HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ANOMALI KOSOVARE:

KUR RRĖZOHET PRESIDENTI, NUK DUHET TĖ HESHTĖ PRESIDENTI

-- nga Shefqet DIBRANI
Shefqet Dibrani Ky shkrim iu dėrgua pėr botim QIK-ut nė Prishtinė dhe gazetės "Bota sot", tė cilat deri mė sot nuk e botuan. Si duket edhe kėto dy institucione informative janė mbyllur nė njė ego tė rrezikshme, qė nuk i shėrben as politikave tė tyre redaktuese, e as demokracisė sė brishtė kosovare.
He nejse, shkrimi do t'u paraprij edhe njė varg qasjeve dhe analizave tė tjera politike mbi anomalitė e tashme kosovare, mbi reformat shtetėrore qė duhet tė bėhen urgjentisht, dhe veēmas do t'i trajtoj me sukses disa nga reformat politike qė duhet t'i bėjė vet LDK-ja nėse dėshiron tė rikthehet si fituese nė zgjedhjet e ardhshme qė do tė ndodhin nė Kosovė.
Janė kėto arsye qė mė shtyjnė tė kėrkoj ndihmėn e ndonjė gazete nė Kosovė pėr t'i publikuar vazhdimisht kėto opinione tė cilat do tė jenė nė shėrbim tė Kosovės dhe qytetarėve tė saj.

AUTORI

Presidenti Rugova

Shqiptarėt e Kosovėn gati pėr pak nuk e pėrjetuan aktin e Pavarėsisė sė vendit tė tyre pa portretin e Presidentit historik tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova i cili bėri mė shumė se kush do tjetėr pėr tė ardhur deri te Pavarėsia e Kosovės. Dhe jo vetėm kaq deputetet e ardhur nė pushtet nė mė pak se 20% tė votės sė gjithmbarshme tė qytetarėve tė Kosovės me tė drejt vote, thuhet se e rrėzuan Ikonėn e Pavarėsisė, dhe tė tjerėt qė nuk mund ta kalojnė kėtė limit gati sa nuk u lajthiten nga emocionet se po hynin nė Librin e Historisė, por qėlloi ndonjė prej tyre qė nuk duhet tu hahet haku, tė cilėt nuk e kapėrdinė kėtė turp, qė do tė kėmbėngulin pėr tė shpėtuar nga gabimi i qėllimshėm qė qe bėrė pėr ta shantazhuar aktin mė sublim tė pėrpjekjeve shekullore tė shqiptarėve tė Kosovės. Dhe kjo nuk dihet nėse ėshtė bėrė nga mėria apo nga porosia?!

S'ka dyshim se pėr dikend paska qen mė e rėndėsishme shantazhimi i kėsaj dite historike se sa uniteti kombėtar pėrball gjithė asaj lufte politike e diplomatike qė sillej vėrdallė Kosovės e qė pėr shumė kėnd u mor vesh vetėm pak ditė pas shpalljes sė pavarėsisė se sa e madhe dhe sa e vėshtirė paska qen shpallja e Pavarėsisė sė Kosovės pa miq e shtete qė kanė ndikim nė rregullimin e rendit tė ri botėror.

Ēuditėrisht nė sojin e njė logjike politike qė tashmė mbet pėr arkiva historike do tė kėrkojnė largimin e portretit tė Presidentit Historik tė Kosovė dhe nė saje po tė atij mentaliteti do tė kėrkojnė qė ky vandalizėm tė mos politizohej, e ēėshtja "Rugova" tė harrohet ashtu siē u harrua familja e tij nė atė ditė tė shenjtė, ashtu siē u harruan tė mbulohen sheshet, rrugėt dhe shtėpitė e Kosovės me portretin e tij.

Pavarėsisht nga ajo qė dihet dhe u tha publikisht, heqja e portretit tė dr. Rugovės jo qė duhet tė shikohet nė prizmin politik por duhet tė dėnohet edhe ligjshmėrisht dhe akterėt e kėtij akti tė turpshėm duhet turpsisht tė largohen nga ndėrtesa, nga salla dhe nga foltorja e Parlamentit tė Kosovės. Se largimi i tyre duhet tė bėhet sa mė shpejt, nėse donė tė pastrojnė ndėrgjegjen e tyre dhe t'u kėrkojnė falje aleatėve qė investuan aq shumė pėr tė ardhur deri te kjo ditė.
Se kush mund tė kenė qenė kėta njerėz me qėllime kaq antikosovare, me qėllime kaq antikombėtare, dhe me qėllime kaq antiamerikane nuk ėshtė lehtė tė thuhet por analizat e mėtutjeshme duhet tė qojnė te fakte e supozime tronditėse, pasi ēėshtja "Rugova" lidhet me dy pika kyēe:

E para: Qėllimi i largimit tė portretit tė Presidentit Historik tė Kosovės dr. Ibrahim Rugovės, ka pas pėr qėllim mohimin e kontributit tė tij dhe mohimin e kontributit tė LDK-sė. Duke hequr portretin e dr. Ibrahim Rugovės kanė menduar se do ti mėnjanojnė edhe gjysmėn e nėnshkrimeve nga postulati i pavarėsisė, e kėshtu gjysma e atyre qė do tė nėnshkruanin do tė falsifikonin edhe mė tej historinė se vetėm ata sollėn Pavarėsinė e Kosovės.
E dyta: Qėllimi i largimit tė portretit tė Presidentit Historik tė Kosovės dr. Ibrahim Rugovės, ka tė bėjė drejtpėrdrejt me aleancat antiamerikane qė kanė qenė kundėr Pavarėsisė sė Kosovės. E dihet fort mirė se Kosova u pavarėsua nė saje tė Pragmatizmit Amerikan dhe investimeve tė tyre.

Prandaj, presidenti i Kosovės qė ėshtė pasardhėsi i dr. Ibrahim Rugovės edhe nė partinė e tij dr. Fatmir Sejdiu duhet tė reagoj ashpėr, dhe duhet tė jetė i vendosur nė zbardhjen e kėtij veprimi, kur nėpėrkėmbet portreti i Presidentit Historik tė Kosovės, dr. Rugova, ēfarė do tė ndodh me te, veēmas kur del nė shesh veprimi antiamerikan qė ėshtė i instaluar nė Parlamentin e Kosovės.

Ky vullnet nuk duhet ti mungoj as kryeministrit tė Kosovės Hashim Thaēit, i cili qartė dhe pa ekuivokė duhet tė pozicionohet pėrkrah Aleancės Verio-Atlantike, e udhėhequr nga Amerika. Ai duhet tė jetė i vendosur nė zbardhjen e kėtij krimi politik, nėse me tė vėrtet mendon tė mbetet njėri nga kryeministrat mė tė suksesshėm tė Kosovės. Nė anėn tjetėr ėshtė obligim ndaj Amerikės pėr tė ndalur veprimin ogurzi qė paska depėrtuar kaq thellė edhe nė institucionin mė tė lart legjislativ tė njė vendi.

Zvicėr, 27.02.2008.
© All Rights reserved: [email protected]

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara