HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Jeton Kelmendi - njė promocion i paharruar shqiptar nė zemėr tė Bukureshtit

-- nga Baki Ymeri (Bukuresht)

Baki Ymeri Organizuar nga Bashkėsia Kulturore e Shqiptarėve tė Rumanisė dhe redaksia e revistės "Shqiptari", nė mesditėn e 4 prillit 2008, ditėn e fundit tė samitit tė NATO-s, nė sallėn e selisė sė Partisė Nacionale Liberale tė sektorit 6, nė prani tė njė publiku tė zgjedhur intelektualėsh rumunė, arumunė e shqiptarė, u pėrurua me sukses vepra e poetit kosovar me banim nė Belgjikė, Jeton Kelmendi, Ce mult s/au rarit scrisorile / Sa fort janė rralluar letrat, botim i Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė. Ishte njė moment i paharruar qė do tė mbetet nė kujtesė tė poetit dhe dashamirėve tė kulturės sonė nė veri tė Danubit.

Nga tė pranishmit shquheshin presidenti I Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė me prejardhje korēare (M. Istrate), kryetari i nderit tė kėsaj bashkėsie (Xh. Maksuti), njė mik i madh i demokracisė shqiptare (T. Puiu), sekretari i shoqatės sė rumunėve tė kudondodhur (F. Godja), poeti V. Moldovan, gazetar i revistės "Lumea Militara" (Bota Ushtarake), bashkėshorti i kushėrirės sė Sejfulla Malishovės (M. Simion), pjestarė tė komunitetit shqiptar, bij dhe bija rilindasish, miq tė tjerė tė kulturės shqiptare, anėtarė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė. Moderatorė tė lansimit ishin prof. Xhelku Maksuti dhe autori i kėtij shkrimi, pėrkthyes i poezisė sė Jeton Kelmendit nė gjuhėn rumune. Me kėtė rast, prof. Maksuti pėrgėzoi pjesmarrjen e autorit nė kėtė manifestim, pėrkujtoi vizitėn e tij nė Kosovė dhe Kosovėn para dhe pas shpalljes sė Pavarėsisė.

Jeton Kelmendi nė Bukuresht
Jeton Kelmendi nė Bukuresht

Njė heshtje e gjallė e bukurisė me shpirt tė qetė
"Poeti Kelmendi, sipas prof. Xhelku Maksutit, qė vjen nga njė familje fisnike me rrėnjė tė lashta tė krishtėrimit shqiptar dhe betejave shqiptare pėr liri e pavarėsi, ėshtė shqiptari i parė tė cilit I pėrurohet njė libėr nė Bukuresht pas shpalljes sė pavarėsisė. Ky autor i ri dhe i talentuar, i lindur nė Pejė para 30 vitesh (1978), tejmatanė Prizrenit historik tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (1878), e nderon sot Kosovėn si poet, gazetar dhe misionar i NATO-s nė samitin historik tė Bukureshtit (2008).

Kujtoj me admirim Pejėn e Haxhi Zekės dhe kelmendasve tė tij, tė cilėn e kam vizituar para 30 vitesh. I kam lexuar me admirim vargjet e Ali Podrimjes, Sali Bashotės, Miradije Ramiqit, Ibrahim Kadriut dhe njė varg poetėsh tjerė nga Kosova, tashmė tė njohur pėr opinionin rumun, dhe ja, vjen edhe ky vėlla yni nga Dardania e lashtė, tė cilin e pėrgėzoj pėr vlerat e pakontestueshme tė lirikės dhe dhuntisė sė tij pėr ta gjetur kuptimin e dashurisė.

Admiroj poashtu pėrkushtimin e Baki Ymerit pėr rikėndimin e vlerave shqiptare nė gjuhėn rumune, duke respektuar origjinalin dhe cilėsinė, duke patur parasysh faktin se pėrkthyesi ėshtė njė idealist qė e gjen veten edhe nė poezinė e tė tjerėve, duke e pėrjetuar vėllimin "Sa fort janė rralluar letrat" si njė uratė admirimi edhe nga ana e njohėsit mė tė mirė tė poezisė shqipe nė gjuhėn rumune, Marius Chelaru, i cili e vlerėson kėtė vepėr si "njė udhėtim nė njė botė tė brendshme, tė sentimenteve multikolore dhe sekondave qė derdhen pėrmes gishtėrinjve tė kohės, duke e konstruktuar realen nė kohėn kur koha, nganjėherė, duket se ėshtė thuajse "e prekur" dhe e thithur nga poeti, si ēdo pjesė tjetėr e ndjeshmėrisė sė dashurisė dhe shpirtit njerėzor".

Jeton Kelmendi - Sa fort janė rralluar letrat, rumanisht
Jeton Kelmendi - Sa fort janė rralluar letrat, rumanisht

"Monaliza e Kelmendit, e shkruar mė 2006, ėshtė njė heshtje e gjallė e bukurisė me shpirt tė qetė. Prof. Xhelku Maksuti nė fjalėn e tij e pėrkujtoi pėrkushtimin e Rexhep Ismajlit i cili e fisnikėroi botėn shqiptare me antologjinė e parė tė poezisė rumune nė gjuhėn shqipe (1979), duke bėrė fjalė pastaj pėr analogjitė qė ka universi poetik i Mihai Eminescut me lrikėn e Jeton Kelmendit, njė lirikė ku ndjehet ideali kombėtar dhe sentimenti i ngazėllimit pas ērobėrimit nga sundimi i huaj, siē ka qenė edhe rasti i Kosovės, nė ditėn e shenjtė tė 17 shkurtit 2008. Autori vjen nė Bukuresht si njė luftėtar optimist i afirmimit tė fjalės sė bukur, si njė misionar dhe vizionar i lirisė, pėr tė cilėn shkruan gjatė viteve tė robėrisė, se e din se "njė ditė do tė vijė dita ime", ngase ėshtė e vėrtetė se secili prej nesh "e ka nga njė ditė".

Sa shumė janė rralluar letrat! Letrat janė rralluar ngase mendimi nuk ka vlerė pėr fjalė, dhe as fjala qė e lodh mendimin nuk ka vlerė. Ti je zonja fjalė, ndėrsa unė jam zoti mendim. Zonja fjalė je e bukur, kur mendimi im ta shton bukurinė, thot poeti me fjalė tė tjera. Jeton jeton nė Belgjikė me Kosovėn nė zemėr. Pėrmes lirikės sė tij tė qartė e tė brishtė, autori i jep kuptim jetės, duke e mundur tė keqen si njė luftėtar/mendimtar, i cili pėrmes universalitetit tė tij, jep kontribut pėr ēlirimin e popullit tė vet. Zoti Kelmendi! Lusim Zotin tė pėrgėzosh evolucionin tėnd, e tė na bėsh tė mbetemi pėrjetė krenarė pėr faktin se tė kemi njohur nė Bukuresht, si njė misionar i klasicizmit shqiptar tė ditėve tona! (Xhelku Maksuti)

Drita e fjalėve
Nė fjalėn e tij, Mihai Antonescu, poet, prozator dhe eseist, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Rumanisė, theksoi: "Mė duket se prej shekujsh e mbaj nė trup kėmishėn e poezisė shqipe, ndėrsa drita e saj e nxit murlanin nė shpirtin tim me vargje tė cilat mė shėrojnė nga vdekja duke i lexuar, apo, duke ua dėgjuar fėshfėrimėn e mrekullueshme. Fuqia e vargjeve tė poetėve shqiptarė buron nga zemra e pėrjetshme e njė dheu tė mbrujtur me dashuri dhe vuajtje qė e pėrmbushin misionin e jetės me merita qė mbeten nė histori. Ja, mbaj nė pllakat e shuplakės shpirtin poetik tė Jeton Kelmendit, ndėrsa drita e tij mė duket e mjaftueshme, ngase buron nga rrėnja e fjalėve qė I lartėson nė drejtim tė shikimit, aq sa e kuptoj britmėn e tyre edhe nė adresėn time, njė lexues i gjorė, dhe mė bėn tė jem dėshmitar i ēastit fitimtar tė lotit kosovar.

Jetoni ėshtė njė zjarr i brendshėm I degdisur nėpėr prita e pritje fjalėsh qė s'tė lėnė tė mbetesh i vetmuar, edhepse i kaplon nga njė here vetmia nė largėsinė e njė mendimi tė cilit i janė fshehur rrugėt. Poeti shkėput nga mishi i shpresės njė mahnitje turbulluese qė turfullon me tė gjitha hijet qė vijnė pas teje, dhe vjeshtat kalojnė kėndejpari si njė heshtje e fillimit kur tė mbyll e shkuara nė vetmi. Kush e din se cila erdhi mė parė: "ardhja apo shkuarja", pyet poeti duke ėndėrruar t'i shėrojė me fjalė krejt tė vetmuarit e botės.

Duke na i shėruar plagėt e pashėrueshme tė shpirtit, Jeton Kelmendi e fiton betejėn mendimtare tė mundimit duke arritur tė bėhet njė zė i veēantė i ndėrgjegjes artistike tė shpirtit shqiptar. Kėshtu, poemat e tij i japin peshė plotnisė dhe vlerės, duke u shndėrruar nė stoli tė vėrteta. Nga do tė nisė dita ime e nesėrme, ku ėshtė hija ime e djeshme, pyet poeti duke i kundruar te guri i padukshėm ėndrrat dhe zgjimin nga ėndėrrimi, ujin, bukėn dhe antinjeriun, shirat e lodhura, dėborėn dhe krojet qė s'duan tė rrjedhin mė shumė pėr ne ngase ua kanė rrėmbyer qiellin, dhe asnjė ēik dimri nuk ma kanė lėnė, thotė poeti: "dhe asgjė nuk ka mbetur pėr mua/ kush do ta gjejė vallė kodin tim/ pėr nesėr".

Jeton Kelmendi - me miq nė Bukuresht
Jeton Kelmendi - me miq nė Bukuresht

Delikat dhe i sinqertė, poeti sjell nė gjykatėn e instancės sė fundit tė gjuhės sė tij dhe tė gjithėve, ēdo gjė tė mbrujtur me vėrtetėsi, dashuri, dyshim apo fitore, nė njė regjistėr personal tė mirėstruktuaruar, qė e vė pa kurrfarė dyshimi nė qarkun e zėrave tė mėdhenj tė lirikės sė sotme shqipe: "Ėndrrės sime dhe zgjimit tėnd", thotė poeti, "nuk u dihet Atdheu/ as zhurmės sonė dhe as heshtjes sate/ nuk u besohet dita e nesėrme/ thuase ėshtė e pasnesėrmja jote/ nga e cila kam frikė" Ja pra, kjo ėshtė "Ardhja jonė nė pergamenė", nė horizontin e mallit dhe pritjes sė njė pėrgjigjeje, poeti dėgjon qetėsinė e skalitur nė gjurmėt e fjalėve, nė brigjet e tė cilave unė, shtegtar i vonuar apo i ardhur para kohe, nuk jam veēse njeriu me duart e pastra nga bardhėsia e tė cilave ka marrė fluturimin njė pulėbardhė e vetmuar: "Njė ēik mė vonė do tė dalė nė gurin e fjalės/ pėr ty do tė dal dhe unė/ do tė tė pres gjatė/ me tė gjitha shkuarjet/ me tė gjitha ardhjet".

Dhe ja, dha Zoti njė "njė ēik mė vonė", mė mirė mė vonė se kurrė, tė dalė njė "bandit" qė din tė pėrkthejė, e tė na e sjellė shpirtin poetik tė Kosovės kreshnike nė veri tė Danubit, nė gjirin e gjuhės sė njė kombi me tė cilin na lidh njė e shkuar e lashtė dhe e bukur, nga e cila buron edhe fjala mė e lashtė dhe mė e bukur e nėnshtratit tė gjuhėve tona: bukuria. Qoftė i gėzuar dhe paharruar ky ēast i bekuar! (Mihai Antonescu)

Shpėrthim autokton i shpirtit shqiptar
Poezia e Jeton Kelmendit ėshtė shpėrthim autokton i shpirtit shqiptar. Kėtė e ka thėnė kohė mė parė, Agim Gjakova, duke shtuar: "Ai i jep poezisė sė tij art dhe shpirt, pra ndjenjė tė bukur. Ndjenja e tij poetike pėrēohet tek lexuesi, nuk mbetet tek autori. Ajo godet mprehtė, gjallnisht dhe hijshėm. Madje hijshėm edhe kur nėpėr midis vargjeve ka heshtje". Sa fort janė rralluar letrat, dhe sa fort dimė t'i identifikojmė miqtė pėr t'i njohur dhe afirmuar! Kėshtu e hapi fjalėn nė pėrurim poeti Florentin Popescu, shkrimtar i shquar rumun, admirator i poezisė shqipe, autor i tregimit "Beqari arnaut trimi i zonjės Neaga". Sipas tij, "disa thonė se Kosova ėshtė Fole e Trimėrisė, ne themi se Rumania ėshtė Atdheu i Poezisė. Ja ku e keni antologjinė e pesė poetėve tė Kosovės Insula Nemuririi (Ishulli i Pavdekėsisė).

Kosova ėshtė ishulli i ėndrrave tona pėr qėndresė dhe mbrojtje. Fjala poetike e Jetonit dhe tejkalimi i saj nė gjuhėn e Emineskut, si dhe pėrurimi qė i bėhet nė kėtė zonė tė bukur tė Favoritit, e zbukuron Bukureshtin me njė moment tė ri nė folenė e pikėpjekjeve shpirtėrore ndėrmjet shpirtit shqiptar dhe gjuhės rumune tė atdheut tė poezisė. Kam pasur nderin tė marr pjesė nė lanismin e librit tė Sali Bashotės nė Bukuresht (2005), kam krijuar admirim tė hatashėm ndaj vlerave letrare tė Ali Podrimjes, Sabri Hamititi, Ibrahim Berishės, Basri Ēapriqit, Ibrahim Kadriut. Tani po dėgjoj se do dalin nė dritė dy antologji poetike me vlera antologjike tė Brahim Avdylit dhe Fatmir Salihut. Kadriu shpreh keqardhje se s'na mbetet kohė pėr kremte.

Kelmendit i vjen keq pse janė rralluar letrat. Neve s'na vjen keq pse fjalėt e poetit tė veprės nė fjalė tė ftojnė tu bėsh ballė betejave tė jetės pėr tė mbajtur lart flamurin e atdhetarizmit dhe qytetėrimit shqiptar. Poeti e pėrjeton jetėn nė Kosovė, Francė, Belgjikė e gjetiu. Ai ėshtė njė shpirt i brishtė qė din t'i mėsoje fjalėt tė tė dashurojnė. Fjalėt e tij janė fluturime lirike qė tė japin dritė pėr imagjinatė, aftėsi, pėrgjegjėsi dhe ekuilibėr".

Nė pėrmbyllje, Florentin Popesku lexoi disa vargje tė zgjedhura nga lirika e Jeton Kelmendit nė gjuhėn rumune. Pastaj iu dha fjala autorit, i cili shprehu kėnaqėsinė e tij shpirtėrore pėr tė marrė pjesė nė njė nga pėrurimet mė tė bukura qė i ėshtė bėrė poezisė sė tij, jo vetėm nė Kosovė, por edhe tejmatanė kufijve tė Saj. Manifstimi u mbyll me njė koktej simbolik, me cakrime gotash e fjalėsh, me zgjerimin e rrjetit tė miqėsisė nė qytetin, qė sipas Lasgushit, mban emrin mė tė bukur tė tė folurit shqip.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara