HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vlera letrare shqiptare nė rumanisht

-- nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Baki Ymeri Revista letrare Bucovina Literara qė del nė qytetin Suceava tė Moldovės, boton nė numrin e saj mė tė ri (1/2008) vargjet e poetit tė shquar shqiptar, Sali Bashota, tė shoqėruara me njė medalion biobibliografik nga ana e poetit Marius Qelaru. Sali Bashota ėshtė poeti i parė kosovar tė cilit iu botua njė vėllim dygjuhėsh (shqip-rumanisht) nė kuadrin e Editurės Muzeu i Letėrsisė Rumune nė Bukuresht (2004), vepra e tij duke qenė e nderuar me njė pėrurim tė shkėlqyer nė Bukuresht (2005), organizuar nga Shtėpia Botuese dhe Bashkėsia Kulturore e Shqiptarėve tė Rumanisė, me njė pjesmarrje masive shkrimtarėsh, veteranėsh tė komunitetit shqiptar dhe trupėn diplomatike tė Ambasadės sė Shqipėrisė nė Bukuresht, si dhe me 20 recensione tė mirėfillta tė shkrimtarėve dhe eseistėve rumunė dhe shqiptarė.

Dr. Sali Bashota

Ishte hera e parė kur nė prani tė njė auditori tė gjerė u dėgjua zėri i Kosovės poetike nė veri tė Danubit. Qė nga ajo ditė historike krijuesit rumunė filluan tė shkruajnė me admirim pėr Kosovėn dhe vlerat e saj, pa marrė parasysh qėndrimin e njėanshėm tė atyre qė s'e njohin historinė, apo tė injorantėve tanė qė shfrytėzojnė shtyllat e Internetit pėr shpėrndarje shpifjesh tė montuara kundėr vlerave kombėtare tė Kosovės. Po japim me kėtė rast ballinėn dhe faksimilin me poezitė e pėrkthyera si dhe origjinalin nė gjuhėn shqipe.

Sali Bashota - Ekzili i Shpirtit


Sali Bashota

Bukuroshja e fjetur

Tashti fli
Nė shtarin e butė me pupla zogjsh
Fytyrėn mbuloje me fildishin e papėrshkruar
Faqet tė skuqen kur rrėshqet buzėqeshje e pjekur
Flokėt shtrijė mbi jastėkun plot ėndrra fati
Buzėt oh buzėt lehtėsisht mbyllen me njė tė puthur
Gjinjtė digjen zjarr nė aktin e parė tė pėrqafimit
(Por mesnata vret gjumin dhe ēdo yll nė qiell)
Tashti fli
Nė kopshtin e vetmisė kėputet lulevjollca
Lind dashuria vijnė njerėzit e gjallė
Me melankolinė e pritjes sė lajthitur
Kjo ditė uratėn e keqe s'e duron
Prapė zėri rėnkon nė shiun e zi tė pikėllimit
Gjethet e drunnjve bien si kujtime tė vyshkura
Nė lulishten ku ke lindur
Nė vjeshtėn e mbramė vajtimtare
Fėshfėrijnė ndjenjat kur dita shuhet nė pritje
Mollėt kush do t'i hajė mbi tryezėn e hirtė tė urrejtjes
Arka e zezė ėshtė kalbur ku mbeti ftoi i dėshirės
Merimangat thurrin pėlhurėn e gjatė tė mashtrimit
Ende pa rėnė kambana e panjohur e zisė kombėtare
Nėpėr hapėsirėn e pushtuar tė mendimit
(Por mesnata vret gjumin dhe ēdo yll nė qiell)
Tashti fli
Shpirti im i tretur
(1996)

Bucovina Literara nr. 1, 2008


Rekuiem

Vashat vajtojnė skeletin tim tė bukur
Zogjtė zgjohen nga arkivoli i shpirtit
Sa shekuj vajtojnė vetveten
Zbresin nga qielli i zi
Fluturim i tyre i mbramė nė natėn betejė
Bari i djegur i fushės shkrumb
Pylli i prerė drunjtė e ngjyrosur me gjak
Po kjo nuk ėshtė ėndėrr
Frymėzim i trazuar sillet nėpėr ferrin e vet
Bota reale shkund misterin e fajit
Nuk gėlltitet liria duke pėrplasur a kyēur derėn
As i verbėr syri as e vdekur fytyra
Zogjtė zgjohen nga arkovoli i shpirtit
Vashat vajtojnė skeletin tim tė bukur
Po kjo nuk ėshtė ėndėrr
(1999)

Vlera letrare shqiptare nė gjuhėn rumune


Mungesa e shpirtit

Po bien njė nga njė fluskat e zemėrimit
Heronjtė po ringjallen me mitin e qėndresės epike
Ti s'di asgjė pėrditė po vdesim pėr njė fjalė goje
Gjarpėri shėtit me njeri pėrdore nėpėr ferrin e arsyes
Oh prapė mė mallkojnė nė sheshin e intriga

E dashur
Ti ha shkronjat si ekzistencėn e drejtėsisė sime tė egėr

Nėpėr fytyrė njollat e kuqe i dėgjova duke thėnė
Po bėhemi vetė gazi i botės
U mblodh kuvendi i poetėve qė vdesin pėr njė puthje

E dashur
Ajo pasdite vere pėrgjithmonė mbeti vegim i plagosur
Shpaloje pak mbamendjen
A tė kujtohet nė trotuar njė vajzė e bukur
Tmerrėsisht qante pėr humbjen e dashurisė
Lotėt e saj tė kthjellėt mbi asfalt ndrinin
Djaloshi biond tashmė kafshonte fatin e mėrgimtarit
Atėherė poeti tha
Qyteti im i pushtuar ngrohu me zjarrin e dorėshkrimeve
Sa i dhembshėm qenka pikėllimi i atdheut
Mungesė e shpirtit
(1999)


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara