HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Antologjia e parė e Kosovės poetike nė gjuhėn rumune

-- nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Baki Ymeri Pesė poetė shqiptarė hyjnė nė xeheroret e arta tė gjuhės rumune pėr tė nxjerrė nė dritė disa dėshmi tė pasurisė sė shqiptarėve, pėr tė cilėt Nikolla Jorga thoshte se janė kushėrinj gjakut tė rumunėve.

Aktualisht, Luan&Renata Topēiu, Adriana Tabaku dhe Kopi Kyēyku me ēunin e tij janė pėrkthyesit mė tė njohur tė prozės shqipe nė gjuhėn rumune. Sa i pėrket rikėndimit tė poezisė shqipe nė gjuhėn e Emineskut, vlen ta potencojmė vetėlavdėrimin ballkanik se autori i kėtij shkrimi gėzon admirimin mė tė madh nga ana e palės shqiptare, nga ana e palės rumune, madje dhe nga vetė Kopi Kyēyku, tė cilin dje e goditėm me njė breshėrimė tė ekzagjeruar goditjesh pse i goditi vlerat shqiptare nė njė libėr, kurse sot e lavdėrojmė pėr entuziazmin dhe kontributin qė ėshtė duke dhėnė pėr afirmimin e vlerave letrare shqiptare nė Rumani dhe tė botės shpirtėrore rumune nė Shqipėri. Themi "tė ekzagjeruar" duke qenė tė inspiruar nga fjalori i pėrbashkėt me shprehje banale qė prekin dinjitetin e njeriut, duke ia shtrirė dorėn e pajtimit me falje fajesh tė ndėrsjella konform porosive biblike tė lutjes mė tė shenjtė nė botė (Ati Ynė).

Antologjia e poezisė kosovare nė rumanisht

Sipas linguistit rumun me prejardhe hebreje, Ion Aurel Candrea, "Nėse sot kemi njė gjuhė shqipe dhe njė rumune, kjo i detyrohet njė ngjarjejeje tė thjeshtė: kanė ardhur sllavėt dhe e kanė ndėrprerė kėtė masė tė madhe rumuno ballkanike, duke i ndarė njėherit kėta dy popuj qė jetonin me shekuj sė bashku"("Gjuha shqipe dhe raportet e saj me gjuhėn rumune", kurs universitar i mbajtur nė Fakultetin e Filologjiė dhe Filozofisė, Bukuresht 1930-1931, fq. 69-70). Ja pra, njė nga argumentet panumėrta tė lidhjeve gjenetike ndėrmjet dy popujve tanė! Mu kjo, dhe fakte tjera tė farefisnisė, ndikon qė njė numėr i konsideruar autorėsh rumunė e shqiptarė, ta admirojnė dėshirėn pėr t'u pėrkthyer nė gjuhėn e njėri/tjetrit.

Nė kėtė kontekst pėrkthimesh dhe afirmimesh tė ndėrsjella, vlen tė pėrmendim njė eveniment tė gėzuar qė e ka parė dritėn e botimit nė Bukuresht para dy vitesh: Insula nemuririi (Ishulli i pavdekėsisė), antologjia e parė me poezi shqipe nga Kosova, i vlerėsuar me njė serė kronikash e recensionesh tė favorshme. Libri doli nė dritė nėn pėrkujdesjen e Editurės sė Muzeut tė Letėrsisė Rumune (Editura Muzeul Literaturii Romana), duke patur pėr ideator poetin kosovar Sali Bashota, pėr autor tė seleksionimt dhe pėrkthimit tė lėndės autorin e kėtij shkrimi (B.Y.).

Librit me nga 20 vjersha tė zgjedhura nga krijimtaria e Ali Podrimjes, Sabri Hamitit, Ibrahim Berishės, Sali Bashotės dhe Basri Ēapriqit ia shton vlerėn parathėnia brilante e poetit dhe eseistit rumun Marius Chelaru (Qelaru) "Nėn vetullat e historisė apo Bukuroshja e lėnė peng pėr dy dhėndurė", njė medalion i redaktorit Marin Codreanu (Kodreanu), njė pasthėnie e shkurtė e jona si dhe teksti pėrkatės nė ballinėn e fundit:

Ishulli i pavdekshmėrisė ėshtė antologjia e parė e Kosovės qė del nė atdheun e Mihai Emineskut. Pesė poetė shqiptarė hyjnė nė xeheroret e arta tė gjuhės rumune pėr tė nxjerrė nė dritė disa dėshmi tė pasurisė sė shqiptarėve, pėr tė cilėt Nikolla Jorga thoshte se janė kushėrinj gjakut tė rumunėve. Mendojmė se poezia e tyre do tė na pasurojė mė shumė.
2/2/2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara