HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Lidhjet rumuno-shqiptare dhe letėrsia shqipe nė botė

Vlera magjike e njė mrekullie historike

-- nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Baki Ymeri (Parathėnia (aktuale) e librit tė Ibrahim Kadriut "N-a r?mas timp pentru s?rb?tori / S'mbet kohė pėr kremte", qė doli para tri vitesh nė gjuhėn rumune, nė Bukuresht. Libri e pa dritėn e botimit me vizė tė Bibliotekės Nacionale, nėn pėrkujdesjen e Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė)

I lindur nga nėnshtarti ilirik, populli shqiptar shfaqet nė horizontin e historisė gjatė shek. II. E drejta, nė kėtė shekull bėhet fjalė pėr herė tė parė pėr njė popullatė nė territorin aktual tė Shqipėrisė, me emrin Albanoi, me qendėr qytetin Albanopolis. Sipas Teodor Kapidanit, pas kėsaj pėrmendjeje tė shkurtė, pason njė heshtje deri nė shek. XI, kur bėhet fjalė pėr njė kryengritje nė Shqipėri, nė tė cilėn patėn marrė pjesė edhe Shqiptarėt. Prej kėtu e tutje, ata pėrmenden shpesh te shkrimtarėt bizantinė. Nga kjo kujtesė e ndėrprerė qė bėhet nė njė interval aq tė madh, ridel se fillimet historike tė popullit shqiptar, shėmbėllejnė me ato tė popullit rumun.* Ku gjendet kufiri ndėrmjet trakasve dhe ilirėve?

Njerėzit e shkencės pohojnė se nė periudhėn parasllave, pra nė periudhėn trako-ilire, Shqipėria kufizohej me Rumaninė. Duke lexuar veprat e Bogdan Petriēeiku Hashdeut, Nikolla Jorgės, Teodor Kapidanit, Grigore Brėnkushit, kuptojmė se pėrnga pikėshikimi i gjuhės dhe shpirtit, rumunėt janė mė afėr me shqiptarėt sesa me ēdo popull tjetėr nė botė. Ndėrmjet Rumanisė dhe Shqipėrisė gjenden dy zona tė denja pėr t'i njohur dhe mirėnjohur: Lugina rumune e gjysmėserbizuar e Timokut (me njėmilionė rumunė nė 300 fshatra dhe 6 qytete pa asnjė shkollė dhe kishė nė gjuhėn rumune) dhe Kosova e dy milionė shqiptarėve qė kanė pėrjetuar barbarinė turko-sllave (1389-1999), duke e mbajtur pėrherė gjallė ndėrgjegjen kombėtare.

Ibrahim Kadriu - S'mbet kohė pėr kremte - 1

Deri tani nė Rumani janė botuar disa libra pėr Kosovėn. Autorėt mė korrektė, pa implikime politike, kanė qenė rumunėt, arumunėt dhe hebrenjtė. Pėr ata qė kanė bėrė propaganda serbe nė masmedian rumune, nuk mund tė themi se janė rumunė, por eksponentė tė ksenofobisė me konotacione filokomuniste. Mė 1905 ka dalė nė Bukuresht libri i Constantin Sterie Constantes Spre Albania (Drejt Shqipėrisė), nga i cili del se Vilajeti i Kosovės i pėrket Shqipėrisė Lindore. Mė 1999, nė pėrkthim tė Ivo Mungjeanit, ka dalė nė Timishoarė njė vėllim nacionalist, botuar nga Shoqata e Shkrimtarėve Serbė tė Rumanisė: Kosova - tokė e shenjtė serbe. Shqiptarėt ende nuk kanė botuar nė Rumani njė vepėr tė ngjashme me titullin Kosova - tokė e Shenjtė e Shqipėrisė, edhe pse, sipas Enciklopedisė jugosllave (Zagreb, 1975), fusha ku u pėrleshėn trupat osmane me koalicionin e krishterė (1389) ishte fushė e Shqipėrisė. Rajko Kornea, njė specialist pėr pėrbuzjen e njė populli, ka botuar mė 2001 librin Kosova-Kėnga e trishtė e mjellmės (reportazhe lufte), njė maskaradė e cinizmit kundėr Perėndimit.

Mė 2002 Tėnase Buzhduveanu ka botuar nė Konstancė broshurėn Arumunėt e Kosovės (rumanisht, frėngjisht, anglisht), Editura Cartea Aromana, nga e cila kuptojmė se nė kohėn e luftės sė parė ballkanike, armata serbe e pushton krejt zonėn, duke u bėrė pastaj, pėrmes Traktatit tė paqes nė Bukuresht (1913) pjesė integruese e Mbretėrisė Serbe (...). Ndaj arumunėve, autoritetet e reja nė Kosovė dhe Maqedoni aplikojnė politikėn mė tė egėr tė shkombėtarizimit (...). Kishat rumune shndėrrohen nė kisha serbe, kurse shkollat rumune ēthemelohen. Si pasojė e kėtij fakti, liturgjia nė kishė zhvillohet nė gjuhėn serbe, ndėrsa kleri arumun asimilohet nga kleri ortodoks serb (f. 33). Njė vepėr interesante qė pasqyron tė vėrtetėn historike lidhur me Kosovėn, ėshtė broshura e majorit rumun dr. Emil Suēiu Drama jugosllave (Editura Militara, Bukuresht 1992), ajo e shkrimtarit italian Michele Rallo: Shqipėria dhe Kosova (Bukuresht 2004), si dhe disa numra specialė revistash kushtuar Kosovės (gjatė vitit 1999): Dilema, Lumea dhe Politica Extern?.

Ibrahim Kadriu - S'mbet kohė pėr kremte - 2

Pėr njė poet tė politizuar (Adam Puslojiē): Kosova vdes. Fati i botės varet nga Kosova, thekson Dan Pavel, njė nga analistėt mė tė mirė politikė tė Rumanisė. Pėr Azem Shkrelin dhe Ali Podrimen, Kosova ėshtė gjaku ynė qė nuk falet. Ē'kanė bėrė shqiptarėt e Kosovės pėr kulturėn rumune? Nė pėrkthim tė akad. Rexhep Ismajlit, Rilindja e Prishtinės ka botuar mė 1979, veprėn Antologjia e poezisė rumune, shek. XX (2000 ekzemplarė). Nė pėrkthim tė autorit tė kėtij shkrimi, mė 1986 Rilindja ka botuar njė vėllim antologjik tė Nikita Stėneskut (Ekspozitė e tė palindurve), 2000 ekzemplarė. Katėr vjet mė vonė, nė shqipėrim tė tė njėjtit autor (B.Y.), ka dalė nė Prishtinė vėllimi antologjik i Marin Soreskut Eja tė ta them njė fjalė (3000 ekzemplarė). Brenda dhjetė vjetėsh pra, shqiptarėt kanė botuar nė Kosovė 7 mijė ekzemplarė librash me subjekte letrare rumune. Nė Rumani, brenda njė viti, me pėrkrahjen e autorėve janė botuar disa qindra ekzemplarė tė veprave poetike tė Sali Bashotės (Ekzili i shpirtit) dhe Halil Haxhosajt (Hija e ėndrrave). Falė eseistėve rumunė, ajo qė vlen tė theksohet nė parathėnie, ėshtė fakti se vėllimi Ekzili i shpirtit, brenda njė periudhe tejet tė shkurtėr, ėshtė nderuar me 15 recensione tė njė niveli tė lartė. Sali Bashota ėshtė poeti i dhembjes kosovare, njė shpirt i mėrguar nė fuqinė pėr tė qėndruar nė qendėr tė historisė. Pas Sali Bashotės dhe Halil Haxhosajt, Ibrahim Kadriu ėshtė poeti i tretė i Kosovės, tė cilit i botohet njė libėr rumanisht. Pasojnė edhe emra tė tjerė tingėllimtarė tė kėsaj zone: Ali Podrimja (njė poet autentik dhe gjenial), Ibrahim Berisha etj.

Poezia e Kadriut vjen si njė dritė qė ta e rrėfen rrugėn qė ēon drejt Kroit tė Ilaēit. Autori ėshtė njė shkrimtar qė promovon lirinė e fjalės si komponentė esenciale e demokracisė. Atdheu i tij duket nė libėr si njė ekspozitė e hapur, njė teatėr me huje klasike: Kohė e pėrkulur nė sqenė qė nuk qartėsohet/ Kohė qė nuk ka kohė pėr kohėn qė vjen (Teatri me huje klasike). Nė Atdheun e Shqiponjave ēdokush mund tė thotė nga diēka, sidomos nė teatrin antik tė pėrbuzjes sė njė populli. Kosova ėshtė fotografia e mungesės sonė, njė zonė tė cilėn e njohim vetėm pėrnga pikėshikimi i mbrojtjes sė paqes, por jo edhe pėrnga ajo e do vlerave tė lashta qė reflektohen nė gjuhė, toponimi dhe onomastikė. Mos ėshtė vallė Kosova ende njė rrugėtim, apo njė ekspozitė e hapur? E din Qeveria, por jo krejt bota e din se shqiptarėt e Kosovės kanė qenė viktima e njė holokausti, se ata e kanė pėrjetuar dramėn e njė ekzodi biblik (1999). Pėr Ibrahim Kadriun, atje janė provuar tė gjitha vajet e kėngės, atje janė zgjedhur fjalėt mė tė bukura Pėr ta ngritur dashurinė/ E frymėn gjallė pėr ta mbajtur (Nė kėtė rrugėtim). Kosova si zonė qendrore e Dardanisė, duke qenė fqinja primordiale e rumunėve tė Timokut, ėshtė njė xeherore shpirtėrore ende e pandritur. Ndėrmjet Rumanisė dhe Shqipėrisė ekziston njė zonė elementesh tė pėrbashkėta, nė tė cilėn ėshtė krijuar nėnshtresa e fjalėve mė tė vjetra dhe mė tė bukura qė i kanė shqipja dhe rumanishtja.

Albanologu mė i madh i Rumanisė, profesori universitar dr. Grigore Brėnkush, thekson faktin se shqipja ėshtė njė gjuhė e njė rėndėsie tė jashtėzakonshme pėr identifikimin e elementeve jolatine tė rumanishtes. Sipas linguistit Jon Aurel Kandrea, nėse sot kemi njė gjuhė shqipe dhe njė rumune, kjo i detyrohet njė ngjarjejeje tė thjeshtė: kanė ardhur Sllavėt dhe e kanė ndėrprerė kėtė masė tė madhe rumuno ballkanike, duke i ndarė njėherit kėta dy popuj qė jetonin me shekuj sė bashku ("Gjuha shqipe dhe raportet e saj me gjuhėn rumune", kurs universitar i mbajtur nė Fakultetin e Filologjiė dhe Filozofisė, Bukuresht 1930-1931, fq. 69-70). Ja pra se si duket parathėnia e shkurtėr e farefisnisė historike, linguistike dhe letrare rumuno-shqiptare. Sa i dinė rumunėt dhe shqiptarėt kėto tė vėrteta magjike tė shkencės? Fare pak. Duke analizuar vargjet e Ibrahim Kadriut, arrijmė nganjėherė nė pėrfundim se edhe poezia e tij ėshtė njė poezi magjike. Pse? Ngase nė radhė tė parė nuk ėshtė njė poezi e politizuar dhe, sė dyti: ngase me vlerat i tejkalon pėrmasat nacionale dhe konfesionale. Po ia lėmė lexuesit deshifrimin dhe vlerėsimin e saj.

Baki Ymeri
Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė

* Th. Capidan, Simbioza Albano-Romān? ?i continuitatea romānilor īn Dacia (Simbioza Shqiptaro-Rumune dhe kontinuiteti i rumunėve nė Daki), nė Revista Funda?iilor regale, nr.5, Bukuresht 1943, f. 244.

Medalion eseistik pėr poezinė e Ibrahim Kadriut

Tejmatanė nga dhembjet e ditės, nga bregu i pronarit tė ankthit, nata (apo ndoshta lufta qė e pat pėrgjakur dheun mbi tė cilin rrjedhin lotėt e drurėve para se tė vijė vjeshta), Ibrahim Kadriu, poet i shquar shqiptar/ shkrimtar kosovar, e pėrjeton dhe ripėrjeton mrekullinė e poezisė, ndoshta si njė ilaē pėr shėrimin e shpirtit, ndoshta duke dashur t'i mjekojė pėrmes shpirtit plagėt e kombit tė vet. Nė njė botė nė tė cilėn janė shkrirė kujtimet mbi tezgė dhe shiten e blihen dashuritė e pluhurosura, nė kohėn kur metaforat e ndryshkura i shkarravisin zemrat, duke i trembur vjershat dhe pėrrrallat, Ibrahim Kadriu shkruan me trishtim nė njė botė varresh me peēeta biografishė - por edhe me njė ēiltėrsi tė fshehtė. Me njė lirizėm tė thellė, nė tonalitete shpeshherė tė rėnda, nė njė botė tė prekur nga paqartėsitė ekzistenciale, na e merr mendja se poezia e Ibrahim Kadriut do ta gjejė rrugėn drejt zemrės sė lexuesit, edhe nė Rumani. (Marius Qelaru)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara