HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nju Jork: Festivali XVIII Artistik i Kėngės e Valles Shqiptare nė Amerikė

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Njė praneverė e bukur shqiptare nė Amerikė, me kėngė e valle popullore pėr Pavarėsinė e Kosovės

Lehman Ceneter Bronx NY: Mė 9 Nėntor 2008 u zhvillua nė Bronks - New York, Festivali i XVIII-tė Artistik i Kėngės e Valles Shqiptare nė Amerikė, organizuar nga Qendra " "Nėna Tereze" e Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės" Hartsdale - (NY). Nė kėtė festival si ēdo vit marrin pjesė, grupet mė tė mira, muzikantėt e kėngėtarėt e vallėtarėt shqiptarė, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Njė grup artistik nga shqiptarėt nė Mal tė Zi, nga Shtoj - grupi "Ulqini", erdhi enkas pėr kė ngjarje tė madhe artistike, nė komunitetin tonė.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i XVIII-tė Shqiptar, u zhvillua tė djelėn nė mbrėmje nė" Lehman Center for the Performing Arts", dhe u ndoqė nga rreth 2500 vetė, shumica e tyre tė rinjė e tė reja. Festivali u bė i mundur nė saj tė punės sė apasionuar e tė palodhur tė grupit organizues; me kryetar festivali Dom Pjetėr Popaj, drejtori i pėrgjithshėm i festivalit, zotin Mark K. Shkreli, organizatori Fran Ēota, drejtori artistik Gėzim Nika, manaxheri i skenės Ludvig Ēotaj dhe skena e realizuar nga skenografi Astrit Tota.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivalin e XVIII Shqiptar nė New York, kėtė vitė pėr herė tė parė, e drejtuan dy konferensierėt Elza Zagreda dhe Luan Behxheti, aktor e producent tė njohur nė komunitin e artistėve shqiptarė nė Amerikė. Programin e festiavlit e shoqėruan grupi muzikor ŅAlbaÓ, me nė krye mjeshtrin e muzikės, kitaristin e njohur tė ansamblit shtetror Edmon Xhani dhe grupin e tij Sokol Asllani, Illir Dangėllija, Dritan Kushi dhe Zihni Borova.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Nė skenė e sallės sė mubshur plotė me spektator, pėr rreth 4 orė, pasi mė parė, para Kishės Zoja Shkodrės, kishin parakaluar nė njė paradė tė vogėl tė gjitha grupet pjesmarrėse, dolėn grupe vallėtarėsh, kėngėtarėsh e instrumentistėsh nga Detroiti, Bostoni, Nju Jorku dhe Ulqini, duke interpretuar sipas programit tė ndarė nė 4 pjesė. Festivali, ishte i pasur me kėngė e valle, humor e pjes instrumentale, recitime, valle e melodi tė zgjedhura shqiptare, tė tė gjitha krahinave.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali u hap me shfaqjen e njė mini dokumentari, tė pėrgatitur nė njė video - projeksion tė madh nga Ismer Mjeku. Dokumentar, ku flitej pėr ecurinė e ngjarjeve mė tė rėndėsishme qė rrodhėn prej krijimit tė shettit shqiptarė, prej shpalljes sė pavarėsisė sė saj mė 1912, e deri nė 2008 me shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i XVIII-tė Artistik i Kėngės Shqiptare, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ėshtė njė festival madhėshtor kulturor mbarėkombėtar, nė mėrgatėn shqiptare nė SHBA-sė. Festivali ėshtė manifestimi mė i madh kulturorė i botės shqiptare, i organizuar pėr ēdo vit, nga Qendra " "Nėna Tereze" e Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės".

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Tomė Mrijaj, Sekretar i Pėrgjithshėm i "Lidhjes sė Tretė tė Prizrenit", autori i disa librave dhe publicist, tregon se zanafilla e kėtij festivali fillon qysh prej vitit 1974 me organizmin qė qe bėrė at'here nga Imzot Mon sign. Zef Oroshi dhe bashkėpuntori i tij i pėrndershmi Imz. Rrok Mirdita, sot Arqipeshkev Metropolitan i Tiranės e Durrėsit .

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

"Nė fillim kėto festivale, tha ai u quajtėn festivalet e Talenteve tė Reja. Deri nė vitin 1997, thotė ai unė vetė kam qėnė edhe nė krye tė kėtyre festivaleve dhe pas disa shkėputjeve tė vogla ato vazhduan deri nė ditėn e sotme, duke ruajtur ashtu tė pastėr kėngėn, vallen e melodin popullore shqiptare, tė tė gjitha krahinave. Teksa sa edhe mė pasė janė zhvilluar edhe 18 festivale tė tjera, tė cilat nė vazhdimėsi sipas rradhės thirren; "Festivali Artistik i Kėngės e Valles Shqiptare nė Amerikė, organizuar nga Qendra "Nėna Tereze" e Kishės Katolike "Zoja e Shkodrės" nė Hartsdale - (NY)". Duke ia dedikuar ngjjarjeve mė tė rėndėsishme kombėtare, pohon Mrijaj pėr gaetėn tonė.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Ky festival ka pasur njė ndikim tė madh si brenda dhe jashtė Amerikės, tek shqiptarėt. Krahas pėrhapjes sė emrit tė kėtij festivali nė botėn shqiptare, nė kėtė festival janė tėrhequr ēdo vit mė shumė grupe e shoqėri tė njohura vallėtarėsh, muzikanėsh, kėngėtarėsh e recituesish, edhe nga mė tė njohurit nė bashkėsinė shqiptare nė Amerikė. Tė till qė mė parė se tė vinin nė Amerikė, kanė pas bėrė emėr edhe nė vendin e tyre.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Dom Pjetėr Popaj, famullitari i Kishės Katolike Zoja e Shkodrės, kryetar i festivalit, bekojė dhe mbajti fjalėn pėrshėndetėse, duke u thėnė tė pranishmeve; se s'ka mė bukur; kur shohim tė kėndoni, vallėzoni e gėzoni mė njėri tjetrin dhe kur mė afėr vetės i keni vėnė edhe fėmijėt tuaj, tė cilėt na nderojnė me pjesėmarrjen e tyre. Ai ka vijuar se kėshtu ne sė bashku e ndjejmė veten edhe mė tė bashkuar nė kėtė " sofėr tė madhe tė kėngės e valles sė bukur popullore shqiptare" nė Amerikė, e ndjehemi edhe mė krenar pėr kėtė festival, pasi atė po i a dedikojmė kėtė vitė Pavarėsisė sė Kosovės" ka deklaruar Dom Pjetėr Popaj, famullitari i Kishės Katolike Zoja e Shkodrės,

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i XVIII u hap me njė kėngė "Maja Krahu", kėnduar nga grupi Djemtė e Kelemendit . AŠB-C - ja, e kėnduar nga kori fėmijėve tė Rozafatit, udhėhequr nga Agim Kola (teksti Gjovalin Luma, muzika Agim Kola) emocionoi dhe gėzoi pa masė fėmijėt. Mė pasė dolėn nė skenė Grupi Rozafa i Kishės Katolike Shqipptare "Zoja e Shkodrės" me udhėheqėse koreografen Agjelina Nika. Ansambli Rugova dhe SHKA, "Bashkimi Kombėtar", dhanė disa pjesė nga mė tė bukurat e programit tė tyre.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

-Vallja e Pavarėsisė kėnduar dhe vallėzuar nga grupi i shoqėrisė kulturore tė Kishės Katolike shqiptare Shėn Pali nė Detroit, me koreografe Joli Paparisto, ishte vallja mė e duartrokitur. Valle me motive tė Tiranės, u luajt nga Grupi i Bostonit Bashkimi me koreograf Bashkim Brahon. Shoqėria Kelmendi interpretoi disa pjesė me motive tė krahinės sė Kelmendit. Njė tufė me kėngė qytetare u kėnduan nga Hajro Ceka. Ndėrsa, me kėngė e valle tė Ulqinit, luajtur po nga Grupi i Ulqinit - si Vallja e Peshkatarit, Kėnga e Peshkatarit dhe Lulja e Linit ishin disi risi e sjell nga Grupi i Shtojt "Ulqini" tė ardhur enkas qė tė pėrshendesin Festivalin e 18 tė Folklorik tė Nju Jorkut. Kėto ishin pothuajse pjesėt qė u ndoqėn me duartrokitje tė zjarrta gjatė gjithė interpretimet.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Potpuri me motive nga Jugu dhe Kėngė pėr ‚amėrinė, i ka kėnduar Aerela Gaēe, e cila ka qėnė pjesa mė e mirėpritur dhe qė mgjalli emocione tė shumta - Me njė prezantim disi tė veēantė dhe ekzaltues erdhi edhe kėngėtarja nga Malėsia e Madhe, Gjyste Vulaj . Ajo kėndoi para rreth 2500 spektatorve disa kėngė tė stilit tė saj dhe ka ngritur nė kėmbė tė gjithė sallėn duke kėnduar sė bashku me ta.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Juria dhe ēmimet:
E veēanta e kėtij aktiviteti ėshtė se nė fund tė shfaqes juria e festivalit dha dhe vleresimet dhe ēmimet pėr grupin dhe artistėt mė tė mirė. Juria pėrbėhej nga kryetare kėngėtaren e njohur Eli Gjezo, gazetarja Mimoza Dajci, piktori Nazmi Hoxha, Lirie Ademovi dhe Nikollė Juncaj. Nė fund tė shfaqjes ata dhanė edhe vleresimet pėrkatese. Kėngėtarja e njohur Eli Xhezo, tha se Juria e Festivalit, tė XVIII shqiptar tė Nju Jorkut, sonte nė kėtė shpalosje tė gurrės kulturore tė artit shqiptar, e kishte tė vėshtirė pėr tė zjedhur elementet mė tė mira tė festivalit- megjithatė me vendim unanim dhe sigurisht edhe me ndihmėn e publikut tė mrekullueshėm qė sonte na nderoi me pjsesemarrjen, po japin kėto ēmime:

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Me ēmim tė Parė tė Festivalit tė XVIII Shqiptarė : u nderua Koreografja Axhelina Nika.
Ndėrsa Grupi i Valleve mė i mirė : Shoqėria Kluturore Gjergjė Kastrioti - Skėndėrbeu, nga Kisha Shėn Pali e Detroitit.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Gjithashtu njė vlersim special u dha edhe pėr Shoqėrin Kulturore Shtoj nga Ulqini
Ēmim special u dha edhe pėr A Š B- C -nė, e kėnduar nga Kori fėmijėve tė diasporės udhėhequr nga Agim Kola
Ēmim special juria dha edhe pėr kėngėtarin e talentuar Albert Stanaj ashtu si dhe pėr Vokalistin mė tė mirė John Krasniqi
Kostumet mė tė bukura - nga Shoqėria Kulturore Bashkimi e grupit tė valleve tė Bostonit drejtuar nga koreografi Bashkim Braho, iu dha njė ēmim festivali.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Thanė pėr festivalin:
Meshtari dhe famullitari Dom Anton Kēira, i Kishės Katolike Shqiptare "Shėn Pali" nė Detroit, i cili sė bashku me grupin e kėngėtarve dhe vallėtarve tė SHKA, "Gjergj Kastrioti" tė kėsaj kishe, i emocionuar thotė se "Festivali Shqiptar i Nju Jorkut, ėshtė pėrpjekja e madhe e kėtyre njėrėzve, qė tė indetefikojnė, dokumentojnė dhe prezantojnė artistėt e folklorit nga komuniteti shqiptar nė SHBA-sė, dhe njėhereshit tė mbajė sa mė tė bashkuar komunitetin tonė, nėpėrmjet kėtij festivali pa dallime feje apo krahine. Pėr mendimin tim, tha Dom Anton Kēira, ky festival ruan dhe pėrkrah traditat mė tė bukura muzikore dhe folklorike e auttoktone shqiptare, si dhe siguron qė ato tė vazhdojnė tė ekzistojnė dhe tė kenė njė lloj domethėnie, edhe pėr brezat e ardhėshėm.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i XVIII Shqiptarė i Nju Jorkut i ofron edhe spektatorit mė tė thjeshtė mundėsinė e mishėrimit me thesarin e pasur tė kulturės shiqptare. Sė fundi do tė thoja; se Festivali i XVIII Shqiptarė i Nju Jorkut, manifeston atė begatinė kulturore tė komunitetit tonė, si shqiptar si pjesė indetifikuese e tė gjitha komuniteteve nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės", ka thėnė Meshtari dhe Famullitari Dom Anton Kēira, i Kishės Katolike Shqiptare "Shėn Pali" nė Detroit.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Skenografi i njohur shqiptarė, Astrit Tota, i cili tash sa vjet ka pėrgatitur edhe skenografinė e kėtij festivali thotė se : "pėr realizimin e kėsaj skene ne na ėshtė dasht, qė kėsaj rradhe tė dalim nga ajo monotonia e mėparėshme, e cila ishte bėrė si njė "taditė jo krijuese".

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Kėshtu qė brenda tė gjitha mundėsive, tė anės financiare tė organizimit tė kėtij festivali, na u desht pėr tė bėrė pėr herė tė parė njė zgjidhje sa mė tė thjesht dhe sa mė tė goditur. Meqėnse, kėsaj rradhe Festivali i XVIII Shqiptarė i Nju Jorkut, i dedikohet ditės mė fatlume tė kombit tonė qė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė nė 1912-tė, shpalles sė pavarėsisė sė Kosovės mė 17 shkurt 2008, unė zgjodha dekorin me dy simbole tė mėdha , tė cila pėrfaqėsojn njėra flamurin e Kosovės e cila ėshtė ngjyra blu, dhe tjera flamurin tonė kombėtar kuqezi e cila pėrfaqėsohet nga stema e madhe tradicionale e kėtij festivali

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Fran Gjoka, kėngėtar i komunitetit nga Detroiti, thotė se me tė vėrtet ishte njė natė e mrekullueshme ku bashkohen tė gjithė kėnėgėtarėt, intrumenititėt, vallėtarėt e tė gjithė komunitetit, prej nga Detroiti, Bostoni, Nju Jorku dhe rrethinat e tija. Festivali i XVIII Shqiptarė i Nju Jorkut, ėshtė vendi ku pėrcillen vlerat mė tė bukura folklorike kombėtare. Ky ėshtė njė festival qė lė dhe pėrcjell gjatė mesazhe dashurie dhe gėzimi tek tė gjithė bashkėtadhetarėt tanė nė SHBA.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Komisioni Oraganizativ:
Kryetar Famullitari Dom Pjetėr Popaj, Drejtor i Festivalit Mark K. Shkreli, drejtor organizativ, Fran ‚otaj, drejtor artistik/regjzor Gėzim Nika drejtor i skenės Ludvig ‚otaj, sekongraf Astrit Tota, koordinator i mediave Simon Vukel, koordinatore e rreklamės, Lule Gjokaj, publiciteti dhe marketingu Ismer Mjeku, konferensierė Elza Zagreda dhe Luan Behxheti. Shoqėroj festivalin grupi muzikor Alba nga Nju Jorku, me kitaristin e talentuar Edmond Xhani.

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA

Festivali i kėngės shqiptare nė SHBA



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara