HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LQSHA fushatė pėr kandidatin republikan John McCain

-- nga Beqir SINA, Nju Jork, SHBA

Beqir Sina DioGuardi: John McCain, president, do tė bėnte mė shumė pėr Kosovėn e ēėshtjen shqiptare

NEW YORK CITY: Ndėrkohė, qė fushata pėr Shtepinė e Bardhė, po vazhdon me pjesėn e parė, e cila tani ėshtė e pėrqėndruar tek "lufta" e kadidatėve brenda partisė, dallohet edhe pjesmarrja e shqiptaro amerikanėve. Deri tani nė krye sipas shteteve janė Hillary Rodhman Clinton pėr partinė demokrate, dhe John McCain pėr repubikanėt. Shqiptaro amerikanėt, lobi shqiptar nė Amerikė, grupe me interesa tė caktuara shqiptarėsh kėtu, po pėrpiqen tė tėrheqin vėmendjen e kandidatėve pėr president, duke u bėrė nė shumė raste edhe ata pjesmarrės nė veprimtarit e tyre pėr tė grumbulluar (para)fonde pėr fushatėn zgjedhore tė kandidatėve qė ata kanė zgjedhur. Nė Nju Jork, dje, nė St. Regis Hotel & Resorts, u zhvillua njė darkė pėr tė mbėshtetur fushatėn e kandidatit republikan senatorit tė Arizonės John McCain. Nė darkė merrnin pjesė njė numėr politikanėsh tė njohur amerikanė si ish senatori i Nju Jorkut, Alfons DaMato dhe ish senatori Phill Graham.

LQSHA fushatė pėr John McCain

Nė takimin e quajtur mbledhje parash(fundraising), mori pjesė edhe Presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Xhoe DioGuardi (Joe DioGuardi), bashkėshortja e tij Shirli Klojes(Sherly Cloyes) Kėshilltare pėr Ēėshtjet Ballkanike, me njė grup shqiptaro-amerikanė, antar kėta nga bordi i Ligės Qytetare Shqiptaro Amerikane, z Agim Aliēkaj,Zef Balaj,David Balaj, Asllan Ēekaj,Vncent Saljanin e Peter Saljanin. "Ndjehem mjaft i nderuar dhe i befasur me tė vėrtetė, nga pėrkrahja qė shqiptaro-amerikanėt mė dhane mua, pėr zgjedhjet presidenciale nė pjesėn e parė, nė New Hampshire, Ohaio, Iova dhe North Carolina", citohet tė ketė thėnė kandidati republikan, senatori i Arizonės John McCain. Ndėrsa, DioGuardi, i cil po udhėheq nė krye tė Ligės Qyetare, njė fushat fondmbledhėse pėr McCain, thotė se:' Ne do t'a ndihmojmė tė bėhet presidenti i ardhshėm i Shteteve te Bashkuara, atė si njė mik i shqiptarėve dhe njė ndėr senatorėt mė aktivė tė Senatit amerikan, pėr ēėshtjet e shqiptareve. Ai theksoi se ndjen kėnaqėsi tė madhe nga qė nė disa shtete ka parė grupe shqiptarėsh nė fushatė. Diougardi, kujtoi kėrkesėn e fuqishme nė Senat, tė McCain pėr t'i dhėnė armė UĒK-sė, dhe se ai e mbėshteti presidentin Klinton, pėr tė ndėrhyrė nė mbrojtje tė shqiptareve nė vitin 1999.

LQSHA fushatė pėr John McCain

Gazeta jone, e cila e po ndjek nga afėr kėtė fushat, edhe me kandidatėt e tjerė, nė fund tė kėtij takimi foli me DioGuardin.

LQSHA fushatė pėr John McCain

Pyetjes sonė se pėrse Liga Qyetare, ka zgjedhur pikėrishtė John McCain?, DioGuardi i pėrgjigjet:"Kjo, ėshtė njė drejtė e jona, qė tė mbėshtėsim ose pėrkrahim njė kandidat, i cili mendojmė se ai ėshtė i afėrt me ne, dhe ne, e shohim si njė zė tė fuqishėm tė mbrojtjes dhe pėrkrahjes sė ēėshtjes shqiptare nė SHBA-sė. I tillė ėshtė dhe senatori i republikan i Arizonės, John McCain, kandidati pėr presidenti i ardhėshėm i SHBA-sė, dhe veterani e heroi i luftės sė Vietnamit. Ne jemi tė lumtur, qė sot me ne janė bashkuar, edhe shumė shqiptarė tė tjerė, dhe po japin kontributin e tyre nė kėtė fushat fondmbledhėse. Me McCain, ne kemi filluar lidhjet tona, perj vitit 1998, kur shqiptarėt e Kosovės nėn rregjimin e Millosheviqit, po u kanosej rreziku i ēfarrosjes dhe era e luftės po afronte. McCain, na mbėshteti nė dekleratat e tija dhe e ngriti zėrin nė senat duke thėnė se " E vetmja ndihmė qė mund t'ju japim shqiptarėve ėshtė - tė armatosim UĒK-ėn".

LQSHA fushatė pėr John McCain

Mirpo, cilat janė arsyet? DioGuardi, thotė: "Pra, duke iu pėrgjigjur pyetjes suaj - ka shumė arsye argumente, tė cilat tregojnė se pėrse ne jemi vėnė me tė gjitha forcat tona financiare, dhe jemi duke e mbėshtetur nė fushat fondmbledhėse kandidatin republikan John McCain. Ne jemi shqiptaro amerikan qė kemi shumė gjėra tė pėrbashkėta me kėtė vend ku jetojmė - SHBA-sė, dhe dėshirojmė qė ky vend tė ketė njė lider qė t'a bėjė kėtė vend sa mė fort. Dhe nė kėtė mes ne kemi zgjedhur atė, i cili i ka shėrbyer kėtij vendi duke sakrifikuar edhe jetėn. Pasi ai ėshtė POW(i brugosuri i luftės), njeri qe ka humbur edhe gjymtyrėt gjatė vuajtjes se denimit ne burg, nga torturat e rregjimit komunist nė Vitenam. Ai ėshtė nga ata amerikan qė vuri nė provė edhe jetėn e tij, kundra ideologjisė komuniste. Pra , 1- Ai ėshtė hero , 2- njeri me njė eksperiencė tė madhe pėr sigurinė kombėtare, kryetar i Komitetit tė Sigurisė Kombėtare nė Senat,3- ėshtė njeriu me karakter tė fort, 4- ėshtė njeriu qė ka mė shumė shanca tė bėhet president, pasi nė kohėn qė po flasim bashkė ai kryeson nė votimet partiake deri tani. Dhe e pesta qė ėshtė mė e rėndėsishmja ėshtė se presidenti i ardhėshėm, ėshtė edhe presidenti qė do tė forcojė edhe mė shumė lidhjet me shtetin mė tė ri , Kosovėn e pavarur e sovarane, me njė miqsi tė pėrherėshme me SHBA-sė.

LQSHA fushatė pėr John McCain

Lidhur me ndarjen e shqiptarėve nė kėtė fushatė, DioGuardi ėshtė dakord , por thotė se: "Ne do ta mbėshtesim gjatė kėsaj fushate, ashtu si dhe forcat e tjera shqiptare qė kanė zgjedhur edhe ata lidere tyre qė besojnė se do tė bėhet president,John McCain, si senatori i parė qė fillojė tė mbėshteste Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės. Dhe tani ėshtė ai qė mbėshtet dhe do tė njohi pavarėsinė e plotė tė Kosovės.McCain ka dekaluar para dy vjetėve nė Bruksel, se :"Pavarėsia e Kosovės, ėshtė e vetmja pėrgjigje, qė mund tė jepet pėr zgjidhjen e atij problemi" Ne po mbėshtesim njė njeri tek i cili ne besojmė, tek ai qė thotė tė vėrtetėn.John McCain , ka vlersuar sot ndihmėn qė shqiptarėt i kanė dhėnė atij nė Nju Hampshir, Ajova, dhe ne Karolinėn e Veriut. Ai ėshtė befasur qė ka parė kaq shumė shqiptarė tė cilėt po e mbėshtesin fushatėn e tij." thote Dioguardi.

BS: Kush ėshtė ēelsi i mbėshtetjes ? DiouGradi, pėrgjigjet se: "Ēelsi i pavarėsisė sė Kosovės, ėshtė forcimi i shtetit tė ri tė Kosovės, gjetja e miqve tė vėrtet, tė fuqive tė mėdha me tė cilat Kosova do tė vendos pas njohjes sė pavarėsisė lidhjet si shtet. Frocimi ekonomik i saj - dhe ndihma ekonomike qė duhet sigurua tė bėhet shteti. Dhe kėrkesa jona si lobi i parė dhe mė i madhi dhe mė i fuqishmi nė Amerikė, ėshtė si tek John McCain dhe tek kongesmenėt, senatorėt dhe anėtarėt e qeverisė amerikane, se "Tė bėhet Bondestili njė nga bazat e njohuar tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, e pėrherėshme nė Kosovės - tė bėhet edhe tre herė mė e madhe", tė bėhet njė nga pikat ushtarake amerikane nga mė tė mėdhat nė Europė. Do tė kėrkojmė ngritjen ekonomike tė Kosovės, duke ndjekur njė strategji tė till qė ushtarėt tė cilėt do tė largohen nga Iraku, Korea e Jugut, Gjermania tė dėrgohen nė Kosovė, nė bazėn amerikane."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara