HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


(Kosova nu este Transilvania)

Kosova nuk ėshtė Transilvani

-- nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Baki Ymeri Tė konsiderosh si humbje fitoren don tė thotė tė jesh magjistėr e jo doktor. Tė jesh magjistar i patriotizmit shqiptar don tė thotė tė jesh filorus. Serbėt kremtojnė humbjet ndėrsa shqiptarėt kremtojnė fitoret. Kosova ka nevojė per bashkimin e faktorit politik shqiptar e jo pėr xhelozinė e atyre qė s'e duronin dot shqiptarin mė tė famshėm nė botė pas Skėnderbeut, Nėnės Terezė dhe Ismail Kadaresė: Ibrahim Rugoven e ndjerė: krijuesin e Pavarėsisė. Edhepse nuk flas me Kadri Manin si pasojė e njė konflikti tė panevojshėm elektronik, e ēmoj guximin e tij pėr t'i lansuar kėto ide fisnike para nesh. UĒK-ja e shkėputur nga populli? - pyet Bislim Elshani duke demantuar defetizmin e njė "patrioti" elektronik dhe shton: Pėr herė tė parė po e dėgjoj.

Ē'ėshtė e vėrteta, ajo pati kurbėn e saj tė zgjerimit dhe tė ngushtimit tė radhėve, kjo edhe si pasojė e atyre qė ishin vėrtetė tė shkėputur nga populli: LDK-sė dhe forcave rreth Bukoshit, mirėpo ajo jo vetėm s'ishte shkėputur nga populli, por ishte vetė populli. Ndėrkaq ajo qė u ndodhi gjithė vendeve tė Lindjes, dhe sidomos dy federatave komuniste, BS dhe RSFJ, qė filloi me shembjen e Murit tė Berlinit dhe po pėrfundon me pavarėsinė e Kosovės, qoftė edhe me difektet e planit Ahtisari, (difekte gjithsesi tė evitueshme, varėsisht nga angazhimet nė tė ardhmen tė faktorit politik tė Kosovės".

Protestė pėr Kosovėn nė Bukuresht, 1999

Nuk e dimė nė janė servilė tė shėrbimeve tė fshehta tė djallit ata qė mbėltojnė defetizėm ballkanik, por e dimė se servilėt, sipas Llemadeso nga Gjermania, janė individėt mė tė rrezikshėm nė botė! Ata janė tė rrezikshėm ngase defilojnė faqeve tė internetit me ide retrograde, " pa e njohur tė vėrtetėn kurrė! Ata krijojnė diktatorė e gjeni fallso, apo te ashtuquajturit; "tė mėdhenj" te cilėt ngrihen mbi gjakun dhe veprat e tė tjerėve". Shumė lehtė ėshtė tė jetosh nė perėndim dhe tė hedhish mollėn e sherrit nė vendlindje. Shumė lehtė ėshtė tė manipulosh me turmat e pafajshme tė njerėzve tė pafajshėm.

Shumė lehtė e ke prej atje tė injorosh gjakun dhe mundin e derdhur pėr pavarėsi, duke e konsideruar pavarėsinė si humbje, e tė kėrkosh bashkim kombėtar pėr t'i dhėnė shkas armikut shekullor t'i ripėrgjakė trojet shqiptare me gjakun shqiptar. Bashkimi vjen dalngadalė, me djersėderdhje diplomatike e jo me gjakderdhje ballkanike. Metaforikisht duke bėrė fjalė, janė Shetet e Bashkuara tė Amerikės (realitet), Shtetet e Bashkuara tė Europės dhe Shtetet e Bashkuara tė Shqipėrisė (imagjinatė romantike qė shkon duke u shndėrruar nė realitet), tri bashkime tė mėdha me kufinj tė hapur ndaj Europės e ndaj botės.

Me fėmijė refugjatėsh Kosovarė nė Bukuresht, 1999

Tė jesh kundėr pavarėsisė sot, don tė thotė tė jesh servil i defetizmit. Servilizmi sipas autorit tė sipėrpėrmėndur ėshtė "sėmundja me e rrezikshme pėr njerėzimin! Servilėt kanė ngritur diktatura dhe i kanė mbajtur nė kembe ato! Ata kanė shtypur masat nė shėrbim tė diktaturave!" Jo pėr shqiptarėt e kemi fjalėn, por pėr ithtarėt e Millosheviqit qė e pėrgjakėn Ballkanin nė emėr tė Serbisė etnike. "Gjithēka qė mė ngjet, thot Brahim Avdyli (poet dhe atdhetar), mė ngjet ngase nuk njoh djallėzi, derisa djallėzia ka pėrlarė tė dukshmen e tė padukshmen", madje dhe internetin. Kush nuk ka aftėsi pėr plasuar artikuj rė qartė e tė bindshėm nė shtypin e shkruar, shkon e i hedh nė internet pėr tė krijuar huti e tollovi. Kosova ėshtė nje precedent unik qė nuk ka kurrfarė lidhjesh me precedentet e tjera nė botė. Ēfar historiani mund t'i thuash serbit apo shqiptarit qė e krahason Kosovėn me Transilvaninė!

Ka gjė tė keqe tė mbrosh tė pambrojturin!
Kosova nuk ėshtė asa Transilvani dhe as Transnistri. "Pse Transilvania nuk paska tė drejtė tė bashkohet me Hungarinė", pyet njė nga historianėt tanė me diplomė "historike" nė fushė tė injorancės ballkanike. Tė kėrkosh bashkimin e Transilvanisė rumune me Hungarinė, ėshtė njėsoj sikur tė kėrkosh bashkimin e Kosovės shqiptare me Serbinė, apo tė Moldavisė rumune me Rusinė. Derisa hungarezėt e Transilvanisė jetojnė nė dy-tre rrethe nė zemėr tė Rumanisė, pa patur kurrfarė lidhjesh gjeografike me Hungarinė, ata kanė tė drejtė pėr tė drejta kombėtare por jo edhe pėr bashkim kombėtar. Kujt i konvenojnė kėrkesat e kėtilla absurede, antirumune dhe antishqiptare? Vetėm palės serbe dhe atyre qė e hedhin gurin pėr tė parė siri, atyre qė "militojnė" (me fjalė) nė emėr tė "patriotizmit" ballkanik pėr gjakderdhje tė reja nė Ballkan, disa duke kėrkuiar madje "pushkatim" pėr shqiptarėt qė nuk mendokan si ta. Kjo ėshtė e para.

E dyta: Pse Rumania ka qėndrime proserbe lidhur me independencėn kosovare? Ėshtė njė pyetje e lehtė qė kėrkon njė pėrgjigje tė rėndė. Sė pari ėshtė mbrojtja e interesave nacionale nga frika ndaj ekstremizmit hungarez nė Transilvani. E dyta: Mass/media bukureshtare e pranon tė vėrtetėn se trupat rumune nė Kosovė "janė garancė pėr ato pak serbė qė kanė mbetur atje, garancė pėr tė lėvizur tė sigurtė rrugėve. I mbrojnė madje dhe priftėrintė serbė qė kanė nevojė pėr rroje pėr tė arritur nė enklavat e tyre". Po a s'ishin shqiptarėt ata qė i mbronin manastiret "serbe" nė kohėn e Titos? Ka gjė tė keqe ta mbrosh tė pambrojturin! Mass/media bukureshtare e pranon tė vėrtetėn se shqiptarėt nuk i simpatizojnė zhandarėt rumunė (si pasojė e pozitės qeveritare ndaj pavarėsisė), por i respektojnė, dhe kjo ėshtė njė gjest fisnik. Edhepse presidenti rumun, Traian Basescu, ka miq nė perėndim dhe armiq nė lindje, ai ėshtė i vetmi lider i blokut psotkomunist i cili konvokoi parlamentin pėr ta shpallur komunizmin si "njė sistem ilegal", duke kėrkuar hapjen e dosjeve tė sigurimit pėr tė ndarė shapin prej sheqerit.

Kosova pas zgjedhjeve presidenciale nė Serbi e ka gjumin e rehatshėm. Pse? Ngase ishte presidenti rumun ai qė shkoi disa ditė para zgjedhjeve nė Beograd pėr ta bindur nė mėnyrė diplomatike elektoratin se fati i Serbisė ėshtė integrimi nė Europė e jo nė Rusi. Qėllimi ishte hapja e njė linje me Serbinė pėr ndėrlidhjen e saj me Europėn. Pėrkrahja politike qė i dha Rumania Serbisė ndikoi qė Serbia mos tė arrijė nė sferėn e influencės ruse, mos tė bie nė krahėt e Rusisė pėrmes Nikoliqit tė Gardės sė Car Lazarit. Dhe kjo shkon nė favor tė Kosovės, nė favor tė eliminimit tė rrezikut tė njė shpėrthimi tė ri nė Ballkan. Respektin ndaj Rumanisė si "faktori politik mė i fuqishėm pėr stabilitet nė Ballkan" e ka vlerėsuar edhe zoti Pleurat Sejdiu, personalitet i lartė kosovar, njė nga ishstudentėt kosovarė tė Universitetit tė Krajovės, duke potencuar nevojėn e krijimit tė njė lobi shqiptar qė do tė vepronte nė Rumani pėr afrimin dhe pėrforcimin e lidhjeve rumuno-shqiptare.
(Baki Ymeri, Bukuresht)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara