HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ēmimet nė treg dhe FMN

-- nga Arben ĒOKAJ, 15 shkurt 2008

Arben Ēokaj Shqipėria ka kohė qė ndeshet me njė rritje tė sforcuar ēmimesh nė tregun e brendshėm, sikur rrogat nė kėtė vend t'i kalonin ato tė vendeve tė zhvilluara evropiane. Por fuqia blerėse e konsumatorėve shqiptarė nuk ėshtė e lartė. Ndoshta kjo nuk ėshtė elementi kryesor pėr pėrcaktimin e masės sė ēmimit tė njė malli tė caktuar dhe nėse kjo ėshtė e vėrtetė, atėherė kush e pėrcakton ēmimin e njė malli nė njė ekonomi tregu qė vetė-rregullohet? Sasia e mallit, prodhimi vendas, apo cilėsia e tij? A ka shteti shqiptar nė tė vėrtetė mundėsi dhe mekanizma, qė tė ndikojnė nė zbutjen e spekulimeve me ēmimet? Pasi ēmimet nuk janė tė realta dhe nuk i pėrshtaten logjikės sė ekonomisė sė tregut, tė njė ekonomie tė hapur dhe me konkurrencė tė lirė. Ose tregtarėt shqiptarė rrezikojnė t'u mbetet malli brenda, duke mbajtur me kokėfortėsi ēmimet lart, dhe duke injoruar logjikėn e njė tregu tė hapur!...

Si fillim po jap disa shembuj tė thjeshtė pėr ta ilustruar kėtė logjikė. Ujin "Glina" qė paketohet nė Shqipėri, e blen mė lirė nė Prishtinė (shumė mė lirė), se sa nė ēdo shitore tjetėr kėtu nė Shqipėri, pa pėrmendur kryeqytetin, ku ēmimet janė mė tė larta. Naftės i ka hipur ēmimi nė bursėn ndėrkombėtare, dhe si rezultat nė Shqipėri e blejmė me njė ēmim mė tė lartė se nė Mal tė Zi e Slloveni, tė krahasuar me Kroacinė e Austrinė dhe paksa mė tė ulėt se nė Itali e Gjermani. Nėse njė shishe vaji ushqimor nė Gjermani e blen me 90 Euro cent, kėtu nė Shqipėri, vaji bėn rreth 3 herė mė shtrenjtė. Shishen e vajit "Olim" e blen me rreth 260 lekė. E sa produkte tė tjera mund tė krahasojmė kėshtu?!

A munden tregtarėt shqiptarė, ta blejnė vajin nė Gjermani, nė tregun e shumicės, pa paguar 19% tė TVSH-sė gjermane dhe tė vijnė nė Shqipėri e ta shesin atė me njė ēmim tė krahasuar me ēmimin e shitjes nė Gjermani? Ose nė njė vend tjetėr, ku mund tė blihet mė lirė? Nėse po, pse kjo nuk bėhet? Dhe nėse jo, kush e ka fajin? A nuk e merr "Olim" lėndėn e parė nė Ukrainė apo kudoqoftė jashtė Shqipėrisė? E konsiderojmė si prodhim vendi, por sa leverdi kemi tė prodhojmė nė kėto kushte? Dhe nė fund, a kemi nė Shqipėri njė treg tė hapur tė konkurrencės sė lirė, qė ekuilibron ēmimet me sasinė e mallit nė treg dhe me fuqinė blerėse tė konsumatorėve, pėrderisa Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia kanė ēmime mė tė lira nė shumicėn e produkteve?

FMN pėrmes shefes sė saj nė Shqipėri, Ann Margaret Westin, kėmbėngul nė mos ndėrhyrjen e shtetit si rregullator pėr tė zbutur ēmimet nė Shqipėri, dhe sugjeron kompensim me para nė dorė tė tė varfėrve, atyre qė nuk kanė mundėsi ta pėrballojnė jetėn me kėto ēmime. Nė fakt, ndonėse ky sugjerim mund tė konsiderohet se ka njė kuptim ekonomik, pėr kushtet e Shqipėrisė, krahasuar kjo psh. me Suedinė, qė referon shefja e FMN-sė, ngjan si diēka utopike, e parealizueshme. A mos ndoshta, znj. Westin po pėrpiqet tė mbrojė njė disertacion teorik, duke propozuar zgjidhje tė paaplikueshme edhe pėr vende, qė realisht janė mė tė zhvilluara se ne? Pse i dėgjojmė kėto lloj kėshillash ne, nė kohėn kur nuk kemi njė shoqėri tė regjistruar, kur nuk kemi adresa tė sakta dhe kur dihet qė paratė, tė cilat jepen pėr kompensimin e tė varfėrve pėrfundojnė nė xhepat e ndonjė kryetari barkiē bashkie a komune?!

FMN propozon gjithashtu njė rritje tė ēmimit tė energjisė elektrike me 20% deri nė mars 2008. A ka mundėsi konsumatori shqiptar qė tė blejė energji elektrike nga njė kompani tjetėr, qė shet mė lirė, veē KESH-it? Jo! E pra, a nuk kemi tė bėjmė me monopol. KESH-i rrit ēmimet pėr arsye se nuk ėshtė nė gjendje tė shesė mė lirė, pasi nuk ėshtė nė gjendje tė mbledhė paratė pėr energjinė qė shpėrdorohet? Dhe energjinė e shpėrdoruar nga puna jo efektive e KESH-it, duhet ta paguajnė konsumatorėt e rregullt shqiptarė, pėrmes rritjes sė ēmimit tė energjisė... Kjo ėshtė logjika ekonomike e FMN-sė nė Shqipėri - njė logjikė jo fort efektive.

Kryeministri Berisha, qė e mori pushtetin nė korrik 2005, duke shfrytėzuar edhe konceptin e "kafshatės", ndodhet tani mes njė presioni mjaft tė pakėndshėm tė rritjes sė ēmimeve nga njėra anė, qė janė tė papėrballueshme pėr konsumatorin shqiptar, dhe presionit tė FMN-sė apo sugjerimeve tė ministrit tė financave Bode, pėr tė mos ndėrhyrė nė treg, nga ana tjetėr. Duhet thėnė se pavarėsisht logjikės ekonomike, qė ēalon nė kėtė mes, pasi del hapur nė pėrkrahje tė monopoleve, spekulantėve tė ēmimeve dhe mungesės sė logjikės krahasimore ekonomike me shtete tė tjera pėrreth nesh, rritja e pandalshme e ēmimeve deri nė 100% tė tyre, do tė ketė padyshim njė ndikim politik negativ pėr pushtetarėt e sotėm.

PD duhet tė jetė e pėrgatitur pėr humbjen e elektoratit, nėse qeveria nuk merr masa graduale pėr tė zbutur varfėrinė nė kėtė vend. Nga njė fitore e pushtetit nė 2005-n me konceptin e "kafshatės", vijmė tani nė vitin 2008, nė shekullin e 21-tė, kur qytetarėt shqiptarė nė njė masė tė madhe diskutojnė pėr ēmimin e bukės dhe tė mallrave ushqimorė nė treg. Diskutojnė pra pėr kafshatėn. Dhe tė mos luajmė rolin e teoricentėve ekonomikė, qė injorojnė blerėsit e lodhur shqiptarė, pasi Shqipėria, njė shtet me rreth 3 milionė banorė, nuk ka asnjė arsye tė ketė ēmime mė tė larta tė produkteve, nė krahasim me Malin e Zi qė ka 700 mijė banorė, apo Kosovėn me rreth 2 milionė banorė.

Mendoj se ēdo shtet ndėrhyn pėr rregullimin e ēmimeve nė treg dhe nė mbrojtje tė konsumatorėve votues, qoftė nė Mal tė Zi, Slloveni apo Gjermani. Pėrderisa disa shtete demokratike e gjejnė mėnyrėn pėr tė ndėrhyrė nė tregun e brendshėm, pa shkelur rregullat dhe logjikėn e ekonomisė sė tregut dhe tė konkurrencės sė lirė, atėherė edhe shteti shqiptar duhet ta gjejė mėnyrėn dhe mekanizmat, qė tė ndėrhyjė pėr uljen e ēmimeve tė mallrave tė shportės, tė mallrave tė konsumit tė pėrditshėm.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara