin Europian. Gjithashtu, kjo ftesė ėshtė njė faktor i fuqishėm sigurie dhe bashkėpunimi rajonal e cila i bėnė thirrje edhe Maqedonisė por se mė parė ajo duhet tė zgjedhė ēėshtjen e emrit me Greqinė. Shqipėria nė NATO, njėhereshtit ėshtė ndihmė e madhe pėr Kosovėn nė anėn tjetėr tė kufirit, tha pėr gazetėn Bota Sot, zoti Avni Mustafaj, drejtor egzekutivė i Kėshillit Kombėtarė Shqiptaro-Amerikanė.

Agim Rexhaj kryetar i degės sė Lidhjes Demokratike sė Dardanisė, nė New York, i tha gazetės sonė se Shqipėria anėtarėsohet nė Aleancėn e Lirisė, duke pėrmbushur aspiratėn shekullore tė kombit. Kryeministir i Shqipėrisė Prof. Dr. Sali Berisha ėshtė politikani qė hyn nė historinė e kombit tonė, mė kontributin personal pėr afrimin e Shqipėrisė me NATO-n, pavarėsinė e Kosovės, vizitėn historike tė njė presidenti amerikan nė Shqipėri, Bush mė 10 qershor 2007 nė Tiranė, rrugėn qė bashkon Kosovėn me Shqipėrinė, Durrės - Morinė. Ai ishte i pari lider i vendeve ish-komuniste qė dorėzoi kėrkesėn pėr anėtarėsim, ishte presidenti i shtetit qė nėnshkroi Partneritetin pėr Paqe, e tani drejton qeverinė qė pėrmbushi standardet pėr t’u anėtarėsuar nė aleancėn mė tė madhe tė Sigurisė. Bush: Shqipėria do tė jetė njė anėtare e shkėlqyer e NATO-s dhe mbėshtetėse e pėrkrahėse e Kosovės, pėr nė NATO, do tė jetė mburojė nga ēdo rrezik qė mund tu kanoset shqiptarve nė rajon." thotė Agim Rexhaj kryetar i degės sė Lidhjes Demokratike sė Dardanisė, nė New York.

Kryetari i degės sė Partisė Lėvizja e Legalitetit, pėr SHBA-sė, z Hakik Mena, deklaroi dje se marrja e ftesės pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO nė Samitin e Bukureshtit ėshtė njė ngjarje historike qė dėshmon jo vetėm aspiratat dhe pėrkatėsinė Euro-Atlantike tė kombit shqiptar, por edhe progresin e realizuar prej tij gjatė kėtyre viteve nė pėrmbushje tė kėsaj aspirate.

Mena, vlerėsoi se “rreshtimi dinjitoz i Shqipėrisė pėrkrah vendeve mė demokratike tė botės ka qenė dhe mbetet pjesė e kodit tonė gjenetik qė arriti t'i mbijetojė diktaturės mė tė egėr komuniste”. “PLL vlerėson se pėrmbushja e kritereve qė Shqipėria tė merrte ftesėn e merituar pėr t'u bėrė pjesė e Organizatės sė Atlantikut Verior ėshtė meritė e qeverisė sė koalicionit tė djathtė, e cila brenda njė periudhe tė shkurtėr arriti qė tė realizojė njė reformim rrėnjėsor tė Forcave tė Armatosura, tė pėrmirėsonte standardet e demokracisė brenda vendit, tė merrte pėrsipėr pėrgjegjėsi duke dėshmuar vullnet dhe vendosmėri pėr realizimin dhe thellimin e tė gjitha reformave qė do t’i pėrafrojnė standardet tona me ato tė vendeve mė tė zhvilluara”, thotė Mena. Sipas tij, kjo ngjarje e shėnuar qė vjen menjėherė pas shpalljes sė shtetit tė Kosovės e qė do tė ridimensionojė dukshėm peshėn e faktorit shqiptar nė Ballkan, duhet tė na shėrbejė si njė pikėnisje e re pėr tė shpejtuar ritmet dhe rifituar kohen e humbur.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara