HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tranzicioni shqiptar nė ikje...

-- nga Arben ĒOKAJ, 24 prill 2008

Arben Ēokaj Ligji i ri elektoral dhe ndryshimet e fundit kushtetuese ishin hapa tė mėdhenj dhe tė domosdoshėm, qė u bėnė pėr tė pėrmirėsuar rrėnjėsisht politikėn shqiptare dhe zgjedhjet nė Shqipėri. Ajo qė sot po konsiderohet si "epoka e NATO-s" ka dhėnė padyshim njė ndikim tė fuqishėm tek politikanėt tanė, tė djathtė apo tė majtė qofshin ata. Pėrveē kėsaj, ishte njė arritje themelore pėr shoqėrinė shqiptare, fakti qė dy forcat mė tė mėdha politike, pavarėsisht ndryshimeve dhe interesave, gjetėn gjuhėn e tyre tė pėrbashkėt pėr tė mirėn e kombit, ashtu siē ndodh edhe nė vendet e perėndimit. Dhe vėrtetė qė reforma zgjedhore nė veēanti e afroi Shqipėrinė mė shumė me Evropėn. Tė gjithė e shohim pėrfitimin e pėrbashkėt, kur forcat kryesore bashkėpunojnė.

Pėr vetė kontekstin dhe terrenin politik shqiptar, duhet ta pohojmė pandrojė, se arritja e kėtij konsensusi tė madh ėshtė meritė, nė radhė tė parė e dy liderėve tė partive kryesore. E bėnė ata pėr interesat e tyre? Po, natyrisht. Nė fund tė fundit, interesat e kujt duhet tė shohin ata? Interesat e Metės, Gjinushit? Apo tė ndokujt tjetėr?!... Kur diēka bėhet nė tė mirė tė njė shoqėrie, atėherė justifikohet edhe interesi qė aktorėt politikė kanė pėr vete. Se ėshtė e natyrshme, duke bėrė diēka tė mirė pėr shoqėrinė, bėn diēka tė mirė edhe pėr veten. Pse duhet tė jemi pėrjashtues? Pse duhet tė gėnjejmė veten kaq keq, sa tė mendojmė si nė kohėn e dullės, kur gjoja udhėheqėsit qė realisht nuk e ēanin kokėn pėr popullin, jepnin edhe jetėn pėr tė. Ky mentalitet i vjetėr vazhdon ta influencojė akoma mendimin e tjetėrsuar politik shqiptar dhe ashtu si ndryshimet qė marrin kohė, edhe mentaliteti i vjetruar, komunist e oriental, do tė marrė kohėn e vet qė tė ikė.

PD duhet rikthyer nė pushtet
Zgjedhjet e korrikut 2005 u fituan nga PD me aleatėt e saj, por Partia Demokratike ka humbur kapital tė madh politik duke e fragmentuar, ndarė nė pjesė tė vogla me partitė aleate, pushtetin e saj. Zemėrgjerėsia e Berishės, pėrkundėr interesave partiake dhe interesave tė vendit, ka bėrė qė qeverisja e PD-sė tė largohet nga njerėzit e saj. Pse duhet qė Berisha tė ketė mė shumė besim tek tė tjerėt se sa tek tė vetėt? Pse Berisha mban akoma afėr njerėz pa vlerat e duhura intelektuale, morale apo njerėzore? Qė tė sulmohet nga opozita?! Pėr tė mirėn e pėrbashkėt, duhet tė tregohemi disi egoistė nė vlerat tona dhe nė konceptet e qarta politike, edhe nė pėrzgjedhjen e njerėzve, gjė qė tregon pėrgjegjshmėri dhe respekt pėr veten.

PD duhet tė mbrojė interesat e saj dhe tė fillojė tė mendojė pėr t'iu pėrshtatur ligjit tė ri elektoral, qė favorizon dy partitė e mėdha. Pėr tė fituar zgjedhjet e ardhshme tė vitit 2009, duhet qė tė bėhen veprime konkrete nė riorganizimin e partisė dhe strukturave tė saj, qė zgjedhjet tė fitohen duke i merituar ato. Kjo ėshtė edhe arsyeja kryesore, pse pushteti i PD-sė nė qeverisje duhet tė zgjerohet nga qendra nė bazė, duke thithur njerėz tė aftė, me kontribut dhe vetėdije politike, njerėz qė kanė vizion dhe reputacion shoqėror dhe qė gėzojnė besimin e elektoratit. Kam frikė se skemat e vjetra nuk do tė funksionojnė rezultative me ligjin e ri elektoral.

Kam lexuar me interes kritikat e Mero Bazes pėr disa nga ministrat e kabinetit Berisha. Duke njohur edhe disa detaje banale tė kėtyre ministrave, qė kanė ardhur nga partitė e vogla, mendoj se Berisha duhet tė fillojė tė afrojė njerėz me dimension mė tė gjerė njerėzor dhe politik, nėse ai nuk do qė ta dėmtojė partinė e tij nė zgjedhjet e ardhshme. Ministra si Mediu, Pollo, Ndoka, Barka apo Xhuveli po tregojnė se janė shumė egocentrikė dhe kompromentojnė qeverisjen. A mos duhet tė ndodhin "Gėrdecė" tė tjerė pėr t'i detyruar ata tė dorėhiqen?

Full of smoke
Para se ish-ministri Mediu tė bėhej me 'karrige', ai kishte udhėtuar disa herė nė SHBA. Njė mik i imi nga Texas, emrin e tė cilit po e mbaj sekret, mė tregon njė ditė se pas takimit tė Mediut me njė kongresmen amerikan, kongresmeni i kishte thėnė atij se "Mediu ėshtė full of smoke", Mediu ėshtė tymnajė, pa lidhje. Nėse i referohemi Gėrdecit, mund tė themi se pavarėsisht pėrgjegjėsisė personale tė Mediut nė ngjarjen e dhimbshme, ai nuk ėshtė vetėm tymnajė... Ndėrsa njė malėsor shqiptar me banim nė SHBA, pėr respekt i bėn Mediut njė dhuratė - njė kostum qė kushtonte rreth 7-800 USD. Mediu me bonsensin e tij grotesk tė njė kaposhi oriental, pa minimumin e kulturės sė nevojshme, ia refuzon kostumin malėsorit, jo nga frika e korruptimit, por: "Unė nuk vesh kostume qė kushtojnė mė pak se 2500 USD". Nga na polli ky farė Sokoli?! A nuk ėshtė rritur nė Shqipėrinė Socialiste ky farė burri, qė i zgėrdhihet me servilizėm Berishės, e shet mend se ka qenė ministėr i njė vendi, ku njerėzit vazhdojnė tė vuajnė kafshatėn e gojės? Ka mundėsi qė kompleksi i varfėrisė, si tek "jevgu qė bėhet mbret", shpėrthen keq tek kėta njerėz, sapo marrin pushtet e para nė dorė... Dhe fatkeqėsisht, jo vetėm tek Mediu!

Pse 140 deputetė?
Nė njė intervistė tė saj, znj. Topalli theksoi se Shqipėria ėshtė e vogėl pėr tė mbajtur 15 parti. Unė do shtoja nė kėtė kontekst se Shqipėria nuk e ka luksin qė tė mbajė 140 deputetė. 100 deputetė, nė 100 zonat aktuale do tė ishin tė mjaftueshėm. Por si ēdo ndryshim qė merr kohė tė perfeksionohet, pėr kushtet e kompromiseve politike, ėshtė menduar ndoshta, qė ligji i ri elektoral tė pėrfshijė si fillim 140 deputetė. S'ka dyshim qė ėshtė mė e lehtė tė zgjedhėsh 100 politikanė tė duhur pėr nė Kuvendin e Shqipėrisė, se sa 140. Nė fund tė fundit, kjo ėshtė edhe mė e favorshme nga pikėpamja ekonomike.

Edhe mėnyra e zgjedhjes sė presidentit tregoi se civilizimi i politikės shqiptare vjen ngadalė. Do duhej qė ai tė zgjidhej nga populli, nė mėnyrė qė tė besohej realisht, se presidenti ėshtė mbi palėt. Natyrisht qė presidenti ėshtė politikan, dhe me funksionet e rėndėsishmen qė ka pėr sigurinė kombėtare dhe drejtėsinė nė vend, ai nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė ceremonial. Prandaj, zgjedhja e presidentit nga populli ėshtė njė nismė qė nuk duhet harruar, pavarėsisht se pėr interesat politike tė kohės, kjo duket sot disi e hershme.

Integrimi pėrmes projekteve tė mėdha, pa harruar tė voglat
Jam mahnitur qė nė fillim nga investimet kroate nė rrugėt dhe autorrugėt qė ata kanė bėrė, pasi udhėtoj shpesh pėrmes Kroacisė. Respekti qė ky komb ka pėr vete ėshtė i shtrirė deri tek polici i kufirit, apo tek njerėzit e thjeshtė. Nėse nuk pretendojmė sot qė tė krahasohemi me vendet evropiane ku synojmė tė integrohemi, atėherė duhet tė fillojmė tė shkojmė nė drejtimin e tyre, pėrmes projekteve tė mėdha. Njė nga kėto projekte ėshtė edhe autorruga Kroaci - Mal i Zi - Shqipėri - Greqi, e cila mund tė bėhet me financime evropiane. Ky aks rrugor pėrbėn nė vetvete njė strategji - strategjinė pėr de-gangrenizimin e Ballkanit, pėr pėrfshirjen e vendit tonė nė hartėn reale evropiane, tė lėvizjes sė lirė tė njerėzve dhe mallrave, duke filluar me heqjen e vizave kroate pėr qytetarėt shqiptarė, qė banojnė nė vendet e perėndimit dhe pėr njė kategori njerėzish me domethėnie nė shoqėri, qė gradualisht tė pėrfitojnė tė gjithė.

Shqipėria aktualisht ėshtė ndėr vendet e pakta tė Ballkanit, pėr tė mos thėnė i vetmi, qė jep njė fletėhyrje pėr ēdo makinė qė hyn nė vend. Ky proces burokratik, pėrveē lodhjes sė kotė tė doganierėve, krijon edhe pėrshtypjen e rregullave tė panevojshme, qė i mėrzitin vizitorėt e huaj, dhe e paraqesin Shqipėrinė disi larg nė kohė. E ēfarė duhet sot njė copė letėr nė kufi pėr tė shoqėruar makinėn? A nuk ėshtė kjo njė pengesė konceptuale pėr lėvizjen e lirė, nė njė Evropė qė po vjen gjithnjė e mė shumė e bėhet pa kufij? Reforma ligjore pėr ligjin elektoral dhe ndryshimet kushtetuese ėshtė mirė tė shoqėrohen edhe me rregulla tė reja praktike, qoftė edhe pėr raste nė dukje banale si ky i fundit, qė shmangin shkresa dhe veprime, tė cilat kufizojnė lirinė e individit. Shteti shqiptar sot kontrollohet dhe funksionon mė mirė dhe duhet tė shfaqė edhe mė shumė besim nė vetvete. Duhet tė fillojmė tė mendojmė evropianisht, pėr t'u pėrshtatur nė koncepte me evropianėt dhe tė fillojmė e tė sillemi si evropianė.

-- botuar nė gazetėn TemA, 25.04.2008

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara