HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kosova nė Bukuresht

Intriga dhe pėrkrahje nė prag tė pavarėsisė

-- nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Baki Ymeri Pa marrė parasysh qėndrimet filosllave tė atyre qė s'e njohin historinė, Kosova gėzon respekt nė gjirin e bukureshtarėve qė i dinė tri gjėra: Se i vetmi popull nė botė i fisėruar pėrnga lashtėsia me popullin rumun ėshtė populli shqiptar, se derisa Basarabia ka qenė koloni e Rusise ndėrsa Kosova koloni e Serbisė, dhe se fati i botės varet nga Kosova e Amerika dhe jo nga Serbia dhe Rusia. Kėtij treshi historik qė tė trimėron i shtohet edhe njė tresh ballkanik qė tė shqetson:
1. Derisa Basarabia (Republika e Moldovės) ėshtė vendi mė i varfėr nė Europė si pasojė e blokadave ruse, Kosova ėshtė vendi mė i varfėr nė Ballkan si pasojė e blokadave serbe.
2. Shqiptarėt e Kosovės ende nuk kanė gjetur gjuhė tė pėrbashkėt pėr t'u thėnė stop atyre qė e stimulojnė defetizmin dhe islamizmin nė emėr tė "bashkimit" kombėtar, dhe 3. Gazetarėt rumunė ende nuk kanė guxim ta bėjnė publik diskriminimin serb ndaj rumunėve tė Timokut, ndėrsa shqiptarėt ende nuk i kanė pajisur minsitritė e jashtme tė botės me foto/albume mbi gjenocidin, etnocidin dhe holkaustin serb nė Kosovė.

Kosova nė njė gazetė rumune

Nuk e dimė nė e din Tirana dhe Prishtina zyrtare se dje ėshtė mbajtur nė Universitetin e Bukureshtit njė takim mbi Kosovėn me gazetarė serbė dhe pa asnjė shqiptar, se nė disa media radiofonike debatohet mbi Kosovėn pa pjesėmarrje gazetarėsh dhe historianėsh tė mirėfilltė qė e njohin historinė e kėsaj zone tė pėrgjakur nga hordhitė osmane dhe kriminelėt serbė. Megjithatė, nė prag tė pavarėsisė punėt nuk janė aq tė zeza. E vėrteta pėr Kosovėn shkon duke dalė nė dritė tė sė vėrtetės Langsam aber sieher. Bashkimin e madh kombėtar rumunėt e realizuan para 90 vitesh (1918), shqiptarėt do ta realizojnė pas 4 vitesh (2012), jo me gjakderdhje por me djersėderdhje diplomatike, siē ėshtė duke vepruar Qeveria e Kosovės, qė nga koha e Rugovės e deri nė keto ditė historike kur bota ėshtė duke e kuptuar tė vėrtetėn se fati i botės varet nga Kosova.

Rumunėt nuk duhet tė luftojnė pėr interesa tė huaja, thoshte Virgil Arion nė vitin 1913 (president i Ligės pėr Bashkimin Kulturor tė Gjithė Rumunėve), duke shtuar: Nuk kemi parė dhe nuk kemi paraparė asgjė. Vullneti ynė ka mbetur i pavendosur, ideali i mjegullt. Vijmė me fjalė dhe e vėrejmė se sa tė dobėt dhe pa forcė ėshtė fjala e rrethanave tė sotme...Nė Ballkan ne kemi parasėgjithash njė interes tė madh, qė ėshtė i njėjtė me interesin e popujve aleatė: triumfin e parimit tė kombeve. Atė qė serbėt, bullgarėt dhe grekėt e kėrkojnė pėr ta, nuk mund t'ua refuzojnė rumunėve dhe shqiptarėve. Njė komb qė e terratis ndjenjėn e drejtėsisė ėshtė njė monstruozitet...Nuk e kuptoni, zotėrinj se pėr tepėr jemi flijuar pėr tė tjerėt, se ka ardhur mė nė fund koha qė ushtarėt rumunė duhet tė luftojnė vetėm pėr kauzėn rumune!". Mė tej autori pėrmend diskriminimin e arumunėve tė Ballkanit, diskriminim i cili vazhdon sot e kėsaj dite. Qėllimin dhe metodat qė kanė pėrdorur serbėt kundėr shqiptarėve tė Kosovės dhe rumunėlve tė Timokut ėshtė njė subjekt i panjohur pėr ata qė militojnė pėr interesa proserbe nė Ballkan.

Bashkimi Europian do tė sigurojė ndihmė ekonomike pėr Kosovėn
Qėllimi dhe metodat qė duhet tė pėrdorė diplomacia shqiptare pėr pėrvetėsimin e palės rumune ėshtė njė subjekt qė ua kall datėn ambasadorėve tė thinjur nga pluhuri i pėrvojės komuniste, apo atyre qė janė duke i bėrė hapat e parė nė diplomaci. Mė shumė militonte pėr Kosovėn nė Bukuresht njė diplomat shqiptar me prejardhje arumune (Marko Bello) se sa njė shqiptar. Ėshtė i panumėrt numri i artikujve dhe lajmeve nė gjuhė tė huaja me sintagma islamiste pėr sivėllezėrit tanė nė Kosovė, dhe ėshtė krim kombėtar kėmbėngulja e injorantėve tanė qė pushtojnė trojet e internetit me propaganda islamiste dhe antikristiane.

Jo feja i ka fajet por breshkat e talibanizmit ballkanik qė fyejnė vlerat e kombit duke lansuar deklarata, mesazhe, fyerje, kėrcėnime, poezi dhe artikuj me karakter antishqiptar. Themi antishqiptar, ngase shqiptari para se tė jetė mysliman apo i krishterė ėshtė shqiptar. Ėshtė e vėrtetė se kosovarit, tetovarit apo dibranit "muhamedan", siē shkruante Gjergj Bubani para 70 vitesh, "e pamundur ėshtė t'ia futish nė kokė idealin jugosllav", por ėshtė e vėrtetė se pas ngjarjeve tė shtatorit tė zi (2001), sa mė shumė tė trumbetosh islamizmin ndėr shqiptarė, aq mė shumė ia bėn sherrin Kosovės dhe aspiratave shqiptare pėr pavarėsi.

Sa i pėrket idealit jugosllav, atė e hėngėr ujku. Tani ka ardhur koha e menēurisė dhe maturisė politike, diplomatike dhe publicistike. Ēfarė poeti e ēfarė publicisti mund t'i thuash filan fistekut qė kėrkon shndėrrimin e manastireve nė xhami, apo republikėn islamike tė Kosovės! Ēfarė botuesish janė ata qė bashkėveprojnė me njė kopil komunist qė deri dje ēirrej kundėr prezencės amerikane nė Kosovė, kurse tani i pėrkthen kosovarėt pėr ta larė m. me sh.! Ēfarė gazetarėsh janė ata qė mashtrojnė opinionin gjoja se veproka Liga Arabe, droga, krimi i organizuar nė Kosovė dhe nuk vijnė para opinionit me akte e fakte! Kosova megjithatė ka marrė nga e mbara! Nė Kosovė e keqja shkon nga e mira, thekson Teodor Baconsky (shkrimtar dhe diplomat): "Nė letėr ēdo gjė duket e thjeshtė. Negociatat dėshtuan ngase asnjėra nga palėt nuk i patėn moderuar pretendimet. Serbėt vazhdojnė tė jenė tė infektuar me mitologjinė e "djepit kombėtar" (edhepse e patėn okupuar provincėn pas vitit 1912), ndėrsa shqiptarėt e Kosovės insistojnė vetėm pėr pavarėsi." (Cotidianul, 25-27 janar 2008, fq.13).

Ēka humbim nė Kosovė?, pyet Razvan Ciubotaru nė tė pėrditshmen Cotidianul (E pėrditshmja). Pasi bėn fjalė pėr dėshtimin e negociatave, vendosmėrinė e liderėve kosovarė pėr shpalljen e pavarėsisė dhe nja pesė vende problematike pėrnga pėrbėrja etnike qė e konsiderojnė Kosovėn si njė precedent tė rrezikshėm, autori thekson fakti se pėrkrahja (rumune) pėr Moskėn nuk ėshtė veēse njė efekt sekundar i padėshirueshėm", ngase, derisa Rusia e furnizon Greqinė, Bullgarinė dhe Rusinė me burime energjetike tė nėntokės, Rumaninė e ka dėmtuar duke ia rrėnuar projektin e kanaleve tė gazit Nabucco, duke mos i tėrhequr trupat nga Transnistria, siē ka premtuar, dhe duke mos ia kthyer thesarin e arit. Prezenca e pardjeshme e kryetarit rumun nė Beograd (me gjithė deklaratėn e ēuditshme se Rumania nuk kėrkon asgjė nga Serbia pėr pėrkrahjen e Beogradit lidhur me Kosovėn), kishte pėr mison pėrkrahjen e Tadicit nė turin e dytė tė zgjedhjve nė Serbi, gjė qė shkon nė favor tė paqės euro/ballkanike.

Cronica Romana nė kohėn e Razvan Voncut tė Kopi Kyēykut zhvillonte politikė antishqiptare dhe antiamerikane, ndėrsa tani i rektifikon gabimet. Nė Kosovė, sipas shtypit kėsaj gazete (9 janar 2008), u krijua njė qeveri shqiptare. Autori Tudor Lavric e prezanton pėr herė tė parė Kosovėn nė dritėn e sė vėrtetės politike, jep burime tė sakta, prezanton nė fotografi tė madhe presidentin Sejdiu dhe kryeminstrin Thaēi, thekson faktin se ish/ambasadori amerikan nė OKB, Richard Holbrooke, deklaroi gjatė njė vizite nė Budapestė se ėshtė i bindur se shqiptarėt e Kosovės do ta shpallin sė shpejti pavarėsinė, dhe se pas shpalljes sė pavarėsisė forcat e NATO-s do tė duhej tė mbesin atje, ndėrsa Bashkimi Europian do tė sigurojė ndihmė ekonomike pėr shtetin e ri".
(31 janar 2008)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara