HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vragėt serbe

-- nga Arben ĒOKAJ, 22 shkurt 2008

Arben Ēokaj Pėrpjekjet e saj pėr mos njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės, Serbia u mundua t’i shtrinte nė disa plane. Me ndihmėn e Rusisė, ajo bllokoi njohjen e njė pavarėsie nga Kėshilli i Sigurimit tė OKB-sė. Pėr rrjedhojė, disa vende si Kina, Spanja, Rumania etj., tė cilat pėr shkak tė problemeve tė ngjashme nė vendet e tyre, nuk ishin entuziaste nė njohjen e Kosovės “shtet sovran, tė pavarur e demokratik” – siē do e cilėsonte kryeministri Thaēi. Por kjo nuk do tė thotė se njohja nuk do tė vijė mė vonė. Ajo qė kishte rėndėsi pėr Kosovėn dhe pavarėsinė e saj, ishte njohja nga SHBA-tė, dhe kombet mė tė mėdha tė Evropės, si Franca, Anglia, Gjermania, Italia etj. Pa harruar kėtu edhe njohjen nė grup nga 57 vende tė Konferencės Islamike.

“Bac u kry!” – ishte togfjalėshi mė i pėrdorur nė ditėn e Pavarėsisė. Por ky sinonim i Pavarėsisė sė Kosovės, pra kryerja e saj, nuk tingėlloi aq kėndshėm nė shpirtin nacional tė serbėve. Pėrkundrazi, kombi i tulatur serb, dhe politikanėt drejtues tė tij, tė cilėt luhaten mes nacionalizmit dhe integrimit evropian, nuk ishin nė gjendje tė pranonin njė Kosovė tė Pavarur, pavarėsisht se kishte kohė qė e kishin kuptuar se ky proces ishte i pashmangshėm. Dhe kur Pavarėsia erdhi nė fund, diēka e madhe u shemb nė shpirtin nacional serb. U shemb miti, mbi tė cilin ata kishin ngritur kombin e tyre. U shemb prerogativa e njė Serbie tė Madhe, e cila pėr dekada me radhė ishte ushqyer nga 24 milionė ish-jugosllavė. Beogradi si kryeqendra e Jugosllavisė sė dikurshme ishte zhvilluar falė vjeljes sė resurseve nga 6 republika dhe njė krahinė autonome. E si mund tė jetojė Beogradi sot, kur edhe krahina autonome, Kosova pra, e braktisi?

Serbian Scars Dhe serbėt, ose mė saktė drejtuesit e tyre, pėr tė justifikuar humbjen e madhe, nuk mund tė rrinė pa protestuar. Dhe tė mos na duket ēudi, qė 17 shkurti 2008 tė kthehet nė njė festė tradicionale serbe si “Dita e humbjes sė Kosovės”, tė cilės mund t’i ngrihet edhe njė pėrmendore, siē ėshtė bėrė nė Gazimestan pėr humbjen e betejės nė Fushė-Kosovė (serb. Kosovo polje) mė 1389. Serbėt e kanė zakon tė festojnė edhe humbjet, sidomos kur ato kanė lidhje me ngjalljen e njė ndjenje tė veēantė nacionale nė shpirtin e tyre. Kėto ditė po ndeshemi me protesta nė Beograd, kundėr Pavarėsisė sė Kosovės – si faza mė kulminante e kundėrshtisė serbe nė kėtė kontekst.

Serbėt po vetė-izolohen. Ka njė problem tė madh nė karakterin e tyre; ata bėhen agresivė dhe tė papėrmbajtur kur ndjehen tė pėrbuzur. Dhe sot bota e lirė, bota demokratike dhe vendet me demokraci tė zhvilluar po e pėrbuzin Serbinė, po e pėrbuzin marrėzinė e tyre, gjenocidin dhe krimet e ushtruara sistematikisht pėr vite me radhė kundėr ish-republikave jugosllave. Koha e serbėve ka pėrfunduar dhe protestat e fundit janė pėrpėlitje pėr tė mos e pranuar realitetin objektiv. Kombi serb, me makinėn e tij propagandistike tė ushqyer me urrejtje pėr dekada me radhė, shpėrtheu nė njė luftė shkatėrrimtare kundėr kombeve tė tjera, qė pėrbėnin Jugosllavinė. Tani qė tė gjithė kanė ikur, dhe e fundit Kosova, serbėt po i kthehen vetvetes. Ky ėshtė shpjegimi dhe rrjedhoja logjike e protestave tė fundit nė Beograd, tė cilat nuk shėnojnė ndonjė gjė pozitive pėr tė ardhmen e Serbisė.

Njė gėnjeshtar i madh, nė fund tė fundit, gėnjen vetveten
Njė akademik i njohur serb pranon njė tė vėrtetė tė madhe: “Gėnjeshtra ėshtė mėnyra mbi tė cilėn serbėt kanė ngritur identitetin e tyre.” Dhe meqė serbėt arritėn tė gėnjenin tė gjithė botėn me gėnjeshtrat e tyre pėr vite e vite me radhė, ata e kanė vėshtirė tė shėrohen nė njė ditė, pasi perceptimi i tyre pėr botėn apo ngjyrimi qė ata i kanė dhėnė ambientit rreth tyre, ka qenė i gėnjeshtėrt. E si mund ta pranojnė ata sot tė vėrtetėn, kur edhe miti i tyre u shemb?!

Pėr ata qė e njohin sadopak historinė e Jugosllavisė dhe bashkė me tė edhe historinė serbe dhe tė shqiptarėve nė Jugosllavi, e kuptojnė se problemin kryesor pėr unitetin nė Jugosllavinė e Titos, e pėrbėnin shqiptarėt. Nga frika e shkėputjes, shqiptarėve iu mohua e drejta pėr tė patur republikė nė federatėn jugosllave. Shqiptarėt u ndanė, sa nė Mal tė Zi, Kosovė, Kosovėn Lindore me Preshevė, Medvegjė e Bujanoc dhe shqiptarėt e Maqedonisė. Ndonėse shqiptarėt pėr nga numri ishin kombėsia e tretė nė Jugosllavi, atyre nuk iu dha e drejta e njė republike por shumica u la nėn hegjemoninė serbe, nė krahinėn autonome tė emėruar si “Kosovė e Metohi”. Dhe pikėrisht, frika e madhe e Jugosllavisė sė dikurshme, qė ishte frikė e brendshme e vetė Serbisė, pėr shkėputjen e shqiptarėve me rastin mė tė parė, ēoi gradualisht nė rrėnimin e krijesės leniniste “Jugosllavi”.

Serbėt e kishin bėrė traditė qė t’i dhunonin shqiptarėt brutalisht dhe si pa tė keq. Dhe jo vetėm serbėt. Edhe maqedonėt sllavė, me dhunėn e tyre dhe distancėn qė mbanin kundrejt shqiptarėve, kishin krijuar idenė, sikur ishin racė e zgjedhur, racė e zgjuar dhe e civilizuar. Feja nė kėtė mes, ka luajtur rol ndihmues dhe justifikues pėr sllavėt para botės, meqė shumica e shqiptarėve ishin myslimanė. Dhe bota demokratike, duke mos dashur t’i hynte thellė analizave pėr kombet nė Jugosllavi, e pranonte kallėp gėnjeshtrėn serbo-sllave, pėr tė vėrtetėn qė ata paraqitnin.

Problemi shqiptar nė Jugosllavi margjinalizohej, nga pamundėsia pėr t’u shpjeguar e vėrteta reale mbi tė drejtėn nacionale dhe padrejtėsitė, qė bėheshin kundrejt kombit shqiptar brenda Jugosllavisė, tė cilit i pengohej zhvillimi. U desh njė universitet si ai i Prishtinės, pėr tė krijuar gradualisht njė klasė intelektualėsh shqiptarė, tė cilėt mė nė fund e kuptuan gėnjeshtrėn serbo-sllave dhe e artikuluan atė me mjeshtėri para botės. Njerėz tė qetė dhe tė menēur si Presidenti i ndjerė Ibrahim Rugova, apo intelektuali-politikan Arbėn Xhaferi, me refuzimin e tyre estetik dhe menēurinė natyrale e tė kultivuar, ia arritėn tė tregonin tė vėrtetėn shqiptare para botės dhe filluan tė kuptoheshin nga perėndimorėt. Kur e vėrteta serbe apo maqedonase u zhvesh nga magjia e gėnjeshtrės, shqiptarėt dhe bota pėrreth tyre i pa, se ata nuk ishin racė fort e zgjuar. Dhe ndodh nė jetė, qė gėnjeshtra mund tė jetė intrigė, por realisht ajo nuk ėshtė zgjuarsi. Prandaj thonė se i ka kėmbėt e shkurtra.

Mė shumė se kurrė, sot po vihet re se fatura e mungesės sė zhvillimit nė gadishullin ballkanik, i shkon sllavėve nė Ballkan, e sidomos serbėve, tė cilėt me mėnyrėn e tyre brutale, aspak fine, pėr tė synuar sundimin e tė tjerėve, kanė ngjallur gjithmonė konflikte dhe nuk e kanė lėnė kėtė pjesė tė botės, tė ecė me hapat e kombeve tė zhvilluara. Duke u munduar tė shkatėrrosh kombe tė tjera pėr interesat e veta, ndodh qė stili tė kuptohet njė ditė, dhe pėrfundon i vetmuar, ashtu siē ka mbetur Serbia sot. Tashmė ėshtė e qartė, se serbėt nuk kanė mė skllevėr tė punojnė pėr ta, dhe prandaj duhet t’i kthehen punės. Dhe kjo, si fazė e parė, nuk ėshtė edhe aq e lehtė! Ėshtė nė dorėn e politikanėve serbė t’i shpjegojnė popullit tė vet realitetin objektiv. Por se sa do tė jenė ata tė vullnetit pėr ta bėrė kėtė, kjo mbetet pėr t’u parė. Sa mė shpejt qė serbėt ta kuptojnė sėmundjen e tyre tė jetės me gėnjeshtra, aq mė tepėr shanse do tė kenė ata, qė ta shėrojnė atė nė njė kohė sa mė tė shkurtėr.

Shumė analistė mendojnė se Serbia nuk ka ndryshuar politikė – ajo ka ndryshuar vetėm mimikėn politike, jo thelbin. Kanali televiziv “Pink” financoi para disa muajsh njė film nė Hollivud. Vragėt serbe (Serbian Scars, 2008) trajton terroristė shqiptarė, qė duan tė prishin Serbinė. Kėshtu do vazhdojnė serbėt t’i shohin shqiptarėt edhe pėr disa kohė, derisa tė ēlirohen nga paniku i tyre i brendshėm. Serbėt janė njė komb qė zien, i cili nuk mund tė jetojė pa ftohės. Deri tani, ata i kanė patur shqiptarėt si ftohės... Tė shkon ndėrmend tė besosh, se derisa serbėt tė pėrshtaten me njė mėnyrė tjetėr jetese, ata do tė shpėrthejnė herė pas here, si njė motor me djegie tė brendshme, qė nuk ka ftohės.

Armiku virtual i serbėve, duket se janė shqiptarėt. Por jo vetėm shqiptarėt, tė gjitha ata qė e pėrkrahin Pavarėsinė e Kosovės: amerikanėt, anglezėt, gjermanėt, francezėt, kroatėt, sllovenėt e shumė kombe tė tjera, ambasadat e tė cilėve po sulmohen kėto ditė nė Beograd. Vragėt serbe nuk janė shkaktuar nga shqiptarėt, ato janė shkaktuar nga politikat armiqėsore e brutale, qė Serbia ka ndjekur me fqinjėt e kombe tė tjera. Sot jetojmė nė njė kohė tjetėr, dhe gėnjeshtrat, histeria apo alibitė serbe nuk ecin mė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara