HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


AKADEMI PĖRKUJTIMORE KUSHTAR DY VJETORIT TĖ VDEKJES SĖ PRESIDENTIT TĖ KOSOVĖS PROF. DR. IBRAHIM RUGOVA

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina Daci: "Kujtojmė Anteun e Shekullit tonė, ikonėn e Pavarėsisė sė Kosovės Dr. Ibrahim Rugovėn"

Arthure Avenue, Bronx - NY: Lidhja Demokratike e Dardanisė, dega Nju Jork e rrethe, mbajti ditėn e djelė mė 20 janar, njė akademi pėrkujtimore, kushtuar dy vjetorit tė vdekjes sė Presidentit tė parė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova.
Akademia, u mbajte ne lokalet e restorantit "Mario's" nė Bronx - Nju Jork. Kjo, akademi, u mbajtė edhe kėsaj rradhe nė shenjė respekti dhe dashurie duke pėrjetėsuar figurėn e pakrahasushme tė Presidentit tė parė tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, feniksit tė Kosovės.

Akademi pėrkujtimore nė 2 vjetorin e vdekjes sė Dr. Rugovės

Akademia pėrkujtimore, u shoqėrua me disa fjalime tė rastit, materiale kėto dedikuar Presidentit tė Kosovės Dr. Ibrahim Rugova. Nė sallė ishin tė vendosur flamuri i Shqipėrisė, SHBA-ės, Kosovės(Dardanisė), buqeta me lule tė freskta, dhe njė portretė i madh nė fasadėn e murit dhe nė qendėr tė sallės kujtonin figurėn e tij. Moderatori i kėsaj akademie pėrkujtimore, ishte sekretari i degės sė LDD-sė, z. Shkumbin Teta (gazetar). I cili ēeli tubimin duke ju kėrkuar pjesėmarrėsve, qė me njė minute zi - tė nderojnė kujtimin e paharruar tė Presidentit tė Kosoves. Dr. Ibrahim Rugova, duke i lėnė vendin intonimit tė himnit kombėtar Shqiptar, Amerikan dhe atė tė Kosovės.

Akademi pėrkujtimore nė 2 vjetorin e vdekjes sė Dr. Rugovės

Fjalėn kryesore e mbajti, kryetari i degės sė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, pėr Nju Jork e rrethe zoti Agim Rexhaj, duke thnė se edhe nė kėtė pėrvjetor, nė kėtė rikujtim tė Presidentit tonė tė madh, Dr. Ibrahim Rugova, sot, mbase mė shumė se kurrė, po ndjehet mungesa e liderit tė madh, e burrėshtetasit tė madh, e vizionarit, i cili, me jetėn, me angazhimin, me punėn e me pėrkushtimin shembullor, solli Kosovėn nė prag tė pavarėsisė.

Akademi pėrkujtimore nė 2 vjetorin e vdekjes sė Dr. Rugovės

Ai ka nėnvizuar mė pasė se sot, kur Kosova, po bėnė hapat e saj final drejt realizimit tė pavarėsisė, tė shtetėsisė e tė sovranitetit tė saj, figura dhe personaliteti historik i Dr. Ibrahim Rugovės dhe zėri i popullit na obligon pandalshėm tė bėjmė hapat vendimtar drejt realizimit tė ėndrrės sė madhe kombėtare tė realizimit pėrfundimtar tė pavarėsisė, tė demokracisė e tė sovranitetit tė Kosovės dhe ne besojmė se alternativė e vetme e Kosovės ėshtė pavarėsia e saj, integrimi nė strukturat euroatlantike dhe, siē e thoshte presidenti ynė i madh, miqėsia e pėrhershme me SHBA-tė.

Akademi pėrkujtimore nė 2 vjetorin e vdekjes sė Dr. Rugovės

Akademinė e pėrshėndeti edhe sekretari praė i Misionit tė Pėrherėshėm tė Shqipėrisė pranė OKB-sė, diplomati Andris Stasoli." Rugova pėr shqiptarėt ishte person i duhur nė momentine duhur, thotė Stasoli. Ai u shfaq para komunitetit ndėrkombėtar, dhe pėrpara nesh, si njė lider largėpamės. Pėrfaqėsues i denjė i njė populli pėr tė hecur pėrpara dhe demostruar vlerat e tija mė tė mira. Ato tė lirisė, maturisė e civilizimit. Le ta shfrytėzojmė figurėn e tij, pėr tė pėrballuar sfidat qė na presin me kohėn.

Akademi pėrkujtimore nė 2 vjetorin e vdekjes sė Dr. Rugovės

Ndėrkohė qė Dr Albert Jerasi, Konsull i Pėrgjithėshėm i R. Shqipėrisė nė Nju Jork, nė kėtė tubim tha se Rugova ishte njeriu qė i la Kosovės, pėrmasat e kontureve tė njė politikani, shkrimtari e filozofi. Dhe sot, nė ēdo orė jemi mė pranė asaj qė punojė dhe sakrifiokojė ai. Ēdo ditė dhe ēdo orė ėshtė duke u realizuar ajo qė ėndėrronte ai dhe ajo qė ai na e la pasė, pavarėsia e Kosovės. Sė fundi ajo do tė jetė pėrmbushja mė e mirė qė i bėhet amanetit tė presidentit Rugova, ka theksuar Dr. Albert Jerasi, Konsull i Pėrgjithėshėm i R. Shqipėrisė nė Nju Jork.

Akademi pėrkujtimore nė 2 vjetorin e vdekjes sė Dr. Rugovės

Nė emėr tė Kishės Katolike Shqiptare nė Amerikė "Zoja e Shkodrės" foli z. Marijan Cubi, sikurse, nga Federata PanShqiptare e Amerikės dr. Gjon Buēaj. Kryetari i partisė Lėvizja e Legalitetit z. Hakik Mena. Naum Prifti, foli si shkrimtarė i njohur shqiptaro amerikanė. Ndėrsa, Agim Aliēkaj nė emėr tė Ligės Qyetetare Shqiptaro Amerikane dhe Lumi Hadri nė emėr tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro Amerikanė. Mė pasė kujtuan Rugovėn edhe kryeredaktori i gazetės shqiptaro amerikane z. Dalip Greca, dhe nga Shoqata Atdhetare Dibrane znj. Shyrhete Hakaj. Nė emėr tė Shoqatės "Ēamėria" foli z Majlinda Myrto. Veprimtari i dalluar i komunitetit z. Lekė Gojēaj, dhe nga Rhod Island ingj. nuklear z. Adem Salihaj, si dhe nga Austria, themeluesi i degės sė LDD-sė, pėr Austri z Enver Shala, sollėn kujtimet e tyre nga takimet me Rugovėn.

Akademi pėrkujtimore nė 2 vjetorin e vdekjes sė Dr. Rugovės

Zoti Elmi Berisha ish pėrfaqėsuesi i Presdentit Rugova, n/kryetar i degės sė LDD-sė, pėr Nju Jork me rrrethe, i thuri lavdi njeriut qė mė sė shumti nė jetė e admironte, mikut qė mė ofrojė ngrohtėsinė, mentorit qė ēdo herė me urtėsinė e tij mė udhėrrefeu pėr jetėn. Inkurajuesit qė fjalėt e tij mė shpien pėrpara, liderit qė dėshirojė tė ndjek edhe vizionin dhe rrugėn e tij, Presidentit tė pavdekėshėm tė Kosovės Ibrahim Rugova, ka pohuar ai.Redaktori pėrgjegjės i gazetės sė pėrditėshme nė gjuhėn shqipe Bota Sot, z Dervish Jahjaga ne fjalimin e tij tha: "Viti 2008 do tė futet nė historinė moderne shqiptare si viti i Dr. Ibrahim Rugovės - viti i pavarėsisė, vitit i arqitektit tė shtetit mė tė ri nė botė - Kosovės. Dr. Rugova i vetmi ia dinte kodin popullit shqiptarė tė Kosovės, atė kod e kishte zbėrthyer i pari dhe ai kod sot po bėhet publik nėn emrin Kosovė e pavarur, tha z. Jahjaga".

Akademi pėrkujtimore nė 2 vjetorin e vdekjes sė Dr. Rugovės

U lexua edhe pėrshėndetja e Akademik Nexhat Dacit, drejtuar kėsaj akademie pėrkujtimore. I cili theksonte nė fjalėn e tij se jeni tubuar sot, pėr tė kujtura me nderim tė veēantė njeriun e madh tė kombit shqiptarė, ikonėn e shtetit tė pavarur tė Kosovės, Presidentin historik tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, i cili dy vjet mė parė u nda fiizikisht nga ne. 21 janari i vitit 2006 ishte goditje e rėndė jo vetėm pėr institucionet dhe politikėn shtetėrore tė vėndit tonė por mbi tė gjitha ishte njė goditje e rėnda pėr popullin shqiptar tė Kosovės.

Akademi pėrkujtimore nė 2 vjetorin e vdekjes sė Dr. Rugovės

Nė fund ai theksonte se: "Ne sot kujtojmė me mall, por edhe me krenari Anteun e Shekullit tonė, ikonėn e Pavarėsisė sė Kosovės dr. Ibrahim Rugovėn. Ne jemi tė nderuar qė jetuam dhe punuam me kėtė burrė tė pavdekėshėm tė historisė tonė. Ne kemi marrė pėrsipėr qė t'ia ēojmė nė vend vizionin e tij, ta bėjmė shtetin e pavarur tė Kosovės, ka pėrfunduar pėrshėndetjen pėr kėtė akademi pėrkujtimore zhvilluar nė Nju Jork, kryetari i LDD-sė, Akademik Nexhat Daci.

Akademi pėrkujtimore nė 2 vjetorin e vdekjes sė Dr. Rugovės

Akademi pėrkujtimore nė 2 vjetorin e vdekjes sė Dr. Rugovės



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara