HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė, mbrėmė u diskutua pėr raportin e fundit pėr Kosovėn

Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi mban fjalim nė OKB

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Raporti i fundit, raporti i suksesshėm qė i hap perspektivė edhe vendimit ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės - Pavarėsinė e Kosovės

United Nations (UN) New York: Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė tė mėrkurėn mė 16 janar 2008, diskutojė pėr Kosovėn. Ambasadorėt e Kėshillit tė Sigurimit, pasi mė parė kishin rėnė dakord pėr formatin e kėsaj mbledhjeje, pėr tė qenė pjesėrisht e hapur, nė dy pjesė njė e hapur, e njė e mbyllur. Gjithashtu takimi i sotėm trajtojė edhe raportin tre mujor tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, Ban Ki Moon, i cili ndodhej nė njė vizitė zyrtare nė Madrid. Nė raportin mbi gjendjen nė Kosovė gjatė tre muajve tė fundit, Sekretari i pėrgjithshėm, Ban Ki-Moon, ka vlerėsuar se ėshtė “pak e mundshme tė mbahet status-quoja” dhe pėr kėtė shkak, prioritet kryesor pėr Kėshillin e Sigurimit dhe bashkėsinė ndėrkombėtare, duhet tė jetė vazhdimi i procesit pėr pėrcaktimin e statusit tė ardhshėm tė Kosovės.

Hashim Thaēi

Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara, shqyrtojė edhe raportin e UNMIK-ut, pėr situatėn nė Kosovė, tė mbajtur nga i dėrguari i posaēėm tė OKB-s nė Kosovė, kryeadministratorit civil zoti Joachim Ruecker. Debatin e drejtojė Presidenti i rradhės i Kėshillit tė Sigurimit pėr muajin janar, ambasadori libian, Giadalla Ettalhi. Nė fillim ai u kėrkojė ambasadorve tė KS tė miratojnė axhendėn pėr formėn e kėtij takimi.

Mirpo, ashtu edhe si pritej qė edhe nė kėtė debat rreth raporteve u shfaqėn mospajtime ndėrmjet vendeve perėndimore qė kryesoheshin nga Shtetet Bashkuara tė Amerikės, Britania e Madhe dhe Franca, si dhe ato antitudė tė Rusisė, e raportit qė lexojė Serbia, pėr shpalljen e njėanėshme tė pavarėsisė sė Kosovės, ashtu edhe pėr tė ardhmen e misionit tė OKB-sė ne Kosovė dhe pėr vendosjen e misionit tė BE-sė atje. Nga ana tjetėr fjalimi i ambasdorit tė Rusisė Valdimir Churkin, synojė qė Rusia edhe njė herė para Kėshillit tė Sigurimit, tė kėrkojė, qė tė riaktualizojė propozimin e Moskės pėr vazhdimin e bisedimeve midis Prishtinės dhe Beogradit. Siē dihet, vendet pėrendimore, nuk kanė arritur ende qė tė miratojnė njė rezolutė nė Kėshillin e Sigurimit, sipas sė cilės do tė zėvėndėsohej Rezoluta 1244 dhe do tė vendosej misioni i ri i BE-sė. Ato tani po provojnė qė kėtė proces ta zgjidhin jashtė Kėshillit tė Sigurimit.

Hshim Thaēi

Ambasadori libian nė fillim tė debatit me dyer tė hapura ka kėrkuar ashtu si ishte caktuar qė mė parė, t'i ipej fjala presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq, qė tė flasė nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit.

"Nė emėr tė popullit tė Serbisė, tha presidenti serb Tadiē, u deklarojė se ne nuk do t'a njohėm kurrė pavarėsinė e Kosovės. Presidenti serb, nė raportin e tij para Kėshillit tė Sigurimit, ka bėrė edhe njė herė thirrje qė tė hidhet poshtė ēfarėdolloj deklarate e njėanshme pėr pavarėsinė e Kosovės, duke u kujtuar atyre se rezoluta 1244 e OKB-sė, i garanton Serbisė sovranitetin e saj territorial."

"Pėr dy vjet Serbia, tha ai u bė pjesė e bisedimeve pėr Kosovėn, bisedime ku Serbia solli njė numėr propozimesh, tė cilat, i referoheshin zgjedhjes sė problemit tė Kosovės. Ne jemi pėr njė zgjedhje substanciale pėr Kosovėn, e ngjashme me atė qė Kina po pėrdorė pėr Hong Kongun dhe ishujt Macao, ose si ai i Finlandės me Aaland Island.Serbia, nuk do tė njohė pavarėsinė e njėanėshme tė Kosovės, dhe e sheh atė si shumė tė rrezikėshme. Ne do tė mbrojmė me tė gjitha mėnyrat ligjore, diplomatike sovranitetin dhe integritetin tonė territorial, por, nuk do tė pėrdorim dhunėn apo luftėn pėr tė mbajtur Kosovėn”, theksoi Tadiē, duke nėnvizuar se pėr kėto arsye, ne ju kėrkojm tė ndaloni inkurajimin e kryerjes se njė akti tė njėanėshėm pėr pavarėsinė e Kosovės." ka insistuar nė fjalėn e tij Tadiq.

Mbas fjalės sė presidentit tė Serbisė, Tadiē, seanca u nderpre dhe u zhvillua me dyer tė mbyllura.

Nė seancėn e dytė, njė diplomat i tha agjensinė sė lajmeve nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni INA, se me shumė interes u pritė nga tė pesėmbėdhjetė anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit, raporti i tė dėrguarit tė posaēėm tė OKB-s nė Kosovė, kryeadministratorit civil Joachim Ruecker, mbi aktivitetet e UNMIK-ut dhe situatėn nė terren nė Kosovė. "Raporti, i Kryeadministratorit civil Joachim Ruecker, kishte tė bėjė me procesin e standardeve pėr Kosovėn, standardet pėr funksionimin e institucioneve demokratike, sundimin e rendit dhe ligjit, ekonominė e tregut dhe pėr situatėn aktuale". Shefi i Misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Joackim Ruecker, paraqiti njė raport tė zgjeruar pėr situatėn dhe proceset nė Kosovė. Besohet se ky tė ketė qenė raporti i fundit i njė pėrfaqėsuesi tė Misionit tė OKB-sė nė Kosovė, pasi ai do tė zėvėndėsohet shumė shpejt nga misioni i Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Kosovės z. Hashim Thaēi: Mendoj se ky raport do tė jetė raporti i fundit, raporti i suksesshėm qė i hap perspektivė edhe vendimit ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės

Ndėrkaq, pas kėsaj Kėshilli i Sigurimit, ambasadorėt e saj qė debatuan, pak mė vonė, dėgjuan edhe kryeministrin kosovar, zotin Hashim Thaēi. Ai foli nė njė seancė me dyer tė mbyllura. Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka thėnė se procesi negociator ėshtė konsumuar dhe tani ėshtė koha pėr vendime. Pėr agjensinė sė lajmeve nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni INA, kryeministri i ri i Kosovės, zoti Hashim Thaqi, tha se ai prezantojė edhe njė herė atė realitetin pozitivė tė Kosovės. Ai tha se nė raportė foli rreth arritjeve qė ka bėrė Kosova, gjatė kėtyre tetė viteve. Sidomos, atyre qė kanė tė bėjnė me implementimin e palnit tė Ahtissarit, pėr tė bėrė Kosovėn e pavarur, shtet sovran e demokratik. Mėnyrėn sesi Kosova, do tė marrė pėrgjegjėsit e saj dhe sesi si ajo do tė funksionojė si shtet i pavarur.

Ne, tha ai treguam me anė tė kėtij raporti se i kemi realizuar premtimet tona, ashtu si edhe kemi marrė edhe premtime nga komuniteti ndėrkombėtar. Ne kemi vizionin tonė pėr njė shtet demokratik, sovran e i pavarur, shtet ky qė synon tė integrohet nė tė gjitha sturkturat Euro-Atlantike -Naton e tė tjerat. Nė Nju Jork, me kėtė raport tha Thaqi, kemi ardhur kėtu tė prezantojmė vullnetin dhe dėshirėn e qytetarėve tė Kosovės. Tė flasim qartė se Kosova ėshtė e gatėshme tė bėjė shtetin e saj, ėshtė unike pėr tė shpallur sė shpejti pavarėsinė e saj. Ēka e presim edhe nga shumė vende, tė cilat janė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

Mirpo, tha kryeministri i Kosovės, Thaqi, defenitivisht, puna e pavaėrsisė sė Kosovės ėshtė punė e kryer pėr ne. Shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė njė akt qė do tė ndodhė shumė shpejt. Dhe do tė them se do tė ndodh me njė njohje rekord tė atyre vendeve, tė cilat, do tė njohin pavarėsisė e Kosovės. Pavarėsisa e Kosovės, sipas tij ėshtė nė rrugė tė sigurt, ėshtė pavarėsi e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, garanci pėr liritė e tė drejtat e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, pavarėsisht se janė minoritetet kėto apo shumica. Kosova do tė jetė njė vend i mudėsive tė barabarta pėr tė gjithė popullin e Kosovės. Do t'i kushtojmė shumė rėndėsi tė drejtave tė minoriteteve, pėr t'i siguruar ata se do tė kenė tė gjitha tė drejtat si ēdo qytetar i Kosovės.

Ndėr tė tjera ceku ai se "Gjithmonė, i kam besuar tė drejtės sonė pėr liri e pavarėsi. Pėr kėtė edhe kemi luftuar si popull duke sakrifikuar pėr kėtė ditė, ndaj edhe e meritojmė kėtė ditė. Lufta e UĒK-sė, dhe e gjithė popullit tė Kosovės, bėri qė njė ditė tė dėgjohet dhe tė respektohet zėri i popullit tė Kosovės, pėr liri e pavarėsi." pohoi Thaēi, pėr axhensinė sė lajmeve nė gjuhėn shqipe nė Maqedoni INA...

Gjatė ditės sė sotme, Kryeministri i ri i Kosovės z. Hashim Thaēi, ėshtė takuar ish-ambasadorin Richard Holbrook, dhe ambasadorin Frank Vizner, si dhe ambasadorėt e Kroacisė, Vietnamit, Libis, Kosta Rikės dhe Burkina Fasos, tė cilat janė pesė vendet e reja anėtare jo tė pėrhershme tė Kėshillit tė Sigurimit, mandati dyvjeēar i tė cilave filloi mė 1 janar 2008. Ai takoi sė fundi ambasdoren e Britanisė sė Madhe. Ai i tha nė fund gazetės sė pėrditėshme kombėtare Bota sot, se ėshtė biseduar pėr kordinimin e hapave tė mėtutjeshėm, pėr shkak tė shpalljes sė pavarėsisė, dhe njohjen e menjėherėshme tė saj" Synimi i kėtyre takime ishte qė tė gjendej njė gjuhė e pėrbashkėt nė kėtė drejtim, ēka edhe mendohet se duhet tė jetė arritur." ka pėrfundar Kryeministri i ri i Kosovės z. Hashim Thaēi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara