HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PROCESI DHE ZHVILLIMI I PAQES DEMOKRATIKE

-- nga Shefqet Dibrani
Shefqet Dibrani DDr. Roland Kley: "PAQJA NDĖR DEMOKRACITĖ", studim, botoi "Albanisches Institut", St. Gallen 2007, faqe 124. Pėrktheu nga gjermanishtja Zef Ahmeti*

"Njė gjuhė e pastruar nga tė gjitha nacionalizmat imitues gėrsheton njė lidhje neutrale e mirėkuptimit dhe paqes". Roland Kley

"PAQJA NDĖR DEMOKRACITĖ" ėshtė njė libėr qė i takon kryesisht fushės sė politikės, pėrkatėsisht asaj tė historisė politike qė ngėrthen kėtė studim specifik me elemente tė caktuara nga dijet e fushave tė sociologjisė dhe marrėdhėnieve ndėrkombėtare. Autori i librit, Roland Kley, ėshtė pedagog dhe ligjėrues nė Universitetin e Sankt Gallenit nė Zvicėr, departamenti i Shkencave Politike, pėrkatėsisht katedra e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare.
R. Kley trajton teorinė e paqes ndėr demokracitė. Herė duke shtruar pyetjen se "a kanė bėrė dhe a bėjnė luftė ndėrmjet veti shtetet demokratike", e herė duke shtruar dilemėn nėse kjo teori ėshtė e saktė?! Autori ka bėrė njė studim tejet interesant, kurse librin e ka pėrfunduar me hipotezėn nėse kjo teori do tė ketė ardhmėrinė e saj.

Roland Kley: Paqja ndėr Demokracirtė

Qysh nė temėn e parė "KONFLIKTI RRETH PAQES DEMOKRATIKE", autori ka theksuar se "demokracitė nuk bėjnė luftė ndėrmjet veti", sado qė mund tė implikohen edhe nė pėrdorimin e dhunės kundėr autokracisė dhe sidomos kundėr diktaturave. Vendet demokratike asnjėherė nuk kanė lejuar tė bėjnė luftė ndėrmjet veti, "tė paktėn kėshtu e thotė teoria e paqes demokratike".
Duke u marrė me statistika tė luftėrave R. Kley ka theksuar se "prej vitit 1816 e deri mė 1992, kishte 209 luftėra ndėrkombėtare", tė cilat vetėm gjatė shekullit tė kaluar kanė marrė mbi 87 milion jetėra njerėzish. "Po a ėshtė e saktė teoria e paqes demokratike?", pyet autori dhe njėkohėsisht sikur sintetizon kėtė dilemė: "Demokracitė vėrtet kurrė nuk kanė bėrė luftė ndėrmjet veti dhe kurrė nuk do tė bėjnė. Prej kohėsh nė shkencėn politike dominon njė konflikt i ashpėr pėr kėtė ēėshtje: Prandaj, pėr kėtė ēėshtje gati gjithēka ėshtė polemizuese".

Por e rėndėsishme sipas Kley ėshtė tė dihet se cilėt faktorė janė pėrbėrės tė njė shteti demokratik dhe cilat vende mund tė quhen demokratike sipas pėrkufizimeve qė i shtron nė studimin e tij, qė zbėrthehen nė mėnyrė sintetizuese duke konstatuar se sa kundėrthėnėse e kundėrshtuese, po aq edhe polemizues, del e dhėna nga pėrfundimet qė mund tė nxjerr praktika politike nga kjo teori. Gjithsesi pėr njė palė vlen e thėna se "demokracitė e pjekura nuk bėjnė luftė ndėrmjet veti".

Shtjellimi i kėtyre ēėshtjeve ėshtė bėrė pėr tė provokuar (kuptohet pėr tė mirė) mendjen e tė gjithėve, sidomos tė atyre qė mendojnė ta ushtrojnė politikėn si profesion, sepse siē ka thėnė Kley: "Pa demokraci nuk do tė ketė paqe, mirėqenie e drejtėsi pėr tė gjithė". Ēėshtjet e shtruara, autori i ilustron me shembuj konkret. Ta zėmė "nė teorinė e paqes demokratike" ėshtė mbėshtetur politika e jashtme amerikane, sidomos periudha e viteve tė para tė presidencės sė Bill Clinton-it. Ky vizion paksa mė liberal e ka tėrhequr vėmendjen e profesor Kley-it i cili mendon se strategjia e vjetėr pėr pengimin e komunizmit ishte tejkaluar, dhe pikėrisht kėto vite ai i konsideron si strategji tė politikės sė jashtme tė ShBA-ve, qė kanė pasur suksese mė tė mėdha.

Por, autori nuk pretendon tė vendosė konture pėrkitazi me paqen demokratike. Temėn nė fjalė e konsideron vetėm si hyrje nė kėtė studim mjaftė tė kompletuar, literaturė qė ka munguar edhe pėr evroperėndimoret, njė libėr qė do tė ishte i kuptueshėm pėr tė gjithė?!
Nėse prof. Kley konsideron se kjo ēėshtje nė Evropė nuk ėshtė studiuar sa duhet, ēfarė mund tė flasim pėr hapėsirėn shqiptare, e cila pretendon tė ndėrtoj "paqen e vet demokratike", qoftė brendapėrbrenda faktorit shqiptar apo nė raport me vendet pėrreth. Ishin kėto arsye pse mendoj, se njė shkėndijė, me interes mund tė gjendet pikėrisht te ky libėr qė po e analizojmė, e "kjo vepėr e vogėl", duhet tė kuptohet para se gjithash si njė ftesė pėr tė menduar edhe ne pėr paqen demokratike.

Nė temėn "pėrkufizimet, pėrkatėsisht pėrfundimet dhe definicionet", autori ka shtjelluar versionin apodiktik, i cili synon tė ruajė paqen, ndėrsa versioni probalistik nuk pėrjashton kategorikisht luftėn nė mes demokracive. Kurse, (sipas Kley), kėto versione nuk kanė dallime esenciale pasi "demokracitė nuk janė tė involvuara nė luftė mė pak se shtetet jo demokratike".
Sipas autorit, janė dy definicione qė do ta pėrkufizonin demokracinė nė njė vend: E para: Demokracia ekziston nėse mbahen zgjedhjet e pėrgjithshme, tė lira dhe tė arsyeshme, tė cilat krijojnė mundėsinė e ndryshimit paqėsor tė pushtetit? Sipas definicionit tė dytė demokracinė e pėrbėjnė edhe tė drejtat themelore liberale, gjyqėsori i pavarur, prona private nė mjetet prodhuese, si dhe njė rregullim mė shumė i tregut tė lirė etj. Pėrkufizime kėto qė shpjegojnė se ē'ėshtė paēja liberale dhe ajo demokratike. Kurse sipas pėrfundimit tė mesėm empirik mėsojmė se: "Demokracitė nuk bėjnė luftė ndėrmjet veti, por ato nuk janė mė pak tė involvuara nė luftėra se sa shtetet jodemokratike".

Nė libėr do tė gjejmė analiza tė shumta siē janė: shpjegimi demokratik, shpjegimi i ndarjes sė pushteteve, shpjegimi kulturor, shpjegimi perceptues, shpjegimi realist, e tema tė tjera tė cilat janė trajtuar veē e veē, duke shtjelluar njėrėn e duke pėrkufizuar tjetrėn nė mėnyrė qė lexuesi tė jetė sa ma i qartė.
Nocionet pėr demokracinė e luftėn si dhe raportet e tyre nė mes shteteve e vendeve, sikur pėrcaktojnė tendencėn pėr tė dhėnė njė pėrkufizim mė tė pėrafėrt pėr ndikimin kulturor edhe nė paqe edhe nė luftė. Bashkė me kėto nocione ky libėr mė shumė se pėr kėdo tjetėr ėshtė i nevojshėm pėr kosovarėt, ngase ēėshtjet e shtruara nė aspektin shkencor janė aktuale pėr realitetin e atjeshėm qė do tė inicionte ide e mėnyra pėr t'u njohur e pranuar nga fqinji i saj verior, sepse ka rrezik "nėse njė demokraci nuk e percepton si demokratike njė vend tjetėr me tė cilin ka rėnė nė konflikt, atėherė nuk aktivizohet procesi i krijimit tė besimit tė ndėrsjellėt e kėshtu konflikti mund tė shkallėzohet drejt luftės".

Profesor Kley i ka shtjelluar mirė edhe katėr faktorėt qė pėrbėjnė paqen demokratike: shpjegimi demokratik, i ndarjes sė pushteteve, kulturor dhe ai perceptues. Nė kuadėr tė kėtyre shpjegimeve lexuesi i vėmendshėm do tė gjejė shpjegim qė ka tė bėjė me raportin e dy blloqeve "Lindje - Perėndim", kurse evroperėndimorėt paskan arritur ta bėjnė paqen demokratike mė mirė se sa shtetet e lindjes, mė shumė nga frika e ndikimit rus, se sa qė paska qenė ky proces nė evoluim e sipėr. Shikuar nga ky prizėm, frika e kosovarėve nga ndikimi rus edhe nė Kosovė duhet t'i shtyjė ata qė tė mendojnė pak mė shumė pėr paqen demokratike, pėr rregullimin shtetėror, pėr zgjedhjet e lira, pėr shtypin e lirė, dhe mbi tė gjitha edhe ata, pa hezitim duhet ta mbėshtesin politikėn amerikane, (ashtu siē vepruan shtetet e Evropės Perėndimore menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore), ngase ndikimit amerikan, jo vetėm nė planin ekonomik por edhe nė atė politik ėshtė i pashmangshėm. Edhe nė kėtė aspekt, autori ėshtė i vetėdijshėm se "tė gjitha shpjegimet reflektojnė tė jenė tė mangėta", prandaj ėshtė marrė me shpjegimin e prapavijave tė tyre si dhe pėr faktorėt relevantė, qė kanė ndikuar nė zhvillimin e paqes demokratike, siē theksuam, kryesisht nė Evropėn Perėndimore.

Kėto vlerėsime pėr paqen demokratike nuk janė interesante vetėm pėr shkencėn, por, mund tė jenė edhe pėr rėndėsinė praktike qė "ka tė bėjė pa kurrfarė dyshimi me kthesa nė politikėn botėrore tė viteve 1989 deri nė vitin 1991", kur "modeli burokratik - socialist" kishte humbur ndikimin e tij.
"Pėr shumė autorė, teoria e paqes demokratike dhe pėrfundimet e saj nuk janė shkencė vėrtetė objektive", porse mė shumė nėnkuptohet si njė mbėshtetje amerikane dhe pėrēues i interesave tė saj, pasi teoria ėshtė zhvilluar kryesisht nė ShBA, dhe pasi kjo temė dominohet kryesisht nga hulumtuesit amerikanė. "Teoria e paqes demokratike, me pėrfundimet dhe shpjegimet e saja, si tė tilla nuk janė ideologjike. Ato janė ose tė sakta ose tė pasakta", kėshtu vetėm mund tė aludohet?! Prandaj, dilemat nxitin studiuesit qė tė merren mė shumė me hulumtime nė sferėn e kėsaj teorie, pėr tė nxjerr pėrkufizime mė tė sakta, mė tė pranueshme pėr tė gjithė. Gjithsesi paqja demokratike e ka njė histori tė krijimit dhe ndoshta ėshtė rezultat i njė procesi mėsimor, qė ka dalė kryesisht nga socializmi dhe mėnyrat e integrimit nė shoqėri tė hapur dhe demokratike.

Nė libėr gjejmė mjaftė ide e shembuj konkretė pėr zgjidhjen e problemeve politike, ekonomike, kulturore te tė gjitha vendet qė kanė dalė nga kriza dhe luftėra tė mėdha. Njė ndėr kėta shembuj ėshtė plani Marshall i cili ėshtė treguar i suksesshėm pėr zhvillimin e Evropės Perėndimore, pas viteve tė dyzeta, e qė ka mundėsuar zgjerimin e shoqėrive tė lira dhe demokratike nė njėrėn anė, kurse nė anėn tjetėr ka ndikuar nė mėnyrė vendimtare pėr forcimin e demokracive nė vendet e Evropės Perėndimore.

Paqja demokratike nė Evropėn Perėndimore ėshtė "ndikuar nga Lufta e Ftohtė". Mund tė konsiderohet se kjo paqe ėshtė zhvilluar nėnė trysnin e saj por nuk mund tė pranohet si shkaktare kryesore. "Paqja ndėr demokracitė e Evropės Perėndimore pas LDB ėshtė nxitur nga dy fuqi eksterne". ShBA-tė si integrues pozitiv, kurse Bashkimi Sovjetik si integrues negativ, duke ndikuar pėr njė unitet evropian, nė aspektin politik dhe ekonomik.

Kley paqen demokratike e paraqet si njė koncept tė pėrgjithshėm, tė ndėrvarur nga faktorė tė ndryshėm historik e politik, qė mund tė ndodhin rrallė nė historinė e shteteve dhe vendeve nė krijim. Thelbin e kėsaj paqeje tė veēantė historike e ka lokalizuar nė Evropėn Perėndimore, duke marrė nė shqyrtim periudhėn pas Luftės sė Dytė Botėrore.
Tash nė dhjetėvjetėshin e fundit grupi i vendeve demokratike ėshtė bėrė heterogjen. Prandaj, siē "na mėson historia deri mė tash nuk ka pasur asnjėherė njė pikė arkimedike - njė ligjėri, njė sistem principesh dhe rregullash, njė rend prej raportesh njerėzore qė ka mundur tė sigurojė pėrherė qėndrueshmėri, siguri, drejtėsi dhe paqe" tė pėrhershme.
Paqja demokratike nė njė vend do tė funksionojė vetėm nėse demokracia ėshtė formė e qėndrueshme e sundimit politik. Kėtė konstatim tė profesor Kley e dėshmon edhe studimi i Donalte Kagan nė librin e tij mbi burrėshtetasin grek Perikles (Perikliu), ku ka emėruar tre faktorė pėr njė demokraci tė qėndrueshme:
1. Funksionimi i institucioneve demokratike;
2. Qytetarėt duhet t'i kuptojnė parimet demokratike;
3. Vendi duhet tė ketė udhėheqės tė aftė e vėrtetė demokratikė.

Ndonėse fuqia e gjykimit politik ka shumė fytyra, libri i prof Kley, vjen nė gjuhėn shqipe falė pėrkthimit profesional tė Zef Ahmetit, tamam si njė epitaf i mirė, qė mund t'u hyjė nė shėrbim tė udhėheqėsve tanė, nėse dėshirojnė tė bėhen tė aftė dhe tė ndėrtojnė Kosovėn demokratike, me njė paqe tė qėndrueshme qė do tė reflektonte stabilitet edhe pėr vendet e rajonit.

SHĖNIME PĖR PĖRKTHYESIN:
*Zef Ahmeti ka qene student i profesorit Kley nė Universitetin e qytetit St. Gallen nė Zvicėr, ku i ka ndjek ligjėratat nė fushėn e shkencave politike - marrėdhėniet e jashtme ndėrkombėtare. Te i njėjti ka pas punimin seminarik me temėn "Pavarėsia e Kosovės - arsyetimet pro dhe kundėr".
Zef Ahmeti, ėshtė marrė edhe vetė me shkrime shkencore nė fushėn e shkencave politike. Ka nė dorėshkrim librin "Liria dhe Demokracia - raport i ndėrsjellė", i gatshėm tė botohet. Vlen tė theksohet se Zef Ahmeti ka pėrkthyer edhe librin me poezi tė Phil Bosmans "Lulet e fatit duhet t'i mbjellėsh vet", botoi, "Shpresa", Prishtinė 2002, si dhe librin e poetit zviceran Kurt Marti "Fjalim mortor", botim i Institutit Shqiptar - (Albanisches Institut), St. Gallen 2006.
Pėrveē kėtyre librave Zefi ka pėrkthyer edhe punime tė tjera me karakter shkencor qė janė publikuar nė organe shkencore periodike.
Libri i R. Kley ėshtė libri i katėrt me radhė qė ka bėrė "Albanisches Institut" qė nga themelimi i tij para pesė vjetėsh.

© All Rights reserved: [email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara