HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Dom Anton Kēira 41 - vjet Shėrbėtor i Kishės, Atdheut dhe i Popullit tė Tij

-- nga Beqir SINA, New York

Beqir Sina

Dom Anton Kēira: "Para tė gjithėve u jam mirėnjohės tuj fillu prej atyre ditėve tė para tė meshtarisė nė vit fillimin 1967, e deri nė ditėt e sodit - ju Falem nderės pėr pėrkrahjen tuej. I madhi Zot nuk ka pėr t'ua harrue kurrė."

Rochester Hills - Detroit MI: Vetėm kėshtu edhe kleriku i mirė, e jep personin e tij nė shėrbim tė besimtarėve, tė njerėzimit, tė kombit e atdheut tė vetė, e jo nė shėrbim tė vetvetes pėr motive vaniteti apo pushteti fetar apo politik. Nė kėtė udhė tė Zotit, nė tė mirė tė fesė sė tij, kombit e atdheut, Kosovės zėmadhe, ėshtė edhe kleriku, Meshtari e famullitari Dom Anton Kēira, njeriu qė pėr 41 - vjet u bė Shėrbėtor i Kishės, Atdheut dhe i Popullit tė Tij. Dom Anton Kēira, ėshtė kleriku mė autoritar, me vizion e qartėsi tė rallė, i adhuruar pas humanizmit tė pastėr tė fesė, dhe tė vet besimtarve. Me gojėn e ėmbėl , me njė butėsi dhe dashuri tė madhe, e tė rrall, tė flet dom Antoni, teksa "rrefehet" pėr jetėn e tij - plot tė mira e plot tallza. Festa e Shėn Palit nė vitin 1967 ishte njė ditė madhėshtore pėr famullinė e Gjakovės - Kosovė, thotė ai. Atė ditė dom Anton Kēira, u shurgua meshtar. Ky ishte njė gėzim, jo vetėm pėr dom Antonin dhe familjen tij, por ishte njė gėzim i posaēėm pėr tanė dioqezėn e Shkup - Prizerenit, at'here, sepse me kėtė rast ata e kishin fituar jo vetėm njė meshtar, por njė meshtar shqiptar, qė ishte me rėndėsi tė madhe pėr kėtė dioēezė, e cila kishte mungesa tė madhe tė meshtarėve shqiptarė.

Gėzimi qė populli e deshmoi, ishte sepse atė ditė u vershue qyteti i Gjakovės me njėrėz nga tė gjitha famillitė e dioēezės. Kishin ardhė pėr tė marrė pjesė nė meshėn e festės tė Shėn Pjetrit dhe tė Shėn Palit, por edhe kurreshtja mė e pa njė djaloē tė ri, i cili atė ditė do tė vdiste pėr botėn, pėr tė mund t'i sherbente Zotit dhe popullit shqiptarė. Mysafirėt, nuk mungonin as nga Amerika, kishte ardhė edhe e motra me familjen e vet me marrė pjesė nė gėzimin e vėllaut, tė yre, por pėrveē saj kishn ardhė edhe dajat si dhe farefisi nga Zara, Rijeka, Pula, Zagrebi, Koprivnica dhe Shtipi i Maqedonisė.

Mbasė shume vitesh ata u bashkuan pėrsėri nė kėtė gėzim tė kėsaj dite tė madhe, qė ua dhuroi Zoti me rastin e shurgimit tė meshtarit tė ri. Kuptohet ishte ngjarje e madhe edhe pėr famullinė, e cila fitonte meshtarin pas tridhjet vjetėve, i cili ishte dom Rrok Mateja e pas tė cilit errdhi dom Anton Kēira. Numri i besmitarėve ishte me dhjetra mija qė gjindeshin nė oborrin e kishės sė Shėn Pjetrit nė Gjakovė. Festa e shėn Pjetrit kishte ra tė ejten, ditė jave, por oborri i kishės ishte mbushun sa qė nuk kishte hapėsirė qė dikush tė hynte nė atė vend. Mesha e parė, u tha mė 2 korrik tė vitit 1967 po nė tė njėjtėn famulli, pėrsėri oborri i kishės ishte i ngarkuem me besimtarėt, qė kishin garend nga tė gjitha famullitė e Kosovės. Atė ditė kori i Kishės Prizerenit e kishte rradhėn pėr tė kėnduar nė meshėn solmne tė meshtarit tė ri.

Predikimin e kishte: Mnsgr. Nikoll Mini famullitari i Prizerenit. Jehonte zėri i tij mbi rolin e meshtarisė. Ishte njė kohė shumė e fėshtirė pėr fenė, ishte koha kur nė Kosovė, ēdo gjė kontrollohej, ēdo fjalė pėrgjėrohej nga spiuant e UDB-sė. Mnsgr. Nikollė Mini, nuk bazohej nė ato gjėra si tė mos egzistonte askush i gjallė prej ketyre njerėzve qė mundoheshin tė nxanė, qoftė edhe njė fjalė dhe tė padisinin. Zėri i tij kumbonte, si njė kumbonė, e cila i shpėrndanė zėrat e veta nė tė katėr anėt e botės. Nuk la as gjė mangut pėr rolin e meshtarisė, vuri nė pah veprėn e meshtarėve tė vjetėr nė historikun e kishės.

Nė atė vit Dom Anton Kēira, u kthye edhe njė herė nė bankat shkollore ku nė mbarim tė vitit shkollor 1968 dipplomoi nė teologji. Mė 31 korrik tė vitit 1968 pas njė pushimi tė shkurtėr e emėruan ndihmės famullitari nė Bistrazhin afėr Gjakovės, ku ai mbeti deri mė 14 dhjetor 1969.

Filimi ishte shumė i fėshtirė. Ai tregon se banonin me famullitarin nė njė shtėpi private, ku i zoti i shtėpisė i'ja kishte liruar dhomėn e burrave pėr tė mund tė jetuar pėr njė kohė deri sa do tė ndėrtohej njė kolib i vogėl sa me shti kryet brenda. Shtėpia pėrfundoi shumė shpejt. I ndėrtuan tri dhoma njė zyrė e njė dhomė fjetje dhe njė kuzhinė, ku nuk kishte kush tė na gatuan njė dark, tregon dom Antoni.

Dom Antoni kujton se edhe famullitari kishte mėsue me pėrgaditė njė supė edhe ashtu jetuam pėr disa muaj deri sa i ftuam motrat tė cilat na shpetuan nga ky problem. Kisha e re kishte filluar tė ndertohej. Njė herė kishėm shkuar nė Austri, pėr tė kėrkuar ndihma pėr kėt kishė. Por nuk mbeta shum nė atė vend sepse me 14 dhjetor 1969 me transferuan nė Gusi ku sherbeva deri nė shtator tė viti 1970. Mė 11 nėntor 1970 fitova dekretin e ri pėr nė Gllogjan ku sherbeva pėr nėntmdhjet vite. Atje gjeta njė gjendje shumė tė mjeruar si materialisht ashtu edhe shpirtėrisht.

Njerėzit ishin dal binareve tė fesė.

Dom Antoni flet pėr vėshtėrsit, Aty me duel me punue shumė rand me njerėz tė cilėt kishin pasė njė mesh- tar tė huaj sloven dhe nuk kishin pasė gjuhė tė perbashkėt. Ne fillim me shiqonin si njė anmik. Fėmijėt ishin largue, tė vjetrit ishin shkatrru shpirtėnisht. Pjesmarrja nė kishė ishte nėn nivel. Prej dymijė antarėve nė kishė ishin krejt nja njėqind besimtarė. Pėr ta nuk kishte festė. Nė ato ditė qė ndodhnin festat nė ditėt e pazarit, ata pa kurfarė shkrur-pulla shkonin nė pazar deri sa i mallkova dhe pastaj u bėfi ndrrimi dhe filloi pjesmarrja serioze nė bashkimet fetare.

Nė kėt kohė nuk kishim kishė, por vetėm njė kapel, por as shtepi si kush, kėshtu qė mu desht tė ndertoi kishėn dhe shtėpinė pėr banim. Zgjodha qė te filloi me ndertimin e kishės ku njerėzit mbeten te befasuar se nuk ja nisa shtepisė, por kishės e derisa vet jetoja nė aher tė kalit, pėr nėnt muaj deri sa e ndertova shtepin dhe e aftesova nja dy dhoma qė te ndroi vendin per njė kohė tė shkurt. Populli shpejt e pa se pėr tė miren e tyre ėshtė qė pjesmarrja nė kishė ėshtė pėr tė miren e tyre por edhe ardhja e fėmijeve nė besim ėshtė pėr tė miren dhe njė jetė ma tė lumtur.Shpejt e gjetem gjuhėn e perbashkėt dhe u bėmė njė ndėr famullit mė nė za, shfaqet nė kujtimet e tija dom Antoni

Mbeti si famullia e Gllogjanit.

Ndėrkohė dom Antoni, vazhdon marrėdhėniet e mira me vėllezerit islam, bashkpunimi i ngusht me hoxhėn e Baranit Muhamet Lipėn, i cili pa dorza, thot ai mė pėrkrahu sidomos nė pajtimet e gjaqeve qė bėjshim sė bashku edhe ndėr tė krishtėr si dhe ndėr muhamedan. Ky bashkpunim muer za dhe shkoi nė favorin tim edhe nė favor tė shoqėrisė, sepse njerezit gėzoheshin kur na shifshin sebashku. Mund tė krenohem se jamė ndėr meshtarėt e parė qė kamė pasur rastin pranė vorrit tė hapur tė flas mbi vdekjen e ajo u bė buj e madhe nė mbarė krahinėn. Kėshtu filloi dialogu nė mes fesė islame dhe tė asaj kristiane. Ishte shumė lehtė me mbrojtė kėtė tezė se njė popull i njė gjaku, por na kanė nda tė tjerėt por ne si vllezėr mundemi tė bashkėjetojmė, ripėrsėrit dom Anton Kēira.

Gjatė kėtyre viteve pati shumė gjėra tė bukura dhe mund tė thėmė edhe gjėra tė fshtira siq e thash nė fillim, thekson dom Antoni. Standardi i jetės ndėr shqiptarė ishte shumė i ulėt e mandej edhe standardi i jonė ishte i njėjt. Por, ka qenė njė kėnaqėsi puna me vėllezėr pėr tė miren e tyre shpirtėrisht dhe nė fushėn e kulturės.Kamė pasė fatin tė nderhyj nė shum gjaqe e mos kuptime tė jetės, por me sukses tė pa pėrshkruam. Pak vende ku kemi hyrė pėr pajtime ka ndodh qė nuk kemi mundur tė krymė punė, por nė ēdo vend ėshtė korr suksesi pėr tė miren e njerėzve. Koha me pruni deri nė vitin 1989 ku jeta u bė e pa e mundur nga kontrollat e policisė nė ēdo njėzet kilometra rrugė qė njeriu merrte pa tė malltretuar policia nuk ishte e mundur.

Mirėpo, tha dom Anton Kēira koha erdhi deri sa qė u mbush thesi dhe mu ofruan dy mundėsi o nė burg o me marrė fund - o nė Amerikė me vuajt e me u pėrplas me shqiptarė!?!... Por, unė kujton sot dom Antoni zgjodha Ameriken edhe pse e dijsha se do tė jetė buka e idhėt. Kėshtu me zor e me hatėr e zgjodha Detroitin me bekimin e ipeshkvit Msgr. Dr. Joakim Herbutit, me kalu nė dioqezen e Detroitit. Nė airoportin e Detroitit ishte njė takim i pėrzemėrt me antarėt e keshillit tė Shėn Palit, tė cilet vite me rradh e kanė pritė kėt ditė. Me lotė pėr faqe e me lotė gėzimi me pėrshėndeten tash nė amshim Nikoll Preka Junqaj, Martin Frani Lulgjuraj, Nosh Gjolaj - e antarėt e tjerė qė me gezim me pėrshendetėn dhe uruan mirėseardhjen nė Kishėn Katolike Shqiptare e Shėn Palit.

Nė Meshėn e parė u mbush kisha, mbeta i befasur me pjesmarrjen e tyre, por ata shumė u dėshperuan se kanė pritė me ardh njė but i bekuem qė rrin atyre ndėr kambė dhe ēon vetėm meshėn e nuk pėrzihet nė punėt e bugjetit ose nė gjėrat tjera tė jetės shpirtėrore.

Sė shpejti hasi sharra nė gozhad dhe filluan kritikat, reagimet, fjalėt, shpifjet, rrenat e trilluara e ku ta di unė qė nuk mbaruanas sot e kėsaj dite, por qarkullojnė si fantazama e kurrgjė tjetėr. Njėrėzit se shpejti panė vullnetin e mirė dhe filluan tė mė ndjekin kėshtu qė ata qė e deshtėn tė mirėn e vetit dhe komuniettit vazhduan tė mė pėrkrahin dei ditėn e sotit, u shpreh dom Anton Kēira.

Nė vet fillimin e veprimtarisė pasi e mora nė dorė udhėheqjen e famulisė nė vitin 1991, ku mė ndihmuan shumė njėrėz zėmer mirė e kėta ishin kryetarėt e kėshillit tė kishės siē ishte Gjek Gjoku Sinishtaj e pas tij Tony Junēaj e ma vonė Gjon Gojēaj, dhe Prek Gjokaj me ndihmėn e kėshillit dhe tė anėtarėve arritėm deri kėtu ku jemi, qė edhe njė qorr e sheh sot se paska qėnė mirė qė e kemi pėrkrah dom Anton Kēirėn.

Kėtu nuk goxoi tė harroi kėshillin e ndertimtarisė me nė krye me Vasel Nicaj, Gjon Gojēaj, Prek Gjokaj, Fran Ivezaj, Gjok Dedvukaj, dhe Ndue Ivezaj. Edhe pse shumė herė kemi pasė mos marrveshje nė drejtimin e planeve e punėve disa janė mundue me ba pengesa qė tė ngec puna, por Zoti ishte Ai qė ka udhehq punimet deri nė mbarim.

Nė festėn e tre vjetorit tė luminimit tė, Nėnė Terezes, dom Anton Kēira na kujton atė qė dėshirojmė mė tepėr pėr vete e pėr trojet shqiptare – siē shprehet edhe vet dom Antoni. Dom Anton Kēira, si pėrfaqėsues nga diaspora shqiptare e Amerikės, do tė kujtonte: Shfletojmė kujtesėn tonė historike e dėgjojmė pėrsėri zėrat e shqiptarėve tė cilėt, nga Sheshi i Shėn Pjetrit, shprehin emocionin e thellė tė atij ēasti kur, si rallėherė, mbarė bota pėrsėriste me nderim tė thellė emrin e kombit shqiptar, qė kishte nxjerrė nga gjiri i vet atė qė Papa Gjon Pali II e pėrshkoi gjatė kremtimit tė lumnimit si figurė simbolike tė misionit tė Kishės, duke shtrėnguar, me njėrėn dorė, atė tė njė fėmije e, me tjetrėn, Rruzaren Shenjte. Kundrim e veprim, ungjillėzim e pėrparim njerėzor: Nėnė Tereza e kumtoi Ungjillin me jetėn e saj tė cilėn ua dhuroi plotėsisht tė varfėrve, e njėkohėsisht, lutjes- pati thėnė Gjon Pali II.

Fjalėt e dom Anton Kēirės bashkohen vetėtimthi me fjalėt e Papės Vojtila pėr tė Lumen Nėnė Terezė, shqiptuar nė homelinė e Meshės sė Lumnimit tė saj: “Ta lavdėrojmė kėtė grua tė vogėl, tė dashuruar me Zotin, kėtė lajmėtare tė pėrvuajtur tė Ungjillit e bamirėse tė palodhur e njerėzimit. Nderojmė nė tė njė nga personalitetet mė tė rėndėsishme tė epokės sonė. Ta pranojmė mesazhin ta ndjekim shembullin e saj”.

Pra u plotėsuan fjalėt e Zef Camės i cili po sa kisha ardhė nė Detroit i tha dom Anton Kēirės: "Fishta asht ba i madh me Malėsorė edhe t'i nė se ke me ditė me u pri ke me ba i madh". Nė fund tė bisedes me dom Anton Kēirėn, ndahemi me fjalėt :"Para tė gjithėve u jamė mirėnjohės tuj fillu prej atyre ditėve tė para tė meshtarisė nė vit fillimin 1967, e deri nė ditėt e sodit - ju Falem nderės pėr pėrkrahjen tuej. I madhi Zot nuk ka pėr t'ua harrue kurrė."

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara