HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Politika suburbane shkodrane

-- nga Arben ĒOKAJ, 15 qershor 2008

Arben Ēokaj Kėto ditė, njė grup prej rreth 20 fėmijėve kishin marrė pankarta nė duar, i kishin ngritur ato lart dhe ishin mbledhur pėr tė festuar, a pėr tė protestuar pėrballė ndėrtesės sė Prefekturės. Cilado qoftė arsyeja, fėmijėt nuk ishin tė vetėdijshėm pėr falsitetin e ngjarjes. Atė e dinin vetėm organizatorėt fasadė, tė kėsaj ngjarjeje fiktive. Njė ndodhi qė nuk ndryshon asgjė, vetėm se nxjerr disa krerė nė TV. Pėrballė fėmijėve, nė krahun tjetėr tė rrugės, para kamerave, buzėqeshte ish-rektori i Universitetit tė Shkodrės. Po u fliste fėmijėve pėr rėndėsinė qė kishte liqeni i Shkodrės. Dhe liqeni i Shkodrės nuk ėshtė pa rėndėsi, ndonėse pushtetarėt lokalė kanė interesa tė tjera dhe kanė lejuar qė ai tė kthehet nė kosh plehrash.

Para mė shumė se njė viti, njė inxhinier gjerman, mė dėrgoi njė email, ku sugjeronte mundėsinė e binjakėzimit tė Shkodrės me dy qytete, qė lageshin nga liqeni Bodensee. Njėri qytet ishte austriak dhe tjetri gjerman. Kuptohet qė bėhej fjalė pėr kujdesin qė duhej tė tregohej pėr liqenin, ku flitej edhe pėr fonde tė BE-sė. Qytetet gjermane kishin shprehur interes tė madh, ndėrsa ne jo. Ne jemi indiferentė. Kryetari i Bashkisė sė Shkodrės nuk tregoi interesin e duhur qė tė bisedonte pėr kėtė, se ēfarėdo qė vjen nė Shkodėr, kjo duhet tė vijė vetėm nga njė linjė. (Pėrndryshe as bukė nuk do kishim, jo mė politikė!) Kėshtu jemi mėsuar nė kohėn e komunizmit ne, nuk e di se kur do tė ndryshojmė?

Shkodra po "lulėzon" kėto ditė nga investimet qė po bėhen nė kėtė qytet, madje kryetari i Bashkisė, tė cilit disa banorė cinikė i kanė hequr "t"-nė e i kanė vėnė "k"-nė, thotė me mburrje se Shkodra ėshtė kthyer nė qytet evropian. Nuk po pėrmend gjė tjetėr, por qyteti qė nuk ka as edhe njė rrugė tė standardeve evropiane, as edhe njė semafor, si qenka qytet evropian pėr kryetarin e vetėkėnaqur tė Bashkisė, qė qeth pėrqindjet e ēdo rruge? Pėr vizionin e tij mjeran, ai ka tė drejtė. Gėnjen veten dhe kujton se gėnjen edhe tė tjerėt. Nė Evropė, atė e ēojnė pėr tė larė pjata, ndėrsa kėtu nė Shkodėr ne e bėjnė kryetar. Fajin e kemi vetė, se lejojmė qė diktati tė vazhdojė... Tė na tregojė ky kryetar, se nė cilin qytet evropian ka dėgjuar apo parė, se paratė e rrugėve kthehen nė pallate tė pushtetarėve?

Propozimi gjerman pėr binjakėzimin e Shkodrės me dy qytete tė zhvilluara me popullsi gjermane, mbeti nė letėr, ashtu siē mbesin nė letėr shumė projekte nė kėtė pjesė tė harruar tė globit. Ashtu siē ka mbetur nė letėr edhe donacioni italian prej 22 milionė Euro pėr rrugėn Shkodėr - Hani i Hotit. Dhe ne rropatemi ēdo ditė nė kėtė hapėsirė, nė pėrpjekje pėr tė bėrė diēka tė mirė, pėr tė bėrė njė ndryshim. "Sapo dėshiron tė bėsh diēka tė mirė - tė heqin nga puna..." - mė pati thėnė njė ish-kryeministėr shqiptar. Ky ėshtė fataliteti ynė, tė cilin kemi frikė ta sfidojmė. Pse? Se tė thyen kokėn mediokriteti, tė shkatėrron korrupsioni mafioz, i cili ka pushtuar thuajse ēdo qelizė tė shoqėrisė! Nė vėshtirėsinė mė tė vogėl me autoritetet, janė qytetarėt vetė ata qė tė sugjerojnė: Jepu ndonjė milion dhe kryej punė! Pse? Bota perėndimore qė unė kam jetuar, nuk ėshtė ndėrtuar kėshtu dhe as Shqipėria s'ka pėr t'u bėrė kėshtu.

Kush luan me fatet tona? Kush na ka hedhur kundėr vetes, pėrveēse paaftėsisė sonė pėr t'i kuptuar gjėrat, ashtu siē duhet? Kush fut hundėt nė ēėshtjet tona familjare dhe do qė ne tė zihemi me njėri-tjetrin? Politikanėt e paaftė, qė duan pėrjetėsi. Politika jonė e mbrapshtė vjen si rezultat i njė sėrė komplekseve dhe instinkteve kafshėrorė, qė kanė zėvendėsuar nė mėnyrė fatale logjikėn dhe forcėn analizuese tė trurit. Ndodh kjo nga padija apo mosdashja? Edhe mosdashja, padije ėshtė!

Politika shkodrane, me maska
Njė drejtor, qė konsiderohej si njeri i deputetit Ēobaj, largohet para disa muajve nga posti i tij, sepse gjoja nuk i plotėsonte kushtet pėr vendin e punės. Nė vend tė tij vihet njė inxhinier i bindur (sa pėr t'i mbyllur gojėn). Nuk shkon shumė dhe inxhinieri i nderuar largohet nga posti, qė e pati pranuar me shumė dėshirė. Nė vend tė tij, hyn nė punė njė person, qė megjithėse nuk i plotėson kushtet, si drejtori i parė, ky i fundit plotėson njė kusht themelor, qė drejtori i parė nuk e kishte. Ėshtė kumbarė i znj. Topalli.

Para disa muajve, deputeti Ēobaj bėri njė pėrpjekje pėr tė promovuar njė mėsuese tė re, e cila kishte dhėnė kontribut nė fushatėn e tij elektorale. Nga drejtoreshė nė gjimnazin e Koplikut, ai ndėrmjetėsoi me ministrin Pollo qė ta bėnte drejtoreshė tė seksionit tė arsimit pėr Malėsinė e Madhe. Tė promovosh njė grua tė pakorruptuar, do tė ishte mjaft mirė. Por jo. Pasi gruaja e re takoi ministrin Pollo dhe ky i fundit e uroi pėr punėn e re, duke i thėnė se pas disa ditėsh do tė vinte pėr ta prezantuar, ajo e gjora foli hapur, kaq e sigurtė ishte. Drejtori aktual i arsimit nė Malėsinė e Madhe, qė mbahet me ata, qė e thirrin veten si krahu i Jozit, luajti levat e veta dhe ia dogji mundėsinė mėsueses sė re, qė tė bėhej drejtuese e arsimit. Nuk shkoi gjatė dhe drejtoreshėn e gjimnazit tė Koplikut e degraduan nė thjeshtė mėsuese...

Deputetit Ēobaj po ia hanė krahėt gradualisht "qytetarėt". Flitet, por nuk dihet a ėshtė e vėrtetė, se atė e blenė me para, duke e ditur se ėshtė 'lek-ist' dhe shitet lirė. Dhe deputeti nga servilizmi tėrhiqet. Por ai bėhet mizor kundėr tė vetėve, deri nė ekstazė, qė t'i pėlqejė shefes. Duket se i kanė premtuar qė t'ia fusin emrin nė listė dhe ai ka kohė qė u bie tė vetėve. Por, kur tė mbetet pa mbėshtetės, ēfarė do tė bėjė? Besoj qė znj. Topalli do tė gjejė si gjithnjė njė justifikimin pėr moskandidimin e tij... Dhe deputeti nė fjalė, duke qenė mė shumė polic se politikan, kujton se pse njerėzit e kanė mbėshtetur nė fushatė, ai ka ēdo tė drejtė mbi ish-mbėshtetėsit e tij. Ka tė drejtė t'i quajė tė vetėt, t'i pėrgjojė me ndihmėn e njerėzve tė tij nė polici, t'i ngacmojė, t'i fusė nė ngatėrresė, tė prishė marrėdhėniet e tyre familjare, etj.

Pėr 12 vjet nė politikėn shqiptare, znj. Topalli ka ngritur njė strukturė njerėzish nė Shkodėr dhe ka njė ndikim aq tė madh, saqė besohet se as turqit s'e kishin nė 500 vjet. Ėshtė mjaft aktive dhe vjen nė Shkodėr e ikėn si aliene; ajo ka ardhur 2-3 herė gjatė kėtyre ditėve. Njė ditė u shfaq papritur mes tė rinjve shkodranė me Muho Asllanin junior, Pali Miskėn, etj. Ajo foli edhe pėr integrimin e tė rinjve nė politikė, si deputetė tė ardhshėm, pasi tė kenė kaluar provėn e tyre, si kamikazė. Ta kesh mirė me znj. Topalli nuk ėshtė pak. Njė fjalė e saj tė bėn deputet. Por ėshtė vėshtirė ta kesh mirė me kėtė zonjė. Ėshtė e vėshtirė tė plotėsosh kushtet dhe ta ruash miqėsinė me tė, sepse nuk dihet ēfarė do ajo. Duhet tė jesh paksa injorant, kamikaz dhe tejmase i bindur pėr tekat e saj. Kėto janė kritere 'demokratike'. Sa tė jetė Berisha gjallė, znj. Topalli si produkt i tij, do tė ketė njė ndikim relativ nė PD dhe jo vetėm nė Shkodėr. Dhe, shkodranėt si zakonisht, tė mbyllur nė vetvete, duket se e kanė kuptuar kėtė...

Nė ndonjė rast, kur vjen znj. Topalli i mblidhen vetėm 10-15 vetė. Dhe kjo e trishton njė ēikė. Megjithėse e kupton arsyen, ajo nuk mund tė bėjė asgjė. E ē'i duhen njerėzit asaj? Deputetėve tė PD-sė tashmė i duhen milionat - ata nuk janė bėrė deputetė pėr njė rrogė. Me para, ata mund tė blejnė kėdo. Kėshtu shpresoi t'i blinte edhe Nano nė zgjedhjet e fundit...(!) Aq mė tepėr tani, qė nė horizont po shfaqet fushata elektorale. Dhe znj. Topalli me krerėt e PD-sė nė Shkodėr janė pėrgatitur tė fitojnė pėrsėri, ta marrin fitoren me forcė, edhe nėse nuk e meritojnė atė. Kėshtu kanė bėrė gjithmonė.

Qytetin e Migjenit e pėrshkon njė drithėrimė e fortė. "Ajo grue, s'ish grue/ ish fantom uje" - thoshte Migjeni tragjik. Zonja e hekurt ka marrė pėrsipėr tė organizojė PD-nė. Atė mė sė shumti e rrethojnė hajnat. E si mund tė bėhet politikė me kėta njerėz? Po bėhet, shpreson ajo. Tė gjithė nė kėtė vend jemi kaēakė, dikush mė shumė e dikush mė pak. Ngaqė nuk dinė ndryshe, bėjnė sikur nuk duan. Pėrdorin mė sė shumti kėrcėnimet, ndėrhyrjet banale e brutale si dhe dekurajimin e kritikėve, duke shpėrndarė nė masė frikėn, panikun, shpifjet e thashethemet. Metodė e ngjashme me pompėn e vakumit. Tė afrojnė duke tė shtyrė, tė ledhatojnė duke tė goditur. Kėshtu kanė bėrė turqit 500 vjet...

Pėrzgjedhja e politikanėve nė politikėn shqiptare nuk bėhet mbi bazėn e aftėsisė, kontributit apo asaj se ēfarė mund tė bėsh ti pėr kėtė vend. Pra pėrzgjedhja e politikanėve tanė nuk bėhet mbi bazėn e konkurrencės sė lirė. E si mund tė pretendohet atėherė njė ekonomi tregu, qė presupozon konkurrencėn e lirė me kėta politikanė e drejtues, qė zgjidhen nė mėnyrė jo tė drejtė, pa konkurrencė, pa merita dhe pa kontribut? Pėr aq kohe sa kjo lloj pėrzgjedhje tė vazhdojė, dhe pėrderisa ekziston akoma ėndrra e pėrjetėsisė sė politikanėve nė kėtė vend, ky popull nuk duhet tė pretendojė pėr ndryshime tė shpejta.

Kemi tė bėjmė me njerėz qė kanė mangėsi tė mėdha nė formimin e tyre intelektual e kulturor - njerėz infantilė, egocentrikė me personalitet tė shumėfishtė, qė merren me politikė. Ata janė mjaft tė rrezikshėm pėr shoqėrinė. Duke qenė njerėz joseriozė, qė hyjnė e dalin rastėsisht nė politikė (hyjnė sa pėr tė bėrė njė dorė para, sa pėr tė vjedhė paratė publike), duke patur nė dorė pėrgjegjėsi, qė nuk mund t'i mbajnė, gjėrat serioze ata i marrin si lojė dhe jetėn vetė e kthejnė nė lojė. Modeli qė ofrojnė kėto lloj politikanėsh, dhe jo vetėm nė Shkodėr, ėshtė i gabuar, prandaj jemi nė kėtė gjendje.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara