HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Masakra serbe kundėr Kosovės shqiptare

Sadik Rama i Gjurgjevikut qysh para 89 vitesh kėrkonte pavarėsi pėr Kosovėn

-- nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Baki Ymeri "Nuk e shes atdheun me pare. Sikur me ma mbushė kėt kullė plot me flori nuk bahem serb; por ikni e shkoni kah jeni ardhė, se Kosova asht nji tokė arbnore dhe ka me fitue independnecėn".

Mė 25 Maj tė vitit 1932, filloi tė dalė nė Konstancė tė Rumanisė revista e parė e diasporės shqiptare Kosova, tribunė e rėndėsishme e ēėshtjes shqiptare dhe e afirmimit tė Kosovės nė botė. Drejtor i saj ėshtė patrioti korēar Gjergj Bubani. Revista delte nė Tipografinė Albania tė Konstancės, atje ku e panė dritėn e botimit Atdheu, Flamuri i Shqipėrisė, Shqipėria e Re, njė varg gazetash e revistash tjera shqiptare, si dhe veprat e para tė Asdrenit, Lasgushit, Kutelit, Dodanit, Aleko Vanēit she veteranėve tjerė tė atdhetarizmit shqiptar.

Kosova delte me artikuj nė gjuhėn shqipe, rumune e frenge, nė formatin 32/48 cm. Ekzistencėn e saj nė gjirin e Bibliotekės sė Akademisė rumune, sėbashku me disa botime tė vjetra pėr Skėnderbeun e zbuloi poeti kosovar Sali Bashota (2005), edhepse pėr kėtė tribunė kanė shkruar kohė mė parė Vehbi Bala, Ismet Dėrmaku, Fatmira Rama, Cristia Maksuti, Zėri i Prishtinės etj. Ndėr bashkėpunėtorė njihen Dhimitėr Pasko, Ali Asllani, Asdreni, M. Pogaēe, Emin Pllana, Kristo Luarasi, Selami Ēela, Dhimitėr Shuteriqi (...), disa duke i shėnuar artikujt apo vjershat me pseudonime si Kaēaniku, Simfiri, Anliri, Plaku i Drenicės etj Nga kjo gazetė janė botuar 32 numra, numri i fundit duke qenė ai i ll korrikut l933. Revista kishte karakter tė dukshėm prozogist dhe revendikativ lidhur me trojet shqiptare tė mbetura nėn kthetrat e hegjemonisė pansllaviste dhe greke.

Kėshtu, nėn moton Le t'a dijė bota mbarė/ Se shqiptari ėsht' i zoti/ Tė luftojė si mė parė/ Tė luftojė si qėmoti/ Pėr Kosovė e Ēamėri/ Rrofsh e qofsh, moj Shqipėri! (nr.3, 13 qershor 1932), "Kosova" qysh nė numrin e parė tė saj pėrcakton katėr kėrkesa kryesore pėr ēėshtjen shqiptare: 1. Tė drejtėn e vetėdisponimit pėr viset tona tė robėruara (Kosovė e Ēamėri), 2. Njė Maqedoni autonome, kantonale, me tė gjitha format poltike tė Zvicrės, ku maqedono-shqiptarėt, maqedono-rumunėt, maqedono-bullgarėt, maqedono-turqit, maqedono-grekėt tė kenė kantonet e tyre tė lira. 3. Konsolidimin e pavarėsisė sonė, radikalizmin e reformave shoqėrore dhe kristalizimin e lirive kushtetuese. 4. Afrimin dhe bashkėpunimin sa mė tė ngushtė ndėrmjet tė tre blloqeve qė pėrbėjnė kombin tonė, dmth. Ndėrmjet shqiptarėve tė Shqipėrisė sė lirė, shqiptarėve tė Shqipėrisė sė robėruar dhe shqiptarėve tė kolonive. Ky ishte, nė tė vėrtetė, programi i revistės sė njė drejtori qė mė vonė do tė pėrjetojė persektutimet e qeverisė shqiptare si pasojė e rekomandimeve tė Beogradit.

Sa janė shqiptarėt tė pregaditur tė respektojnė rekomandimet e kryemninistrit pėr respekt ndaj minoriteteve, sidomos me rastin e shpalljes sė pavarėsisė, nuk dihet, por dihet se sipas Kosovės sė Gjergj Bubanit, Sadik Rama i Gjurgjevikut qysh para 75 vitesh kėrkonte independencė pėr Kosovėn. Kush ishte de facto Sadik Rama i Gjurgjevikut? Sipas artikullit Njė histori e gjallė, me mbititull Nga tragjedia e Kosovės dhe me nėntitull Sadik Rama dhe manovrat serbe nė Kosovė, nga Kosova e Gjergj Bubanit (nr.31/1933, fq.9, kuptojmė se "Nė muajin Mars tė vjetit 1919, kur filluan serbėt me ba zgjedhjet e deputeteve nė prefekturėn e Prizrendit, Prefekti i Prizrendit ēoj me thirrė Sadik Ramėn e Prokorupės (sė) Pejės nė katundin Gjorgjevik, i cili ishte prej nji shpije tė ndershme edhe burr besnik e atdhetar i Kosovės".

"Serbija kėtu rrin provizorisht"
Sadik Rama, thekson artikullshkruesi Zek Musa (emigrant kosovar), sipas urdhėrit tė prefektit tė Prizrenit, i hypi kalit e shkoi nė Prizren ku u paraqit para prefektit tė quajtur Gjoka Matiēi, pranė tė cilit ishte koloneli Kataniēi, dhe si dragoman (pėrkkthyes) ishte ftuar Haxhi Selimi i Prizrenit, meqė Sadik Rama nuk dinte sėrbisht. Filloi biseda mbi zgjedhjen e deputetėve tė Kosovės, dhe kėshtu prefekti Mitiē i tha Sadik Ramės: "Nė ty ka besim Kral Pjetri i Beligradit e me urdhėrin e Kralit ju kemi thirė me i ba zhgjedhjet nė Prefekturėn e Prizrendit bashkė me emnue nga ju turqit e Kosovės, se neve i kemi emnue dy serbjanė; duhen edhe dy turq prej jush".

Sadik Rama, si njė shqiptar i vjetėr, qė ishte ashtu dhe si njė atdhetar i Kosovės i tha prefektit dhe kolonel Kataniēit, komandantit tė pėrgjithshėm, se "na kosovarėt nuk jemi turq por jemi jemi shqiptarė 90 pėrqind, e kėtu Kosova asht tokė Shqipnijet e nuk kemi tė drejt me emnue deputetėt mbasi Serbija kėtu rin provizorisht". Prefekti dhe Kataniēi kur i dėgjuan fjalėt e Sadik Ramės, u zemėruan fort keq por nuk kishin fuqi dhe nga frika s'patėn guxim "m'e gri me njiher Sadik Ramėn e kėshtu nuk mujtėn me i ba gja e me fjalė tė ambla e pėrcullėn Sadikun tuj i thanė se na tė kena mik ty, e me kėto fjalė u da Sadiku prej tyne e shkoj nė shpi tė vet".

Sipas Zek Musės, pas ca ditėsh Esad Pash Toptani i kishte dėrguar nė Prizren dy kapitana tė vet, Hasan beg Shijakun dhe Etem efendiun e Durrėsit pėr t'i bindur kosovarėt qė tė mos i kundėrshtojnė Beogradit pėr deputetė dhe me kėtė rast u thirr prap Sadik Rama i Gjorgjevikutme anėn e prefektit si dhe prej Kataniēit pėr tė rėnė nė akord me ta. Kėshtu, pas thirrjes qė i bėnė, Sadik Rama i hypi kalit e shkoi nė Prizren, e u paraqit para prefektit dhe Kataniēit, tė cilėt e pritėn me nderime tė mėdha. Aty, nė bashkėfjalim ishin kapitenėt e lartėpėrmendur tė Esad Pashės, tė cilėt u pėrshėndetėn me Sadik Rmėn duke ia treguar qėllimet e veta nė gjuhėn shqipe. Dragoman me kėtė rast ishte Haxhi Selimi i Prizrenit. Prefekti dhe Kataniēi, tė dy me njė fjalė, i thanė Sadik Ramės: "Neve ty tė kemi thirė pėr mbas urdhnit urgjent tė Kral Pjetrit i cili ty tė ka emnue me nji grad kapiten rezerve i Gjendarmeris pėr me mbajt qetsiėn e vendit nė Lumė me 450 ushtarė e nėnoficera nėn urdhėnin tand se Kral Pjetri i Beligradit ka shumė besim nė ty e prandaj ta ka dhėnė kėt gradė tė naltė".

Sadik Rama nuk e pranoi aspak gradėn e Kral Pjetrit dhe u pėrgjegj: "Unė jam shqiptar e nuk e due gradėn e as rrogėn e Beligradit". Gjithashtu iu lutėn Sadik Ramės edhe kapitenėt e Esad Pashės duke i thėnė: "Mos u ban kundėrshtar i Kral Pjetrit!". Por Sadik Rama u thot kapitenėve: "Asht turp pėr juve qi keni ardhė kėtu nė Kosovė pėr me trathtue popullin shqiptar", dhe me kėto fjalė u nda prej tyre e shkoi nė shtėpi tėvet. Sipas artikullshkruesit, nė atė kohė Serbia nuk kishte fuqi (pra jemi nė vitin 1919 kur serbėt e helmuan babain e Nėnės Terezė, Nikollė Bojaxhiun), "dhe medoemos i duhesh me i lutė shqiptarėt e Kosovės me tė holla e tjera shpėrblime pėr me e kthye parinė e vendit pėr vedi. Mirėpo ata shqiptarė tė vjetėr qi e dinin detyrėn e vet nuk mujshin me u ba spiuna dhe vegla tė serbit". Nė muajin prill tė citit 1919, prefekti i Mitrovicės bashkė me gjeneral Terziēin nga ushtria e Beogradit, edhe kėta ēuan njerėz pėr ta thirrė Sadik Ramėn e Gjurgjevikut.

"Nuk mundemi me u ba serbė tuj qenė shqiptarė tė kulluar"
Menjėherė, Sadik Rama i hypi kalit e shkoi nė Mitrovicė, ku u prit me shumė nderime prej gjeneralit tė lartėpėrmendur dhe prej prefektit nė fjalė. Pasi nuk dinte tė flasė serbisht, si dragoman e sollėn Popa Ngjelkun e Mitrovicės. Popa Ngjelku ishte prift i Mitrovicės. Prefekti dhe gjeneral Terziēi nisėn t'i tregojnė Sadik Ramės pse e kishin thirrė: "Neve tė kemi thirė se Serbija ty tė don fort edhe Kral Pjetri tė don fort e kėshtu tė lutet Krali qi ti tė jesh besnik i tij kurdoherė dhe ndėrmjetės pėr ēdo nevojė qė ka Krali. Tashi tė lutemi shumė me marė mundimin e me shkue nė katundin Galic e me ju lutė Azem Bejtės pėr mos me u sjellė keq kundra Serbis e kėshtu Azem Galica le tė vin kėtu nė marrėveshje me neve tė cilit kemi me ia dhanė tė drejtat dhe nji rogė me nji grad oficeri". I vetėdijshėm se Kosova gjendej nėn thundrėn e thinjve, Sadik Rama i pėrgjigjet gjeneralit dhe prefektit se "neve jemi shqiptarė e nuk e duem rogėn t'euj, as gradėn t'uej, se kėtu nė Kosovė janė 90 pėrqind shqiptarė e nuk mundemi me u ba serbė tuj qenė shqiptarė tė kulluar".

Artikullshkruesi qė ia transmeton lajmin Kosovės sė Gjergj Bubanit nga Kavaja (Maj, 1933), thekson se "Kėto fjalė Prefektin dhe Gjeneralin Terziēi tepėr e zėmruen. Prefekti kthehet e i thotė Gjeneralit se ky njeri me tė vėrtetė qėnka atdhetar i vendit dhe nji shqiptar shumė besnik pėr atdhe". Me kėto fjalė Sadik Rama u nda prej tyre e shkoi nė shtėpi tė vet. Njė javė pas kėsaj thirrjeje, Beogradi dėrgoi njė deputet tė quajtur Aleksa Zhujoviēi, me njė shumė tė hollash prej 15.000 napolona ari pėr t'ia dhėnė Sadik Ramės nė katundin Gjorgjevik si shpėrblim qė mos ta kundėrshtojė Qeverinė e Serbisė "dhe mos tė bėhet shkak pėr me pėrhap kombėsinė shqiptare. Deputeti serb e merr pėr dragoman Andreja Rungjiēin nga Rahoveci i Przrenit dhe shkojnė nė shtėpi te Sadik Rama ku rinė 5-6 orė, duke iu lutė Sadik Ramės me i marė ato tė holla si shpėrblim. Mirėpo atdhetari ynė nuk i pranoj aspak ato tė holla tuj thėnė : "Nuk e shes atdheun me pare. Sikur me ma mbushė kėt kullė plot me flori nuk bahem serb; por ikni e shkoni kah jeni ardhė se Kosova asht njhi tokė arbnore dhe ka me fitue independnecėn".

Dhe kėshtu krisi topi dhe pushka kundėr shqiptarėve tė Kosovės
Deputeti i Beligradit, Aleksa Zhujoviēi, bashkė me Andreja Kuingjiēin, vazhdon rrėfimin e tij Zek Musa, me njė hidhėrim tė madh ikėn nga shtėpia e Sadik Ramės dhe shkuan nė Beograd duke i thėnė qeverisė se Sadik Rama ėshtė "njė shqiptar nesnik dhe nji atdhetar i Kosovės". Nė muajin Maj 1919, Nikolla Pashiqi i u dha urdhėr autoriteteve serbe nė Kosovė pėr ta zėnė Sadik Ramėn, tė gjallė apo tė vdekur. Sipas Kosovės sė Gjergj Bubanit: "Tė gjitha qytetet e Kosovės u urdhėnuan fshehtas pėr me zanė Sadik Ramėn tė gjallė. Dhe tė gjitha sėbashku, Peja, Gjakova, Prizrendi, Prishtina, Vuēiterni, Mitrovica, me njė urdhėn e thirėn Sadik Ramėn me nji her.

Por kėsaj here Sadik Rama nuk shkoj tue qenė se e kuptoj rezikun". Pasi e panė serbėt se Sadik Rama nuk prezantohet para autoriteteve, me njė urdhėr urgjent i nisėn ushtritė nė tė katėr anėt "pėr me e zanė Sadik Ramėn dhe me i therė shqiptarėt e shkretė dhe kėshtu krisi topi edhe pushka mė tė katėr anėt tuj djegė shpija e tuj plaēkit shqiptarėt e Kosovės sė robnueme". Atėherė u rrethuan Prekorupja, Podrimja dhe Bajraku i Ostrazulit nga ushtritė serbo/malazeze. Pėr tė shpėtuar nga ky rrezik i papritur, Sadik Rama bashkoi familjen e vet dhe nėpėr thonj tė armiqve iku pėr nė Shkodėr duke lėnė gjithė pasurionė e vet prej mė sė 10.000 napolonash ari nė dorė tė ushtrisė barbare.

"Sadik Rama iku pėr nė Shkodėr pėr me u ankue para Kombit Shqiptar pėr ngjarjet e pėrgjakshme qi u banė nė Kosovė". Kėshtu, sipas artikullshkruesit, nė katundin Gjurgjeviku i madh "janė vra Feriz Zeqiri, Hasan Hajzizi edhe 7 burra tjerė, janė djegė 42 shpi, janė plaēkit teshat shtėpijake krejt, janė marė tė holla lira turku pa numur, dhen, dhi, lop, bollica, kual e tjera 6500 copė, grunė, elb, misėr e tjera 45000 kuintale. Nė katundin Gjorgjeviku i vogėl janė vra Demir Alija, Zek Abdullahi, Feik Abdullahi edhe ashtė djegė katundi krejt. Janė plaēkitė dhen, dhi, lop, kual e tjera 6000 copa; grunė, elb, misėr e tjrea 2000 kuintal. Nė katundin Jashanic asht vra Latif Bajraktari me 15 shok tjerė, janė djegė 60 shpi, janė marė 4600 kuintal grunė, elb, misėr e tjera si dhe dhen, dhi, lopė, kual 4300 copė kanė grabit". Nė katundin Siqenė ndodh e njėjta gjė: vriten tre burra pasanikė (Bajram Haxhija, Nurat Mehmeti me tė birin, Mehmet sadrija) dhe digjen shtėpitė e tyre dhe 16 shtėpi tjera, u grabitet gjithė pasuria. Krime tė kėtilla barbare serbėt ndėrmarrin edhe kundėr fshatit Gllarenė, ku digjen 41 shtėpi, nė Perēevė digjen 21 shtėpi, nė katundin Shperka e Gashit digjen 60 shtėpi, nė Volljak 15 shtėpi, dhe grabitet nė kėtė fshtra gjithė pasuria.

"Nė katundin Qypevė asht djegė krejt katundi e burrat i kanm gri tuj i lidhė dursh shoq me shoq i kanė ba batare me mitraloz, grat edhe fėmin i kanė futė nė zjarmė tuj i djegė pėr s'gjallmi vetėm nji djal ka pėshtue i cili gjindet sot nė Shqipni". Edhe kėtu plaēkitet gjithė pasuria. "Nuk dihet numri i pasunis tė lėtij katundi masi nuk ngeli kush i gjall pėr me kallxue sasin e humbun". Nė katundin Damas ėshtė vrarė Rrahman Syla me 5 meshkuj tė shtėpisė sė vet, "janė ba batare 42 burra tjer tuj i lidhė dursh me litar e i kanė gri me mitraloz; janė djeg 7 shpi dhe asht plaēkit gjithė pasunia e tyne. Nė katundin Turjak asht vra Ismail Qeba me nji vlla, janė vra edhe tre burra miqt e tij qi janė ndodhė musafir, i biri i Ram Musės Ponorcit Halil Rama edhe dy shok tė tjer, asht plaēkitė krejt katundi. Nė katundin Zatriē asht vra Jak Besa me 26 burra tė cilėt i kan gri tuj i therė me bajoneta ashtu edhe nji gruė me gjithė fėmi tė Ahmet Alis. Asht plaēkit krejt katundi".

Duke pėrshkruar masakrat serbe kundėr shpirtit shqiptar nė Kosovė, Zek Musa thekson faktin se tė gjitha kėto katunde "qė i shėnova sipėr" janė nė rajonin e Nėnprefekturės sė Rahovecit, Prefektura e Prizrendit". Me kėtė rast, shton faktin se edhe nė katundin Drenofc janė vrarė tre burra dhe janė plaēkitur teshat shtėpiake, ndėrsa nė katundin Vrajak, Postosli, Patok, Kosnik, Petkoviē, Llabicevė, janė plaēkitur teshat, bylmetet e tjera ndėrsa burrat e fėmitė kanė ikur nėpėr pyje nga frika e topit, duke shpėtuar vetėm me shpirt. Poashtu edhe nė katundin Mrasur janė vrarė 2 burra, dy djem tė ri, dy vajza dhe dy gra, "tė cilat i kanė ba batare te shpija e Shaban Mrasorit, kan marė edhe 100 lira turku tuj ja djeg edhe shpijat me gjith pasuni".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara