HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shqiptarėt, sa larg mentalitetit perėndimor

-- nga Arben ĒOKAJ, 19 tetor 2008

Arben Ēokaj Asnjė regjim nuk ėshtė perfekt, por demokracitė perėndimore kanė krijuar gradualisht aftėsinė pėr tė reaguar nė mėnyrė tė pėrbashkėt drejt njė qėllimi tė pėrbashkėt, nė mėnyrė qė demokracia tė funksionojė. Drejtuesit politikė nė vendet e Perėndimit janė bėrė mė tė kujdesshėm, mė taktikė dhe tė pranueshėm nga publiku, fshehin egoizmin e tyre personal dhe shfaqin interesin publik. Pavarėsisht problemeve dhe fenomeneve negative, qė ekzistojnė nė ēdo shoqėri, nė vendet e zhvilluara, drejtuesit politikė janė mė tė vetėdijshėm pėr mundėsitė e tyre, mė tė pėrgjegjshėm pėr ligjet dhe rregullat dhe e marrin demokracinė seriozisht, siē thekson edhe ambasadori amerikan nė Tiranė, John Withers.

1.
Duke dėgjuar leksionin demokratik dhe angazhimin e tij publik, si rrallė ndonjėherė tė ndonjė ambasadori, mė shkoi nė mendje njė histori e largėt. Historia e poetit tė mirėnjohur Gjekė Marinaj me ambasadorin amerikan nė Beograd, nė vitin 1991. Pasi ambasadori amerikan dėgjoi t'i lexohej poezia "Kuajt", e cila kishte rrezikuar jetėn e poetit tė ri, tha: "Mirėsevjen nė SHBA, bir!" Kėshtu, ai i dha mundėsi poetit Marinaj pėr tė emigruar nė SHBA, ngaqė ai pėrndiqej nga vendi i tij, qė nė atė kohė vriste poetėt. Ambasadori amerikan nuk kėrkoi para nėn dorė pėr kėtė shėrbim, siē bėjnė mjekėt tanė pėr tė shpėtuar njė jetė, as nuk veproi si politikanėt tanė, qė nuk tė begenisin fare, po nuk gjete sekserin e tyre dhe tė paguash paradhėnie thesin me para pėr njė punė. Pėrndryshe nuk kanė besim. Pra, ambasadori amerikan ishte i pėrgjegjshėm, pėrkundėr papėrgjegjshmėrisė absurde, qė shfaq pjesa mė e madhe e politikanėve tanė, qė e konsiderojnė shtetin si mall pa zot.

Diēiturė e pėrdorur nga gazeta Shekulli
Diēiturė e pėrdorur nga gazeta "Shekulli"

2.
A mundet njė ambasador shqiptar tė bėjė njė gjest tė tillė pėr njė qytetar tė huaj, tė ngjashėm me veprimin e ish-ambasadorit amerikan nė Beograd? Jo! Po sjell kėtu pėrvojėn e njė biznesmeni shqiptaro-australian, me banim nė Kopenhagė. Bashkim Zeneli, ish-ambasador i Shqipėrisė nė Berlin, u kėrkua nė vitin 1999 tė ndėrmjetėsonte pėr tė kaluar ndihma nga porti i Durrėsit pėr popullin kosovar, qė kishte kapur armėt pėr tė mbrojtur veten, nė njė luftė shkatėrruese. Biznesmeni shqiptaro-australian, si pėrfaqėsues i komunitetit shqiptar nė Danimarkė, i hipėn avionit dhe shkon me njė mik kosovar tė takohet me ambasadorin Zeneli nė Berlin. "Unė do tė ndėrmjetėsoj, qė tė hyni nė port pa ju kontrolluar" - thotė ndėr tjera ambasadori Zeneli, "...por cila ėshtė pjesa ime?!"

Pra, shiko ndėrgjegjen e ulėt e kriminale tė njė ambasadori shqiptar, nė kohėn kur Kosova digjej! Ai kėrkonte parį nėn dorė, madje hapur, siē bėjnė edhe mjekėt tanė. Kemi tė bėjmė me njė ēėshtje kombėtare, qė nxjerr nė pah veprimin e ulėt tė ish-ambasadorit Bashkim Zeneli, i cili u sėmur, kur e hoqėn nga puna si ambasador nė Greqi. Nė kontrast me veprimin e njė ambasadori amerikan, qė disa vite mė parė ndihmoi njė poet tė jetonte, pa interesin mė tė vogėl personal apo kombėtar amerikan, Bashkim Zeneli kėrkoi parį, pėr t'i shėrbyer interesave kombėtare. Si ky rast dhe mė keq se ky, kemi mijėra raste kėtu nė Shqipėri, tė cilat e kanė kapur peng kėtė vend dhe nuk po e lėnė tė zhvillohet e tė ecė pėrpara, nė bazė tė disa ligjeve tė natyrshme, qė vetė-rregullojnė ekonominė e tregut.

Duke parė interesimin e ambasadorit amerikan nė Tiranė, tė krijohet pėrshtypja se amerikanėt interesohen mė shumė pėr ne, se ē'bėjmė ne pėr vetveten. Dhe nuk ka dyshim, se kjo ėshtė e vėrtetė. Kjo ka tė bėjė me konceptet, botėkuptimin dhe mentalitetin e njė shoqėrie tė lirė. Amerikanėt shikojnė nė radhė tė parė interesat e veta, pastaj interesat e aleatėve tė tyre. Por ata i marrin gjėrat seriozisht, se kanė koncepte tė qarta pėr ekzistencėn e sė mirės nė shoqėrinė njerėzore, pėrkundėr interesave banale e thjeshtė personale, qoftė edhe tė njė kryeministri shqiptar, qė e sjell gjithēka nė interes tė familjes sė tij. Sjellja jonė politike nė kėtė kohė duhej tė pasqyronte interesin pėr zhvillimin e vendit, jo me njerėz tė dyshimtė e mafiozė tė firmave fantazmė si Fazlliē, por me investime serioze dhe qėndrime racionale.

3.
Autoriteti i tė huajve nė Gjermani ndodh qė t'i sorollasė njerėzit pėr vite me radhė, siē ndodh edhe nė vendet e tjera tė perėndimit, pasi pavarėsisht ligjeve, gjermanėt janė tė lodhur nga tė huajt. Kėshtu ndodhi pak a shumė edhe me vėllain tim, i cili kishte tė drejtė ligjore tė merrte qėndrim nė Gjermani. Pasi qėndrimi i tij u bllokua pėr mė shumė se dy vjet nė Darmstadt-Dieburg, ne shkuam nė Frankfurt. Pėr tė penguar korruptimin e mundshėm tė autoritetit tė tė huajve nė Frankfurt, takuam njė kėshilltar tė Kryetares sė Bashkisė sė Frankfurtit, i cili pranoi tė na ndihmonte. Qėndrimi iu dha vėllait pėr dy javė dhe kėshilltari i Kryetares sė Bashkisė, pėrveē njė falėnderimi, nuk mori asgjė tjetėr nga ne. "Njerėz si ti e mbajnė Gjermaninė nė kėmbė!" - i thashė ndėr tjera, nė njė letėr qė i dėrgova mė pas.

Nisur nga kjo ēėshtje personale, e ēoj nėpėr mend kėtė ngjarje, pėr tė ilustruar njė mentalitet funksional, qė pėrballė korruptimit, demokracitė perėndimore i bėn tė mbijetojnė, si rezultat i funksionalitetit qė ato manifestojnė, qė ka tė bėjė me mentalitetin apo botėkuptimin pėr tė respektuar ligjin. Nė momentin kur ky funksionalitet dėshton, do tė kemi edhe fillimin e fundit tė kėtyre shoqėrive. Prandaj bėhen pėrpjekje gjithmonė, pėr tė respektuar ligjet dhe pėr tė luftuar korrupsionin, i cili nė vendet e Perėndimit ndeshet mė shpesh si korruptim individėsh apo strukturash nė shėrbim tė interesave tė shtetit, se kjo mund tė tolerohet, sesa si veprime korruptive pėr tė mbushur xhepat personalė.

Kėtu tek ne, gjithēka shkon nė interes personal tė politikanit a zyrtarit tė korruptuar, qoftė edhe vjedhja e fondeve publike, pra vjedhja e parave tė shtetit. Pėrkundėr veprimit tė kėshilltarit tė Bashkisė sė Frankfurtit, tė cilin nuk e njihja mė parė, si do tė ishte sjellė, ta zėmė, deputeti Ramiz Ēobaj, pėr tė cilin punova bashkė me vėllain, qė ai tė bėhej deputet? Sapo u bė deputet, ai filloi njė luftė tė heshtur kundėr meje. Nė Shqipėri, ky veprim i tij nuk shihet me ēudi, pasi njerėzit janė mėsuar me banalitete tė tilla dhe kjo arsyetohet si 'frikė nga konkurrenca'. Por, jo! Pa konkurrencė nuk ka zhvillim. Nėse nuk i dėnojmė veprimet e dėnueshme, ato kanė gjasa tė pėrsėriten, prandaj njerėz si deputeti Ēobaj zbardhin dhėmbėt nga vetėkėnaqėsia nė televizor, duke na kujtuar me cinizėm se kanė arritur shumė nė jetė, mė shumė nga sa e meritojnė. Pozojnė pushtet e vetėbesim, pikėrisht sepse iu ėshtė dhėnė mundėsia tė vjedhin paratė tona tė pėrbashkėta, duke u pėrpjekur tė poshtėrojė ish-mbėshtetėsit e tyre dhe kėtė popull qė vuan akoma pėr kafshatėn e gojės. Politikanėt tanė pėrdorin organet e sigurisė, pėrgjimet, kėrcėnimet dhe sulmet vandale tė tipit a' la Topalli, "jepi dy-tre shpulla, e lėre!", pėr tė realizuar gjueti shtrigash kundėr konkurrentėve, kritikėve apo kundėrshtarėve tė tyre. Kjo ėshtė primitive dhe e dėnueshme!

4.
Po i referohem njė historie vandale qė ndodhi nė Amerikė, ku njė basketbollist serb rreh shumė keq njė ēifut, sepse ai i pėrmendi Kosovėn. Serbi u arsyetua sikur ngjarja ka ndodhur pėr njė vajzė, por u detyrua mė pas tė arratisej nga Nju Jorku, me ndihmėn e konsullatės serbe, pėr t'i shpėtuar drejtėsisė. Ka ndėrhyrė senatorja Hillary Clinton, ka patur kėrcėnime pėr sanksione, qė serbi tė kthehet nė SHBA dhe tė gjykohet pėr veprimin e tij agresiv. Ndėrsa nė Shqipėrinė tonė tė dashur, ku politikanėt pa mend nė kokė, por me pasione tė egra e urrejtje tė pashuar, me lidhje tė dyshimta me ish-sigurimin e shtetit, fusin dy halabakė qė tė sulmojnė vėllain tim, pėr shkak tė shkrimeve tė mia. Jozefina Topalli vjen 4 herė nė Shkodėr pas aktit vandal, pėr tė ndėrhyrė qė tė bllokojė drejtėsinė, siē po bėjnė edhe me ngjarjen e Gėrdecit, se janė tė kapur nga krimi, janė tė implikuar. Pėrkundėr veprimit ligjor e parimor tė znj. Clinton, e cila kėrkon njė kriminel ordiner serb tė kthehet pėr gjykim nė SHBA, znj. Topalli, me ndihmėn e deputetit Ēobaj, pėr arsye tė kapedanllėkut tė tyre oriental, komplekseve tė persekutimit dhe marrėzisė institucionale, ndėrhyjnė nė prishjen e fejesės dhe tė ardhmes sė njė vajze tė re, duke futur halabakė tė paguar prej tyre, pėr tė goditur vėllain tim mjek, ndėrsa me dy miq tanė inxhinierė, po dilnim nga njė kafene nė Shkodėr. E gjitha kjo histori tentohet tė shpjegohet nė mėnyrėn serbe, gjoja pėr njė vajzė...

Kjo ėshtė politika serbe e "ndryshimit", qė na ėshtė premtuar dhe pėr tė cilėn dhamė kontributin tonė. Pėrkundėr veprimeve ligjore tė senatores amerikane Hillary Clinton, znj. Topalli zgjedh poshtėrimin e ligjeve, duke bllokuar Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe Gjykatėn e Shkodrės. Prandaj ndėrhyn me tė drejtė edhe ambasadori amerikan Withers, sepse ai e sheh mjaft qartė, se Shqipėria po shkon teposhtė, pėr sa i pėrket respektimit tė shtetit ligjor dhe pavarėsinė institucionale nė organet e drejtėsisė.

5.
Ish-kryeministri dhe presidenti izraelit Shimon Perez, nė njė intervistė tė hershme pėr Xhorxh Soros, tė dhėnė pėr gazetėn daneze "Politiken" thekson: "Kur njerėzit merren me politikė kemi konflikte. Konfliktet shuhen kur njerėzit fillojnė tė merren me ekonomi..." Pėr aq kohė, sa paratė e "tepėrta" tė shqiptarėve vidhen nga politikanėt, pra pėr aq kohė sa tė ketė korrupsion tė hapur nė kėtė vend, ne do tė vuajmė nga kėto konflikte tė stisura, banale e absurde, qė kemi parė nė kėto 18 vjet tranzicion. Kur ekonomia shqiptare tė arrijė, qė biznesi tė absorbojė paratė e "tepėrta", jo politika, atėherė do fillojmė tė mendojmė se shoqėria jonė po shėrohet, po bėhet mė racionale dhe me njė mentalitet mė tė pranueshėm pėr shoqėritė e zhvilluara e demokratike, ku synojmė tė integrohemi.

Deri atėherė duhet tė kėnaqemi me politikanin Berisha, qė i kapur nė befasi dhe i prerė nė besė nga "miqtė" e tij serbė, ka humbur sensin e realitetit dhe po sillet si i marrosur, gjoja nė shpėtim tė kombit shqiptar. Njeriu qė deri mė sot ka pėrdorur gjithkėnd pėr tė absorbuar pushtet, po pėrfundon i pėrdorur nga fėmijėt e tij, nga znj. Topalli e klane mafioze. Nė njė farė mėnyrė, ėshtė pėr tė ardhur keq, se si e pėrfundon karrierėn e tij njė politikan shqiptar, qė nuk di tė shkėputet nga afeksionet e tij orientale e infantile.

Botuar me shkurtime nė gazetėn "Shekulli", 20.10.2008
Botuar e plotė nė gazetėn "TemA", 22.10.2008


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara