HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbrėmja Gala pėr grumbullimin e Fondeve pėr Katedralen Nėnė Tereza nė Prishtinė dhe Kremtimin e Pavarėsisė sė Kosovės nė New York

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina

Gjysmė milioni dollarė nga shqiptarėt e Amerikės pėr Katedralen Nėna Tereze nė Prishtinė - Jim Xhema dhuroi 100 mijė dollarė

WIHTE PLAINS - NEW YORK: Donacione tė konsiderueshme finaciare, bashkim, dashuri, fjalime, koncertė me kėngė e valle popullore nga tė gjitha trevat, lutje e bekim fetar, shpresė tek Zoti: kėto ishin shtyllat kryesore tė mbrėmjes Gala, kushtuar njė ndėr veprave mė tė mėdha, tė simbolit tė shqiptarėve, nė botėn e qytetruar mu nė zemėr tė Europės, asaj tė ndėrtimit tė Katedrales "Nėna Tereze" nė Prishtinė - Kosovė. Kjo mbrėmjė Gala, u zhvillua si gjest dashurie pėr tėrė komunitetin katolikė shqiptarė, kudo qė ai jeton.

Mbrėmje gala

Ajo ishte rezultat i njė pune tė madhe qė ka bėrė pėr t'i bashkuar shqiptarėt, e tė tre besimeve, bindjeve politike dhe viseve tė ndryshme, ish kongresmeni republikan i New Yorkut Joseph J.DioGuardi dhe bashkėshortia e tij Shirli Klojes, si anėtarė tė Komisionit pėr ngritje tė fondeve pėr ndėrtimin e Katedrales Nėna Tereze nė Prishtinė. Z. Dioguadri udhėhoqi komplet darkėn, sakaq zoti Marjan Cubi ishte Kryetari i Komisionit, kurse Dom Pjetėr Popaj ishte Kryetar Nderi.

Mbrėmje gala

Nė fjalėn e hapjes drejtuar rreth 600-700, pjesmarrėsve Don Pjetėr Popaj, Famullitar i Kishės "Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale, New York, tha se kam nderin dhe kėnaqėsin qė t'ju pėrshendes tė gjithėve dhe tė ju drejtohem me disa fjal juve qė keni ardhur sot, pėr tė marr pjes nė kėtė mbėrėmje madhėshtore pėr ngritjen e fondeve tė Katedrales Nėnė Tereza nė Prishtinė. Unė tha ai dėshirojė tė ju falenderojė tė gjithėve pėr pėrkrahjen tuaj, dhe nė njė mėnyrė tė posaēme tė falenderojė komisionin organizativė pėr punėn e palodhur qė kjo mbrėmje tė dalė sa me sukses. Kontributet fisnike tė tyre dhe tė tjerėve prej komunitetit tonė, kanė bėrė njė hap tė mirė pėr kėtė fushatė. Shpresojmė qė bujaria e tyre tė nxitojė zemėrbardhėsinė tuaj qė edhe ju tė kontriboni pėr ndėrtimin e kėtij tempull tė shenjt, monument kombėtar si dhe shenjė bashkimi, ka thėnė mes tė tjerave Don Pjetėr Popaj, Famullitar i Kishės "Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale, New York.

Mbrėmje gala

Mysafiri i nderuar nga Kosova Monsinjorė Dodė Gjergji, Ipeshkėv i Kosovės, si pikante dalloi nė fjalėn e tij se krahas kėsaj mbrėmje Gala ishte bashkėngjtur edhe pavarėsia e Kosovės. "Pavarėsia e Kosovės, ėshtė nė radhė tė parė merita juaj, e shqiptarėve tė Amerikės" theksoi ai, duke pėrcjellur nė mėnyrė tė sinqertė mirėnjohjen e tij. " Ju keni meritėn qė e keni bėrė Amerikėn, qė tė na ndihmonte nė realizmin e ėndėrrės sonė shekullore". Ai falemnderojė edhe pėrfaqėsuesit e shtetit shqiptarė, kreun e misionit tė Shqipėrisė nė OKB shkelqėsinė e tij z Adrian Neritani, dhe konsullin e pėrgjithėshėm dr Albert Jerasi. Ai pėrgėzoi ata pėr ftesėn qė ka marrė Shqipėria nga NATO - duke uruar qė ajo tė ndiqet nga anėtarėsimi edhe nė BE.

Mbrėmje gala

Nė mes tė tjerave Monsinjorė Dodė Gjergji , Ipeshkėv i Kosovės, thote se "Po realizohet mė nė fund, amaneti i Presidentit Rugova dhe Imzot Sopi", tha ai "tė cilėt nga dritarja e qeillit sot gėzohen e na falenderojnė pėr kėtė qė po bėjmė". Ai citoi gjithashtu edhe fjalėt e ish Presidentit amerikan Klinton, gjatė vizitės nė Kosovė se" ne fituam luftėn - por ju duhet tė fitoni paqen".

Mbrėmje gala

Zoti Marijan Cubi, aktivist dhe veprimtar i dalluar i komunitetit, dhe njėri prej drejtuesve kryesorė tė kshillit tė Kishės, Kryetar i Komisionit pėr ngritjen e fondeve pėr ndėrtimin e Katedrales, pėrmendi faktin se ka disa muaj qė njė grup prej 57 personash shqiptaro amerikan nga New Yorku me rrethe, janė tė koncentruar sesi mund t'a ndihmojmė kėtė katedrale, shumė tė rėndėsishme pėr Kosovėn, dhe pėr shqiptarėt nė pėrgjethėsi, pėr popullin Iliro - Dardan, e ceku Cubi nė fjalėn e tij. Ai rradhiti nė fjalėn e tij shqiptarėt pjesmarrės nga Shqipėria, Kosova, nga jugu e veriu, nga Ulqini dhe Malėsia, nga Hoti dhe Gruda, nga Trieshi, Koja e Kuēit, nga Dibra dhe Ēamėria.

Mbrėmje gala

Njė tjetėr klerikė qė e mori fjalėn ishte edhe kardinali nė pension nga Washingtoni, Theodore McCarrik, njė mik i vjetėr dhe admirues i shqiptarėve. Ai u solli tė pranishėmeve kujtimet nga qėndrimi tij nė Prishtinė, gjatė hedhjes sė gurthemelit me ish presidentin e ndjer tė Kosovės, dr Ibrahim Rugovėn, dhe ipveshkvin e ndjer Mark Sopi. Ai lavdėroi nė mėnyr tė posaēme punėn e tyre, nė nismėn pėr ngritjen e Katedrales nė Prishtinė, mė 19 gusht 2006."Asgjė e mirė dhe e madhe nuk realizohet pa vėshtėrsi", tha ai. Po i'a vlenė shtoi kardinali McCmarrik, pasi kjo katedrale, do tė jetė pikėrishtė monumenti qė i shkon pėrshtat njė figure si Nėnė Tereza, e do tė jetė gjithashtu njė monument bashkimi pėr popullin e Kosovės, mysliman e tė krishterė bashkė. Ai vlerėsoi gjithashtu gjatė fjalės sė tij njėrėz tė medhnj si Nėnė Teresa, presidentin e parė tė Kosovės, Rugovėn, ipveshkvin e ndjer Sopi, si edhe ipveshkvin aktual Dodė Gjergji. Botuesi i gazetės shqiptaro amerikane Illyria,z Vehbi Bajrami lexojė pėrshėndetjen "Bashkėjetesa mes Shqiptarve".

Mbrėmje gala

Mbrėmja Gala pėr grumbullimin e Fondeve pėr Katedralen Nėnė Tereza nė Prishtinė dhe Kremtimin e Pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė zhvilluar me njė nga aktivitetet mė tė mėdha nė veprimtaritė e diasporės, nė dekadat e fundit pėr grumbullimin e ndihmave nė New York.

Mbrėmje gala

Mbrėmja u zhvillua nė qėndrėn e madhe sportive "Westcheter County Center", nė bashkinė e qytetit White Plains-NY. Pallati ishte zbukuruar me ngjyrat e simboleve kombėtare, dhe ato tė fesė katolike. Nė hyrje ishin vendosur karshi bulevardit, njė bust i heroit tonė kombėtar Gjergj Kastriotit Skėndėrbeu dhe nobelistes shqiptare Nėnė Terezes. Nėndėrsa brenda nė sallėn e madhe dalloheshin dy portrete tė mėdha me fotografitė e tė lumnuemes shqiptare, Nėna Tereze, huazim pėr atė natė kjo e vėllezėrve, bujar e patriot Lekė dhe Pashko Gojēaj. Nė dy krahėt e podiumit, qėndronin krenar dy flamujt ai amerikan dhe ai shqiptar. Me intonimin e hymneve kombėtare, tė SHBA-sė dhe Shqipėrisė nga Dila Gecaj dhe John Krasniqi, u shėnua hapja solmne tė kėsaj mbrėmje madhėshtore.

Mbrėmje gala

Programi i mbrėmjes kishte dy drejtues ceremonialė, kryetari i Ligės Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph J. DioGuardi dhe Sekretarja e Fderatės PanShqiptare tė Amerikės Vatra, pėr ēėshtjet e edukimit znj. Majlinda Myrto. Ndėrsa morėn pjes figura tė shquara tė komunitetit, politikan, artistė, afaristė tė medhėnjė, studnetė dhe lider fetar nga Kosova dhe SHBA-sė . Morėn pjesė. Theodore Cardinal MacCarrick. Arqipeshkėv i Washington DC nė pension, Imzot Dodė Gjergji, Ipeshkėv i Kosovės,Don Shan Zefi, Sekretar i Ipeshkvit tė Kosovė, Don Lush Gjergji, Famullitar i Prizrenit,Don Pjetėr Popaj, Famullitar i Kishės "Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale, New York,Don Nikolin Pergjini, Zv. Famullitar i Kishės "Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale, New York Don Viktor Dedaj, Meshtar nė vizitė tek Famullita "Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale, New York, Honorable Charles Schumer, Sebnator i SHBA nga Shteti i New Yorkut, Honorable Jeff Klein, Sebnator i Shtetit tė New Yorkut, Honorable Greg Ball, Anėtar i Asamblesė sė Shtetit tė New Yorkut,Honorable Adrian Neritani, Ambasador i Republikės sė Shqipėrisė pranė OKB, dhe Konsulli i Pėrgjithėshėm i RSH nė New York, dr Albert Jerasi.

Mbrėmje gala

Ky ishte njė aktivitet, nė tė cilin, spikati senatori demokrat i New Yorkut, Charles E. Schumer, i cili mbajti njė fjalim tė brilantė, qė u duartrokit gjatė nga tė pranishmit.Veprimtaria ishte e titulluar “ Mbrėmja Gala pėr grumbullimin e Fondeve pėr Katedralen Nėnė Tereza nė Prishtinė dhe Kremtimin e Pavarėsisė sė Kosovės,”. Nė kėtė Gala tė ideuar nga Kisha Katolike Shqiptare nė Amerikė "Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale,NY, dhe ish kongresmeni republikan i New Yorkut Joseph J.DioGuardi, dhe bashkėshortia e tij Shirli Klojes, u grumbulluan mė shumė se gjysmė milioni dollarė amerikanė($-500.000).

Mbrėmje gala

Prej tė cilėve vetem njė biznesmen i fesė myslimane, Jim Xhema, bėri dhuratėn mė tė madhe kur dhuroi 100,000 dollarė. Ēka ėshtė edhe shembulli mė klasiku, shembulli mė i bukur i bashkėjetesės dhe harmonisė ndėrfetare, qė egziston tek ne shqiptarėt.

Mbrėmje gala

Zoti Zef Balaj afaristė i suksesėshėm, aktivist i shquar nė veprimtaritė e Federatės PanShqiptare Vatra, dhe LQSHA, dhuroi 50.000 dollarė. Me 40 mijė dollarė ėshtė bisnesmeni i njohur Mark e Hil Pėrlleshi. Mes dhuruesve tė shumtė bujarė spikasin edhe familja DioGuardi 25 mije dollare dhe veprimtari i dalluar Harry Bajraktari me 20 mijė dollarė, si dhe Pashko Stanaj, Besim Malota me 20 mije dollare. Ndėr dhuruesit dallohen edhe shumat e Pjetėr Gjon Lekaj me 17.000 dollarė, po aq sa ka dhuruar edhe Luk Gjonlekaj dhe Gjekė Gjonlekaj. Ndėrsa me nga 10 mijė dollarė ishin Pal e Pren Nikollaj, Preke Gjon Lleshaj, dhe Pjetėr Balaj. Si organizata dallohen edhe Lidhja Demokratike e Dardanisė mr 30 mijė dollarė tė premtuara, dhe Federata PanShqiptare e Amerikės Vatra me 10 mijė dollarė tė dhuruara nga disa anėtarėt e kryesisė sė saj.

Mbrėmje gala

Muzikėn e interpretuan emra tė njohur tė muzikės sė lehtė dhe popullore shqiptare si: Morena Reka, Dile Gecaj dhe Gjon Krasniqi. Tė cilėt, zgjuan kėrshėrinė dhe ngjallėn entuziasim e tė pranishmeve me njė tufė kėngėsh tė tė gjitha trevave. Ata u shoqėruan nga grupi i njohur muzikor nė komunitetit, i drejtuar nga kitarristi i mirėnjohur, i ish Ansamblit shtetėror Edmond Xhani. Valle tė bukura dhe me ritėm e lojė tė mrekullueshme shfaqėn kėrcimtarėt dhe kėrcimtaret e reja tė grup[it Rozafati, nga Kisha katolike shqiptare "Zoja e Shkodrės" me koreografe z Anxhelina Nika dhe ShKA "Bashkimi Kombetar", qė do tė shoqėroheshin shpesh herė edhe me vallėzimin tė pjesmarrsve.

Mbrėmje gala

Nė fund u krye dhe loja e shumė mirėpritur, e fatit me rezultatet qė sollėn gėzimin e papėrshkruar tė atyre qė i goditi fati. Dy ēmimet kryesore, u fituan nga biletat tė cilat i pėrkisnin dy bashkėfamilijareve (shortve) Marjan dhe Blerta Marku. Fati e deshi qė ata tė fitonin njė veturė tė re Toyota Camry me vlerė 20 mijė dollarė dhe njė televizorė HD 42 inch. Ēmimet e tjera ishin njė DVD dhe gjashtė muaj abone nė TV Alba, e cila i takoi veprimtarit tė shquar tė komunitetit, njeriut qė ka sponsorizuar nė disa qyendra tė Europės, dhe SHBA-sė, shtatoren sė Nėnė Terezes, zotit Lekė Gojēaj.

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala

Mbrėmje gala


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara