HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


28 nėntorit – Ditės sė Flamurit, Vatra nė Nju Jork

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Viti i Shqiptarėve: 96-vjetori i Shpalljes se Pavarėsis - Dita e Flamurit, Pavarėsia e Kosovės dhe ftesa pėr Anėtarsimin nė NATO, tė Shqipėrisė.

Eastwod Manor - Bronks - NY: Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė qytetet ku mė sė shumti vitet e fundit janė tė pėrqendruar mė tepėr shqiptarėt, nė kėto dy tre ditėt e fundit, tė javės qė lamė pas nė lokalet shqiptare dhe vendet e zgjedhur pėr tė festuar, sė bashku me familjet, miqtė e tyre shqiptarė e amerikanė, kanė festuar me solemnitet 96 - Vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė, qė ėshtė edhe festa mė madhore qė i bashkon tė gjithė shqiptarėt nga tė gjitha krahinat e trojeve tė tyre nė Ballkan prej nga vijnė.

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Por, pėr dallim nga vitet e tjera, kėtė vit tek shqiptaro-amerikanėt, ishte njė ditė edhe mė e shėnuar se heret e tjera. Pėr gjithė kombin shqiptar, ajo u festua me fjalime patriotike, duartrokitje, brohoritje e kėngė e valle nga tė gjitha trevat tona. Kjo festė pėr dallim nga heret e tjera u festua si viti i Shqiptarėve; Pavarėsia e Kosovės, e cila qė me tė drejt sė bashku me ftesėn pėr Anėtarsimin nė NATO, tė Shqipėrisė, janė quajtur viti mė i rėndėsishme nė historinė e shqiptarėve pas 28 nėntorit tė vitit 1912.

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Njė manifestim qėndror dhe ai qė i bashkoi tė gjithė shqiptarėt u mbajt nga shoqata PanShqiptare e Amerikės Vatra nė NewYork, ku rreth 20 grupime, shoqata, kisha e xhamia, organizata tė tjera politike dhe krahinore, kanė organizuar mbrėmjen madhėshtore, nė shenjė tė pėrvjetorit 96-tė, tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. 28 Nėntori i shėnuar si Ditė e Pavarėsisė - si Ditė e Flamurit, nga shqiptarėt e Shqipėrisė tė Kosovės, tė Maqedonisė dhe tė Malit tė Zi, kėtė vit e ka domethėnien e posaēme sepse shėnohet nė vitin e parė historik tė ekzistencės sė dy shteteve shqiptare nė Ballkan, ajo do tė shėnohej sė bashku me ftesėn pėr Anėtarsimin nė NATO, tė Shqipėrisė.

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Tė premten 28 Nėntor, nė lokalin "The Eastwod Manor" ne Bronks- Nju Jork, rreth 400 shqiptarė, edhe kėsaj rradhe, ashtu si vitet e fundit, nuk munguan tė mblidhen pėrsėri nėn organizmin e Federatės Panshqiptare tė Amerikės VATRA, pėr tė festuar tė bashkuar, "Ditėn e Flamurit - 96- Vjetorin e Shpalljes sė Pavarėsisė". Shqiptarėt e Amerikės.

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Kremtimi i solemn dhe qė ėshtė padyshim mė i madhi i Shqiptarėve nė disaporė, Dita e Flamurit - 96 Vjetori i Shpalljes sė Pavaresise se Shqiperise, tė premten u festua sė bashku me shoqata e organizata , entetet fetare, : - Qendra Islame Shqiptaro - Amerikane per Nju Jork, e Nju Jersi, Kisha Katolike Shqiptare ne Amerike "Zoja e Shkodres", Kisha Orthodokse Shqiptare ne Amerike "Shen Kolli", Liga Qytetare Shqiptaro - Amerikane, Partia Levizja e Legalitetit, Bloku Kombetar Independet, Keshilli Kombetar Shqiptaro - Amerikan, Lidhja Demokratike e Dardanisė, Lidhja Demokratike e Kosoves ne Amerike, Organizata e Grave shqiptare ne Amerike"Motrat Qiriazi", Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Liberale e Kosoves, Shoqata Atdhetare Dibrane, Shoqata Atdhetare "Peja" Grupimi Shqiptaro Amerikanet per Demokraci dhe pėr herė tė parė ka marrė pjesė edhe shoqata mė e re, e komunietit; Shoqata "Rugova", shoqat e cila pėrfaqėson e ruan kulturėn, folklorike tė krahinės sė Rugovės nė Kosovė, me Ansamblin Folklorik Autokton "Rugova".

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Festėn e flamurit e hapi kryetari i Vatrės, zoti Agim Karagjozi, i cili tha se Dita e Pavarėsisė sė Shqipėrisė ėshtė njė simbol i indentitetit dhe bashkimit tė gjithė shqiptarėve, simbol i krenarisė kombėtare dhe i dashurisė pėr Atdheun. Kjo ditė e veēantė mbledh se bashku tė gjithė Shqiptarėt dhe miqtė e tanė, kudo qė jemi nė nder dhe respekt tė thellė pėr Kombin Shqiptar dhe atdheun e tonė. Po, qe se nuk do tė kishte qėnė kjo ditė, tha Karagjozi, edhe pavarėsia e shejtė e Kosovės besoj se nuk do tė kishin qėnė".

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Lutjen fetare e kreu sipas traditės se kesaj feste - i perndershmi Dom Pjeter Popaj, famullitari i Kishes Katolike Shqiptare ne Amerike "Zoja e Shkodres". Hymnet kombetare tė Shteteve tė Bashkuara Amerikės dhe Republikės sė Shqipėrisė, u kėnduan nga kėngėtarja e mirėnjohur e muzikės popullore Merita Halili, shoqėruar prej orkestres sė drejtuar nga mjeshtri i firzamonikės Raif Hyseni. Mė pasė me njė minutė heshtje, pėr tė nderuar kujtimin e dėshmoreve tė kombit shqiptar, dhe pėr ushtarėt amerikanė tė rėnė nė luftėrat pėr liri, paqe e demokraci, si dhe kundėr terrorisimit ndėrkombetar, u shoqėruan nga tė pranishmit me qėndrim nė kėmbė, nė shenjė nderi e respekti.

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Pėrfaqėsuesja e Vatrės nė Washington D.C, znj. Merita Bajraktari McCormack, udhėhoqi programin festiv. Ajo tha se kam nderin t'ju njoh me mysafirėt e nderit, si zotin Lublin Dilja, diplomat i shquar shqiptar, i cili gėzon respektin e vatranėve dhe tė diasporas nė pėrgjithėsi. Pėrvē tė pėrndershmit Dom Pjeter Popaj dhe zotit ambasador Lublin Dilja me zonjėn, me lejoni tė pėrmend, vijojė ajo edhe disa nga mysafirėt tjerė qė na nderojnė me prezencėn e tyre nė kėtė festim: I nderuari Imam Jusuf Balaj, i Bashkėsisė Islame Shqiptare nė New York., intelektuali i nderuar Imam Eldin Gjoni.

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Ish kongresmenin republikan. Joseph DioGuardi, presidenti i LQSHA, Shirley Cloyes-DioGuardi, kėshilltare e ēėshtjeve Ballkanike. Ambassadori i shtetit tė ri tė Kosovės nė Washington, zoti Avni Spahiu. Nga Ambasada e Shqipėrisė nė Washington, z/v Ambasadori, z. Kreshnik Ēollaku. Konsulli i Shqipėrisė nė New York, dr. Albert Jerasi me zonjėn. Nga Shqipėria: Drejtori i Institutit pėr Diasporėn pranė Ministrisė sė Jashtme tė Shqipėrisė z. Flamur Gashi. Kryetari i Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, z. Tahir Muhedini. Sekretar i PD-sė nė Lezhė dhe Kryetar i Agjensisė pėr kėthimin dhe kompensimin e pronave nė Qarkun e Lezhės, z. Gjergj Ivanaj.

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Sakaq, nga Kosova: Dr. Jusuf Bajratktari, Drejtor i Institutit tė Historisė tė Kosovės.Dr. Naser Rugova, antar i Kuvendit tė Kosovės dhe anėtar i kryesisė sė Partisė Lidhja Demokratike e Dardanisė. Pėrfaqėsues e familjes sė presidentit Rugova - emėr i shtrenjtė dhe i dashur pėr tė gjithė ne. Ish z/v ministėr i Bujqėsisė . a. Tom Hajdaraj dhe anėtar i kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Dardanisė, nga Kalifornia, kryetari i Shoqėrisė pėr tė Drejtat e Njeriut "Ēamėria", z. Ahmet Xhaffo. Dhe nga Detrotit Vera Gjata si dhe zoti Agron Alibali pėrfaqėsues i Vatrės nė Boston.

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Nderkaq, fjalimin kryesor e mbajti pėrfaqėsuesi i shtetit shqiptar ambasadori Lublin Dilja, i cili theksojė ėshtė kėnaqėsi e veēantė tė ndodhem sonte nė kėtė darkė pėrkujtimore pėr t'ju uruar nė emėr tė Misionit e tė qeverisė shqiptare "Gėzuar Festėn e Flamurit", "Pėrjetėsi 28 Nėntorit", kesaj dite tė shėnuar qė do tė mbetet e gdhendur me shkronja tė arta nė memorialin e historisė tonė. Festėn e pėrshėndeti edhe ambasadori i Republikės sė Kosovės nė Washington, shkelqėsia e Tij zoti Avni Spahiu, zoti Tahir Muhedini, Kryetar i PDI ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi, presidenti i LQSHA, drejtori i Institutit tė Diasporės nė Ministrinė e Jashtme tė Shqipėrisė, zoti Flamur Gashi. Mė pasė pėrshėndeti prof.dr. Jusuf Bajraktari, i Institutit tė Historisė nga Kosova, Nasėr Rugova anėtari parlamentit tė Kosovės, dhe kryesisėsė LDD-sė, pėrfaqėsuesi i familjes sė presidentit tė parė tė Kosovės dr Ibrahim Rugova,

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Recitues special tė mbrėmjes festive 96- vjetori i Shpalljes se Pavarėsis - Dita e Flamurit, ishte edhe poeti i njohur nė komunitet, poeti anti-komunist z. Tahir Hysa. Paraqitėseja e festės, zonjusha Merita Bajraktari McCormack , pėrfaqėsuesja e Vatrės nė Washington, lexoi edhe pėrshendetjen e kancelarit tė Kishės Ortodokse Shqiptare tė Bostonit, At. Artur Liolini, drejtuar Vatranėve dhe gjithė komunitetit shqiptarė me rastin e Festės Kombėtare - 28 Nentorit, me urimin - Gėzuar Festėn tonė Kombėtare, Ditėn e Flamurit!

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Valle, kenge e melodi nga te gjitha trevat, kane vijuar per gjate gjithe mbremjes nen argetimin e hareshem te grupit muzikor, drejtuar prej muzikanit mjeshtrit tė firsamonikės Raif Hysenit, dhe kėngėtares sė mirėnjohur tė muzikės popullore shqiptare Merita Halili, si dhe kėngėtari Mithat Salihu (Kino-Gara). Kjo atmosfer festive shoqėroi entuziasmin e pjesmarresve, deri nė orėt e vona me valle nga tė gjitha trevat . Vlenė tė pėrpendet se nė darkė festive tek Vatra, nė kėtė kremte madhėshtore, morėn pjesė bashkėatdhetarėt tanė nga tė gjitha trojet shqiptare, Shqiperia Etnike, prej Ēamėris martire, Kosovės, shqiptarve te Maqedonis, shqiptarve nėn Mal tė Zi, atyre nė Presheve, Medvegje e Bujanovc, Shqiperia etj.

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Festa e flamurit festohet nga Vatra

Festa e flamurit festohet nga Vatra



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara